Dokumentë të qeverisë së ShBA-së: Al Kaedën e financon familja mbretërore saudite

nga Eric Zuesse | Publikuar në Shk. 13, 2017, 6:51 a.m.

Në mailet e Clitonit shkruhet kështu: “Për t’i ushtruar presion Arabisë Saudite dhe Katarit, të cilat mbështesin ISIS-in dhe grupet e tjera radikale sunni me ndihmë financiare dhe logjistikë të jashtëligjshme duhet të përdorim prezencën tonë diplomatike dhe shërbimet tona tradicionale të inteligjencës”

Financuesi kryesor i Alkaidës dhe grupeve të tjera xhihadiste është familja mbretërore saudite.

Dokumentacioni i mbledhur në lidhje me këtë çështje përmban dëshminë që ka dhënë një prej operative të lartë të kapur të Al Kaedës në një gjykatë të ShBA-së; 28 faqet që mungojnë nga dëshmitë e dëshmitarëve të ngjarjes së 11 shtatorit në hetimin e Kongresit dhe komunikimet private të një Sekretari Amerikan të Shtetit.

Këto dokumentacione përfshijnë financimet e Al Kaidës, jo vetëm para ngjarjes së 11 shtatorit, por shtrihet të paktën deri në vitin 2014, dhe këto të dhënë tregojnë me bindje të plotë - të të paktën gjatë gjithë kësaj periudhe të përfshirë - familja mbretërore saude ka mundësuar fondet e domosdoshme për të vënë në jetë operacionet në mbarë botën të Al Kaidës, përfshirë këtu edhe sulmet e 11 shtatorit.

Al Kaeda nuk është thjesht një zgjatim i besimeve sunni-fundamentaliste, vehabisto-selafiste të xhihadistëve të sauditëve; në të njëjtën kohë, gjithësecili prej anëtarëve të Al Kaedës merr një ‘rrogë’ prej tyre, për këtë arsye ata janë mercenarë, që përpos bindjeve të tyre fetare luftojnë për një ideologji që ju mundëson edhe jetën.

Ndryshe nga shumë çështje gjyqësore, ku disa nga dëshmitë më të rëndësishme janë të përkundërta me provave të tjera të të besueshme, të gjitha provat e rëndësishme në këtë rast janë në përputhje të plotë me njëra tjetrën: se familja mbretërore e Arabisë Saudite, Al-i Suud Hanedani kanë qenë mbështetësit më të domosdoshëm financiarë për Al Kaedën, dhe se Al Kaeda nuk do të mund të kishte pasur sukses pa këto para.

Për më tepër, gjatë viteve 1990, kur Mbreti saudit Fahd ishte në një gjendje shëndetsore shumë të rëndë, sa që familja mbretërore saude dhe dijetarët vahhabistë ishin duke shqyrtuar mundësinë se cili prej princëve të tij sauditë do të ishte më i denjë për t’u vënë në rradhët e atyre që do të zëvendësonin Fahdin, ata kanë kërkuar dhe kanë marrë nga shefi i Al Kaedës së asaj kohe, Osama bin Laden, një letër e cila ishte krejtësisht private, por që besohet se në ë përgjithësi aty ai ka thënë këshillën e tij në lidhje me këtë çështje. Prova kryesore për këtë të dhënë është një paragraf nga dëshmitë në gjykatën e ShBA-së:

Pyetja: “A keni ndonjë të dhënë se përse Osama bin Laden u ka dërguar në lidhje me këtë çëshje letra anëtarëve të familjes mbretërore dhe ulemas së lartë [dijetarëve fetarë]?”

Përgjigje: Ajo që unë kam arritur të kuptoj nga bisedat e mia me njerëz të këtillë si Ebu Basir al-Vahishi që do të bëhej edhe kreu i al-Kaedës në Gadishullin Arabik, të cilin unë vetë e kam pasur të afërm, në rregull, apo si Haladi, Shejh Ebu Hasani, muxhahidët Shajk, Sheikh Aman dhe Sheikh Ebul Sef, ata donin të dinin se cilin nga princët duhet të mbështesin [për të qënë mbreti i ardhshëm].

