I dërguari zyrtar iranian i kërkon Myanmar t'i japë fund krimeve kundër Rohingyas

Publikuar në Jan. 20, 2017, 6:05 a.m.

Një diplomat i lartë iranian i ka bërë thirrje qeverisë së Myanmar që t’i japë fund barbarizmave kundrejt myslimanëve të Rohingyas në vendin e tij.

Ditën e enjte, deputeti Iranian, Ministri i Jashtëm i Marrëdhënieve Ligjore dhe Ndërkombëtare, Abbas Araki është shprehur se: “Ne nuk do të tolerojmë kurrësesi në asnjë vend të botës viktimizimin e myslimanëe dhe ne i bëjmë thirrje qeverisë së Myanmar që të kontrollojë situatën dhe të parandalojë krimet kundër myslimanëve.”

Ai i ka bërë këto komente gjatë një interviste në mesin e një takimi të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur  që ishte mbledhur për të diskutuar gjendjen e myslimanëve të Rohingya.

Ai ka përmendur ngjarjet e vrasjeve dhe shpërnguljeve së myslimanëve gjatë përleshjeve me ekstremistët budistë. Më pas ka vijuar duke u shprehur se “Ne nuk besojmë se përleshje të këtilla kanë rrënjë fetare. Megjithatë, gjëja e rëndësishme këtu është se myslimanët atje janë bërë viktima të këtyre ngjarjeve.”

Diplomati iranian është shprehur se Rohingya po vuajnë vështirësi ekstreme për shkak se Myanmar nuk e njeh ata si qytetarë të këtij vendi, më pas i ka bërë thirrje këtij shteti që të zgjidhë çështjen duke i dhënë shtetësinë kësaj pakice myslimane.

Ditën e enjte, OIC, e cila ka të antarësuar 57 shtete ka pasur për qëllim që të realizojë një takim të jashtëzakonshëm në Kuala Lumpur për të diskutuar problemet në rajon , ku është përfshirë në axhendë edhe masat ushtarake që po përdoren kundër Rohingya.

Forcat ushtarake të Myanmarit e kanë filluar këtë shtypje në shtetin Rakhine pas një sulmi të rojeve kufitare të vendit më 9 tetor, gjatë të cilit  mbetën të vrarë nëntë policë, për vdekjen e të cilëve qeveria fajësoi Rohingya.

Ekzistojnë raporte, sipas të cilëve të paktën 400 persona janë vrarë dhe më shumë se 2.500 shtëpi, xhami dhe shkolla religjoze janë shkatërruar dhe tri fshatë janë shkatërruar plotëssht nga kjo ndërhyrje e ushtrisë së vendit. Në të njëjtën kohë, qeveria Myanmar ka ndaluar ndërhyrjen humanitariane dhe aksesin e medias në Rakhine.

Ditën e enjte, Kryeministri i Malajzizë, Naxhib Razak është shprehur se vetëm duke marrë parasysh faktin që njerëzit e Rakhines janë të detyruarë që të braktisin vendin e tyrë dhe Mymarin është një idikator që flet për situatën e vështirë ku ata janë gjendur.

Ai ka vijuar duke thënë se persekutimi kundrejt komunitetit Rohingya në vendin e tyre ka një potencial për të ndikuar në sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit të Azizsë Juglindore.

Razak ka paralajmëruar se dhuna duhet që të ndalet përpara se organizata terroriste të këtilla si terroristët takfiri të Daesh-it të infiltorohen në Rohingya.

Gjendja e myslimanëve Rohingya

Sipas grupeve të refugjatëve dhe të të drejtave të njeriut, myslimanët Rohingya kanë qënë subjekte të ekzekutimeve, përdhunimeve dhe sulmeve me zjarr që në muajin teror.

Qeveria e Myanmar u mohon shtetësinë e plotë popullsisë prej 1.1 milion banorëve Rohingya dhe madje i ka vënë ata nën akuzën e “emigrimit të paligjshëm” nga Bangladshi, pavarësisht faktit se rrënjët e tyre shtrihen gjeneratë pas gjenerate në Myanmar.

Myslimant Rohingya të cilët kanë emigruar në Bangladesh për shkak të dhunës prej dekadash tashmë në Myanmar duke qënë se 500.000 të tjerë nuk janë pranuar as si shtetas të Dhakas gjithashtu.



Burimi : Press TV