Gjermani: Rriten sulmet Islamofobe në Gjermani

Publikuar në Shk. 19, 2017, 12:05 p.m.

Këshilli Islamik i Gjermanisë, një nga organizatat më të mëdha të muslimanëve në vend, ka shprehur shqetësim të madh të hënën mbi numrin  rekord të sulmeve që kanë në shënjestër xhamitë.

Burhan Kesici, kreu i Këshillit Islamik, tha se 91 sulme kundër xhamive në vitin 2016 janë një tregues se janë rritur ndjenjat anti-muslimane në Gjermani, dhe u bëri thirrje qeverisë dhe liderëve politikë që të marrin masa dhe të flasin.

"Nëse ata iu tregojnë njerëzve se muslimanët nuk janë një kërcënim, por një pjesë e kësaj shoqërie, nëse iu tregojnë njerëzve se xhamitë janë vende të  adhurimit, do të ketë më pak armiqësi ndaj Islamit," tha ai për  Agjencinë e Lajmeve Anadolu Agency.

Gjermania ka dëshmuar rritjen e Islamofobisë dhe ndjenjat anti-refugjatëve që nga viti i kaluar, nxitur nga propaganda e ekstremit të djathtë dhe populistëve, të cilat kanë shfrytëzuar frikën e krizës së refugjatëve.

91 xhami u sulmuan në vitin 2016, sipas statistikave të fundit të policisë të  të bëra publike të hënën, e cila tregon një rritje të konsiderueshme të dhunës anti-muslimane.

Në vitin 2015, janë raportuar 75 sulme të tilla, dhe në vitin 2014 ka qenë rreth 60 sulme që në shënjestër kishin xhamitë.

Pavarësisht numrit të sulmeve në rritje që synojnë xhamitë, policia shpesh nuk arriti të identifikojë sulmuesit.

Në mesin e 91 sulmeve kundër xhamive në vitin 2016, policia ka mund të identifikoi të dyshuar  vetëm në 12 raste. Aktualisht vetëm një i dyshuar është nën arrest.

Burhan Kesici ka kritikuar autoritetet për mos seriozitetin ndaj të dyshuarve pas sulmeve që kanë në shënjeshtër xhamitë, dhe tha se kjo i inkurajon ata për dhunë të mëtejshme.

Me një popullsi prej 81.8 milion banorë, Gjermania e ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Në mesin e katër milionë muslimanëve në Gjermani, tre milionë janë me prejardhje  turke.



Burimi : Anadolu News Agency