Çfarë fitoi Hizbullahu duke hyrë në Siri?

nga Sadik en-Nablusi | Publikuar në Shk. 12, 2017, 4:16 p.m.

Pasi kanë kaluar katër vite nga vendimi i marrë për të hyrë në luftën e të vërtetëve objektive të Sirisë del në pah se ky vendim është marrë intuitës së kujdesshme, inteligjente dhe të fuqishme. Tashmë, Hizbullahu është përhapur në territore të gjëra pafund e pafillim të shumë shteteve arabe.

Kanë kaluar katër vite që kur Hizbullahu hyri për herë të parë në mënyrë aktive në luftën e Sirisë. Këto janë katër vite që përpos sukseseve, përballimit të situatës dhe shumë dryshimeve të sjella ka paguar edhe çmime të rënda. Këto janë katër vitet kur u rivendos ekuilibri kundër kaosit mekanik që ishte sjellë në jetë në Siri.

Gjatë kësaj periudhe katër vjeçare, Hizbullahu dhe aleatët e tij arritën që ta çonin drejt dështimit planin gjigand të përgatitur jo vetëm për të rrëzuar Asadin nga pushteti por edhe për qëllime të tjera shumë më rënda dhe të rëndësishme. Ky është momenti i duhur për t’u ndalur pikërisht tek një kërkim i gjeopolitikës i cili përkthen ambiciet dhe interesat e fuqive armiqësore. Në këtë çështje, në veçanti strategjistët amerikanë kanë hedhur në tryezë teorinë se rendi ndërkombëtar që është vendosur që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë duke u nisur nga rezultatet që kishte prodhuar Marrëveshja e Varshavës, konventat e OKB-së dhe e drejta ndërkombëtare kanë nevojë për ndryshim.

Nëse do të na duhej t’i përmblidhnim këto strategji në disa shprehje, mund të themi se “Për Amerikën nuk ekziston një zgjidhje e mesme, ose fitore ose genocid.” Këto shprehje janë shenjë e përpjekjeve të Amerikës për të fituar kontroll. Deklaratat e diplomatit amerikan, Henry Kissinger që përmbajnë kërkesa për kontroll absolut, justifikimet që përdoren për të përligjur dhunën dhe përligjja e luftës me pretekstin e “pikës së fillimit të revolucionit” janë ndër shenjat më të mëdha të ambicieve për të fituar kontroll absolut.

Amerika dhe aleatët e saj e shohin përdorimin e dhunës si një mjet për ruajtjen e sigurisë.  Si pasojë e kësaj, formulimi i një skeme strategjike vetëm me një rrugëdalje, vijnë edhe kriza shumë më serioze dhe të komplikuara që krijohen në gjithë botën mes shteteve. Rasti më i keq i kësaj shihet i pasqyruar tek vendet arabe të mbushura me konflikte të cilat kanë përjetuar një ndarje politike dhe kulturore. Vëzhguesit, të cilët ndjekin hap pas hapi zhvillimet në rajon mund të shohin sesi strukturaat e traditave arabe të institucionalizuara po dobësohen. Mungesa e trimërisë që është vënë përballë fushatave kolonizuese të Perëndimit, qoftë nën emrin “Sykes-Picot”, qoftë me emrin “Pranvera Arabe” dhe udhëheqësit e kontrolluar i kanë detyruar shoqëritë kokulura që t’ua lënë në dorë fatin e tyre fatshkrueve të ligë. Këto shoqëri kokulura, në vend që të kenë besim në vetvete dhe në mundësitë që kanë në duar kanë pranuar dobësinë dhe humbjen.

Rajonet dhe territoret e shkatërruara jaanë të hapura për të përjetuar një kaos të dhunshëm ku do të vihen në ekzistencë rreziqet e vërteta. Lufta e përjetuar në Siri kishte arritur deri në Liban, shtëpinë e vetë Hizbullahut. Ky rrezik e bëri Hizbullahun që të vihej në lëvizje për një ndëryrje me qëllim mbrojtjeje. Duke përdorur të gjitha mundësitë e tij, Hizbullahu bëri të mundur që t’i shkante përshtat kësaj lurtune të dhunshme të kësaj lufte. Kjo ndërhyrje me risk që u bë në territoret e Sirisë ishte një operacion i detyrueshëm për Hizbullahun për të mbrojtur Libanin.

Edhe pse tensionet në territoret pranë Libanit janë ulur, nuk mund të themmi se janë zhdukur plotësisht.

