Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tridhjetënjëtë.

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Shk. 1, 2017, 2:57 a.m.

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

 

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të tridhjetënjëtë, me titullin: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Hadithi Thekalejn”. “Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Tani lërmëni t’iu shpjegoj, se Imam Tirmidhiu shënon, nga Xhabir Ibn Abdullahu, se ky i fundit thotë: “Kam parë të dërguarin e Allahut (k.m.t.), në Ditën e Arefesë gjatë Haxhxhit, që kishte hipur me devenë e tij të quajtur Kasue, duke mbajtur hutbe dhe po ligjëronte në këtë mënyrë: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që për sa kohë që lidheni pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Më pas Imam Tirmidhiu shton: “Pohojmë se ky është një hadith i vërtetë për të tjerët”.

Prezantuesi: “Zotëri i nderuar, lejomëni t’iu bëj të ditur, se një pjesë e hadithëve të përmendur në programet paraardhëse, janë hadithë të vërtetë të vetëm, të përcjellur nga një njeri i vetëm. Duam t’iu drejtojmë pyetjen: “Vallë a përbëjnë dhe këta hadithë, argumentë në fushën e kredos islame, ose vetëm hadithët e përcjellur në mënyrë të pashkëputur, përbëjnë argumentë në këtë fushë?!”

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (l.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër”.

“Tani ne kemi dëshirë, që ndjekësit tanë të nderuar, t’i kushtojnë rëndësi lidhjes analitike, që do të krijojmë në programin e kësaj mbrëmjeje. Vëllezër të nderuar, duam t’iu bëjmë të ditur se, në këndvështrimin e dijetarëve muslimanë dhe ekpertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), hadithët e vërtetë të vetëm, të përcjellur nga një njeri i vetëm, përbëjnë argumentë në çështjet e jurispridencës. E thënë ndryshe, hadithët e vërtetë, të përjellur në mënyrë të vetme, përdoren si argumentë, në fushën e jurisprudencës, si çështjet e abdestit, namazit, haxhit, zekatit dhe pohojmë se është detyrë zbatimi i tyre. Por a mund të përdoren këta hadithë, si argumentë në fushën e kredos?! Vallë është i detyrueshëm besimi në ta?!”

“Gjatë paraqitjes, së tre versioneve të ndryshme të Hadithit Thekalejn, kam cekur dhe shpjegimin e disa çështjeve të rëndësishme. Më tej kam shtuar se, dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi këto çështje dhe se nuk gjendet ndonjë mosmarrëveshje mes tyre. Si fillim, le të nisim hetimin e thënies, që kalon në versionin: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Miratojmë me bindje të plotë, se me termin “Dy Porosi të Rënda ose Dy Prijës”, që përmendet në të tëra versionet, dijetarët muslimanë dhe ekpertët e fushës së hadithit (muhaddithët), ndajnë mendimin e përbashkët që nënkuptojnë, pikërisht Kur’anin Famëlartë dhe Ehli Bejtin, pra Farefisin e Pastër të dërguarit të Allahut (k.m.t.). Pra citoj se këta hadithë, janë përcjellur në mënyrë të pashkëputur, sepse në të tëra hadithët kalon thënia: “Dy Porosi të Rënda”. E thënë ndryshe këta hadithë, nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Madje dhe kur shënojnë versionin e rremë: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, dijetarët muslimanë, sërish përdorin termin “Dy Porosi të Rënda”, që përkthehet se është përcjellur, në mënyrë të pashkëputur”.

“Çështja e dytë, është sqarimi se me termin “Dy Prijës” ose “Dy Porosi të Rënda”, nënkuptojmë Kur’anin Fisnik dhe Farefisin e Pastër, ndërsa versioni i rremë “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, nuk zotëron asnjë zinxhir të vërtetë transmetimi”.

“Tani pyetja që ngrihet, është nëse versioni i cili përfshin thënien: “Njëri nga këta dy porosi është më e madhe se tjetra” dhe folja “ehadhe” (lidhem pas) dhe thënia: “Nuk do të shmangeni kurrë pas meje”, janë hadithë të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, ose janë përcjellur nga një njeri i vetëm?!”

“Përpara se të kalojmë në çështjen, nëse këta hadithë janë të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, ose nga një njeri i vetëm, kam për qëllim të përshkruaj, përkufizimin e termit “i pashkëputur” dhe “i vetëm”. Citojmë se kur përdoret termi, hadith i përcjellur, nga një njeri i vetëm, mund të krijohet përshtypja, se është një hadith përcjellur, nga një njeri i vetëm, megjithatë shpalosim se ky term, nuk e ka këtë kuptim. Sërish shtojmë se, kjo çështje është e qartë, në mesin e dijetarëve dhe nuk kemi arsye, që të mbështetemi vetëm, tek mendimi i Shejh Ibn Uthejminit. Megjithatë këtu ne do të përmendim dhe përkufizimin e Ibn Uthejminit, në mënyrë që Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, të jenë të kënaqur dhe të binden se ky mendim, është i pranuar dhe në gjirin e dijetarëve uehhabistë”.

