Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tridhjetëedytë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Shk. 23, 2017, 9:41 p.m.

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të tridhjetëedytë, me titullin: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Hadithi Thekalejn”. “Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Tani lërmëni t’iu shpjegoj, se në veprën e tij me titull: “Xheuahiru’l-Akidejni Fi  Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui” (Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit), dijetar Nuruddin Semhudiu, pasi ka shënuar, shpjegimet e gjuhëtarëve dhe leksikografëve, gjatë komentimit të Hadithit Thekalejn, shprehet në këtë mënyrë: “Shkurtimisht si Kur’ani Famëlartë, ashtu dhe Farefisi i Pastër, janë gurët e çmuar, të pasurisë së kuptimeve të përpikta, të urtësive të shpirtit të njeriut, dijes dhe të fshehtave fetare. Veçanërisht i dërguari i Allahut (k.m.t.), duke përdorur termin “Hadithi Thekalejn”, ka patur për qëllim, përfshirjen e Kuranit dhe Farefisit të tij, si dhe ka nxitur bashkësinë muslimane, që të mësojë dijen nga anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe që të kapet, lidhet fort dhe t’i përqafojë ngushtë këta anëtarë”.

Prezantuesi: “Zotëri i nderuar, lejomëni t’iu bëj menjëherë të ditur, se vëllezërit tanë ju drejtojnë pyetjen: “Vallë përse i dërguari i Allahut (l.m.t.) ka përdorur fjalën: “Libër”?!”

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (k.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër. Them se kjo është pikërisht pika e parë që duhet sqaruar”.

Prezantuesi: “Ose me fjalë të tjera, cila ishte arsyeja që i dërguari i Allahut (l.m.t.), është shprehur: “Libri dhe Farefisi im”, “Thekalejni” (Dy Porositë e Rënda), ose “Halifetejni” (Dy Prijësit) dhe nuk ka thënë: “Meuduajni” (Dy Çështje)?!”

I ftuari: “Për hir të së vërtetës, duhet të shpalosim se Muhammedi (p.q.m.t.) ka cituar pikërisht: “Unë po lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Farefisin tim”. Por vallë përse ai ka vënë theksin mbi përcaktuesin?!”

Prezantuesi: “Besoj se që të dyja janë “Thekalejni” (Dy Porositë e Rënda).

I ftuari: “Sigurisht që po. Ja pra kjo është dhe kryefjala e çështjes sonë të parë. Në dashtë Allahu (f.m.t.), ne do të shqyrtojmë pikërisht, çështjen e parë dhe të dytë të marra së bashku. Libri dhe Farefisi janë emërtuar si “Thekalejni” (Dy Porositë e Rënda), ose “Halifetejni” (Dy Prijësit). Ndonëse fjalëza “Thekalejn”, ndonjëherë kalon dhe si “Thiklejni”, forma e saj më e njohur dhe më e shquar është “Thekalejni” (Dy Porositë e Rënda)”.

“Pyetja e parë që ngrejmë është: “Vallë përse Libri dhe Farefisi, janë emërtuar si “Thekalani” (Dy Porositë e Rënda)?!” Ne përgjigjemi se kjo fjalëz, kalon dhe si “Halifetani” (Dy Prijës). Arsyeja e këtij emërtimi, është se ato janë pasardhësit e Muhammedit (p.q.m.t.), pas mërgimit të tij në botën tjetër. Ky i fundit ka thënë: “Fendhuru ma dha tahlufuni fihima” (Kini kujdes se si do të silleni me këto të dyja pas largimit tim)”.

“Këto shprehje janë një dëshmues i qartë, se Libri dhe Farefisi janë pasardhësit e të dërguarit të Allahut (k.m.t.). Ndërsa për sa i përket, kuptimit të duhur të fjalëzës “halife” (prijës), pra me këtë fjalëz nënkuptojmë, ose nuk nënkuptojmë, prijësin e bashkësisë muslimane, do të dalë në dritë, nga shpjegimet tona të mëvonshme. Pra me këtë nënkuptojmë se nuk është vetëm Kur’ani Fisnik, prijësi i bashkësisë muslimane, por është dhe Farefisi i Pastër i Muhammedit (p.q.m.t.). Pohojmë se me lejen e Allahut (l.m.t.) dhe kjo çështje do të dalë në shesh, në sqarimet tona vijuese”.

“Në këtë pikë, kërkoj që ndjekësit tanë të nderuar, të tregohen pak më të duruar, ashtu siç kanë qënë të duruar, gjatë tërë kësaj serie, të tridhjetëenjë programeve, në të cilat kemi sqaruar argumentimin e zinxhirit të Hadithit Thekalejn. Me dëshirën e Allahut (f.m.t.), pas disa programeve, do të kalojmë në shpjegimin, e përmbajtjes së këtij hadithi të bekuar”.

“Për të patur sa më të qartë, kuptimin e përmbajtjes së Hadithit Thekalejn, ne fillimisht duhet të mbështetemi, në përkufizimet e kërkimeve, të gjuhëtarëve dhe leksikografëve, mbi fjalëzën “Thekalejni” (Porosi të Rënda)”.

Prezantuesi: “Pra të kuptimit terminologjik të fjalëzës “Thekalejni” (Porosi të Rënda)?!”

I ftuari: “Jo vetëm të kuptimit terminologjik të kësaj fjalëze. Ne duhet të perceptojmë dhe kuptimin e cilësimit, të Kur’anit Famëlartë dhe të Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.) në këtë mënyrë”.

