Identiteti islam i Evropës

nga Hadis Kurtović | Publikuar në Shk. 18, 2017, 11:38 p.m.

Pa marr parasysh në prezencën e numrit të madh të mediave dhe librave për islamin dhe myslimanët, akoma politikanët e njohur dhe përfaqësues udhëheqës të rretheve akademike në Evropë qëndrojnë në mendimin e Churchillit  “që për ndryshim nga numri më i madh i kategorive tjera të imigrantëve, myslimanët me vështirësi vendosin të pranojnë asimilimin, dhe shpesh përpiqen të qëndrojnë në këtë fakt”.

Dhe sipas kësaj ky është argument kryesor i anti islamikëve dhe islamofobëve kur dëshirojnë të vendosin myslimanët në konteste radikale të shoqërisë.  Pasi që myslimanët, sipas mendimit të Churchillit, duhet të jenë ashtu si thotë ai, në kundërtën ata janë radikalë pasi qëndrojnë në vetën e tyre. Çështje kyçe është:  Pse myslimanët fare duhet të integrohen, dhe më tepër të asimilohen? Askush  nuk e ka vendos, pasi që ka mbizotëruar mendimi se kjo nënkuptohet, sipas parimit, ai i keqi duhet të përshtatet atij më të mirit, ndërsa ai inferiori atij superiorit.

Këto dhe deklaratat e ngjashme i elaboron akademik Ferid Muhiqi në librin e tij të ri, me titull iritues(për islamofobët)  “Identiteti islam i Evropës”.  Libri i cili për një kohë të shkurtër është përkthyer në gjuhën angleze, arabe, gjermane, shqipe dhe mori simpatitë e ekspertëve dhe hulumtuesve serioz  në hapësirën e tërë Evropës. Edhe vet autori thotë, dëshira ime  me këtë titull ishte të zgjojë myslimanët dhe jomyslimanët nga mendimet e gjertanishme se në Evropë Islami është i huaj. Përkundrazi , në këtë libër, i mbushur me plot argument historike, dëshmon se islami, si religjion, ka ardhur në Evropë shumë kohë para se sot  po dëshirohet të prezantohet se islami në Evropë është njëjtë sikur krishterimi.  “Nuk është ky libër për prezencën e Islamit, as të historisë së islamit në Evropë, por tema boshe e këtij libri pasqyrohet në rishikimin e karakterit islamik të identitetit të Evropës”, thotë akademik Muhiqi.

Muhiqi poashtu në librin e tij  thotë, se islami dhe krishterimi pikërisht janë paraqitur jashtë Evropës, dhe të dyja religjionet janë paraqitur në të njëjtën oborr. Poashtu cek argumentet se krishterimi ka arritur në Evropë nëpërmjet  robërve romak, ndërsa Islami ka arritur në vitin 710  në Evropë si fuqi ekonomike, politike, filozofike dhe shtetërore. Ndërsa tolerance si karakteristika kryesore e identitetit evropian pikërisht ka hyrë nëpërmjet islamit në Evropë.

Akademik Muhiqi thekson se “lënda e këtij projekti(libri) është afirmimi i vërtetës së plotë për prezencën e forte të kontributit islamik shpirtëror, moral, institucional, shkencor , ekonomik  të formimit të identitetit evropian sikur është sot, pra, identiteti i Evropës( me siguri për here të pare në interpretimet e gjertanishme),  të ndriçohet dhe të kuptohet në kontestin intensiv kreativ të ndikimit  islamik”.

Në të gjitha diskutimet e gjertanishme të identitetit të Evropës, teza dominuese e Evropës është  “shpikja e Karlit të Madh” e themeluar në fund të shek. VIII-të dhe fillim të shek. IX-të, gjatë së cilës identiteti qendror i Evropës de fakto është krishterë. Megjithatë, kjo dhe shumë teori tjera injorojnë faktin se krishterimi nuk është religjioni evropian por është aziatik. Duke lexuar këtë vepër të akademikut Muhiq mund të nxjerrim disa fakte kyçe sipas parimit  të braktisur, të humbur, të injoruar apo me qëllim të heshtur,

E para, teoria demografike flet për prejardhjen indoevropiane të qytetarëve të Evropës. Ashtu që, të gjithë jomyslimanët e sotshëm, qytetar të Evropës  nuk janë më shumë evropian nga Turqit, Shqiptarët dhe Boshnjakët të cilët janë banor autokton të Evropës, ndërsa i përkasin islamit.

E dyta, të tria religjione monoteiste janë jo evropiane, sipas prejardhjes së tyre , ashtu që asnjëra nuk mund veten të shpall religjion evropian.

E treta, krishterimi nuk ka ardhur në Evropë para islamit, Pranimi gradual i krishterimit ishte aq jo i barabartë ashtu që pjesët e caktuara të Evropës kishim shtete islame në token e Evropës(si p.sh. emirati në Kavkaz i themluar në vitin 658, pastaj emirati në Kretë, Sicili dhe ishujt tjerë evropian e gjer në Andaluzi.

Në përfundim të librit, akademik Ferid Muhiqi, konkludon, se çdo diskutim i orientuar në kontestimin multikulturor, multietnik dhe multireligjioz të identitetit modern evropian është i motivuar ideologjikisht, e jo i bazuar faktik dhe se identiteti evropian është e vërteta e pamohueshme shkencore dhe elementi imanent të realitetit të saj. Me pranimin e kësaj vërtete njëkohësisht shënojmë rrugën e vetë njohjes dhe obligimin e përgjegjësisë dhe privilegjesh të njeriut të sotshëm evropian.



Burimi : Al Jazeera