Çfarë e pret Hizbullahun, pas fitores së Aleppos?

nga Mona Alami | Publikuar në Jan. 26, 2017, 11:45 p.m.

Marrja nën kontroll e Aleppos nga forcat besnike ndaj Presidentit të Sirisë, Bashar Asadit, të mbështetura nga Rusia dhe nga Hizbullahu i ka ngritur edhe më shumë imazhin Hizbullahut në Liban. Përfshirja gjithnë e më e thellë e lëvizjes shiite në luftën siriane që prej vitit 2013 ka rezultuar në kufizimin e  manovrimit të saj në Liban, duke qënë se edhe presionet politike dhe sociale ndaj saj kanë qënë në rritje. Beteja për dhe fitorja në Aleppo më 22 dhjetor ka ripërforcuar narrativën “fitimtare” të Hizbullahut vis-a-vis kundërshtarët e saj politike dhe ata në mesin e bazës së saj popullore, dhe potencialisht kjo gjë do ta ndihmojë për të justifikuar betejat e ardhshme të kësaj organizate që mund të zhvillojë në të ardhmen në Siri.

Një banor shiit i Luginës së Bekaa, Abdallah Younes është shprehur për Al-Monitor se “Çlirimi i Aleppos nga Hizbullahu tregon se lufta e saj e pozicionuar në favor të regjimit të Asadit ishte gjëja e duhur për të bërë”. Vendimi i Hizbullahut për të dërguar mijëra luftëtarë për të mbështetur Asadin në luftën e Sirisë ka rezultuar me pasojat e rëndë për Bekaan dhe rajone të tjera në Liban, gjë për të cilën libanezët e kanë kritikuar organizatën. Bekaa pjellore, e cila gjendet në kufi me Sirinë në Libanin lindor ka qenë në vijën e frontit të luftës së Sirisë që nga viti 2013. Rebelët sirianë kanë bombarduar në mënyrë të vazhdueshme këtë rajon, për më tepër ai ka qenë gjithashtu objektiv edhe i disa sulmeve terroriste. Në vitin 2014, Xhabhat al-Nusra ka marrë autorësinë për shumë sulme kamikaze në këtë rajon. Gjithashtu, Hizbullahu dhe ushtria libaneze kanë pasur përplasje edhe me luftëtarë të Shtetin Islamik (IS) në zonën malore Kalamoun, në lindje të Bekaa-s. ISIS është autore e disa sulmeve në Bekaa, duke përfshirë edhe një sulm në fshatin e krishterë të Kaa më qershor 2016.

Luftimet intensive gjatë luftësë siriane kanë qënë shkaktare për krijimin e një kryengritjeje kryesisht me pjesëmarrje sunite kundër forcave të regjimit pro-Asadit të përforcuara nga Hizbullahu dhe forcat e tjera shiite në formë ose trupa të përbëra nga luftëtarët e Iranit dhe Njësitë Popullore të Mobilizuara nga Iraku.Gjithashtu, që prej 30 shtatorit të vitit 2015, forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre kanë pasur edhe mbështetjen ruse me anë të mbulimit të forcave ajërore nga rusët. Gjithnjë e më shumë, tashmë ky konflikt shihet si një luftë sektare (medhhebiste) e deleguar e ndarë mes dy akseve: njëri është aksi pro-shiit (i përbërë nga Irani, Hizbullahu, Siria dhe Rusia) dhe aksi tjetër është i dominuar nga sunnitë (ku janë përfshirë edhe vendet e Gjirit dhe Turqia). Megjithatë, Ankaraja e ka ndryshuar qëndrimin e saj pas arritjes së një marrëveshjeje në shtator me Rusinë, e cila e lejoi atë që të fillonte sulme kundër kurdëve siriannë që qëndrojnë nën flamurin e Mrojtëses së Operacionit Eufrat.