“Themi se burimi ynë i parë, është vepra me titull: “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), e gjuhëtar Ibn Mensurit, ose më saktë përkufizimi i tij, në artikullin “th-k-l” (i rëndë). Në këtë artikull Ibn Mensuri shprehet kështu: “Me fjalëzën “thikal” nënkuptojmë “i rëndë”, pra të kundërtën e fjalëzës “i lehtë”. Allahu i Madhëruar në ajetin 2, të Sures Zelzele thotë: “Ue ehraxheti’l-erdu ethkaleha” (Kur toka të nxjerrë jashtë pasuritë e rënda që ka brenda saj). Me fjalë të tjera, kur rruzulli tokësor, të nxjerrë jashtë pasuritë dhe të vdekurit”. (1)

“Pra kjo fjalëz ka të bëjë, me dukuritë e matjes së peshës së sendeve, si të lehtë ashtu dhe të rëndë. Ashtu siç shihet dukshëm gjuhëtar Ibn Mensuri, e ka përdorur disa herë fjalëzën “thekl” (i rëndë) edhe në kuptimin e fjalëzës “kenz” (pasuri). Pra sipas këtij kuptimi Libri dhe Farefisi janë dhe dy pasuri të paçmuara. Pak më vonë, do të citojmë shpjegimet, e disa vërtetuesve dhe imamëve, të cilat sqarojnë se çfarë duhet të përfitojmë, nga pasuria e nxjerrur nga Libri dhe Farefisi. Pra detyra jonë, është se duhet të nxjerrim kuptime, nga këto dy pasuri. Pohojmë se dhe këtë çështje, në dashtë Allahu (k.m.t.), do ta shpalosim më vonë”.

“Më pas ai vijon: “Gjatë komentimit, të ajetit të lartpërmendur, është interpretuar dhe në këtë mënyrë: “Fillimisht rruzulli tokësor, do të nxjerrë nga brendësia e tij, pasuritë e arit dhe argjendit dhe më pas do të nxjerrë trupat e të vdekurve. Pra nxjerrja e pasurive, nga mushkëritë e rruzullit tokësor, është njëra nga shenjat e Ditës së Kijametit”. (2)

“Më tej Ibn Mensuri, duke cekur dhe Hadithin Thekalejn shprehet: “Muhaddithët më të mëdhenj, kanë shënuar se i dërguari i Allahut (l.m.t.), në fund të jetës së tij ka pohuar: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Pastaj Thealebi shton...” (3)

“Tani përpara se të kalojmë, në thëniet e Thealebit, dua të paraqisim, gjendjen morale të këtij njeriu, me synimin e perceptimit të ndjekësve tanë të nderuar, nëse ky i fundit është një njeri besnik, pra nëse mund t’u besohet, ose nëse nuk mund t’u besohet fjalëve të tij”.

“Në veprën “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përmendja e Hafidhëve), Hafidh Dhehebiu bën të ditur: “Dijetar, muhaddith dhe gjuhëtar Ebu Abbas Ahmed Ibn Jahja Ibn Jezid Shejbani Bagdadi, erdhi në këtë botë në vitin 200 sipas mërgimit islam (viti 815 gregorian), në qytetin e Bagdadit. Në moshën 16 vjeç, ai nisi udhëtimin e gjatë të dijes. Kështu që ai u ngrit, një një post të pashoq, në fushën e letërsisë dhe gjuhës. Më pas Hafidh Dhehebiu shton: “Thealebi është një argument në çështjet fetare. Sërish ai është një i njohur dhe në fushën, e mësimit përmendësh të Kur’anit Fisnik dhe është një njeri i përkushtuar ndaj fesë islame”. (4)

“Leksikograf Ibn Mensuri, shënon së Thealebi ka përcjellur: “Libri dhe Farefisi, u emërtuan si Thekalejn “Dy Porosi të Rënda, sepse ne si besimtarë, e kemi për detyrë, që të lidhemi fort, pas këtyre dy porosive dhe t’i zbatojmë ato. Arabët e përdorin gjërësisht fjalëzën: “thekil” (i rëndë), me kuptimin e diçkaje që duhet ruajtur, sepse është e rëndësishme dhe me vlerë. I dërguari i Allahut (l.m.t.), i ka emërtuar këto Dy Porosi të Rënda, pra si “Thekalejn”, me synimin e ngritjes së vlerës së tyre të lartë dhe madhërimit të postit të tyre”. (5)

Prezantuesi: “Pra gjithçka tjetër përveç këtyre?!”

I ftuari: “Ju lutem tregohuni të kujdesshëm. “Vallë cila është arsyeja, që këto dy porosi, janë emërtuar si Thekalejn?!” Sepse dashuria dhe nderimi, ndaj këtyre dy porosive, nuk janë të mjaftueshme, por është i domosdoshëm dhe zbatimi i tyre me vepra. Të tërë dijetarët janë të njëzëri, se besimtarët duhet t’i zbatojnë, këto dy porosi me vepra. Ata e citojnë këtë, duke u mbështetur në pjesën e hadithit: “Ma in ehadhtum bihima len teadilu be’adi ebeda” (Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që për sa kohë që lidheni pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë), duke shtuar se dhe argumentët e padiskutueshëm fetarë e përforcojnë këtë dhe vijojnë se bie ndesh me, komentimin e kësaj pjese, në formën ushqimin i dashurisë dhe i nderimit të tyre. Ja pra siç shihet dukshëm, artikulli “th-k-l” (i rëndë), i fjalorit enciklopedik, na shpjegon se ky term, nuk përdoret vetëm për sendet materiale, por përdoret dhe për konceptet morale. Nënvizojmë se ky fragment, është tejet  i qartë, në përkufizimin e kësaj të vërtete”.

“Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Nihaje Fi’l-Garibi’l-Hadithi” (Fundi i Hadithëve të Çuditshëm), e dijetar Ibn Ethirit, i cili e ka cekur këtë të vërtetë. Ky i fundit, duke paraqitur Hadithin Thekalejn thotë kështu: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Ai kumton se arsyeja e emërtimit, të të dërguarit të Allahut (f.m.t.), të Librit dhe Farefisit si Thekalejn “Dy Porosi të Rënda”, është se ne duhet te lidhemi fort, pas këtyre dy porosive dhe se është jashtëzakonisht, e domosdoshme dhe e rëndësishme zbatimi dhe mbështetja në to. Ai sqaron se arabët e përdorin gjërësisht fjalëzën: “thekil” (i rëndë), me kuptimin e diçkaje që duhet ruajtur, sepse është e rëndësishme dhe me vlerë”. (6)

“Dua t’i bëj ftesë, ndjekësve tanë të nderuar, që të tregohen të vëmendshëm, se të tërë këta dijetarë, muhaddithë, gjuhëtarë, leksikografë, komentues, vërtetues, jetëshkrues dhe historianë, janë personalitete jashtë mase të mëdha dhe të njohura, sa shshpjegimi i tyre i vërtetë, as që mund të vihet në dyshim. Për më tepër në asnjë nga veprat e tyre, nuk mund të gjejmë shprehjen e rreme: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

“Si rrjedhojë, versioni i vërtetë, i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”, i ka mbijetuar dhe epokave të vështira, duke ia dalur mbanë, që të arrijë me të tërë shkëlqimin e tij, deri në ditët tona, pavarësisht botëkuptimit fetar emeuist, pishtarit të këtij botëkuptimi Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij. Këta të fundit, janë orvatur me të tëra mënyrat, në cilësimin si të vërtetë, në gjirin e besimtarëve, të versionit të rremë: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Madje këtë dukuri, e pohon dhe Ibn Ethiri, duke shënuar hadithin e përcjellur nga Thealebi. Lërmëni t’iu them se pikësynimi im, është shpalosja e këtyre thënieve, sepse kështu do të dalë në dritë, se të tërë dijetarët janë të njëzëri mbi këtë çështje”.