“Në veprën e tij të vogël si vëllim me titull: “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), Ibn Uthejmini përkufizon: “Hadithi ndahet në dy pjesë, duke u nisur nga mënyra e përcjelljes së tij tek ne, përkatësisht në i pashkëputur dhe i vetëm. Me hadith të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, nënkuptojmë një hadith të përcjellur, nga një sërë transmetuesish, të cilën e kanë të pamundur, të bashkohen me njëri-tjetrin duke gënjyer, pra i cili dëshmon për diçka konkrete. Rishtas hadithi i përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, ndahet në dy pjesë, pikërisht në hadith të përcjellur, si me fjalë ashtu dhe me kuptim, në mënyrë të pashkëputur dhe hadith të përcjellur vetëm me kuptim, në mënyrë të pashkëputur”. (1)

“Me hadith të përcjellur me fjalë, nënkuptojmë njëzëshmërinë e dijetarëve, mbi fjalët e thëna një për një, nga i dërguarit të Allahut (l.m.t.). Një ilustrim për këtë shembull sjellim hadithin: “Ai i cili gënjen qëllimisht kundër meje, le të përgatisë vendin e tij në zjarr”.

“Ndërsa me hadith të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, vetëm me kuptim, ndonëse nënkuptojmë njëzëshmërinë, në mënyrë të përgjithshme të transmetuesve, pohojmë kuptimin e veçantë të çdo hadithi. (2) Ja pra këtë pikërisht këtë dukuri, e vëmë re tek Hadithi Thekalejn. Pra ndonëse përmbajtja e tij është e njëjtë, fjalët dhe thëniet e tij janë të ndryshme. Disa fjalë të këtij hadithi, janë të përcjellur në mënyrë të pashkëputur, si për shembull fjalët “Dy Porosi të Rënda” dhe “Libri i Allahut dhe Farefisi”. Kështu që them, se nuk është aspak i nevojshëm, hetimi i mëtejsëhm mbi këtë çështje. Me përjashtim të Ibn Tejmijjes dhe disa të tjerëve, të cilët këmbëngulin se dhe versioni i rremë “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, është përcjellur në mënyrë të pashkëputur, pohojmë se askush tjetër, nuk e ka kundërshtuar këtë çështje”.

“Pra theksojmë se ndonëse, përmbajtja e këtij hadithi, të përcjellur në mënyrë të pashkëputur është e njëjtë, fjalët e tij janë të ndryshme. Ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për sqarimet tona, mbi shumëllojshmërinë e përmbajtjes së Hadithit Thekalejn, veçanërisht të fjalës “Thekalejn” (Dy Porosi të Rënda), sepse kjo e fundit është e pranishme në të tëra transmetimet. Gjithashtu edhe thënia “Libri i Allahut dhe Farefisi”, gjendet në të tëra versionet dhe është përcjellur në mënyrë të pashkëputur. Ndërsa për sa i përket thënieve të tjera, pohojmë nuk bëhet fjalë që këto thënie, të jenë hadith i vërtetë, i përcjellur në mënyrë të pashkëputur, por mund të jenë dhe hadith i vërtetë, i përcjellur nga një njeri i i vetëm”.

“Ndërsa tani le të kalojmë, në çështjet e tjera të hadithit. Kemi dëshirë, që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrohen maksimalisht, tek shpjegimet e mia, sepse çështja është jashtëzakonisht delikate. Më pas sqarova, se disa cilësi dhe thënie të Hadithit Thekalejn, janë përcjellur në mënyrë të pashkëputur, ndonëse disa çështje kanë të bëjnë, përkatësisht me Shkollën e Ehli Bejtit, përkufizova se për dijetarët sunnitë, këta hadithë nuk janë përcjellur, në mënyrë të pashkëputur. Ndërsa thëniet: “Njëra nga këto porosi është më e madhe se tjetra” dhe “Këto nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”, janë shembull që i përkasin të dyja shkollave. Madje për këto thënie, mund të shprehem se, janë përcjellur nga një njeri i vetëm. Atëherë çfarë është hadithi i vetëm?!”

“Me termin hadith i vetëm, i përcjellur nga një njeri i vetëm, nuk nënkuptojmë një hadith të përcjellur nga një muhaddith i vetëm, por një hadith i cili nuk është përcjellur në mënyrë të pashkëputur. Megjithatë themi se mundet që këtë hadith, ta kenë përcjellur dhe tre ose katër bashkëkohës, ose është përcjellur nga ndjekësit e Muhammedit (p.q.m.t.), ose një bashkësi e madhe ndjekësish, por që nuk kanë mundur, që ta përcjellin këtë hadith, në mënyrë të pashkëputur. Si rrjedhojë, theksojmë se kur përmendet termi hadith i vetëm, ndjekësit tanë të nderuar, nuk duhet të krijojnë përshtypjen e gabuar, se është përcjellur nga një njeri i vetëm. Përkufizimi i Shejh Ibn Uthejminit, mbi termin hadith i vetëm është si vijon:

“Hadith i vetëm: “Me këtë term, nënkuptojmë një hadith i cili, nuk është përcjellur në mënyrë të pashkëputur. Sërish duke u mbështetur në rrugët e transmetimit, hadithi i vetëm, ndahet në tri ndarje: hadith i njohur, i nderuar dhe i çuditshëm. Me hadith të njohur, nënkuptojmë një hadith i përcjellur nga tre ose më shumë muhaddithë, por që nuk ka arritur në shkallën e pashkëputjes”. (3)

“Pra me hadith të njohur, nënkuptojmë një hadith të përcjellur nga katër, pesë, ose shtatë njerëz, por që nuk ka arritur në shkallën e pashkëputjes. Por vallë përse kjo çështje është e rëndësishme?! Këtë pyetje e shtrojmë, sepse disa njerëzve, mund t’u krijohet përshtypja se hadithi i vetëm, është përcjellur nga një njeri i vetëm, megjithatë çështja nuk është ashtu. Kumtoj se gjenden dhe hadithë të vetëm, të përcjellur në rrugë të vërteta por të diskutueshëm, nëse përdoren ose nuk përdoren si argumentë në fushën e kredos”.