Prezantimi i mëtejshëm i provave do të fillojë me një rend jo kronlogjik me periudhën e mëvonshme dhe pastaj do të ecë mbrapa në kohë deri tek dëshmia e shefi financiar të Al Kaedës (një pjesë të së cilës e kemi cituar më lart) - njeriu i cili kishte mbledhur të gjitha donacionet në shifra të mëdha monetare për Al Kaedën deri më 11 shtator, më pas do të trajtojmë kapjen e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara, më 16 gusht 2001, dënimin me menjëhershëm me burgim të përjetshëm, për të fshehur në këtë mënyrë atë (dhe dëshminë e tij) nga publiku amerikan, sa më shumë të ishte e mundur në mënyrë që të mos bëhej i njohur roli i sauditëve:

PROVAT

I: 17 Gusht 2014

Ashtu siç ka theksuar edhe një dokument Liz Goodëin ve Michael Isikoff i publikuar në wikileaks më 11 tetor 2016.

Në emailiet e Clintonit gjenden të shkruara këto: Në mailet e Clitonit shkruhet kështu: “Për t’i ushtruar presion Arabisë Saudite dhe Katarit, të cilat mbështesin ISIS-in dhe grupet e tjera radikale sunni me ndihmë financiare dhe ogjistike të jashtëligjshme duhet të përdorim prezencën tonë diplomatike dhe shërbimet tona tradicionale të inteligjencës ”

SHËNIM SQARUES: ShBA-ja i referohet kësaj organizate terroriste si ISIS – ISIL. Ndërsa, arabët nga ana tjetër kishin zgjedhur ta emeronin Daesh. Më 20 nëntor të vitit 2015, në gazetën The New York Times, Kamel Daoud publikoi një shkrim nën titullin “Arabia Saudite: Një ISIS që e ka arritur qëllimin” ku është shprehur se ISIS në fakt nuk është shumë i ndryshëm nga vetë Arabia Saudite, dhe se “mohimi i Perëndimit ndaj kësaj të vërtete të Arabisë Saudite është e habitshme.” Ai u ka kujtuar amerikanëve se: “Daesh ka një nënë: Pushtimin e Irakut. Dhe po në të njëjtën kohë ka edhe një baba: Arabinë Saudite dhe strukturën industriale fetare”. Të gjitha këto janë të vërteta. Megjithatë, Arabia Saudite “qeveria” e së cilës sponsorizon Al Kaidën (siç ka theksuar edhe Clinton) nuk është një ‘armike’ për SHBA-në; përkundrazi, ajo është cilësuar si “një aleate e ShBA-së” - dhe armiqtë e saj, si Rusia dhe Irani janë edhe “armiqtë e Amerikës” – ose të paktën kjo është ajo që na thuhet nga aristokracia amerikane.

(Aristokracia Amerikës përcakton se cilat vende janë dhe nuk janë armiqtë ‘tanë’ dhe cilët prej tyre duhet të pushtojmë, njësoj siç ndodhi kur ne pushtuam Irakun më 20 mars vitin 2003. Çështja nëse populli i thjeshtë amerikan duhet apo nuk duhet të besojë aristokracinë amerikane është tërësisht një çështje tjetër, megjithatë në atë kohë, populli amerikan i besonte aristokracisë amerikane dhe agjentëve të saj, që para pushtimin e Irakut, se për të eliminuar “Regjimin e Sadamit”  duhet që në fakt të eliminohet edhe vetë Sadam Huseini.)

Ky email i Hillary Clinton-it është dërguar prej saj më 17 gusht të vitit 2014. Nga ku mësohet se, edhe më shumë se një dekadë pas sulmeve të 11 shtatorit, ‘aleatët tanë’' ende vazhdojnë që të financojnë “ISIL-in dhe grupet e tjera radikale sunite në rajon”. Sigurisht, Hillary Clinton nuk e thoshte këtë gjë haptazi për publikun amerikan; ky email i ishte dërguar privatisht një miku të saj të vjetër - kështu që ky pohim nuk ka qenë thjesht një shtirje prej saj. Në fund të fundit, këtë gjë ajo po ia shprehte atij që shumë shpejt do të emërohej si manaxheri i saj i fushatës presidenciale, John Podestas.

