Sulm terrorist në xhaminë e Kuebekut në Kanada

Publikuar në Jan. 31, 2017, 9:21 a.m.

Më së paku 6 persona janë vrarë, ndërsa tetë janë plagosur në sulmin brenda xhamisë në Kuebek të Kanadasë gjatë lutjes së mbrëmjes, ka kumtuar policia. Sulmuesit kanë shkrepur mbi 40 mysliman në Qendrën Kulturore Islame në mbrëmjen e të dielës dhe hënës. Policia ka cekur se dy meshkuj janë paraburgos, ndërsa njëri prej tyre konsiderohet dëshmitar. Imami i xhamisë Muhamed Jangui nuk ishte brenda objektit fetar në momentin e sulmit. Ka marrë thirrjen nga besimtarët e trishtuar të xhamisë.”Pse kjo po ndodh? Kjo është egërsi”, ka deklaruar në bisedën telefonike. “Njëri nga të punësuarit më ka thirrë dhe më ka treguar se ka ndodh gjuajtja në xhami. Akoma jam në shok. Kam vrapuar drejt xhamisë, më thanë se një sulmues është zënë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është zënë në afërsi”.

Kryeministri kanadez Justin Trudeu ka dënuar sulmin dhe e ka cilësuar”sulm terrorist ndaj myslimanëve në kultin fetar të tyre “. Philippe Couillard, kryeministri i Kuebekut, ka shkruar në Twitter se sulmi është”akt terrorist” dhe ka bërë thirrje në solidaritet të qytetarëve me mysliman. Imami ka thënë se xhamia nuk ka marrë kurrfarë kërcënime para sulmit.”Vendbanimi është shumë i qetë. Kemi marrëdhënie të mira me qeverinë, kryebashkiakun e Kuebekut. Nuk kemi kurrfarë probleme.” Megjithatë, xhamia ishte caku i sulmeve islamofobike edhe më parë. Në qershor të vitit 2016 gjatë Ramazanit, koka e derrit është lënë në pragun e xhamisë.

Basem Boshra, redaktor i Montreal Gazetta, ka thënë se qendra kulturore islame është më e madhja nga gjashtë xhami në qytet dhe i tubon 5000 besimtar. “Ekziston një bashkësi e konsideruar myslimane në Kuebek”, ka thënë duke shtuar se ekzistojnë planet që flamujt të lëshohen në gjysmë shtizë në parlamentin shtetëror në nderim të viktimave. Ministri kanadez për sigurinë publike Ralph Goodale ka cek në Twitter se “është i shqetësuar” me humbjen e njerëzve. Sulmi ka ndodh  në kohën e protestave të zgjeruara gjatë gjithë SHBA-së në shenjë të kundërshtimit të vendimit të presidentit Donald Trumpit që të ndalojë imigrantët dhe refugjat nga shtatë shtete me shumicë myslimane që të hyjnë në SHBA-të.

Kryeministri kanadez pas kësaj ka konfirmuar gatishmërinë e vendit të vet të pranojë refugjatë” pa marr parasysh në fenë e tyre”.” Të gjithë juve që ikni nga ndjekjet, terrori dhe lufta, le ta dini se Kanada do t’ju pranojë pa marr parasysh në fenë e juaj, Forca jonë është në diversitet”. “ Mirë se erdhët në Kanada”, ka porosit kryeministri kanadez  në rrjetin social, në Twitter.



Burimi : Al Jazeera