“Ashtu siç shpjeguam dhe më lart, në ndarjen e parë, bëjnë pjesë hadithët e njohur. Në pjesën e dytë, bëjnë pjesë hadithët e nderuar. Me këtë term, nënkuptojmë një hadith, të përcjellur nga dy njerëz. Ndërsa në pjesën e tretë, bëjnë pjesë hadithët e çuditshëm. Me këtë term, nënkuptojmë një hadith të përcjellur nga një njeri i vetëm”. (4)

“Kështu pra ne do t’i kryejmë, sqarimet tona përkatëse, të këtyre çështjeve, duke u nisur pikërisht në këtë kornizë dhe nuk dua që njerëzve, t’u krijohet përshtypja e gabuar, se kur përmendet hadith i vetëm, mos të mendojnë se bëhet fjalë për “lajm i vetëm”. Por ne do të qëndrojmë, në hadithin e njohur, pra të përcjellur nga tre ose më shumë njerëz”.

“Rishtas hadithi i vetëm, zotëron dhe pesë nënndarjet e tij si: hadith i vërtetë në vetvete, i vërtetë për të tjerët, i mirë në vetvete, i mirë për të tjerët dhe i dobët”.

“Tani le t’i rikthehemi pyetjes: “A mund të përdoret si argumentë në fushën e kredos, përmbajtja e hadithëve të vetëm, të cilët nuk kanë arritur, në shkallën e pashkëputjes si thënia: “Njëra këto porosi, është më e madhe se tjetra” dhe “Për sa kohë që lidheni pas tyre nuk do të shmangeni”, sepse argumentimi i Hadithit Thekalejn, i përket fushës së kredos islame dhe nuk është i fushës së jurisprudencës”.

“Tani do të njihemi, me shpjegimet e dijetarëve muslimanë mbi këtë çështje. Ne do të vëzhgojmë dhe sqarimet e ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve) dhe veçanërisht të Ibn Tejmijjes, ndjekësve dhe vartësve të tij, pra nëse këta hadithë, përbëjnë argumentë të padiskutueshëm, të vërtetë dhe të lidhur më çështjen e kredos. Tani kam për synim, që t’iu tërheq vëmendjen, ndjekësve tanë të nderuar, me ilustrimin e disa burimeve”.

“Si fillim kemi për synim, shpalosjen e disa thënieve, që kalojnë në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Ebu Said Hudriu përcjell se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (f.m.t.) duke thënë: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Njëra nga këto porosi, është më e madhe se tjetra. Ato janë Libri i Allahut, që është një litar i zgjatur nga kupa qiellore dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”.

“Më pas Imam Ahmed Ibn Hanbeli, shënon se ky hadith, është një hadith i vërtetë, me muhaddithë dhe dëshmitarë besnikë dhe të drejtë, përveç fjalisë: “derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”, e cila është një hadith i dobët”. (5)

“Ndërsa unë kam lajmëruar se fjalia: “derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”, është e përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, sepse kjo thënie kalon në të tëra versionet e Hadithit Thekalejn”.

“Për sa i përket dijetarit shqiptar, Shuajb Arnautit, përçoj se mendimi i tij është se thënia: “derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”, është një hadith i dobët, ndërsa në një vend tjetër, ai ndryshon mendim, duke u shprehur, se kjo thënie është një hadith i vërtetë për të tjerët. Ja pra e shohim se çfarë, është duke bërë Shuajb Arnauti”.

“Nënvizojmë faktin se dijetar shqiptar, Shuajb Arnauti po ndan, disa thënie të Hadithit Thekalejn nga pjesët e tjera. Ai e cilëson si të vërtetë, një pjesë të hadithit, ndërsa pjesët e tjera i kundërshton si të dobëta. Shuajb Arnauti aludon, se pjesa e hadithit, deri tek fjalia e fundit të tij janë të vërteta, duke u mbështetur, në njëzëshmërinë e dijetarëve dhe ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), të cilët thonë se është përcjellur, në mënyrë të pashkëputur. Me dëshirën dhe lejen e Allahut (k.m.t.), kur të vijmë në hetimin e vlerësimeve, do të bëj të qartë nëse vlerësimi i tij, është një vlerësim i vërtetë ose e gabuar. Me fjalë të tjera, do të arrijmë në përfundimin, nëse thënia: “derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, është pjesë e hadithit të vërtetë, ose i përket një hadithi të dobët”.

“Ndërsa tani le t’i rikthehemi çështjes sonë kryesore. “Vallë a mund të përdoren ai argumentë, hadithët e vetëm, të përcjellur nga një njeri i vetëm, në fushën e kredos islame?!”