Çdo lloj reference në lidhje me qeverinë saudite (referenca nga këto që ka bërë zonja Clinton në këto maile) është një referencë e cila i drejtohet familjes mbretërore saudite, Al-i Suudëve, që është vetë qeveria saudite - kjo është mënyra e qeverisjes së tyre. Në të vërtetë në këtë mail, Clinton i referohet famijes mbretërore saudite dhe atyre që janë në shërbim të saj (përfshirë këtu edhe Osama Bin Ladin). Ajo i referohej familjes mbretërore dhe pjesës tjetër të aristokracisë së tyre.

II: 30 dhjetor 2009

Më 17 shtator të vitit 2016 kam shkruar se:

Më 30 dhjetor 2009, Sekretarja Amerikane e Shtetit në atë kohë, Hillary Clinton i ka dërguar të gjithë ambasadorëve të Amerikës në Arabinë Saudite, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Pakistan, një dokument (që më pas është publikuar haptazi për të gjithë nga WikiLeaks) që mbante titullin, “Financuesi i terroristëve: Kërkesë për Veprim të Nivelit Senior në angazhimin mbi financimin e terrorizmit.

“Donatorët në Arabinë Saudite përbëjnë burimin më të rëndësishëm financiar për grupimet terroriste sunni në të gjithë botën.”

Në këtë letër, Clinton u thotë këtyre ambasadorët që t’u bëjë të qartë elitave aristokratike të të gjitha vendeve që u është përmendur emri se administrata e Presidentit të ri, Barack Obama nuk do të vazhdojnë t’i lejojnë më që të bëjnë donacione për Al Kaedën dhe grupet e tjera xhihadiste që kanë sulmuar Shtetet e Bashkuara.

Dokumenti mban titullin “Kjo është një letër-kërkesë për veprim”, që do të thotë se operacionet e ambasadat e SHBA-së të vendosur në një nga këto vende do të monitorohet për përputhshmëri me “kërkesë” të Sekretares së Shtetit.

Pavarësisht asaj që pretendohet në letër, nuk ka pasur asnjë detyrim për llogaridhënie; pavarësisht kësaj ajo ka vazhduar të ankohen në privatësi në lidhje me financimin e grupeve terroriste nga sauditët.

Kjo ishte gjendja që ka filluar që nga viti 2009 deri në vitin 2014, pra më shumë se një dekadë pas sulmeve të 11 shtatorit. Por sulmet e vitit 2001 në të vërtetë janë financuar nga familja mbretërore saudite. Pra gjendja ka qënë e këtillë edhe para 11 shtatorit:

III: Përpara 11 shtatorit

Personi që ka shërbyer si mbledhësi i parave për Osama bin Ladenin - personi i cili para 11 shtatorit kishte mbledhur personalisht deri në një million dollarë donacione në dorë për Al Kaedën (të cilat janë përdorur për të financuar operacionet deri në sulmet e 11 shtatorit) – është shprehur në një seancë gjyqësore amerikane se “Pa paratë e Arabisë nuk mund të bëhej asgjë”. Gjithashtu, ai është shprehur se të gjithë anëtarët e Al Kaedës paguuhen me “pagat” që vijnë nga këto donacione – thënë ndryshe, kjo është edhe arsyeja pse thuhet se nuk do të kishin asgjë pa paratë e donacioneve: ky është një operacion mercenar, që megjithëse thuhet se është i bazuar në mënyrë rigoroze tek Kur'ani dhe krejtësisht i lidhur pas besimit vehabist të sauditëve mbështetur në fundamentalizmin sunni, (besim, i cili njihet si “Selafizëm” jashtë Arabisë Saudite, për shembull, ISIS është Selafist).

