Sulmet ajrore Saudite vrasin fëmijët në një shkollë fillore në Jemen

Publikuar në Jan. 27, 2017, 8:55 p.m.

Një sulm ajror i udhëhequr nga koalicioni saudit në një shkollë fillore në veri të Jemenit, të martën vrau pesë vetë, duke përfshirë dy fëmijë, sipas burimeve ushtarake dhe mjekësore.

Drejtori i  shkollës dhe dy anëtarë të tjerë të stafit ishin mes të vrarëve në sulmin ajror në rrethin e Nihm-it, në verilindje të kryeqytetit Sanaa, i cili gjithashtu ka lënë 13 të plagosur, thanë burimet.

Një burim mjekësor në Spitalin e Kuvajtit në Sanaa konfirmuan numrin e viktimave.

Grupet e të drejtave kanë kritikuar vazhdimisht koalicionin rreth viktimave civile të shkaktuara nga sulmet e saj ajrore në rajonet e mbajtura nga kryengritësit.

Në muajin gusht, një sulm ajror në një Shkollë Kur’anor në provincën veriore Saada ka vrarë 10 fëmijë dhe ka plagosur  28 ​​të tjerë, duke  i bërë një thirrje OKB-së për një hetim të shpejtë.

Jemeni ka qenë që nga 26 mars 2015 nën agresionin brutal nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Mijëra janë martirizuar dhe plagosur në sulme, shumica e tyre janë civilë.

Rijadi ka nisur sulmin në Jemen në një përpjekje për të rivendosur pushtetin për ish-presidentin Abd Rabbu Mansuur Hadi i cili është një aleat i ngushtë i Arabinë Saudite.



Burimi : Al Manar