“Për synimin e dhënies përgjigje kësaj pyetjeje, le t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit citon: Duke u mbështetur, në tërësinë e dijetarëve nënvizojmë se hadithi i vetëm, përdoret si argument nëse shumica e dijetarëve, të bashkësisë muslimane, e besojnë, e pranojnë dhe e zbatojnë atë. Këtë mendim ndajnë dhe klasifikuesit e fushës së jurisprudencës të doktrinës dhe shkollës hanefite, malikite, shafiite dhe hanbelite, duke përjashtuar këtu një grupim shumë të vogël”. (6)

“Me thënien “shumica e dijetarëve”, theksoj se është një tregues i hapur, se ky këndvështrim nuk i përket një ose dy dijetarëve. Tanimë të tërë ne e dimë, se çfarë nënkuptojmë me termin “hadith i vetëm”, pra një hadith që nuk është përcjellur, në mënyrë të pashkëputur. Ndërsa me thënien: “besimin, pranimin dhe zbatimin e dijetarëve të bashkësisë muslimane” nënkuptojmë përfshirjen e Hadithit Thekalejn, sepse dijetarët muslimanë, e kanë pranuar këtë hadith. Ndonëse Ibn Tejmijje, është orvatur në ngritjen e hijes së dyshimeve, mbi vërtetësinë e këtij hadithi, shumica e dijetarëve të bashkësisë muslimane, e kanë pranuar njëzëri këtë hadith, duke e vlerësuar si një hadith të vërtetë. Për më tepër, duke marrë parasysh, fragmentin e sipërcituar, arrijmë në përfundimin se hadithi i vetëm, jo vetëm që mund të përdoret, si argument në fushën e jursiprudencës por dhe në fushën e kredos islame”.

“Sërish një tjetër e vërtetë, që ka dalë në dritë, është se me termin “hadith i vetëm”, nuk nënkuptojmë vetëm një hadith, të përcjellur nga një njeri i vetëm, sepse ndonëse një hadith, mund të përcillet njëkohësisht, nga pesë ose dhjetë njerëz, ai rishtas mbetet dhe cilësohet një hadith i vetëm, që nuk ka arritur, të përcillet në mënyrë të pashkëputur”.

“Gjithashtu bëhet e qartë, se shumica dërrmuese, e dijetarëve të bashkësisë muslimane dhe muhaddithëve, e kanë pranuar njëzëri, vërtetësinë e Hadithit Thekalejn dhe nuk e kanë kundërshtuar aspak. Kur përmend këtë nuk kam për qëllim, te shpreh se të tërë dijetarët, e kanë argumentuar dhe komentuar përmbajtjen e Hadithit Thekalejn, në në të njëjtën mënyrë. Them se kjo është një çështje tjetër. Qëllimi im, është bërja e qartë, e faktit se bashkësia muslimane, e ka pranuar këtë hadith. Me fjalë të tjera ky hadith përbën dije fetare dhe se hadithi në fjalë, meqënëse përbën dije, miratoj se mbi të, mund të ngrihet kredoja islame”.

“Burimi i dytë, që do të cek, është vepra me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), e dijetarit të ndjerë bashkëkohor shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. Pas shënimit të këtij hadithi, Shejh Albani përkufizon: “Bëj të ditur se, hadithi i vetëm, ashtu siç zotëron cilësinë, e të qënit argument, në fushën e jurisprudencës, shtoj se zotëron dhe cilësinë e të qënit argument, i një dobie jashtë mase të rëndësishme dhe në fushën e kredos”. (7)

“Tani natyrshëm ngrejmë pyetjen: “Vallë a mund të ketë sqarime, më të qarta se këto shprehje?!” Dijetari shqiptar Shejh Albani, kumton se me termin “hadith i vetëm”, nuk nënkuptojmë një hadith të përcjellur, nga një njeri i vetëm. Këtë fakt duam ta përsërisim disa herë, sepse nuk dua që dikush të dalë nesër dhe të ngrejë zërin duke aluduar: “Sejjid Kemal Hajdari, disa çështje të cekura në Hadithin Thekalejn, përbëjnë një hadith i vetëm, sepse përcjellur nga një njeri i vetëm”. Betohemi në Allahun (l.m.t.), që çështja nuk është aspak kështu, sepse qëllimi im, është që hadithi i vetëm, ndonjëherë mund të jetë hadith i njohur dhe herë të tjera, mund të klasifikohet dhe më kategoritë më të larta. Thëniet e Shejh Albanit, janë një dëshmues i qartë, e dukurisë se hadithët e vetëm, nuk janë argumentë, vetëm të fushës së jurispridencës por dhe të kredos islame”.

“Atëherë përsërisim, se kjo është një çështje e rëndësishme. Ne duam që ndjekësit tanë të nderuar, të jenë të vëmendshëm ndaj kësaj të vërtete. Tërësia e hadithëve që ne përmendim, të cilët kalojnë në burimet e dijetarëve sunnitë, që zotërojnë zinxhirë të vërtetë transmetimi, janë hadithë të vetëm. Për më tepër këta hadithë, jo vetëm që shërbejnë si argumentë, në çështjet që kanë të bëjnë, me fushën e jurisprudencës, por janë argumentë dhe të kredos islame. Kështu që nënvizojmë faktin, se askush nuk ka të drejtë, që të kundërshtojë kot duke thënë: “Këta janë hadithë të vetëm dhe nuk janë argumentë në fushën e kredos”.