“Burimi ynë i tretë është vepra me titull: “Faik Fi’l-Garibi’l-Hadithi” (Epërsia e Hadithëve të Çuditshëm), e dijetar Zemahsheriut, i cili rishtas e ka cekur këtë të vërtetë. Autori shpjegon: “Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda pas meje. Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Më pas ai përmend se, kuptimi i fjalëzës “thekl” (rëndësi), është thelbi i diçkaje ose i një trupi, i cili e bart atë. Ndërsa për xhinnët dhe njerëzit, përdoret fjalëza “thekalani” (dy të rëndit). Arsyeja e këtij emërtimi, është sepse këta të dy fundit, janë banorët e rruzullit tokësor dhe cilësohen si krijesat më të rënda, mbi sipërfaqen e tij. Muhammedi (p.q.m.t.) ka bërë krahasimin, duke i përngjarë xhinnët dhe njerëzit, si krijesat ekzistenciale, që jetojnë në rruzullin tokësor dhe Librit dhe Farefisit, që janë shtyllat themelore, të dobishme të fesë. Prandaj kjo është arsyeja kryesore, e cilësimit të këtyre dy krijesave si “thekalani” (dy të rëndit)”. (7)

“Theksojmë se fragmenti i lartpërmendur, është një sqarues shumë i mirë i faktit, se përse i dërguari i Allahut (k.m.t.), i ka krahasuar xhinnët dhe njerëzit, me Kur’anin Famëlartë dhe Farefisin e Pastër, duke përdorur fjalëzën “thekalani” (dy të rëndit). Ngritja e shtyllave të fesë dhe gjetja e udhëzimit në fenë islame, bëhet e mundur dhe arrihet, vetëm me lidhjen fort pas Librit dhe Farefisit”.

“Në këtë pikë, jam mëse i bindur, se ndjekësit tanë të nderuar, e kanë të qartë se Alahu i Madhëruar e di më së miri, se sa të pafajshëm janë, dymbëdhjetë imamët e Ehli Bejtit dhe si rrjedhojë, e shoh si tepërt, shpjegimin nga fillimi, të kësaj çështeje. Me fjalë te tjera, Muhammedi (p.q.m.t.) i ka këshilluar, bashkëkohësit e tij, duke i qartësuar rëndësisnë e farefisit të tij, si dhe t’i nënshtrohen dhe të tregohen të kujdesshëm, se si do të sillen me të, pas mërgimit të tij nga kjo botë”.

“Argumentimi i diçkaje nuk përjashton, nënshtrimin e diçkaje tjetër. Prandaj unë nuk shprehem se, ne duhet të zbatojmë vetëm njërën, por theksoj se duhet, të lidhemi fort pas të dyjave, pikërisht ashtu siç na ka urdhëruar, i dërguari i Allahut (l.m.t.): “Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda pas meje. Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im”.

“Pohimin tim të sipërcituar, e mbështes tërësisht, në ajetët kuranorë, të cilët janë si vijojnë: Në ajetin 3, 4 të Sures Nexhm ku citohet: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”, në ajetin 7, të Sures Hashr që përmendet: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut, se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër” dhe në ajetin 49 të Sures Nisa në të cilin thuhet: “O ju besimtarë! Nënshtrohuni Allahut të dërguarit. Nënshtrohuni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”.

“Sipas mendimit tim, është shumë e dukshme, se me konceptin: “autoriteti madhor”, ne duhet të nënkuptojmë, nënshtrimin tonë të plotë, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Me konceptin e “autoritetit madhor”, ne perceptojmë argumentin e padiskutushëm, të Farefisit të Pastër, që kalon në Hadithin Thekalejn. Për sa i përket çështjes, nëse ne ky koncept mund t’i vishet të tjerëve, pra jashtë anëtarëve të bekuar, Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), miratojmë se dijetarët muslimanë nuk ndajnë këtë mendim”.

“Për këtë arsye, ndjekësit tanë të nderuar, duhet jenë në dijeni të faktit, se të tërë muhaddithët që kanë shpjeguar këtë hadith, e kanë përcjellur dhe sqarimet e Thealebit. Unë do të ilustroj këtë, me një shembull dhe do të mjaftohem me këtë shembull, për të mos e zgjatur më çështjen. Burimi ynë i katërt është vepra me titull: “Mufhimu Lima Eshkele Min Talhisi Kitabil’l-Muslimi (Kuptimi i Ndërtimit në Bazë të Analizave të Librit të Muslimit), e Ebu Abbas Kurtubiu. Ky i fundit në këtë vepër shkruan: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda: Librin e Allahut dhe Farefisin tim”. Thealebi thotë se Libri dhe Farefisi, janë emërtuar si Thekalejn “Dy Porosi të Rënda”, sepse lidhja fort pas dhe këtyre të dyjave dhe zbatimi i tyre, është e rëndë dhe e vështirë”. (8)

“Ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta dinë se kuptimi i fjalëzës “thekil” (i rëndë), nuk nënkupton vetëm ushqimin e dashurisë. Por ashtu siç e ka bërë të qartë, i dërguari i Allahut (f.m.t.), duke i dhënë një kuptim të prerë, me vlerë dhe të bekuar këtij hadithi, nënkuptohet lidhja fort pas Ehli Bejtit (p.m.t.), e cila shërben si argument në fusha të ndryshme. Për më tepër, nuk ka asnjë dyshim, se hadithi bart pikërisht këtë kuptim”.