Gjatë këtyre viteve janë përjetuar shumë përplasje të shpërndara gjërë në rrethet vendase, rajonale dhe ndërkombëtare. Megjithatë, ndërhyrja e Hizbullahut për të mundur që t’ua dështnte të gjitha planët dhe të dilnin duarbosh. Veprimet e tyre dështuan dhe llogaritë nuk u dolën të sakta. Dhe kështu, edhe një herë tjetër u hodh poshtë politika e re e udhëhequr nga “Super Fuqia” (Izraeli) e cila mbështetej në krijimin e ndarjes së re rajonale. 

Të listuara do të gjeni arritjet e Hizbullahut gjatë këtyre viteve: 

E para: Në aspektin Ushtarak

1- Sipas fjalorit dhe enciklopedisë së madhe Larousse, “Lufta është momenti kritik kur dy grupe – le të jenë ato organizata, apo edhe fise, popuj, shtete etj. përdorin fuqitë ushtarake për të zgjidhur një konflik. Secila palë që është armike e palës tjetër kërkon që ta nënshtrojë palën tjetër.” Duke u pikënisur nga ky përkufizim, këto janë disa nga arritjet e Hzibullahut të arritura në territoret kur ai ka pasur përplasje me armikun.

a) Hizbullahu e ka detyruar armikun e tij që të ulë kokën përpara tij dhe të arrijë fitoren kundrejt tij. Ndonjëherë, kjo fitore është arritur n mënyrë të menjëheshme si në luftën e Kusajrit, ndonjëherë është arritur duke u lënë armiqve armët dhe duke i detyruar ata që të pranojnë humbje, si në shembullin e provincave të Humusit dhe Halidijjes dhe herët e tjera lufta është fituar duke arritur në një marrëveshje të përbashkët m armikun, si ajo në rastin e Humusit të Vjetër.

b) Hizbullahu, i cili ia ka gjymtuar të gjitha aftësitë armikut ia ka ulur motivacionin për luftë armikut duke u futur në mendje faktorin e frikës. Duke qënë se tashmë qëllimet e tyre për të rimarrë ato që kishin humbur ishin bërë të pamundura, ata i kishin humbur shpresat

2- Ka arritur fitoren duke marrë pjesë në luftra të këtilla si Kusajri dhe Aleppo me vlera strategjike.

3- Strategjia e vetëpërmbajtjes së përvetësuar nga Hizbullahu i ka penguar sulmuesit që të hyjnë në rajone të këtilla si Fua dhe Kafraja të ndërlidhura me Idlibin. Kjo përmbajtje që është mundësuar duke përdorur aplikime të kategorisë së lartë e ka detyruar armikun që të nryshojë objektivin e tij.

4- Në zonat që njiheshin si opozitare dhe në rajonet ku dihej se nuk zotëronin aftësinë dhe fuqinë e nevojshme për të luftuar është përdorur forca në masa më minimale.  Në mënyrë që ta bënin armikun që të ulte kokën dhe që të hiqte dorë është treguar një saktësi gati gati milimetrike.

5- Gjatë kohës që ka hyrë në konflikt me armikun, Hizbullahu ka zgjeruar aftësinë e tij sulmues për të përgatitur kushtet më të favorshme për veten.

6- Me qëllim që të mos ishin pre e sulmeve të papritura dhe të menjëhershme dhe për t’i prishur planet e armikut janë vendosur rregulla dhe udhëzime të nevojshme për t’u ndjekur.

7- Hizbullahu, i cili e ka rinovuar veten herë pas here për të bërë të mundur që të bëhet pjesë e këtyre operacioneve të komplikuara që viheshin në jetë, në këtë kuadër ka krijuar njësitë që formohen menjëherë me fuqi luftarake, dinamizëm të lartë, gjallëri dhe me aftësinë për t’i përmbushurr detyrat në kohën më të shkurtër të mundshme.

8- Hizbullahu, i cili ka fituar një aftësi për t’u adoptuar shpejt në zhvillimet në terren, duke ndjekur ndryshimin e objektivit të armikut ka krijuar fusha të reja të përdorimit të ri të armëve luftarake që do të përdoren në terren.

9- Hizbullahu, i cili ka hyrë në luftë duke përdorur mënyra të ndryshme me anë të shpirtit të tij luftarak ka rritur eksperiencën dhe aftësinë e luftëtarëve në rritjen e motivacionit.

10- Fuqitë e Hizbullahut, të cilat janë shtrirë në një territor të gjërë mes Libanit dhe Sirisë nuk janë mjaftuar vetëm me një funksion teknik në rajon dhe kanë mundësuar një përparësi strategjike.

E dyta: Në Aspektin Strategjik

1- Nuk i lejoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të fitonin kontroll strategjik mbi Sirinë.