“Burimi i tretë, që do të shpalos, është vepra me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Makalatun Muteneuuiteun” (Përmbledhja e Miratimeve dhe Artikuj të Ndryshëm), e Shejh Ibn Bazit. Ky i fundit në kreun me titull: “Cili Është Kuptimi i Thënies Hadith i Vetëm?!”, e parashtron çështjen në këtë mënyrë: “Cili është qëllimi i hadithit të vetëm?!” “Vallë a mund të shërbejë, hadithi i vetëm si një themel në kredo?!” Me hadith të vetëm, nënkuptojmë hadithin, i cili nuk bart kushtet e hadithit të pashkëputur, ja pra këto lloj hadithësh, emërtohen si “hadith i vetëm”. Ky i fundit klasifikohet në tre nënndarje, në hadith i njohur ose i dobishëm, i nderuar dhe lajm i vetëm. Këtë fakt e kanë sqaruar më së miri dhe dijetarët e fushës së hadithit (muhaddithët), mes të cilëve dhe Hafidh Ibn Haxher Askalani. Ky i fundit e ka sqaruar këtë çështje në veprën e tij me titull: “Nuhbe” (Themeli) dhe “Sherhu’n-Nuhbeti’l-Fikri” (Shpjegimi i Themelit të Mendimit). Sipas këndvështrimit të djetarëve sunnitë, hadithi i vetëm i cili zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi, shërben si argument, si në fushën e kredos, ashtu dhe në fushat e tjera islame”. (8)

“Ja pra siç kuptohet qartë dhe nga fragmenti i mësipërm, termi “hadith i vetëm”, dallon nga termi “lajm i vetëm”. Pohojmë se njohuritë e lartpërmendura, janë jashtëzakonisht të qarta”.

“Si rrjedhojë, ne bëjmë të ditur se, mund t’i tregojmë si argument, hadithët e vetëm, qoftë dhe për formalitet dhe shtojmë se, askush nuk ka të drejtë, që nesër të ngrihet e të thotë: “Ju nuk i pranoni hadithët e vetëm, si argumentë në fushën e kredos. “Vallë përse i citojnë këto thënie?!” Nëse dikush aludon dhe kundërshton në këtë mënyrë, ne do t’iu kundërpërgjigjemi: “Fillimisht ne duhet të ndreqim aludimet e tyre, pikë së dyti edhe ne besojmë, se hadithët e vetëm, përdoren si argumentë në fushën e kredos. Unë e kam shprehur, mendimin tim mbi këtë çështje, në veprën time me titull: “Tafakkuh Fi’d-Dini” (Jurisprudenca Në Fe). Në veprën time, gjendet një krye udhëzues, i cili na bën të ditur, se kur mund të mbështetemi dhe kur të mos mbështetemi, tek hadithët e vetëm, për çështjet që kanë të bëjnë me kredon islame”.

“Burimi i katërt, që do të citojmë, është vepra me titull: “Mexhmuatu ue Fetaua ue Resail” (Përmbledhjet, Miratimet dhe Shpalljet), e Shejh Muhammed Ibn Uthejminit. Ky i fundit në veprën e tij kumton: “Dikush e më pyeti mua si shejh, se çfarë mendimi kisha për atë njeri, që thoshte se besimi, nuk mund të jetë i qëndrueshëm, duke u nisur në hadithët e vetëm?!” “Unë si shejh iu përgjigja në këtë mënyrë: “Ai i cili thotë se besimi, nuk është i qëndrueshëm, duke u nisur në hadithët e vetëm, bart paragjykime dhe si rrjedhojë, besimi nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime. Ky është një mendim i gabuar dhe për më tepër, aludimi i tij nuk merret parasysh, sepse gjenden një sërë arsyesh për këtë”.

“Këtë e themi me bindje të plotë, veçanërisht nëse argumentët, janë tregues i vërtetësisë së lajmit, atëherë themi se përbëjnë dije. Gjykimet e dijes dhe jurisprudencës, bëhen të qëndrueshme, me hadithët e vetëm dhe pohojmë se është e pamundur, paraqitja e një argumenti, i cili do t’i ndante këto dy fusha. Ai i cili pretendon, se njëri nga muhaddithët ka pranuar, se këto të dyja mund të ndahen, është i detyruar që të sjellë mendimin e atij muhaddithi, i cili pretendon këtë, me rrugë të vërtetuar. Më tej ai njeri, duhet të sqarojë argumentin, mbi çështjen e mbështetur”. (9)

“Për sa i përket atij, i cili thotë se hadithi i vetëm, nuk mund të jetë mbështetje për kredon, shfaq si argument urdhrin hyjnor: “Paragjykimi nuk shpjegon asgjë të vërtetë”. Ndërsa Shejh Ibn Uthejmini citon të kundërtën, pra sipas mendimit të tij, hadithi i vetëm, është një argument, mbi të cilin mund të ngrihet fusha e kredos”.

“Tani duam që t’i rikthehemi dhe njëherë, kësaj çështjeje thelbësore, ose e thënë ndryshe, a përbëjnë dije hadithët e vetëm, të cilët bëjnë të mundur ngritjen dhe ndërtimin e kredos mbi ta?! Përgjigjemi se dijetarët e mëdhenj dhe të njohur, tanimë i kanë dhënë sqarimet e tyre përkatëse dhe se kjo çështje është jashtëzakonisht e qartë, si dhe nuk ka nevojë për sqarime te mëtejshme”.