“Hadithët janë një dëshmues dhe tregues i hapur, se litari hyjnor është Kur’ani Fisnik. Pra për sa i përket Kur’anit, miratojmë se detyra jonë, është lidhja fort pas tij. Por cili është i barazvlefshëm me Kur’anin Famëlartë?! Natyrisht është Farefisi i Pastër. Atëherë ne nuk duhet t’i ndajmë këto të dyja, nga njëra-tjetra. Gjithashtu ne, nuk duhet të pretendojmë të lidhemi fort, vetëm pas njërës nga këto dhe të ushqejmë dashuri për tjetrën, sepse nuk është e arsyeshme”.

Prezantuesi: “Meqënese në hadith kalon shprehja, që të lidhemi fort pas tyre, duke nënkuptuar kështu që të lidhemi fort pas të dyjave”.

I ftuari: “Këtu keni prekur një pikë të bukur. Çështja është aq e qartë, sa nuk është më e nevojshme që ta zgjatem. Pyetja që ngrihet është: “Vallë çfarë thonë dijetarët për këtë?!” Përgjigjemi se ne kemi paraqitur shpjegimet e disa dijetarëve. Për më tepër, do të përmendim dhe sqarimet e dijetar Nuruddin Semhudiut. Ky i fundit ka shkruar, një vepër me titull: “Xheuahiru’l-Akidejni Fi  Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui” (Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit), i cili është dhe burimi ynë i pestë, në të cilën ai shpjegon rëndësinë e diturisë së lartë, që bart Farefisi i Pastër, i cili përfshin brenda tij dhe së fisin e nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.). Në fakt ai në këtë vepër, ka për qëllim shpalosjen, se një njeri mund të jetë i ditur, por nuk mund të rrjedhë, nga farefisi i të dërguarit të Allahut (k.m.t.) dhe në të njëjtën kohë, mund të rrjedhë, nga farefisi i Muhammedit (p.q.m.t.), por nuk mund të jetë i ditur. Ja pra këto janë dy cilësitë kryesore, që zotëron Farefisi i Pastër i tij”.

“Gjithashtu ai në veprën e tij, pas shënimit të sqarimeve të gjuhëtarëve, leksikografëve dhe dijetarëve, rreth komentimit të Hadithit Thekalejn shënon: “Shkurtimisht Kur’ani i Madh dhe Farefisi i Pastër, janë gurët e çmuar, të pasurisë së kuptimeve të përpikta, të urtësive të shpirtit të njeriut, dijes dhe të fshehtave fetare. Veçanërisht i dërguari i Allahut (l.m.t.), duke përdorur termin “Hadithi Thekalejn”, ka patur për qëllim, përfshirjen e Kuranit dhe Farefisit të tij, si dhe ka nxitur bashkësinë muslimane, që të mësojë dijen nga anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe që të kapet, lidhet fort dhe t’i përqafojë ngushtë këta anëtarë”. (9)

“Ky fragment na tregon dhe njëherë, nëse duam të mësojmë, dijen e Kur’anit dhe të dërguarit të Allahut (f.m.t.), duhet të shkojmë dhe të trokasim, duke e gjetur të vërtetën, në derën e Imam Aliut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.). Jo më kot Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Unë jam qyteti i dijes, ndërsa Aliu (p.m.t.) është dera e tij”.

“Pohojmë se askush, nuk ka të drejtë të thotë, se fjalëza “alihi” (familja e tij), është një fjalëz të cilën e përdorin vetëm muslimanët shiitë, për të dërguar përshëndetje Muhammedin (p.q.m.t.). Shtojmë se është mëse e vërtetë, së shiitët e përdorin fjalëzën: “alihi” (familja e tij), kur përshëndesin të dërguarin (k.m.t.). Megjithatë këtë fjalëz, nuk e përdorin vetëm muslimanët shiitë, sepse kjo nuk është një çështje, që nuk i përket vetëm shiitëve por edhe muslimanëve sunnitë. Madje dijetarët muslimanë, janë të njëzëri mbi këtë çështje. Për më tepër shumë dijetarë, kur dërgojnë përshëndetje, mbi të dërguarin e Allahut (l.m.t.) shprehen: “salallahu alejhi ue alihi” (përshëndetja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij)”.

Prezantuesi: “Madje edhe Ibn Tejmijje në disa nga veprat e tij, e ka përkufizuar kuptimin e përshëndetjes, si në formën e mësipërme”.

I ftuari: “Si do që të jetë, ne shtojmë se zotërojmë një ajet kuranor, në lidhje me këtë çështje. Kur ne i drejtohemi Kur’anit Fisnik, vëmë re se kjo çështje, është cilësuar si “kaulen thekilan” (fjalë e rëndë). Në ajetin 5 të Sures Muzemmil thuhet: “Inna senulki alejke kaulen thekilan” (Me të vërtetë ne do të shpallim ty fjalë të rëndë). Tani le të kalojmë në interpretimin e komentuesve të thënies: “kaulen thekilan” (fjalë e rëndë)”.

“Pa humbur kohë, kalojmë në burimin tonë të gjashtë, i cili është komentimi i veprës me titull: “Xhamiu’l-Bejani” (Përmbledhja e Madhe), Imam Taberiu citon kështu: “Ebu Xhaferi thotë se, interpretuesit e Kur’anit Famëlartë, kanë mendime të ndryshme, mbi interpretimin e ajetit në fjalë. Disa nga ata kanë thënë se qëllimi i këtij ajeti, është zbatimi i tij”. (10)

“Ne do ta sqarojmë, vërtetësinë e kësaj pikë, në mënyrë të mjaftueshme, derisa askush të mos marrë guximin të thotë, se me fjalën “thekil” (i rëndë), nënkuptohet ushqimi i dashurisë. Ky është urdhri profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), i lidhjes fort pas njërës nga Thekalejni “Dy Porositë e Rënda”, përkatësisht Libri i Allahut, pra Kur’ani. Komentuesit janë të mendimit, se qëllimi i ajetit të lartpërmendur është zbatimi i tij”.

