Njihuni me klerikun iranian të fuqishëm që kërkon të zëvendësojë Ruhanin

nga Ruhullah Fakihi | Publikuar në Shk. 23, 2017, 9:24 p.m.

Në zgjedhjet presidenciale të majit në Irani, listës së kandidatëve në mesin e iranianëve konservativë i është bashkuar një figurë e re dhe fuqishme: Ebrahim Raisi, një klerik i hershëm i cili i ka ngritur shkallët e karrierës një nga një deri në pozicione të rëndësishëm. I lindur në qytetin e shenjtë të Mashhadit në pjesën veriore të Iranit – shtëpia ku prehen tetë Imamët Shiitët  - Raisi e filloi karrierën e tij si një prokuror gjeneral në Karazh – një qytet në perëndim të kryeqytetit të Teheranit – 2 vjet pasi Revolucionit Isamik të vitit 1979. Në vitin 2004, Raisi është emëruar si përfaqësuesi i parë shefit juridik, Ajetullah Mahmud Hashimi Shahrudi. Kur në krye të gjyqësorit u vendos Ajetullah Sadegh Amoli Larizhani në vitin 2009, Raisi vazhdoi të qëndronte në detyrë.

Në vitin 2016, pas vdekjes së Ajetullah Abbas Vaes Tabisi, lideri suprem, Ajetullah Ali Hamenei e caktoi Raisin në detyrën e mbrojtësit të varreve të tetë Imamëve Shiitë. Detyra e manaxhimit të tyrbeve në Mashhad të bën një ndër njerëzit më të fuqishëm në Iran, duke qënë se ai kontrollon qytetin më të shenjtë në Iran – i cili është edhe ndër qytetet me një aktivitet ekonomik të madh. Duke marrë parasysh detyrën e fundit të Raisit si mbrojtës i tyrbeve, media perëndimore spekulonte se ai do të bëhej lideri suprem i ardhshëm i Iranit. Në një artikull në The Washington Post më 26 shtator 2016 thuhej se “Ky caktim detyre jo vetëm që pasuron profilin nacional të Raisit, por gjithashtu e vë atë në një pozicion ku ka akses në shumë fonde të cilat ai mund t’i përdorë për të krijuar rrjetin e tij të mbështetësve dhe zgjedhësve.”

Ndërsa ka pasur spekulime në mediat perëndimore në lidhje me Raisin si lideri suprem i ardhshëm, në fakt sipas mediave iraniane Raisi tashmë po paraqitet si kandidat nga një kamp konservativ për zgjedhjet e adhshme presidenciale.

Për momentin, konsevativët janë duke bërë përpjekje të mëdha për të rënë dakord në një kandidat të vetëm, duke qënë se nëse ata nominojnë më shumë se një kandidat do të përsërit skenari i zgjedhjeve presidenciale në vitin 2013, kur moderatori Hassan Rouhani arriti të mundte tre rivalët konseravtivë.

Në 18 shkurt, Amir-Hussein Ghazizadeh, një anëtar i ekstremit të “Frontit të Ekstremit” kritikoi planin e konservativëve duke thënë “Arritja e unitetit nuk është një problem... uniteti nuk krijohet me forcë. Të gjitha figurat që punojnë në favor të arritjes së një kandidati të vetëm me dhumë... e shumta do ta votojnë atë, por ato nuk do të sakrifikojnë veten për atë.”

Më 21 shkurt, Ghazizadehu ka bërë me dije se pozicioni i Frontit të Ekstremit në zgjedhjet presidenciale dhe në çështjen e unitetit konservativ: “Në mendimin tim, njeriu më i duhur për pozicionin aktual është Z. Raisi. Nuk njoh një njeri të dytë... çdokush nga miqtë tanë jashtë vendit, kur vjen puna tek kandidatura e Raisit, ata e konfirmojnë si të duhurin.”

Për më shumë, duket sikur Ajetullah, Muhammed Taghi Mesbah Jazdi, udhëheqësi shpritëror i Frontit Ekstrem, i cili ka një ndikueshmëri mbi konservatorët dhe ekstremistët e mbështesi Raisi. Për informacion, Mesbah Jazdi u  largua nga Mashhad më janar 7 për të takuar Raisi. Në atë kohë ende nuk ishin publikuar detajet e këtij takimi.

Është e rëndësishme që në zgjedhjet elektorale të vitit 2013, Mesbah Jazdi nuk ra dakord me konservatorët e tjerë dhe vendosi të mbështeste is negociuesin nuklear, Said Xhalili si kandidatin “më të mirë”, i cili i qëndron besnik vlerave të Revolucionit Islamik.

Megjithatë, sipas lajmeve të Entekhab, Raisi i cili i përket një pikëpamjeje dhe përqasjeje më të butë, i cili do të pranojë të paraqitet si kandidat vetëm nëse i gjithë kampi konsevativ – jo vetëm një parti – bien në konsensus ta paraqesin si kandidat.



Burimi : Al Monitor