Licensimi i letrave me vlerë në Shqipëri dhe performanca e Bankës së Shtetit

nga Alma Prifti | Publikuar në Shk. 2, 2017, 4:51 a.m.

Universiteti: “Aleksandër Xhuvani”

Fakulteti i Shkencave Humane

Dega: Master “Gazetari Reporter”

Pedagoge:  Dr.Joana Kosho

 

Shqipëria njeh, për dekada, ekzistencën e monedhës me vlerë në tregun e ekonomisë shqiptare. Në periudhat e hershme, mbretërore apo posmbretërore, ne jemi përfaqësuar me monedha ari të kalibrit të lartë. Duke qen se ne përbëhemi nga pasuria e arit të zi, shpeshëherë ne kemi preferuar prezencën e pasurisë monetare duke e shitur arin, qoftë edhe për vlera të pakëta pasurore. Këto monedha, të cilat kanë përfaqësuar arin e shtetit, por që nuk i kanë rezistuar kurrë kohës, janë bërë pjesë e identitetit ekonomik në vend, duke përfaqësuar Thesarin e Shtetit. Ky i fundit, ishte tepër i ngjashëm me thesarin meksikan (Amerika Latine), ku politika monetare në atë vend përfaqësohej nga pllaka të plota ari të verdh të situr nga lumenjte e Afrikës Veriore (Gambia, Kenia, Nalgeria, etj). Për shkak të kësaj, thuhej se ari ynë ishte i importuar prej Meksikës nga marrëdhënja tregtare që Mbreti Zog kishte me atë vend duke shitur arin e zi. Thesari i Shtetit nuk përbëhej më nga monedhat mbretërore me stampën e Zog-ut, por me pllaka ari kubike në formën e trapezit me një shkrim sipër ku tregohej pesha e tyre në karatc.

Pas rënjes së regjimit komunist, të cilët ndoqën po të njëjtën politikë si Zog-u, kësaj radhe me vendet e ish Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, ky thesar u vodh nga klanet që i mbetën regjimit dhe u transferuan në Bankën e Shqipërisë duke u hedhur në shortin e bursës. Pasi bursara, ky thesar humbi, duke len një gropë të madhe në ekonominë e vendit tonë. Rënja e bursës së shtetit, dhe falimentimi i firmave piramidale bëri që ekonomia jonë të kalonte një kolaps të thellë ekonomik në vitet 1990 duke rënë  në suficit ekonomik. Banka mbeti pa lek. Më pas, politika e jashtme ndërhyri me borxhet publike për të rimëkëmbur

 

ekonominë shqiptare, duke sjellë në tregun tonë një monedhë me përbërje të cilësisë së dobët, e ngjashme me monedhën turke apo maqedonase. Kjo lloj monedhe, ka tentuar të balancojë disi ekonominë e vendit duke synuar një performancë positive në tregun e huaj përball monedhave të mëdha (Euro, Dollar, Marka, Franga, etj), por nuk ka mundur t’ja dalë.

Ne e dimë tashmë se, bursa e letrave me vlerë është një treg kapitalesh ku aksionerët, shteti apo ente të tjera, organizojnë për t’u përballur me flukset e kërkesës dhe ofertës. Mungesa e letrave me vlerë  ka goditur direkt mekanizmin e rritjes së kapitalit të tregut i cili varet nga qeveria me anë të politikave fiskale. Ekzistenca e letrave me vlerë të bursës së shtetit, do t’u jepte mundësinë tregëtarëve të blinin letrat me vlerë (bono thesari, obligacione, aksione të forta në kompani të mëdha, etj), duke i detyruar këta blerës të sigurojnë mjete fnanciare  dhe duke ofruar tituj të kushtueshëm, e cila do të riste të ardhurat e vendit ndjeshëm, për shkak të peshës financiare që kanë këto propozime.

Nëse bursa do të ishte ende e hapur, do të kishim një treg të lirë të shit-blerjes së letrave me vlerë që do të ndikonin në fryrjen e buxhetit të shtetit, duke goditur ndjeshëm ekzistencën e borxhit publik dhe koncesionet. Kjo bursë do të bashkonte  blerësin dhe shitësin e letrave me vlerë ku do të gjendeshin kollaj në tregun e bursës madje duke pasur të qarta cmimet e luhatshme dhe transparente të letrave me vlerë duke ja bërë më të shpejtë procesin e tregtimit. Mungesa e saj, i ka dhënë një shuplakë të madhe ekzistencës së letrave me vlerë, ku shteti nuk ka më asnjë obligacion ekonomik për të konkuruar dhe normalisht kërkesa për këto letra bie ndjeshëm, duke krijuar një gropë në buxhetin e shtetit. Në këtë rast, buxheti i shtetit, zëvendësohet me borxhin publik i cili pretendon të lahet me anë të koncesioneve. Ky process sjell vetëm regres të ekonomisë së vendit, ku monedha jonë është gjithnjë në dalje dhe jo në hyrje të thesarit tonë

Por, ekzistenca e bursës së shtetit do të njihte vetëm një negativitet. Në momentin që ajo do të konkuronte me bursat e tjera në tregun ndërkombëtar të bursave, në rast humbjeje, ekonomia jonë do të njihte një kolaps të fuqishëm

 

ekonomik duke ditur nivelin e ulët të monedhës sonë për nga rëndësia ekonomike. Ashtu sikurse ndodhi me Euro-n e cila humbi në Bursën Ndërkombëtare dhe niveli i saj ekonomik arriti të barazojë dollarin. Ajo përfundoi  nga 1.46 në 1.36 dhe tani në 1.24. Në rast humbjeje, monedha jonë do të shkonte poshtë lirës turke apo denarit maqedonas dhe do të barazvlerësohej me lekun afrikan Bankës së Zimbabve-së.

Kolapsi i bursës së shtetit ka qen edhe si pasojë e politikave fiskale të keqmenazhuara nga klanet politike qeveritare, të cilat e kanë mbajtur Bankën e Shtetit gjithnjë të privuar nga liria e saj. Qeveria fiskale ka ndërhyrë në cdo vendimmarrje, duke moslejuar vetëfunksionimin e bankës.  Kjo ndërhyrje ka goditur ndjeshëm besueshmërinë e agjentit ekonomik, pa të cilin banka nuk mund të funksionojë. Ky agjent nuk ka mundur ti nënshtrojë dukshëm kapacitetet e tij për të arritur objektivat e duhura, por gjithnjë është komanduar nga agjentët fiskal, të cilët kanë ndërhyrë me anë të politikës së tyre në favor të interesave klaniste. Ndikimi i qeverisë, pra mosprivatësia e bankës, në këtë rast ka goditur besimin e agjentëve ekonomikë  të cilët nuk janë më në gjendje të përballojnë goditjet ekonomike. Ata reshtën së krijuari një politikë monetare të posacme.

Nga kjo situatë, Banka e Shtetit njohu performancë të dobët përballë Bankës Botërore duke arritur deri në vjedhje të monedhave të saj (70.milion euro). Këto para të humbura, nuk u justifikuan nga qeveria e cila ka ndikimin e saj mbi politikën monetare të bankës. Ende sot, Banka e Shqipërisë zotëron performancën më negative si pasojë e politikave fiskale të një keqeverisjeje duke vrarë, të ashtuquajturin, agjentin ekonomik dhe bashkë me të edhe vet bankën.