Më 11 shkurt 2015, është publikuar një ndër artikujt e mi që mbante titullin  “Llogaritari i Al Kaedës nxjerr në shesh të fshehtën”, në të gjenden të dhëna më të hollësishme në lidhje me këtë operacion të madh monetar para 11 shtatorit, këto informacione i kam zgjeruar duke iu referuar edhe dokumentacionin e dëshmisë në gjykatën e SHBA-së:

Zacarias Musavi ishte llogaritari dhe mbledhësi parave për Al Kaedën, megjithatë shërbimet e inteligjencës amerikane janë munduar që ta mbajnë sa më të fshehtë këtë informacion, për shkak se ato që ai dinte në lidhje me mbështetësit financiarë të Al Kaidës mund të përbënin informacione shumë të dëmshme për aristokracinë e ShBA-së. Kjo aristokraci ushqehet në një shkallë të lartë me naftën atje dhe ka një aleancë të ngushtë me famijlen mbretërore saudite, të cilët kanë krijuar Al Kaedën për të kënaqur klerikët sauditë, të cilët janë myslimanë vehabistë që vazhdimisht e kërcënonin familjen mbretërore se do t’u ekspozonin korrupsionin e tyre ekonomik dhe skandalet seksuale nëse ata nuk do të vazhdonin të financonin përhapjen e sektit vehabist (i tillë si Al Kaeda), dhe në këtë mënyrë do të vazhdonin të financonin përhapjen e ndikimit dhe fuqisë ndërkombëtare të këtyre klerikëve.

Ose të paktën kështu ka thënë ish-llogaritari i Al Kaedës, i cili ishte përzgjedhur nga shefi ushtarak i Al Kaedës, Abu Hafs (i njohur edhe si “Muhammed Atef”), për t’i shërbyer Osama bin Laden në aspektin financiar: Zacarias Muaviu. Kjo është një përmbledhje e dëshmisë së tij.

Musaviu është betuar para gjykatës se ai mbledhur donacione në shifra multimillion-dollarëshe për Al Kaedën nga vetë “Valid - Valid bin Talal, Princi Turki Al Faisal Al Saud, Princi Bandar bin Sultan Al Saud, princi Muhammed Al Faisal Al Saud” dhe pjestarë të tjerë të familjes mbretërore. Princi Bandar, i cili njihet edhe si “Bandar Bush” ishte ambasadori i Arabisë Saudite në ShBA gjatë ngjarjes së 11 shtatorit, dhe nga dokumentacioni ku “mungojnë 28 faqe” është vërtetuar se ai ka paguar të paktën dy nga rrëmbyesit e 11 shtatorit. Bandar kishte një rëndësi vendimtare për 11 shtatorin; për këtë arsye, ai dhe shoqëruesit e tij (të ndihmuar nga Bush dhe Cheney) u arratisën menjëherë nga Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit. Më pas, Bandar ka organizuar udhëheqjen e Al Kaedës - nëpërmjet degës së re “Al Nusra” si dega siriane e Al Kaedës - me përpjekjet kolektive të dhjetra grupeve arabe financuese të xhihadiste (duke përfshirë të paktën sulmin me gazin sarin), për të përmbysur dhe për të zëvendësuar qeverinë ekzistuese në Siri. Arsyeja e gjithë kësaj ishte fakti që qeveria siriane është aleate me Iranin dhe Rusinë - dy vendet që familja saudite i urren.

IV: Prova të tjera përpara 11 shtator

Më 10 shtator të vitit 2016, kam publikuar një shkrim në lidhje “28 faqet e zhdukura”, të cilat në të vërtetë ishin 29 faqe që mbaheshin të fsheha. E kam cilësuar se këto pjesë janë marrë nga studimi i kongresit për origjinën e sulmeve të të 11 shtatorit – ku dhe kam cituar si më poshtë :

“Në fakt ajo që ky dokument tregon dhe vërteton (ku citohen edhe dëshmitë e hetuesve të FBI-së, të cilët nëse do t’u kërkohej do të dëshmonin në publik), nuk është një gjë krejt e parëndësishme: se ambasadori saudit në Shtetet e Bashkuara, Princi Bandar bin Sultan el-Saud (i njohur në Washington si “Bandar Bush” për shkak të afërsisë së tij me familjen Bush) i kishte bërë pagrsa të fshehta drejtpërdrejt të paktën dy prej 15 sauditëve që rrëmbyen avionët e 11 shtatorit nga 19 rrëmbyes që ishin në total, po kështu edhe gruaja Bandar si dhe të afërm e tjerë paguanin rrëmbyesit e ardhshëm dhe familjet e tyre - duke u mundësuar atyre trajnimin e nevojshëm për pilotim dhe trajnime të tjera.”