“Njëra nga veprat themelore në këtë fushë, e cila përmban njohuri të hollësishme, të dijetarëve dhe ekspertëve të njohur, është vepra me titull: “Hadithu’l-Ahadi ue Huxhxhijetuhu Fi’t-Tafsili’l-Itikadi” (Hadithi i Vetëm dhe Argumenti i Tij në Klasifikimin e Besimit), e Nasir Ibn Said Serhanit. Kjo vepër me dy vëllime, është një produkt i përpiluar, pas një hetimi të imtësishëm, kritik dhe praktik, e shkruar sipas doktrinës sunnite. Ndonëse vepra në fjalë është e gjatë, jam i mendimit se, më lind detyra e leximit të një pjesë së saj, sepse përmban njohuri shumë të dobishme:

“Për më tepër veprën e lartpërmendur, e kanë vërtetuar bashkëkohësit dhe ndjekësit e Muhammedit (p.q.m.t.), Imam Shafiiu, Imam Ahmed Ibn Hanbeliu, imamët e Ehli Shunnetit dhe Xhemaatit, si dhe dijetarët e shquar muslimanë, të doktrinës sunnite të ditëve të sotme. Madje veprën e sipërcituar, e kanë vërtetuar dhe Ibn Tejmijje (ne paraqitëm këtu thëniet e tij, në veprën e tij me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve)), nxënësit e tij Ibn Kajjim Xheuziu dhe Ibn Salahu, si dhe muhaddithi i madh sunnit Imam Buhariu. Në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), gjendet një ndarje me titull: “Libri i Hadithëve të Vetëm”. Më tej në këtë ndarje, gjendet një nënndarje me titull: “Babu Ma Xhae Fi’l-Ixhazeti Haberi’l-Uahidi’s-Saduku” (Kreu i Cili Përmban Lejen e Përdorimit të Hadithit të Vetëm të Përcjellur Nga Transmetuesi i Vërtetë)”. (10)

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), Imam Muslimi shprehet: “Duke u mbështetur në argumentët e përmendur, nënvizojmë se hadithi i vetëm i përcjellur, nga një njeri mëkatar nuk pranohet dhe hadithi i vetëm i përcjellur, nga njeriu tradhtar kundërshtohet. Dijetarët muslimanë, nuk e pranojnë hadithin e vetëm të përcjellur, nga mëkatari dhe si rrjedhojë sërish dijetarët muslimanë, janë të njëzëri se dhe dëshmia e tij është e kundërshtuar. Ashtu siç Kur’ani Fisnik na ka lajmëruar, për mospranimin e lajmit të përcjellur, nga njeriu mëkatar dhe tradhtar dhe sunneti profetik na ka lajmëruar, për mospranimin e hadithit të kundërshtuar. Por nga ana tjetër, me këtë nënkuptojmë se hadithi i vetëm, i përcjellur nga një njeri besnik dhe i drejtë pranohet dhe përbën dije, dhe për më teëpr është detyrë zbatimi i këtij hadithi”.

“Imam Neueuiu citon: “Ky është një argument i zbatimit të hadithit të vetëm”.

“Ndërsa Ibn Kajjim Xheuziu shton: “Lexues i nderuar, dije mirë se, shumica e hadithëve të shënuar, nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi janë të këtij lloji”. (11)

“E thënë ndryshe, shumica e hadithëve, të shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, janë hadithë të vetëm. Nëse hadithi i vetëm, nuk është argument, në fushën e kredos, atëherë pohojmë se 50 % deri në 70 % të hadithëve, të shënuar në këto vepra, do të humbasin vlefshmërinë e tyre. Ashtu siç të tërë ne e dimë, hadithët e shënuar, tek këto dy vepra, nuk janë argument vetëm në fushën e jurisprudencës. Nëse ne nuk i cilësojmë, se hadithët e vetëm nuk janë argumentë, në çështjet e fushës së kredos islame dhe se nëse ata nuk përbëjnë dije, atëherë themi se të tërë hadithët e pashkëputur, do të humbasin të tërë vlefshmërinë e tyre”.

“Më tej Ibn Kajjim Xheuziu vijon: “Lexues i nderuar, dije mirë se, shumica e hadithëve të shënuar, nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi janë të këtij lloji. Si rrjedhojë Shejh Ebu Amr Ibn Salahu dhe dijetarët para tij e kanë cekur këtë çështje. Hadithët e pranuar dhe të vërtetuar, nga ana e dijetarëve dhe të muhaddithëve, përbëjnë dije të padiskutueshme dhe se hadithëve të tjerë nuk mund t’u besohet”.

“Duke u mbështetur në argumentët dhe dijetarët e bashkësisë muslimane, janë të njëzëri se hadithët e vetëm të vërtëtë, arrijmë në përfundimin se ata përbëjnë dije. Çështjet e fushës së kredos, vërtetohen me paraqitjen e hadithëve të vetëm. Ja pra kjo është vërtetësia e argumentimit të hadithëve të vetëm, të cilët shërbejnë si fakte të padiskutueshme, për bashkësinë muslimane, pas mërgimit në botën tjetër, të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe deri në Ditën e Kijametit. Kështu që ne duhet ta bëjmë të qartë, njëherë e mirë qëndrimin tonë”.

“Ndjekës të nderuar, bëjmë të ditur se sqarimet tona të deritanishme, fatmirësisht kanë arritur në një pikë të qartë. Askush nuk ta drejtë, të aludojë se disa versione, të Hadithit Thekalejn janë të pashkëputura dhe si rrjedhojë kredoja mund të ngrihet mbi ta, ndërsa versionet e tjera janë hadithë të vetëm, të cilët nuk përbëjnë dije të padiskutueshme. Përsërisim se si do që të jetë, qofshin këta versione të hadithëve të vetëm, ose të hadithëve të pashkëupur, mund të ngrihet kredoja islame, nëse zotërojnë zinxhirë të vërtetë transmetimi”.

