Franca synon zgjerimin e lidhjeve ekonomike me Iranin

Publikuar në Jan. 21, 2017, 2:07 a.m.

Ambasadori i  Francës në Iran, Francois Senemaud, ka deklaruar se sektori privat dhe shtetëror  të ekonomisë franceze synojnë të zgjerojnë prezencën e tyre në Iran dhe të shtojnë lidhjet biznesore me Iranin. Në takimin e zonës së lirë të Organizatës Qeshm, në bisedë me drejtorin e zonës Hamid Reza Momeni, ambasadori francez ka shtuar se përveç kompanive të përfshira sikurse Totali, Citroeni, Peugeoti dhe Renaulti, Franca do të vazhdojë të përforcojë lidhjet tregtare me Teheranin. Ka shtuar se kompanitë franceze janë të interesuara të marrin pjesë në projektet e ndërtimeve të përbashkëta dhe zhvillimore. Në mesin e tyre është edhe kompania Vinci, e cila është aktive në bisedimet rreth aeroportit të Mashadit dhe Isfahanit në Iran.

Franca është e gatshme edhe në bashkëpunimin rreth projektit në ishullin Qesh, ka cek ambasadori francez, duke shtuar se ishulli është i pasur me shumë mundësi të zhvillimit në sektorin e  energjetikës dhe peshkimit.

Drejtori Momeni nga ana e tij ka komentuar kapacitetet e tanishme të përfshira në bashkëpunim dhe projektet në implementim dhe theksoi se ishulli Qeshm do të jetë i gatshëm të ndërmerr projekte dhe investime në bashkëpunim me sektorin privat francez.

Ishulli Qeshm gjendet në bregdetin jugor të Iranit, përball limanit Bandar Abbas dhe Bandar Khamir. Në ishull gjenden 300 km2 të zonës së lirë. Vet ishulli është i gjatë 135 km, ndërsa gjendet rreth 60 km nga limani i Omanit Khasab dhe rreth 180 km nga limani Port Rashid në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në pjesën e vet më të gjerë , ishulli arrin gjerësinë rreth 40 km, ndërsa atë më të ngushtën rreth 10km. Sipërfaqja e gjithëmbarshme e ishullit është 1491km. Qyteti Qeshm gjendet në pjesën më lindore të ishullit, rreth 22 km nga limani Bandar Abbas, gjersa në pjesën më të afërt nga bregdeti iranian vetëm 2km. Janë aktualisht duke u haruar planet që  nga bregdeti iranian e gjer te ishulli të ndërtohet ura.

Temperatura mesatare në ishull është rreth 27 shkallë Celsijus, ndërsa mesatarja e të reshurave vjetor është 183mm. Në ishull jetojnë 120.000 banor të cilët merren me peshkatari, ndërtimin e varkave tradicionale detare me vela, me tregti dhe shërbime.



Burimi : IRNA