Arsyeja pse ato 29 faqe janë mbajtur të fshehura nga publiku për 13 vjet, dhe janë keqinterpretuar në shtyp si të parëndësishme, në momentin kur më në fund u publikuan ishte sepse kjo pjesë e raportit të Komisionit të 11 shtatorit ishte ajo që kishte të bënte me financimin e sulmeve. Thënë ndryshe: kjo pjesë mbronte njerëzit e nivelit të lartë të cilët fshiheshin vërtetë pas sulmeve të 11 shtatorit – njerëz që i mbronte aristokracia e SHBA-së.

Rezultate

Qytetarët amerikanë kanë marrë dënimin me vdekje për vepra shumë më të lehta duke u bazuar në dëshmi shumë më të pakta shumë më pak të besueshme se dëshmitë e publikuar në lidhje me Princin Bandar bin Sultan Al-Saud dhe në lidhje edhe me disa sauditë të tjerë (dhe këta njerëz që kanë marrëdhënie pune me disa amerikanënë të rëndësishëm).

Atëherë, pse presidenti amerikan, Barack Obama, i cili ka bërë edhe betimin para Kushtetutës së SHBA-së dhe vetë popullit amerikan ka përdorur veton për një projekt-ligj që Kongresi ka kaluar së fundmi për t’i lejuar familjet e viktimave të 11 shtatorit të ngrenë padi mbi qeverinë saudite  dhe familjen mbretërore saudite për dëmshpërblim?

Kë po ruan Obama dhe pse? Kush ia ka ngritur atij këtë pyetje në një publik të hapur? Dhe pse nuk ka pyetur askush?

NJË SHËNIM: Janë interesante ato që thotë po i njëjti person, Obama, i cili i ka mbrojtur sauditët (ashtu siç ka bërë edhe Bushi) është shprehur për liderin e Sirisë, Bashar al –Assad, i cili ëshrë antixhihadist, partizan i ndarjes së fesë nga pushteti dhe sektarist dhe për të rrëzimin e të cilit ShBA-ja dhe qeveritë saudite kanë mbështetur Al Kaedën dhe grupimet e tjera xhihadiste: Gazeta Ëall Street Journal ka publikuar më 19 nëntor 2015 një artikull me titullin, “Obama thotë presidenti sirian Bashar al-Assad duhet të largohet”, ku gjenden edhe argumentet që ka parashtruar Obama: “Sepse është e paimagjinueshme që ju mund të ndalojmë luftën civile në Siri, kur pjesa dërrmuese e popullit sirian e konsiderojnë atë si një masakrues, diktator dhe vrasës (...) Ai nuk mund ta rifitojë legjitimitetin.” Obama, i cili është një gënjeshtar i afirmuar është shprehur se Al Kaida dhe xhihadistët e të tjera në Siri (të cilin ai i quante si “rebelë të moderuar”) duhet të përmbysin Assadin nga pushteti (që do t’i kthente ata në më “legjitime”) në mënyrë që t'i jepnin fund luftës atje. Megjithatë, në të vërtetë edhe sondazhet e sponsorizuara nga perëndimorët në mënyrë të vazhdueshme kanë treguar se Assadi është i vetmi personalitet në Siri që gëzon më shumë se 50% të aprovimit të popullit sirian si udhëheqësi i tyre, dhe vetë SHBA-ja është e papranueshme atje për shkak se 82 % e sirianëve e fajësojnë për dhjetëra mijëra xhihadistët që kanë hyrë të Siri (të paguarë nga sauditët dhe të trajnuarë ushtarakisht nga amerikanët) duke i shkaktuar mjerim të pafund popullit sirian. Sipas përfundimeve të ardhura nga një kërkim i realizuar nga Mint Press News “në më shumë se dhjetë rebelë që janë marrë në ppyetje, ata konfirmojnë se janë paguar nga qeveria saudite” (këto deklarata përputhen edhe me ato që ka dëshmuar Musaviu). 