“Imam Taberiu, pasi ka shënuar, pikëpamjet e tij shton: “Sipas mendimit tonë, këndvështrimi më afër së vërtetës është ky: “Allahu i Lartësuar, e ka cilësuar Kur’anin Fisnik, si një fjalë të rëndë. Si rrjedhojë, pohojmë se dhe bartja, zbatimi i kufizimeve dhe i detyrimeve të Kur’anit është i domosdoshëm dhe i rëndë”. (11)

“Për këtë arsye një tjetër, imam i fushës së komentimit, Ibn Kethiri është pajtuar, me të njëjtin mendim, që kanë ndarë dhe Imam Hasani (p.m.t.) dhe Ebu Katadeja, ose e thënë ndryshe, domosdoshmërinë e zbatimit të ajetëve kuranorë”. (12)

“Atëherë duke u mbështetur, në Hadithin Thekalejn të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili i ka qartësuar të dy argumentët kryesorë, arrijmë në përfundimin se ne, nuk duhet të pretendojmë të lidhemi fort, vetëm pas njërës nga këto dhe të ushqejmë dashuri për tjetrën. Pra duhet të sillemi të drejtë, ose të duam udhqejmë dashuri për të dyja, ose do t’i zbatojmë të dyja”.

Prezantuesi: “Këtë e mbështet dhe pjesa e hadithit: “Ma in ehadhtum” (Për sa kohë që lidheni fort pas). Ju lutem çojini deri në fund, thëniet tuaja Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.

I ftuari: “Kjo është shumë e saktë! Me lejen tuaj, dua të shpreh se, burimi ynë i shtatë, që është komentimi i veprës me titull: “Tesiru’l-Kerimi’r-Rahmani” (Ndikimi i Fisnikut dhe i Gjithëmëshirshmit), e dijetar Abdurrahman Ibn Nasir Sadiut, i cili e ka prekur këtë çështje. Madje kemi kumtuar disa herë, se Ibn Uthejmini ka shkruar, një parathënie për këtë vepër. Ibn Uthejmini i shpjegon kështu, cilësitë e komentimit të tij: “Ai përdor mënyrën e të parëve tanë, në ajetët kuranorë të cilësuar, të cilat bartin me përpikmëri mësimet morale në disiplinimin e tyre. Ai i cili dëshiron të përfitojë nga veprat e komentimit, duhet ta ketë të domosdoshme, praninë e kësaj vepre në librarinë e tij”.

“Tani shikoni se çfarë thotë ky komentim, për fjalën “thekil” (i rëndë): “Në ajetin 5 të Sures Muzemmil thuhet: “Inna senulki alejke kaulen thekilan” (Me të vërtetë ne do të shpallim ty fjalë të rëndë). Pra ne do të të shpallim ty Kur’anin e rëndë. Kuptimet e fjalës “thekil” (i rëndë), janë cilësia e lartë dhe e madhe. Duke u nisur nga kjo cilësi, ne duhet të përgatitemi për këtë, duhet t’i lexojmë një për një ajetët e tij dhe duhet të mendojmë thellësisht, në kuptimet që përfshin Kur’ani”. (13)

“Atëherë theksojmë se, i njëjti kuptim, është i vlefshëm dhe për Farefisin, sepse Muhammedi (p.q.m.t.) ka përdorur fjalëzën “Thekalejni” (Dy Porosi të Rënda), duke nënkuptuar kështu se njëra është e barazvlefshëm me tjetrin dhe është e bashkangjitur me të. Ndonëse duhet të sqarojmë se njëra, është më e madhe se tjetra, pra se Kur’ani, është më i madh se Farefisi, e megjithatë dhe anëtarët e bekuar të Farefisit, janë të lidhur ngushtë, me Kur’anin Famëlartë, sepse ata janë udha, e cila na çon drejt Kur’anit. Për më tepër Kur’ani, i ka përcaktuar cilësitë e tij, gjithashtu kjo vlen dhe për Farefisin e Pastër”.

“Unë kam dëshirë, që t’i përfundoj fjalët e mia, me dijetarin bashkëkohor, të Shkollës së Ehli Bejtit, dijetar Sejjid Tabataiun. Ai në komentimin e këtij ajeti thotë: “Thekil” (i rëndë) është një cilësi që ka të bëjë me trupin. Bartja e një trupi të rëndë, nga një vend në një vend tjetër, kërkon mund dhe vështirësi. Kjo nënkupton dhe atë njeri, i cili e ka të vështirë përballimin me vetveten, ose me atë të cilin nuk ka fuqinë e duhur, në përballjen me rregullat morale. Konceptimi i thellë dhe hyjnor i Kur’anit Famëlartë, është një fjalë e rëndë. Sërish Kur’ani është i rëndë dhe në perceptimin e përmbajtjes së tij”. (14)

“Kjo është një çështje, jashtëzakonisht e përpiktë dhe me vlerë. Fatkeqësisht koha jonë jonë e kufizuar dhe na pengon në shqyrtimin e saj”.

Prezantuesi: “Në ajetin 21, të Sures Hashr thuhet: “Sikur këtë Kur’an do t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë të përulur dhe të copëtuar, nga frika e Allahut. Këto shembuj, u përkujtojmë njerëzve që të mendojnë”.

I ftuari: “Një ajet shumë i bukur, i cili lajmëron edhe për cilësinë e Ehli Bejtit. Pra me fjalë të tjera, ndjekësit tanë të nderuar, duhet të jenë në dijeni të faktit, se tërësia e cilësive të Kur’anin Fisnik, në të njëjtën kohë, janë të vlefshme dhe për Ehli Bejtin. Arsyeja e kësaj dukurie, është se Kur’ani na e paraqit veten si “thekil” (i rëndë). Rishtas kuptojmë se dhe i dërguari i Allahut (f.m.t.) i cili, nuk flet nga vetvetja, por flet vetëm    të që i shpallet, na e paraqit dhe Ehli Bejtin si “thekil” (i rëndë)”.

“Me lejen tuaj kam diçka për të shpjeguar, rreth kësaj çështjeje dhe dua ta përcjell atë këtu. Brenda kornizës së sqarimit të dijetarëve, për sa i përket qenies bashkë, të Kur’anit me Farefisin, të tëra vlerësimet e kryera, për Kur’anin Fisnik, duhet të jenë të barazvlefshme dhe për Farefisin e Pastër. Megjithatë Ibn Tejmijje, i cili zbaton mënyrën e botëkuptimit fetar emeuist, orvatet ditë e natë, me mish e me shpirt, për të rrëzuar dhe zhvlerësuar, tërësinë e argumentëve, që vërtetojnë lidhjen, mes Farefisit të të Dërguarit dhe Ehli Bejtit Profetik. Por duke mos ia dalë mbanë, në kundërshtimin e Hadithit Thekalejn, ai ka vijuar duke thënë, se përmbajtja e këtij hadithi, na mëson që të lidhemi fort, vetëm pas Librit dhe të zbatojmë urdhrat e tij, me sa të kemi mundësi, por kjo nuk vlen për Farefisin”.

“Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu'’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje citon: “Një ditë i dërguari i Allahut (k.m.t.), u ngrit në këmbë, në krye të një vije uji të quajtur Hum, që është mes Mekkës dhe Medinës dhe më pas urdhëroi: “Këtej e tutje, kini kujdes o bashkësi! Unë jam vetëm një njeri. Mua më erdhi i dërguari i Allahut (l.m.t.) dhe më është afruar dhënia e përgjigjes ndaj tij. Unë po ju lë Dy Porosi të Rënda. E para është Libri i Allahut, i cili përmban udhën e drejtë dhe dritën. Merreni Librin e Allahut dhe lidhuni fort pas tij! Më pas ai tregoi rëndësinë dhe vlerën që zotëron Libri i Allahut. Më tej shtoi: “Po iu lë dhe Ehli Bejtin tim... Ju bëj që të kujtoni Allahun, rreth Ehli Bejtit tim”. (15)

“Kjo fjalëz na mëson se burimi i vetëm, pas të cilit jemi urdhëruar që nëse lidhemi fort pas tij, do të na ruajë nga shmangia, është Kur’ani Famëlartë”. (16)

“Ndërsa tani shikoni se si Ibn Tejmijje, e ka anashkaluar Farefisin, siç ka bërë duke lënë mënjanë, hadithin e përcjellur nga Xhabir Ibn Abdullahu, rreth Haxhxhit të Lamtumirës, të shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Ky hadith është si vijon: “I dërguari i Allahut (f.m.t.) urdhëroi kështu, në Haxhxhin e Lamtumirës: “Unë iu kam lënë diçka, që nëse lidheni fort pas saj, nuk do të shmangeni kurrë. Unë iu kam lënë Librin e Allahut. Kur unë të merrem në pyetje, vallë si do të përgjigjeni?! Bashkëkohësit e tij iu përgjigjën: “Ne dëshmojmë se ti na ke përcjellur shpalljen, ke zbatuar detyrën dhe ke këshilluar”. Më pas ai ngriti gishtin drejtues drejt qiellit dhe duke e drejtuar atë nga njerëzit tha tri herë: “O Zot! Dëshmo! O Zot! Dëshmo! O Zot! Dëshmo!” (17)

“Pohojmë se ndonëse në këtë hadith kalon fjalëza “Thekalejn”, Ibn Tejmijje thotë se këtu, bëhet fjalë vetëm, për lidhjes fort pas Librit të Allahut”.

“Tani duam t’i drejtojmë një pyetje Ibn Tejmijjes: “Nëse ne nuk e kemi për detyrë, lidhjen fort pas Ehli Bejtit, vallë si është e mundur që Ehli Bejti është “thekil” (i rëndë)?!” “Vallë cili është burimi i kësaj rëndësie?!” Miratojmë se dashuria ndaj tyre, është ebukur dhe e thjeshtë. Ndonëse shtojmë se Ibn Tejmijjes, i vjen rëndë dhe besimi në detyrën e ushqimit të dashurisë ndaj Ehli Bejtit, por kjo është një çështje tjetër. Vallë a mund të ketë diçka më të rëndë, për zbatuesit e botëkuptimit fetar emeuist, se sa ushqimi i dashurisë, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit?!”

“Për hir të vërtetës, duhet të themi se ata shqetësohen, nga dashuria ndaj Ehli Bejtit, të cilët pohojnë se dashuria është e natyrshme, sepse ata janë bijtë dhe bijat, nipërit dhe mbesat e Muhammedit (p.q.m.t.). Por gjithmonë nëse është kështu, atëherë vallë ku qëndron rëndësia e tyre, që ne si besimtarë, jemi të urdhëruar, në zbatimin e thënieve dhe veprave të tyre?! Nëse qëllimi i këtij hadithi, nuk është kuptimi i lidhjes fort pas Farefisit të Pastër, vallë si është e mundur që ky i fundit, është njëra nga “Thekalejni” (Dy Porositë e Rënda)?!”

“Këtu bëjmë të ditur se Ibn Tejmijje, është orvatur me synimin, e ndryshimit të çështjes, së lidhjes fort pas Ehli Bejtit. Madje edhe ndjekësit e tij, orvaten të bëjnë të njëjtën gjë. Ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ne, kemi përmendur Hadithin “Halifetejn” në programet tona paraardhëse”.

“Dijetari i ndjerë shqiptar Shuajb Arnauti, përcjell se Sindiu ka përkufizuar: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Më pas ka sqaruar se fjalëza “thekal” (rëndësi), përdoret për ruajtjen e tërë sendeve me vlerë. Ja pra ky është kuptimi i fjalëzës “Thekalejn” që është përdorur në hadithin e lartpërmendur. Me sa duket, sikur i dërguari i Allahut (k.m.t.) e ka vendosur përjetësisht, si Kur’anin Fisnik ashtu dhe Ehli Bejtin e tij, në postin e tij për sa kohë, që ai ka jetuar në këtë botë, ndërsa pas ndërrimit jetë të tij, si Kur’ani ashtu dhe Ehli Bejti, tanimë kanë kaluar, përfundimisht në postin e tij. Megjithatë me këtë ne duhet të nëkuptojmë, vetëm ushqimin e dashurisë, ndaj Farefisit të Pastër dhe jo zbatimin e thënieve dhe veprave të tyre”. (18)

“Dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, duke e mbrojtur këtë mendim citon: Qëllimi i pjesës së hadithit: “Farefisin tim që është Ehli Bejti im”, është mbikqyrja dhe ushqimi i dashurisë ndaj tyre”. (19)

“Ndërsa tani nëse ky është një kuptim i vlefshëm dhe se qëllimi i hadithit të sipërcituar, është siç thotë Shuajb Arnauti, atëherë vallë përse Muhammedi (p.q.m.t.) ka përdorur fjalëzën: “Thekalejn” (Dy Porosi të Rënda)?!” Themi se çështja është e dukshme dhe se është një argument i padiskutueshëm, i shprehur jashtëzakonisht qartë”.

