Terroristët e ISIS-it rrëmbyen 14-të hoxhallarë në Afganistan

Publikuar në Jan. 17, 2017, 10:09 p.m.

Terroristët e ISIS-it kanë sulmuan një seminar fetar në lindje të Afganistanit, duke rrëmbyer 14-të hoxhallarë, mësimdhënës  dhe administratorë, thonë zyrtarët.

Sulmi u bë nga tre burra të armatosur në Provincën Nangarhar gjatë fundjavës, tha të hënën zëdhënësi i departamentit të arsimit, Muhammed Asif Shinvari.

Ministria e Arsimit tha gjithashtu se terroristët e ISIS-it hynë në Medresenë  ‘Mullah Sahib’ ndërsa nxënësit ishin në orën e mësimit, ku  rrëmbyer 14-të hoxhallarë dhe dy administratorë. 

Në një incident tjetër në vende të tjera, policia afgane tha se një zyrtar i lartë i qeverisë, i identifikuar si Mustafa Safaji, u vra nga dy persona të armatosur të panjohur në provincën veriore të Baghlan-it.

Incidentet erdhën vetëm disa ditë pasi ISIS-i  kishte sulmuar  Qarkun Kot  në Nangarhar dhe i vunë zjarrin rreth 60 shtëpive atje. Sipas zyrtarëve lokalë, sulmi ndodhi kur banorët e Kot-it nuk pranuan të bashkëpunojnë me  terroristët.

ISIS-i ka zgjeruar aktivitetet e tij në gati  një duzinë të provincave afgane, veçanërisht  në Nangarhar, pavarësisht nga prania e mijëra e çizmeve të huaja në terren.

Rritja e ISIS-it në Afganistan ka ngritur shqetësime në një vend tashmë të përçarë me dekada nga militantizmi i udhëhequr nga talibanët dhe pushtimit i SHBA-ve dhe aleatëve të saj në vitit 2001.   



Burimi : Press TV