Nderohen dëshmorët e Jemenit në Sana’a nga agresioni i Arabaisë Saudite

Publikuar në Shk. 26, 2017, 1:49 a.m.

Jemenasit  dolën në rrugët e kryeqytetit  të Jemennit, në  Sana'a për të shënuar Ditën e Dëshmorëve,  në përvjetorin e dytë të agresionit vdekjeprurës të Arabisë Saudite ndaj popullit, shtetit të varfër të Jemenit.

Të premtën, protestuesit organizuan  marshimin e "Besnikërisë ndaj Gjakut Dëshmorëve"  në Bab al-Jemen, në kryeqytetin e Jemenin, në Saan’a

Një deklaratë e lëshuar theksoi rëndësinë e unitetit përballë agresionit të Arabisë Saudite për të nderuar dëshmorët.

Deklarata, e cila u lexua nga Hussein al-Kadi, kryetar  i Fondacionit të Dëshmorëve, gjithashtu dënoi krimet e kryera në Jemen nga regjimi në Rijad, duke iu referuar sulmit ajror fatal të fundit që goditi rrethin Arhab të Sana'a.    Një duzinë njerëz u vranë në sulmin e Arabisë Saudite që kishte në shënjestër një funeral, xhenaze të mërkurën.

Deklarata kërkoi gjithashtu  nga organizatat ndërkombëtare dhe lokale për të përkrahur popullin e shtypur të Jemenit, raportoi Press TV.

Arabia Saudite ka qenë e angazhuar në një fushatë vdekjeprurëse kundër Jemenit që kur filloi agresioni në muajin marrs 2015. Rijadi , i cili ka vrarë më shumë se 11,400 njerëz, filloi luftën në një përpjekje për të rivendosur pushtetin për Abd Rabbuh Mansur Hadi, një aleat i vendosur i Rijadit, i cili ka dhënë dorëheqje si presidenti i Jemenit, por  që kërkon të rikthehet në pushtet. Fushata luftarake gjithashtu kërkon të minojë lëvizjes Ansarullah.

Agresioni  i Arabisë Saudite ka dëmtuar rëndë objektet dhe infrastrukturën e vendit të varfër, Jemenit, duke shkatërruar shumë spitale, shkolla dhe fabrika.



Burimi : IQNA News