Prezantuesi: “Zotëri i nderuar, vallë a kalon pjesa e Hadithit Thekalejn: “Këta të dyja nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”, në argumentët e padiskutueshëm fetarë?!”

I ftuari: “Pohojmë se ne, nuk mund t’i japim përgjigje, kësaj çështjeje në këtë mbrëmje. Kështu që do të nisim vetëm parathënien e kësaj çështjeje, duke cekur vetëm pikat e përgjithshmë, për ta vijuar më tej në programin tonë pasardhës”. Pjesa: “Këta të dyja nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”, është një pjesë e rëndësishme, e Hadithit Thekalejn dhe është pjesa thelbësore e përmbajtjes së tij. Sërish pjesa: “Ma in ehadhtum” (Për sa kohë që do të kapeni fort pas) dhe pjesa “Ma in temessektum” (Për sa kohë që lidheni fort pas) dhe “Len teadilu beadi” (Nuk do të shmangeni kurrë pas meje), janë pjesë të rëndësishme dhe pjesërisht themelet e hadithit të mësipërm”.

“Ky është vendi i duhur, për numërimin e çelësit, normave dhe pasurive të hadithit në fjalë. Po e them hapur, botëkuptimi fetar emeuist, është orvatur në lënien mënjanë të këtij hadithi dhe kanë thënë: “Ne nuk e pranojmë vërtetësinë e kësaj pjese, si një pjesë të cituat nga i dëguari i Allahut (l.m.t.)”. më pas ata shtojnë: “Ne pranojmë Farefisi është një porosi e Thekalejnit, këtë nuk e kundërshtojmë, por ne nuk pranojmë se lidhja fort pas tij, është shpëtimi nga shmangia”. Pishtari i këtij botëkuptimi fetar emeuist Ibn Tejmijje, është orvatur në themelimin e këtij aludimi dhe ka vijuar duke thënë se, kjo pjesë nuk mund të pranohet”.

“Ai shpalos: “Për sa i përket hadithit të të dërguarit të Allahut (f.m.t.) të përcjellur, nga Imam Tirmidhiu: “Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këto nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra””, nënvizojmë se kur e kanë pyetur Imam Ahmed Ibn Hanbelin, për vlerësimin e tij, ky i fundit është përgjigjur se, është një hadith i dobët. Rishtas disa muhaddithë, e kanë cilësuar hadithin e lartpërmendur, si një hadith të dobët”. (20)

“Ibn Tejmijje këtu parashtron dy aludime. I pari është se Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e paska cilësuar hadithin e sipërcituar të dobët, ndërsa i dyti është se, jo vetëm Imam Ahmed Ibn Hanbeli, por dhe disa muhaddithë të tjerë, janë të njëzëri me të, sepse shprehja “disa muhaddithë”, nuk nënkupton një ose dy njerëz”.

“Unë nuk dua që të përdor shprehjet: “Ibn Tejmijje nuk e thotë të vërtetën, ai po mashtron njerëzit dhe është një gënjështar i madh” dhe nuk do t’i përdor, sepse nuk më ka hije kështu, që t’i përdor këto lloj fjalësh. Unë e di se ai është një njeri i i përpiktë në thëniet e tij, megjithatë tani do të kaloj në hetimin, nëse të dyja këto aludime, janë ose nuk janë të vërteta”.

“Unë i sfidoj, të tërë ndjekësit tanë të nderuar, që të më tregojnë një burim të vetëm, në të cilin Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka vlerësuar si të dobët, këtë pjesë të Hadithit Thekalejn. Unë do t’iu jap, të tërë kohën që dëshironi dhe do të jem duke iu pritur. Unë nuk kam parë asnjë tekst, ose fjali të Imam Ahmed Ibn Hanbelit, në të cilin ai e vlerëson këtë si një hadith të dobët. Ndoshta e keni parë ju dhe nëse e keni parë, ju lutem që të më lajmëroni. Si rrjedhojë, pohoj se duke u mbështetur, në shprehjet e mësipërme të Ibn Tejmijjes, theksoj se ai nuk është sjellur si i përpiktë dhe ka gabuar në miratimin e tij”.

“Dua të them si një parathënie, të këtyre fjalëve se Imam Ahmed Ibn Hanbeli, brenda veprës së tij, e ka përmendur të paktën, në gjashtë vende të ndryshme Hadithin Thekalejn”.

“Vendi i parë, ku ceket hadithi, është transmetimi i Said Hudriut, i cili thotë se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (k.m.t.) duhe thënë: “O ju njerëz! Unë po kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Njëra nga ato është më e madhe se tjetra. Ato janë Libri i Allahut, që është një litar i zgjatur dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të lumit (Keuther)”. (21)

“Vërtetuesi i veprës me titull: “Musnedu Imami Ahmedi Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, i cili zbaton botëkuptimi fetar emeuist dhe është një ndjekës i Ibn Tejmijjes, shpreh se në të gjashta vendet, në të cilat kalon Hadithi Thekalejn, janë vlerësuar si një hadith i dobët. Më pas ai ka shënuar: “Ky është një hadith me dëshmitarë të vërtetë, ndërsa përsa i përket pjesës “Fe innehuma len jefeterika” (Ato nuk do të ndahen nga njëra-tjetra), nënvizojmë është një pjesë e dobët”. (22)

“Megjithatë ne shohim se Imam Ahmed Ibn Hanbeli, nuk e ka cilësuar hadithin e mësipërm si të dobët”.

“Vendi i dytë, ku preket ky hadith, është se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Ai i Cili ndikon në gjithçka dhe i Cili është i Gjithinformuar për gjithçka, më ka lajmëruar se këto të dyja nuk do të ndahen. Atëherë kini kujdes se, si do të silleni me këto të dyja pas largimit tim”.

“Dijetari shqiptar Shuajb Arnauti thotë: “Ky është një hadith, me dëshmitarë të vërtetë, ndërsa përsa i përket pjesës “Fe innehuma len jefeterika” (Ato nuk do të ndahen nga njëra-tjetra), kumtojmë është një pjesë e dobët”. (23)

“Vendi i tretë, në të cilin pëmedet hadithi i lartpërmendur është: “O ju njerëz! Unë po kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Njëra nga ato është më e madhe se tjetra. Ato janë Libri i Allahut, që është një litar i zgjatur dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Kini kujdes se si do të silleni me këto të dyja, pas largimit tim, sepse këto nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të lumit (Keuther)”.

