Gratë e Jemenit dënojnë pushtimin saudit

Publikuar në Shk. 19, 2017, 12:03 p.m.

Gratë e Jemenit kanë dalë në rrugë në periferi të kryeqytetit kundër pushtimit të vendit të tyre nga Arabia Saudite.

Demonstrueset shprehën mbështetje për ushtrinë dhe forcat e ‘Ansarullahut’  të cilët janë duke mbrojtur Jemenin kundër agresorëve.

Rreth një duzinë civilësh kanë humbur jetën kur avionët nga Arabia Saudite kanë kryer një sulm ajror kundër një lagje rezidenciale në provincën jugperëndimore të Jemenit në Ta'izz, raportoi rrjeti televiziv në gjuhën arabe, al-Masirah.

Dhjetë civilë u vranë të shtunën pasdite, kur avionët saudite goditën një shtëpi në qytetin port të Mukha-s, në jug të Sana'a-s në Detin e Kuq. 

Arabia Saudite po e bombardon Jemenin që nga marsi  i vitit 2015 për të rivendosur pushtetin e ish-kryetarit Mansur Hadi, një aleat i ngushtë i Rijadit. Agresioni  i udhëhequr nga ArabiaSaudi  deri më tani ka vrarë të paktën 13,100 jemenas, duke përfshirë qindra gra dhe fëmijë.

Pavarësisht nga pretendimet e Rijadit se ajo është duke bombarduar pozicionet e luftëtarëve të ‘Ansarullahut’, aeroplanët bombardues Sauditë  kanë rrafshuar zona banimi dhe infrastrukturat civile.

Sipas disa raporteve, fushata bombarduese e udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit ka çuan këtë vend të varfër drejt katastrofës humanitare.



Burimi : Press TV