Garat Kur’anore u mbajtën në Tokio, Japoni

Publikuar në Jan. 30, 2017, 4:15 a.m.

Garat  Kur’anore u mbajtën për muslimanët e Japonisë në kryeqytetin e vendit, në Tokio.

Me titullin  ‘Garat Kur’anore në Japoni’ ishte  edicioni i 17-të i Garave Vjetore, të mbajtura  në Institutin Arabo-Islamik në Hiroo, Tokio, me datën  30-31 Dhjetor, 2016.

Trusti Islamik i Japonisë organizoi ngjarjen në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Mësimin Përmendësh të Kur'anit.

Kanë qenë dy grupmoshave të të rinjve dhe të rriturve, që konkuruan në dy seksione të veçanta për meshkujt dhe femrat.

Kategoritë e Garave Kur’anore kanë  përfshirë mësimin përmendësh të tërë Kur'anit, mësimin përmendësh të xhyzeve nga 5, 2, 1, dhe një gjysmë xhyzi apo pjesë e Librit të Shenjtë, Kur’anit dhe këndimin më të bukur. 

Drejtori i Institutit Arabo-Islamik Nassir al-Naimi, drejtor i Vakëfit Islamik Japonez, Shejh Akil Sediki dhe një numër i madh i figurave të tjera japoneze muslimanë morën pjesë në ceremoninë e mbylljes së Garave  Kur’anore. .

Fituesit e vendeve më të larta në secilën kategori janë shpërblyer me shkuarje  Umrah- Haxh.

Shinto dhe Budizmi janë fetë kryesore të Japonisë.

Popullsia muslimane e Japonisë  vlerësohet të jetë rreth 70,000 dhe Shoqata Muslimane Japoneze ze thotë se numri i muslimanëve të lindur në Japoni është  rreth 10.000.



Burimi : IQNA News