 “Shuajb Arnauti shënon: “Ky është një hadith, me dëshmitarë të vërtetë, ndërsa përsa i përket pjesës “Fe innehuma len jefeterika” (Ato nuk do të ndahen nga njëra-tjetra), themi është një pjesë e dobët”. (24)

“Vendi i katërt, ku përmendet hadithi i sipërcituar, është hadithi i shënuar nag Ebu Sadi Hudriu, i cili është si vijon: “Këto të dyja nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. (25)

“Për vendin e pestë dhe të gjashtë, në të cilin shkruhet hadithi i mësipërm, do t’iu lutesha ndjekësvë tanë të nderuar, që të shfletojnë përkatësisht vëllimin e 28, në faqet 456 dhe 512, të veprës me titull: “Musnedu Imami Ahmedi Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit dhe të lexojnë hadithët me numër 21578 dhe 21654”.

“Ja pra siç shihet dukshëm, Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka shënuar hadithin në fjalë, në veprën e tij të lartpërmendur, në gjashtë vende të ndryshme, me zinxhirë të larmishëm transmetimi”.

“Pra deri më tani, na mbetet vetëm, dhënia e përgjigjes, ndaj një pyetjeje të vetme, të cilën do ta bëjmë në programin pasardhës. “Vallë a i pranon Imam Ahmed Ibn Hanbeli, hadithët e përmendur në veprën e tij si argumentë, ose ai është i mendimit, se hadithi në përgjithësi, ose disa pjesë të tij janë të dobëta?!”

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Gjithashtu falenderojmë dhe ndjekësit tanë të nderuar. Së bashku do të shihemi në programin pasardhës. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ebu Fadl Ibn Mensur Ibn Mukerrem Xhemaluddini, “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), Artikulli “th-k-l” (rëndësia), Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”.

2- Ebu Fadl Ibn Mensur Ibn Mukerrem Xhemaluddini, “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), Artikulli “th-k-l” (rëndësia), Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”.

3- Ebu Fadl Ibn Mensur Ibn Mukerrem Xhemaluddini, “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), Artikulli “th-k-l” (rëndësia), Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”.

4- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përmendja e Hafidhëve), vëll. 2, fq. 666, Shtëpia Botuese: “Ibn Tejmijje”.

5- Ebu Fadl Ibn Mensur Ibn Mukerrem Xhemaluddini, “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), Artikulli “th-k-l” (rëndësia), vëll.2, fq. 144, Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”.

6- Imam Mexhiduddin Ebu Sadat Mubarek Ibn Muhammed Xhedheri Ibn Ethiri, “Nihaje Fi’l-Garibi’l-Hadithi ue’l-Etheri” (Fundi i Hadithëve të Çuditshëm Dhe i Lajmeve), vëll. 125, Artikulli “th-k-l” (rëndësia), Parathënia Nga Ali Ibn Hasan Ibn Ali Ibn Abdulhamid Halebi Etheriu, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Botimi i Pestë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

7- Dijetar Xharullah Muhammed Ibn Umer Zemahsheriu, “Faik Fi’l-Garibi’l-Hadithi” (Epërsia e Hadithëve të Çuditshëm), vëll. 1, fq. 150, Artikulli “th-k-l” (rëndësia), Përmbledhja Nga Ibrahim Shemsuddini, (viti i botimit 1417 sipas mërgimit islam / viti 20.. sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

8- Ebu Abbas Ahmed Ibn Umer Ibn Ibrahim Kurtubiu, “Mufhimu Lima Eshkele Min Talhisi Kitabi’l-Muslimi” (Kuptimi i Ndërtimit në Bazë të Analizave të Librit të Muslimit), vëll. 6, fq. 302, 303, 304, (viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Kethiri”, Botimi i Katërt, Damask, Siri.

9- Imam Nuruddin Kethiri, “Xheuahiru’l-Akidejni Fi  Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui” (Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit), fq. 243, Analiza Dhe Përgatitja Nga Mustafa Abdulkadir Ata, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”.

10- Ebu Xhafer Muhammed Ibn Xherir Taberiu, “Xhamiu’l-Bejani An Teuili’l-Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Madhe Në Interpretimin e Së Vërtetës Së Kur’anit), vëll. 23, fq. 360, Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu.

11- Ebu Xhafer Muhammed Ibn Xherir Taberiu, “Xhamiu’l-Bejani An Teuili’l-Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Madhe Në Interpretimin e Së Vërtetës Së Kur’anit), vëll. 23, fq. 366, Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu.

12- Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ibn Kethir Dimeshkiu, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 4, fq. 62, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

13- Dijetar Abdurrahman Ibn Nasir Sadiu, “Tesiru’l-Kerimi’r-Rahmani Fi’t-Tefsiri’l-Kelami’l-Mennani” (Ndikimi i Fisnikut dhe i Gjithëmëshirshmit në Komentimin e Fjalës së Ndritur), fq. 1058, Parathënia Nga Abdullah Ibn Abdulaziz Ukajli dhe Muhammed Ibn Salih Uthejmini, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

14- Muhammed Husejn Tabataiu, “Mizan Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja në Komentimin e Kur’anit), vëll. 20, fq. 67, (viti i botimit 1411 sipas mërgimit islam / viti 1990. sipas kalendarit gregorian), Shtëp Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”, Bejrut, Liban.

15- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), “Vepra e Virtytëve të Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”, “Kreu i Virtytëve të Aliut” fq. 36 dhe 37.

16- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 300.

17- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 300.

18- Imam Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), Vërtetimi Nga Shuajb Arnauti Dhe Said Lihhami, vëll. 7, fq. 174, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

19- Imam Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), Vërtetimi Nga Shuajb Arnauti Dhe Said Lihhami, vëll. 7, fq. 174, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

20- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 300, Vërtetimi Nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Virtyti”.

21- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 169, Hadithi Nr: 11104, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

22- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 169, Hadithi Nr: 11104, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

23- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 211, Hadithi Nr: 11131, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

24- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 211, Hadithi Nr: 11211, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

25- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 18, fq. 114, Hadithi Nr: 11561, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të


Vijon...



Burimi : Medya Şafak