2- Nuk lejoi që Siria të ndahej në mesin e të gjithë armiqve që e luftonin nga të katërta anët.

3- Nuk lejoi që Siria të kthehej në pikën qëndrore dhe mbrojtëse të tekfixhinjve të të gjithë botës.

4- Nuk lejoi që të krijohej në rend i ri gjeopolitik në rajon dhe që të rrëzohej qeverisja në Siri.

5- Nuk lejoi që nga të ardhurat e luftës së Sirisë të bënte xhiro Izraeli duke e përdorur që t;i silljte sipermaci strategjike dhe ekonomike.

6- Nuk ka lejuar që t’i priteshin krahët kryesorë të Rezistencës nga Izraeli, thënë ndryshe nuk lejoi që territori i Sirisë të kthehej në një burim rrezikshmërie për Rezistencën.

7- Nuk lejoi që të këputej zinxhiri i lidhjes së Aksit të Rezistencës me popullin sirian, duke mos lejuar që të rrëzohej qeverisja ekzistuese dhe të formohej një udhëheqje alternative.

8- Ka arritur që të pengojë përpjekjet me pëlqimin e fshehtë të Izraelit për ta shndërruar rajonin e Golanit në Siri në një shirit kufitar.

9- Nuk ka lejuar që me në të hyrjes në Siri të rrëzohet çështja e Sirisë.

10- Duke marrë parasysh të gjitha këto, Hizbullahu, që kishte hyrë në Siri u kthye në një aktor me rol të rëndësishëm në arenën e rajonit.

11- Hizbullahu e ka rritur frontin e tij ushtarak si në aspektin sasior, ashtu edhe cilësor. Ka zgjeruar rrethin e tij të përhapjes në Siri dhe në Liban. Këtë gjë mund ta vërtetojmë edhe duke kujtuar një deklarate të vlefshme që ka bërë ish këshilltari i sigurisë për Izraelin, Gjenerali Jakob Amadori “Hizbullahu ka një fuqi ushtrake që mund të barazohet edhe me fuqinë ushtarake që kanë të gjithë vendet evropiane së bashku”.

12- Ka bërë të mundur që elementët e Aksit të Rezistencës të jenë të qëndrueshme për krijimin e një ekuilibri ndërkombëtar më të qëndrueshëm dhee më të drejtë duke krijuar një sistem të ndryshëm rajonal.

13- Bashkë me aleatët e tij kanë bërë të mundur që japin një kontribut për zhvillimin e një politike të sigurtë të përbashkët për të drejtuar krizën në rajon kundër luftrave.

14- Ka zhvilluar punime në fushën e zhvillimit të raketave për të mundur që të ndikojë në nnjë pjesë të madhe të bazave ushtarake dhe industriale të Izraelit.

15- Ka realizuar punime për fuqizimin e teknologjisë mbrojtëse, duke përfshirë këtu edhe programet për mjetet ajërore pa pilot.

16- Ka dhënë kontributin e tij për rirregullimin e balancimeve dhe marrëdhënieve brenda Aksit të Rezistencës.

17- Hizbullahu i ka vërtetuar të gjithëve se është një forcë ushtarake e vetëdijshme dhe e përgjegjshme për krijimin e lidhjeve mes fushave të strategjisë dhe politikës në të mirë të Libanit, Sirisë, Palestinës dhe të gjithë popujve në rajon.

E treta: Në Aspektin e Punëve të Brendshme të Libanit

1- U bë e mundur që duke parashikuar rrezikun e grupeve tekfixhije të parandalohej luftë në sheshet e Libanit.

2- Nuk u lejua që kriza e Sirisë të kalonte në Liban dhe t’i jepte shkas një lufte të mundshme të brendshme.

3- Është mbrojtur toka, uniteti dhe sovraniteti i Libanit.

4- U hodh në lumë përgjithnjë plani që Lbani të kthehej në shtetin e ‘fitores’ dhe ‘xhihadit’ të fronteve terroriste. Dolën të dështuara planet për ta përfshirë një pjesë të gjeografisë së Libanit si pjesë të ISIS-it, apo që ta kthenin atë në një ‘khalifat islamik’.

5- Nuk u lejua të viheshin në jetë planet intriguese dhe përçarëse mbi shtetet e rajonit.

6- Është bërë e mundur që të lehtësohen raketat e hedhura në disa territore brenda kufinjve të Libanit dhe më pas të ndalloheshin përfundimisht. Së dyti janë marrë nën kontroll zonat knga ku dilnin automjetet me bomba.