“Atëherë pa humbur kohë, le të kalojmë në hetimin e pikave, të këtij hadithi të pashkëputur. Imam Tirmidhiu shënon, nga Xhabir Ibn Abdullahu, se ky i fundit thotë: “Kam parë të dërguarin e Allahut (f.m.t.), në Ditën e Arefesë gjatë Haxhxhit, që kishte hipur me devenë e tij të quajtur Kasue, duke mbajtur hutbe dhe po ligjëronte në këtë mënyrë: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që për sa kohë që lidheni pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Më pas Imam Tirmidhiu shton: “Pohojmë se ky është një hadith i vërtetë për të tjerët”. (12)

“Ashtu siç shihet dhe në këtë hadith, kalon folja “ehadhe” (lidhem pas). Madje dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, ndonëse citon se, zinxhiri i transmetimit, i këtij hadithi është i dobët, ai shton se gjenden dëshmitarë, të cilët nëpërmjet, rrugëve të tjera të tranmetimit, e vërtetojnë hadithin dhe si rrjedhojë, duke e ngritur këtë të fundit, në kategorinë hadith i vërtetë për të tjerët. Për më tepër, Imam Taberaniu, pasi e ka shënuar këtë hadith, në veprën e tij me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vijon duke shpjeguar se gjenden dëshmitarë, të këtij transmetimi të përcjellur nga Zejd Ibn Erkami”. (13)

“Megjithatë në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, zënë vend dhe thënie të tjera, nëpërmjet të cilave bëhet e qartë, se në hadithin e njohur në të cilin thuhet: “Ju bëj që të kujtoni Allahun mes Ehli Bejtit tim”, me termin “Ehli Bejti” nënkuptojmë Farefisin e Pastër të të dërguarit të Allahut (k.m.t.). Gjithashtu nga hadithi i përcjellur, nga Zejd Ibn Erkami, mësojmë se ne kemi për detyrë kryesore, ruajtjen dhe dashurinë ndaj anëtarëve të Ehli Bejtit dhe e kemi të ndaluar shqetësimin dhe shkaktimin e vuajtjeve ndaj tyre. Sërish ne duhet t’i bindemi dhe t’i nënshtrohemi veprimeve të tyre, si dhe t’i zbatojmë thëniet e tyre. Themi se deri kur përmendet thënia: “Nuk do të shmangeni kurrë”, transmetimi i lartpërmendur dhe të tjerët e këtij lloji, janë përcjellur me rrugë të dobëta transmetimi dhe nuk janë të përshtatshëm, për t’u përdorur si argumentë”. (14)

“Megjithatë rikujtojmë se, dijetari shqiptar Shejh Albani shprehet, se ky është një hadith i vërtetë”.

“Tani duam t’i drejtohemi, dijetarit tjetër shqiptar Shuajb Arnautit. Vallë përse ky dijetar, e cilëson si hadith të dobët, hadithin e sipërcituar, në të cilin ceket folja  “ehadhe” (lidhem pas) dhe e cilëson si të vërtetë të njëjtin hadith, i cili kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit?!” Shtojmë se me këtë folje, e përdorur në veprën e mësipërme, ne nuk nënkuptojmë shpëtimin nga shmangia, ashtu siç është përdorur, në veprën me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunenët e Tirmidhiut), e Imam Tirmidhiut. Madje ky i fundit, e ka cilësuar këtë hadith, si një hadith i mirë dhe hadith i çuditshëm”. (15)

“Lërmëni t’iu rikujtojmë, se me termin hadith i çuditshëm, nënkuptojmë një hadith, të përcjellur nga një njeri i vetëm. Vallë përse dijetar Shuajb Arnauti, e cilëson si një hadith të vërtetë për të tjerët, hadithin e shënuar në veprën me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunenët e Tirmidhiut), e Imam Tirmidhiut?!” “Vallë përse ky dijetar aludon, se hadithët e vërtetë për të tjerët, nuk mund të jenë argumentë?!” Pikërisht pak më herët, ne sqaruam se është tërësisht e mundur, mbështetja në hadithët e vetëm. Në të njëjtën mënyrë, mund të mbështetemi dhe në hadithët e vërtetë për të tjerët”.

“Përkufizimi i Shejh Ibn Uthejminit, për hadithin e vërtetë për të tjerët është si vijon: “Themi se ky është hadithi i mirë në vetvete, në rast se përcillet në rrugë të ndryshme dhe shtojmë se të tërë këta lloj hadithësh mund të përdoren si argumentë”. (16)

“Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, e kanë kuptuar tanimë, kundërshtimin themelor, mes këtyre dy sqarimeve. Në njërën anë, dijetar Shuajb Arnauti, e cilëson si një hadith të vërtetë për të tjerët, hadithin e përmendur në veprën me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunenët e Tirmidhiut), e Imam Tirmdhiut, e cila bart shprehjen: “Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që për sa kohë të lidheni pas tyre, nuk do të shmangeni”, ndërsa në anën tjetër, nuk ngurron që të cilësojë, si një hadith të dobët të njëjtin hadith, që është shënuar në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, e cila bart të njëjtën thënie: “Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që për sa kohë të lidheni pas tyre, nuk do të shmangeni”. Tani mendoni për një çast, se mungon shprehja: “Për sa kohë që lidheni pas tyre”, megjithatë theksojmë se thënia: “Nuk do të shmangeni kurrë”, është sërish e pranishme. Rishtas dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, merr guximin të thotë se, dëshmitarët e këtij hadithi nuk janë besnikë dhe as zinxhiri i trasmetimit të këtij hadithi nuk është i vërtetë”.