Obama ka qënë (edhe pse asnjëherë zyrtarisht) një përfaqësues për sauditët. Përse presidentët amerikanë gjykohen për lidhjet e tyre jashtëmartesore, por nuk gjykohen për të qenin tradhtarë dhe mbështetës të armiqve të vërtetë Amerikës, kundër interesave të viktimave 11 shtatorit dhe të pjesës tjetër të popullit amerikan - si për shembull presidentët George W. Bush dhe Barack Obama. A është qeveria e Amerikës kundër interesave të popullit amerikan? Nëse është kështu, kë përfaqëson në të vërtetë? Dhe pse? Dhe pse janë këto fakte (provat që janë vënë në dispozicion në këtë artikull) nuk raportohen në televizion dhe në gazeta, por vetëm në faqet e lajmeve online? Dhe përse gënjeshtra e vërteta zyrtare nuk pranohen si “gënjeshtra” (me përjashtim të rasteve kur demokratët dhe republikanët dalin vetëm kundër njëri-tjetrit - ndërsa shtypi kryesor nuk del dot kundër të dyjave)?

Përse akoma as sot nuk lejohet që Zacarias Musaviu nuk lejohet që të flasë hapur me popullin amerikan dhe me popujt e tjerë në botë?

Pse këto lajme me rëndësi të jashtëzakonishme – edhe pse i përkassin të shkuarës – ende mbahen të fshehta? Pse të vërteta të tilla të rëndësishme rreth 11 shtatorit janë ende lajm i ri, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë që kur kanë ndodhur (dhe janë fshehur nga publiku i gjerë)?

Ndoshta kjo ndodh për shkak të faktit se disa nga “aleatët” e Amerikës që në fakt janë armiqtë e Amerikës nuk është thjesht histori, ky është realiteti edhe sot. Kjo gjë nuk është pjesë e lajmeve – ato nuk raportuar gjerësisht në realitetin e sotëm. Ende mbahet e fshehtë. Edhe pse provat që i vërtetojnë këto të vërteta qëndrojnë dhe janë të mjafueshme ende injorohen, megjithëse vetë amerikanët dënohen me proova shumë më të mjegullta me dënim me vdekje.

Shënimi i fundit: Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite prodhon me shumë kamikazë se të gjithë vendet e tjera bashkë. Sigurisht e gjithë kjo ka një shpjegim nëse marrim parasysh aristokracinë dhe klerikët fetarë të atij vendi. Dhe 15 nga 19 xhihadistët që kryen sulmet e 11 shtatori ishin subjekte të Arabisë Saudite(Arabia Saudite është një mbretëri feudale, ku nuk ka demokraci, dhe përdoret termi “subjekte” në vend të “qytetarëve”). Ndërsa më më 27 janar 2017, Presidenti i ShBA, Donald Trump ka nxjerr urdhrin e ndalimit të emigracionin në ShBA nga shtatë vende me shumicë myslimane, asnjëri prej këtyre shteteve nuk kanë qënë të përfshira në ndonjë sulme terroriste në ShBA apo në ndonjë vend tjetër, dhe asnjëri prej tyre nuk janë aleatë të Arabisë Saudite, e cila burimi me shumicë dërrmuese kryesore të terrorizmit islamik si në ShBA ashtu edhe në vendet e tjera. Vendet që Trumpi ka ndaluar të hyjnë në ShBA janë; Irani, Iraku, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Në thelb, nga të gjitha vendet me shumicë dërrmuese myslimane, Trumpi ka zgjedhur të ndalojë pikërisht vendet që nuk janë aleate me Arabinë Saudit dhe ka zgjedhur të injorojë burimet e tjera nga ku mund të hyjnë xhihadistët në ShBA, të këtilla si Katari, Emriatet e Bashkuara, Kuvajti dhe Pakistani. Ndoshta edhe Trumpi është një përfaqësues i sauditëve.

Në sulmin e 11 shtatorit morën pjesë 19 terroristë: 12 sauditë, 2 të EBA, një egjiptian dhe një libanez. Në urdhrin e Trumpit këto katër shtete nuk janë përfshirë. Ky urdhër është fokusuar më së shumti pikërisht tek vendet me udhëheqës shii dhe që qeveritë saudite, në mbështetje edhe të qeverisë amerikane po mundohen t’i rrëzojnë, të këtilla si Siria dhe Irani.



Burimi : SOTT (Signs of the Times) / Medya Şafak