7- Duke parë ato që Hizbullahu ka bërë në Siri i ka bërë të mundur që libanezët intelektualë të ndryshojnë mendimin e tyre. Populli libanez e ka kuptuar se kjo luftë ka qënë një detyrë atdhetare për të mbrojtur sigurinë dhe pavarësinë e popullit libanez.

8- Janë mbrojtur bashkësitë ndërkombëtare dhe është mundësuar vazhdimësia historike.

9- U mbrojtën fitoret e Rezistencës. Me anë të hyrjes së Hizbullahut në luftën e Sirisë, ushtarët e Rezistencës janë mbrojtur për të mos u kthyer në viktima të terroristëve tekfirxhinjë në Siri dhe të ushtrisë izraelite. Me prurjen e opozitarit të Rezistencës, Imad Mishalit në republikën libaneze pretendohej që t’i sillej një dëm shumë i madh Rezistencës.

10- Ka dalë në dritë e vërteta që predikonte sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallahut se hyrja në Siri do t’i pengonte terroristët që t’i shndërronin sheshet e Libanit në objektiva të sulmeve të tyre.

11- Është kuptuar nga të gjithë palët se, Hizbullahu arriti ta fitonte luftën që hyri kundër tekfirxhinjve pa ia kaluar dëmet njerëzore dhe materiale shtetit libanez dhe shoqërisë së tij.

Përmbledhje 

Pothuajse katër vjet pas hyrjes së Hizbullahut në luftën e Sirirë u shuan njëherë e përgjithmonë ëndrat e armiqve dhe opozitarëve të tyre. Mosmarrëveshja e tij me disa palë libaneze edhe pse është shuar tërësisht, ka rënë deri diku në qetësi. Më në fund u ndërprnë edhe ankesat e famshme të evropianëve. Sidomos, pas shpërndarjes së terrorizmit deri në zemrën e Evrpoës, palët filluan t’i kuptonin aryset e hyrjes së Hizbullahut në Siri. Megjithatë, Evropa duke ia kufizuar veprimin Hizbullahut po mundohet ta përfshijë edhe atë në krizën që ka përfshirë të githë rajonin. Ajo këkrkon që ta fusë fuqinë ushtarake që ka një strukturë shumë të ndërlikuar dhe strategjike të Hizbulllahut brenda kësaj krize.

Ndërsa Izraeli, për arsye srategjike dëshiron që në luftën e Sirisë të rrëzohet qeveria dhe të rritet akoma më shumë kaosi. Përtej kësaj, Izraeli i cili po mundohet që ta bëjë kaosin një gjendje të përhershme për popullin sirian, kërkon që të ndërpresë rrugën nëpërmjet të cilës Hizbullahu mbështet Sirinë.

Sionistët, që kanë për qëllim të pushtojnë Sirinë dhe të zhdukin Rezistencën janë përballur me aftësitë ushtarake dhe objektivat e Hizbullahut të zhvilluara aq sa ata nuk e kishin menduar të mundur. Kjo situatë që e ka futur Izraelin në një gjendje paniku, ka krijuar dy njesi tek Hizbullahu: Kujdes dhe dëshira për të ecur drejt një lufte të ardhshme.

Pas luftës së Sirisë, as në muajt e saj të parë, as gjatë këtyre viteve të fundit nuk kanë ndodhur ngjarje as në terren as në politikë që dotë shërbenin në favor të Izraelit. Përkundrazi, ka ndodhur krejt e kundërta dhe janë janë arritur rezultate të cilat favorizojnë Hizbullahun. Edhe pse si çdo luftë ka pasur faturën e saj, nëse bëjmë një përllogaritje gjithëpërfshirëse, sipas rezultateve që dalin përfitimet politike dhe sipermacia ushtarake dhe strategjike që janë fituar nga hyrja e Hizbullahut në këtë luftë i kaojnë dëmet materiale.

Pasi kanë kaluar katër vite nga vendimi i marrë për të hyrë në luftën e të vërtetëve objektive të Sirisë del në pah se ky vendim është marrë intuitës së kujdesshme, inteligjente dhe të fuqishme. Tashmë, Hizbullahu është përhapur në territore të gjëra pafund e pafillim të shumë shteteve arabe.

Pa dyshim që, udhëheqësit elitarë në Liban kanë qënë të vetëdijshëm më shumë se kurrëherë më parë për përfitimet jetësore kombëtare që i ka sjellë vendit kjo ndërhyrje. Sepse në rast të kundërt, Libani mund ta gjente veten përballë një rreziku për t’u zhdukur si shtet. Shumë shtete dhe popuj, përveçse si ndërhyrje për siguri dhe për paqe e shohin shohin edhe si një ndërhyrje në të mirë të njerëzimit.



Burimi : Medya Şafak