Bosnja e Hercegovina ka dorëzuar kërkesën për revizion në Hagë

Publikuar në Shk. 25, 2017, 1:43 a.m.

Ekipi i ekspertëve juridik  boshnjak në krye me Sakib Softiqin në Hagë ka dorëzuar kërkesën për revizion të aktgjykimit të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë sipas padisë së Bosnjës kundër Serbisë për gjenocid. Softiqi pas dorëzimit të kërkesës e ka lëshuar Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë. Kur e pranon aplikimin, regjistri i gjyqit kontrollon faktet e caktuara dhe afatet, e pastaj ia dërgon palës tjetër, Serbisë që të deklarohet për kërkesën. Afati për të nuk është i caktuar. Është e mundshme edhe përgjigjja e Bosnjës, dhe pastaj takohet Këshilli i gjyqit i cili vendos për lejueshmërinë e revizionit të aktgjykimit.

Më herët është lajmëruar se në Hagë ka udhëtuar edhe këshilltari i anëtarit të kryesisë së Bosnjës, Bakir Izetebegoviqit, për çështje juridike Xhevad Mahmutoviqi, ndërsa në delegacionin boshnjak të premten do të i bashkëngjiten edhe pjesëtarët e shoqërisë civile. Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës ka caktuar  të ejtën mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë së shtetit  me vetëm një pikë të rendit të ditës: paraqitja e kërkesës për revizion të aktgjykimit të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë për rastin e Bosnjës e Hercegovinës kundër Serbisë. Ivaniq në paralajmërim të mbledhjes ka theksuar se pas takimit me dy anëtar tjerë të kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviqin dhe Dragan Çoviqin, gjyqit në Hagë do të dërgoj letrën në të cilin do ta lajmërojë që”prapa revizionit të aktgjykimit kundër Serbisë nuk qëndron Bosnja e Hercegovina”.

Letrën e parë me këtë përmbajtje i ka dërguar gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar. Ka cek se letra e re do të dërgohet në emër të tij, por në cilësinë e kryesuesit të kryesisë së BeH-së dhe do të jetë e qartë se Bosnja nuk qëndron prapa revizionit. Pas takimit në Beograd të mërkurën, në të cilin për kërkesën e revizionit të aktgjykimit për gjenocid ka biseduar me kryetarin dhe kryeministrin e Serbisë, TomisllavNikolliqin dhe Aleksandar Vuqiqn, si dhe kryetarin e entitetit Serpska Millorad Dodikun, Ivaniq ka paralajmëruar” bukvalisht komunikimin ditor” me Beogradin. Me këtë rast ka thënë se përfaqësues politik të Serbëve në Bosnjë e Hercegovinë”kanë për qëllim të shfrytëzojnë institucionet në interesin e tyre dhe punojnë atë që mendojnë se është e frytshme”.



Burimi : Al Jazeera