Ndërkohë që në skenën politike libaneze, Hizbullahu është mbështetur nga Lëvizja e Lirë Kristiane Patriotike, e udhëhequr nga Michel Aoun dhe nga lëvizja shiite, Amal – sakaq ajo qëndron përballë kundër një koalicioni të përbërë nga Lëvizja e së Ardhmes Sunnite, e drejtuar nga Saad Hariri, Forcat Libaneze të Krishtera dhe nga Partia Progresive Druze. Një ndryshim qartësisht i dukshëm i pushtet në fushën e betejës në favor të Iranit, pra të boshtit shiit në Siri që në javët e para pas çlirimit të Aleppos, ka dhënë efektin e tij në Liban gjatë zgjedhjeve të 31 tetorit në vend, gjatë të cilit u zgjodh si President i vendit kandidati i mbështetur nga Hizbollahu, Aoun-i dhe më pas u  formua qeveria e re të kryesuar nga Hariri si kryeministër.

Një gazetar dhe analist libanez, Brahim Beyram i cili mbulonte aktivtetet e Hizbullahut për an-Nahar është shprehur për Al-Monitor se “Fitorja e arritur në Aleppo i dha fund problemeve që po haste partia në vend dhe mundësojë që të bëhej një ndryshim i balancimit politik”.

Burime të afërta pranë Haririt, të cilët kanë folur për Al-Monitor janë shprehur  se rënia e menjëhershme e pushtuesve të Aleppos dhe dryshimi i rezultatit politik të Sirisë në favor të regjimit kanë qënë ndër faktorët që kanë lehtësuar arritjen e marrëveshjes politike në Liban. Hariri, i cili tashmë ishte i dobësuar nga skandali financiar i kompanisë së tij, Oger  e cila ishte në prag të falimentimit, kishte bindjen se në qoftë Aleppo do të çlirohej kjo gjë do të sillte një ndryshim të dukshëm të fuqizimit të Hizbullahut dhe aleatëve të tij, kjo ishte arsyeja pse ai pranoi që që të formonte një qeveri, kur Aoun e përzgjodhi atë për ta formuar.

Një banor i Dahieh-it, i cili ka refuzuar që të thotë haptazi identitetin e tij është shprehur për Al-Monitor se “Njerëzit janë më optimistë se më parë. Hizbullahu ka arritur që ta kthejë në kah të kundërt tëë ardhmen e Sirisë dhe të Libanit. Kjo gjë padyshim, edhe pse në shkallë të limituar do t’a ulë zërin kriticizmit me të cilin kjo organizatë përballet.”

Sipas burimeve të afërta me partinë, të cilët kanë folur për Al-Monitor, Hizbullah ka humbur rreth 1.500 deri në 2.000 luftëtarë në Siri, ndërsa 5,000 të tjerë kanë mbetur të gjymtuar ose të plagosur. Hizbullahu ka humbur figura të rëndësishme simbolike dhe ushtarake të tij gjatë luftës së Sirisë.

Xhihadi Mughniyeh, i biri i shefit të operacioneve të Hizbullahut, Imad Mughniyeh, ky i fundit është vrarë në vitin 2008 në Damask, është vrarë gjatë një sulmi izraelit në Sirinë jugore në janar të vitit 2015.Gjithashtu, në dhjetor të vitit 2015, komandanti i Hizbullahut, Samir Kuntar, i cili në atë kohë ishte duke punuar për zhvillimin e një brigadë të re në rajonin ka mbetur i vrarë. Komandanti shumë  njohur i Hizbullahut, Mustafa Badreddine ka mbetur i vrarë në një shpërthim misterioz në Siri në maj të vitit 2016. Beyram është shprehur se qindra luftëtarë të Hizbullahut janë vrarë në Zabadani dhe në Homs dhe më shumë se 200 të tjerë kanë mbetur të vdekur vetëm në Aleppo.

