Në xhaminë e shenjtë të Imam Rizait (a.s.) një grua italiane e përqafoi fenë Islame

Publikuar në Jan. 20, 2017, 5:47 a.m.

   

Një grua italiane e përqafoi fenë Islame në xhaminë e shenjtë të Imam Rizait (a.s.).

Sipas  Agjencisë së Lajmeve Astan News,  pas shumë hulumtimeve në Islam, kjo zonjë italiane emri i së është Rogsana Elena Negra e përqafoi fenë Islame.

Lidhur me përqafimin e saj të fesë Islame, ajo tha: "Unë jam studente e psikologjisë dhe unë gjithmonë jam përpjekur për të gjetur një mënyrë për më shumë qetësi, afërsisë ndaj Zotit, si dhe për shërimin e shumë sëmundjeve. Ndër të gjitha fetë, e kam gjetur Islamin si një nga më të përsosurat."

Rogsana Elena Negra vazhdoi: "Kjo ishte prania ime e parë në Xhaminë e Shenjtë  të Imam Rizait (a.s.) dhe kjo vizitë  në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.)  më ka sjell momente shumë të bukura dhe të paharrueshme  për mua".

"Për të përqafuar Islamin, kam studiuar Kur'anin e Shenjtë dhe në këtë moment, unë jam duke studiuar Nahxh al-Belaga-n  dhe librat e haditheve  për shkak se këto libra mund të më udhëzojnë në thelbin e kësaj feje të madhe në një mënyrë shumë të mirë", theksoi ajo .

Ajo tha: "Procedura më e mirë për të konvertuarit e rinj është që ata ose  ato të bëjnë sa më shumë studime, pasi që këto studime mund të udhëzojnë  njerëzit drejt realitetit të Islamit".

Negra shtoi, "Duke u familjarizuar me familjen e të Dërguarit të Zotit, Muhammedit (a.s.) siguron bazë të përshtatshme për njeriun për të përparuar  drejt Islamit dhe për të kuptuar mësimet e tij të thella dhe të mëdha".

Duhet të përmendet se udhëheqja e çështjeve të vizitorëve jo-iranianë në Xhaminë e Shenjt të Imam Rizait  ofroi për këtë muslimane  të re një certifikatë të përqafimit të Islamit dhe disa dhurata të tjera të bekuara.



Burimi : ABNA24