Papa Françesku provon ti pajton Kosovën me Serbinë

Publikuar në Shk. 1, 2017, 5:47 a.m.

Kreu i katolikëve Papa Françesku ka takuar të hënën peshkopët nga Serbia, Kosova, Mal i Zi dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, të cilët po qëndrojnë në një vizitë në Vatikan.

Përfaqësues i Kishës Katolike të Kosovës në këtë takim ka qenë kreu i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji.

Në një prononcim për Radio Vatikanin, peshkopi serb, Ladislav Nemet, ka thënë se “dialogu ndërfetar në Kosovë, është kuptimplotë, teksa katolikët jetojnë në mesin e myslimanëve”

“Ta ruajmë frymën e bashkëpunimit ndërmjet katër shteteve: pavarësisht nga fakti se i kemi kërkuar Selisë së Shenjtë ta ndajë Konferencën ‘Shën Çirili e Matodi’, ne punojmë së bashku deri atëherë kur Selia e Shenjtë nuk do të japë një përgjigje në këtë drejtim, “ ka shtuar peshkopi serb për Radio Vatikanin.

“Prioriteti dytë është ai i përforcimit të pranisë sonë në këto katër shoqëri të ndryshme. Akoma është larg pajtimi ndërmjet kroatëve e serbëve, ndërmjet shqiptarëve e serbëve,” ka thënë më tej peshkopi Nemet.

“Ka probleme të mëdha e sfida të mëdha e mund të japim vërtetë një kontribut shumë pozitiv, edhe sipas Atit të Shenjtë, që po bën kaq shumë për paqen në botë”, ka përfunduar ai.