Një burim i afërt me udhëheqjen e Hizbullahut në mes e nivelit të dytë të komandantëve është shprehur për Al-Monitor se: “Tashmë njerëzit kishin filluar të ankoheshin për numrin e dëshmorëve të rënë në Siri, po kështu ata ankoheshin se kishin lindur dyshime për korrupsion në rradhët e disa komandantëve të dërguar atje.” Si parti politike, Hizbullahu kontrollon një të tretën e parlamentit libanez dhe të qeverisë. Kjo organizatë është akuzuar për korrupsion, ku  përfshihet edhe skandali i mbetjeve që shkaktoi protesta në vitin 2016, si dhe ballafaqimi me akuzat për krijimin e stacioneve transmetimit online në mënyrë jo të ligjshme, prej të cilave kanë përfituaar figurave politike vendase. Burimi i lartëpërmendur ka deklaruar se “Lufta në Siri i ka bërë shumë njerëz të pasur duke qënë se ata janë marrë me trafikimin e shumë gjërave të ndryshme. Udhëheqësit e Hizbullahut kanë qënë të vetëdijshëm për këtë situatë, megjithatë nuk kanë mundur të bëjë shumë rreth kësaj.

Fitoret e shënuara sëfundmi në Siri nuk do t’i mundësojnë Hizbullahut që të konsolidojë përfundimisht popullaritetin e tij në Liban, megjithatë do t’i mundësojë kësaj organizate më shumë hapësirë për të manovruar në betejjat në Siri. Sipas një luftëtari ë Hizbullahut, i cili me kushtin e ruajtjes së anonimatit ka folur për Al-Monitor “Të gjitha linjat e fronteve pozitare janë në një gjendje të dobët dhe janë të gatshme për të rënë.”

Luftëtari beson se në mos të gjitha, disa rajone si Gouta e poshtme në Damask dhe Siria jugore do të dorëzohen me anë të arritjes së marrveshjeve të përbashkta me opozitën. Ai ka thesuar se me shumë mundësi beteja e ardhshme do të zhvillohet në Idlib.

Sipas Beyramit, tashmë Hizbullahu do të përqëndrohet më së shumti në zonat në periferi të Damaskut, të tilla si Wadi Barada, e cila gjendet përgjatë rrugës që të çon në kryeqytetin sirian, të cilat janë konsideruar si strategjike nga organizata. Beyram ka shpjeguar se “Wadi Barada është e pozicionuar në anën tjetër të maleve Kalamoun, një rajon që Hizbullahu dëshiron ta sigurojë për shkak të afërsisë gjeografike të kësaj zone me bastionin të tij në Bekaa.”

Burimet nga Hizbullahu janë shprehur për Al-Monitor se si forca kryesore ofensive në Siri, Hizbullahu po luan një rol shumë të madh në formësimin e të ardhmes së këtij vendi. Përfshirja e kësaj organizate në Siri ka mundësuar edhe organizimin me anë të një platforme në të cilën organizata ka vendosur ekspertët e saj për të projektuar ndikimin e saj rajonal, për shembull në Irak dhe Jemen.

Hezbollah gjithnjë e më shumë po përballet me një dikotomi ideologjike, duke pasur parasysh evoluimin e saj nga një lëvizje pan-arab të rezistencës së fokusuar në luftën kundër Izraelit, në një milici sektare për të ndihmuar përparimin e axhendës së diskutueshme të Iranit në të gjithë botën arabe. Ajo është shndërruar në një nga partitë më të mëdha masive në Lindjen e Mesme, e përqafuar nga mijëra anëtarë dhe qindra e mijëra mbështetës kryesisht libanezë shiitë. Me fuqinë e Hizbullahut vijnë gjithashtu edhe përgjegjësitë, dhe axhenda e tij iraniane nuk mund domosdoshmërisht të jetë edhe në interesin më të mirë të bazës së tij popullore libaneze, të cilët jetojnë të rrethuar nga sunnitë.



Burimi : Al Monitor