“Burimi i pestë, që dotë ërmenim është vepra me titull: “Metalibu’l-Alijje bi’z-Zeuaidi’-l-Mesanidi’l-Themanijje” (Synimet e Larta në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit.. e Ibn Haxher Askalanit. Ky hadith është si vijon: “Imam Aliu (p.m.t.), ka thënë se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (f.m.t.) të ketë thënë: “I dërguari i Allahut (k.m.t.), u ul nën një pemë, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi. Më pas duke zënë Aliun (p.m.t.) për dore, doli përpara bashkëkohësve të tij. Ai pyeti: “Vallë a nuk dëshmoni se Allahu i Madhëruar është Zoti juaj?!” Ata u përgjigjën: “Po dëshmojmë”. Më pas Muhammedi (p.qm.t.) tha: “Cilido që ka Zot Allahun dhe të dërguarin e tij edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij. Unë kam lënë në mesin tuaj një porosi, që për sa kohë të lidheni pas saj, nuk do të shmangeni. Kjo është Libri i Allahut, maja e të cilit është në dorën e Tij dhe maja tjetër është në duart tuaja dhe Ehli Bejti im”.

“Hafidh Ibn Haxher Askalani citon: “Zinxhiri i transmetimit i këtij hadithi është i vërtetë”. Ndërsa vërtetuesi i këtij hadithi shënon: “Pohojmë se zinxhiri i transmetimit i këtij hadithi është i mirë”. (17)

“Megjithatë në faqen 144 të kësaj vepre, vërtetuesi i kësaj vepre shprehet: “Ky hadith, është një hadith i shënuar, në mënyrë të pashkëputur, sepse është shënuar dhe përcjellur nga shumë dëshmitarë. Ndërsa hadithi i përcjellur nga Imam Aliu (p.m.t.), është një hadith i vërtetë për të tjerët”. (18)

“Megjithatë Ibn Haxher Askalani, ka thënë se ky është një hadith i vërtetë në vetvete. Vallë si ka mundësi që Shuajb Arnauti, e ka cilësuar këtë hadith, si një hadih i vërtetë për të tjerët, i cili bart brenda tij foljen “ehadhe” (lidhem pas), duke u orvatur në mënjanimin e kuptimit të saj dhe duke u orvatur që në vendin e saj, të vendosë kuptimin “dashuria” dhe “nderimi”?!” Themi se kësaj kontradikte, duhet t’i përgjigjen vërtetuesit. Në fund shtrojmë pyetjen: “Vallë si është e mundur, që dijetari shqiptar, Shuajb Arnauti, mund të ketë futur vetvetn, në të tilla rrugë pa kthim?!”

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, ne së bashku me, ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

 

1- Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 10, 11. Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”.

2- Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 11, Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”.

3- Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 11. Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”.

4- Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 11. Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”.

5- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 170, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti.

6- Takijuddin Imam Ahmed Ibn Tejmijje Harraniu, “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 7, pjesa 13, fq. 188, Shtëpia Botuese: “Flijimi”.

7- Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejun Mine’l-Fikhiha ue’l-Feuaidiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë dhe Sqarimi në Jurisprudencën dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 605, Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

8- Shejh Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Abdurrahman Ibn Bazi, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Makalatun Muteneuuiteun” (Përmbledhja e Miratimeve dhe Artikuj të Ndryshëm), vëll. 25, fq. 61, 62.

9- Shejh Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Mexhmuatu ue Fetaua ue Resail” (Përmbledhjet, Miratimet dhe Shpalljet), vëll. 1, fq. 31, 32.

10- Me termin “saduk” të përdorr këtu nuk nënkuptojmë muhaddithin besnik dhe të e drejtë që përdoret në shkencat e disiplinës dhe klasifikimit të muhaddithëve, pro kuptimin e fjalorit, pra një muhaddith besnik, i drejtë dhe i ndershëm.

11- Doktor Abdullah Ibn Nasir Ibn Sad Serhani, “Hadithu’l-Ahadi ue Huxhxhijetuhu Fi’t-Tafsili’l-Itikadi” (Hadithi i Vetëm dhe Argumenti i Tij në Klasifikimin e Besimit), vëll. 1, fq. 83, (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Pjekuria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

12- Imam Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), Analiza Dhe Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar, Shuajb Arnauti Dhe Said Lihhami, vëll. 6, fq. 335, “Kreu i Virtyteve të Ehli Bejtit”, Shtëpia Botuese “Shpallja Botërore”.

13- Imam Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), Analiza Dhe Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar, Shuajb Arnauti Dhe Said Lihhami, vëll. 6, fq. 335, “Kreu i Virtyteve të Ehli Bejtit”, Shtëpia Botuese “Shpallja Botërore”.

14- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 175, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti.

15- Imam Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), Analiza Dhe Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar, Shuajb Arnauti Dhe Said Lihhami, vëll. 6, fq. 335, “Kreu i Virtyteve të Ehli Bejtit”, Shtëpia Botuese “Shpallja Botërore”.

16- Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 11, Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”.

17- Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Metalibu’l-Alijje bi’z-Zeuaidi’-l-Mesanidi’l-Themanijje” (Synimet e Larta në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit), vëll. 16, fq. 142, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Muhammed Ibn Dhafer Ibn Abdullah Shehri, Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti”.

18- Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Metalibu’l-Alijje bi’z-Zeuaidi’-l-Mesanidi’l-Themanijje” (Synimet e Larta në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit), vëll. 16, fq. 144, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Muhammed Ibn Dhafer Ibn Abdullah Shehri, Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak