Ekonomia Iraniane: Çështja nuk është vetëm ekonomike

nga Tahir Mahmud | Publikuar në Jan. 17, 2017, 4:56 a.m.

Regjimet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) arrijnë që të nxjerrin çdolloj përfitimi ekonomik jo sepse janë gjeni në ekonomi, por për shkak se janë në shërbim të interesave dhe kërkesave strategjike të fuqive imperialiste të Perëndimit dhe kështu knë akses më të lehtësur në sistemet financiare perëndimore. Mirëqenia e tyre ekonomike e ndërvarur vjen pikërisht nga përulja e tyre në nivvell politik dhe në nivel të sigurisë ndaj hegomonëve global – megjithatë kjo gjë ngrihet kundër skllevërve të paguarë, punëtorëve të huajë.

Ashtu si edhe për shumë shtete të tjera, ekonomia iraniane lidhet ngushtë me situatën politike të vendit dhe me situatën e sigurisë kombëtare. Nëse nuk marrim parasysh këtë dimension, nuk mund të vlerësojmë në mënyrën e duhur përparimin ekonomik të vendit.

Ekonomia e çdo shteti është e lidhur ngushtë me faktorët politikë dhe të sigurisë të një vendi. Kjo gjë është veçanërisht  vërtetë për ekonominë iraniane. Këto janë arsyet konkrete:

Që në momentin që në korrik te vitit 2015, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj ishin të detyruara që të firmosnin një marrëveshje bërthamore me Iranin, ekonomia e Iranit Islamik është bërë ndër tematikat më kryesore të diskutuara në mediar koorporative dhe në mediat jo koorporative.

Artikujt që analizojnë ekonominë e Iranit dhe shumica e artikujve politikë që përgatiten nga institucione të ndryshme të mendimit i lënë mënjanë pa analizuar qëllimisht faktorët politikë dhe ato të sigurisë të cilat janë të ndërlidhura me gjendjen ekonomike të vendit. Përse? Doktrina e thjeshtëzuar e përhapur në mbarë botën të udhëhequr aktualisht nga kapitalizmi në mëson se ekonomia dhe politika janë dy fusha të pavarura nga njëra-tjetr. Vetë teoria kapitaliste ngrihet mbi “të vërtetën” se çështjet e ekonomisë, punës dhe interesit janë gjëra që nuk duhet të përzien me politikën. Për të pasur një bashkëpunim me regjime despolitike, si përshembull regjimin Beni Saudit në gadishullin arabik, apo me Gjeneralin Augusto Pinochetin të regjimit ushtarak në Çili gjatë viteve 1973-1990 është e nevojshme që të ndërmerren hapa politikë, madje pretendohet edhe filozofike. Kjo gjë mundëson një justifikim për të mbështetur këta despotë të skllavruar.

Regjimet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) arrijnë që të nxjerrin çdolloj përfitimi ekonomik jo sepse janë gjeni në ekonomi, por për shkak se janë në shërbim të interesave dhe kërkesave strategjike të fuqive imperialiste të Perëndimit dhe kështu knë akses më të lehtësur në sistemet financiare perëndimore. Mirëqenia e tyre ekonomike e ndërvarur vjen pikërisht nga përulja e tyre në nivvell politik dhe në nivel të sigurisë ndaj hegomonëve global – megjithatë kjo gjë ngrihet kundër skllevërve të paguarë, punëtorëve të huajë.

Ndërkohë që pritej që pas firmosjes së marrëveshjes nukleare, Iranit t’i lehtësoheshin mundësitë që të kishte marrëdhënie tregtare me ndërmarrjet ndërkombëtare, në Janar të të vitit 2016, Ëashingtoni ka publikuar një direktivë sipas së cilës çdo shtetas i BE-së që ka vizituar brenda pesë viteve të fundit Iranin, përpara se të hyjë në territorin amerikan duhet të aplikojë fillimisht për vizë.

Ky kufizim nuk ka ekzistuar përpara se të firmosej marrëveshja që mban emrin Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Zhvillimit dhe padyshim në mënyrë shumë të hapur duket se qëllimi i kësaj direktive është që të çekurajojë turistët perëndimorë që të vizitojnë Iranin dhe biznesmenët që të marrin pjesë në ringjalljen e ekonomisë së Iranit. Sigurisht kjo politikë mund të shpjeghet edhe si masë e pastër thjesht sigurie, megithatë gjithkush që ka aftësistë më fillestare të analizaës dhe që ka kapacitetin minimal të kërkimit mund ta shohë shumë qartësisht se kjo direktivë është një mënyrë tjetër e ushtrimi të presionit ekonomik.

Autori i këtyre rreshtave, duke pasur parasysh eksperiencën prej vitesh që zotëron ka mësuar që të mos i marrë si të mmirëqëna shkrimet e gazetarëve perëndimorë, akademicienëve dhe aktivistëve duke marrë parasysh faktin se në shkrimet e tyre ata refuzojnë të shohin dimesionet politike dhe dimensionet e sigurisë që ndikojnë në vendimet e ekonomisë së Teheranit. Sanksionet ekonomike që iu vunë Republikës Islamike janë të lidhura ngushtmërisht me principet politike dhe principet e sigurisë të këtij vendi. Pikërisht për këtë arsye, ta paraqesësh ekonominë iraniane si të pavarur dhe të shkëputur nga çështjet politikte do të thotë që të mbulosh të vërtetën ne vetëdije të plotë.

Ekzistojnë disa myslimanë dhe disa jomyslimanë të cilët kritikojnë disa nga politikat ekonomike të Iranit, megjithatë që këto kritika të pranohen si të vërteta duhet të jenë të drejta, mëpak të mbështetura në paragjykimet politike dhe të bazuara më shumë në pohimet e shëndosha ekonomike. Po, është mëse e vërtetë se në Iran ka ekzistuar një udhëheqje e gabuar ekonomike. Në shtetet e tjera, qoftë edhe një ndryshim i përmasave më minimale në politikat ekonomike mund të sjellë një ndryshim më një mënyë shumë të shpejtë, në rastin e Iranit – nëse ai do të ndërmerrte një ha të këtillë nuk do të mund të merrte rezultatin e dëshiruar, madje edhe mund ta përkeqësojë situatën? Po, pse ndodh kjo gjë?

Suksesi ekonomik i Iranit do ë jetë si një shuplakë në fytyrën e doktrinës ekonomike të kapitalizmit. Fuqitë aktuale globale grabitqare nuk d të lejojnë që të ketë sukses një ekonomi e bazuar mbi themele të të vërteta islamike; sepse një realitet i këtillë do të shtronte një alternativë shumë të sigurtë kundrejt ekonomisë aktuale skllavëruese të imponuar nga perëndimi. Pikërisht për këtë arsye, reformat pozitive ekonomike të Iranit, apo ndryshimet politike duhet të kundërshtohen gjithmonë me politika të kundërta politike dhe të sigurisë të zbatuara nga regjimet e vendeve të NATO-s dhe të vendeve që ato drejtojnë në rajon. Shkenctarët e cilave vendeve të tjera mmyslimanë janë marrë në objektivë dhe janë vrarë? Të askujt. Nëse vende të tilla si Izraeli dhe antarët e NATO-s e shohin si një rrezik ndaj tyre zhvillimin shkencor të Iranit, atëherë këto shtete me siguri e shohin si rrezik ndaj tyre zhvillimin ekonomik të Iranit.

Ekonomia është një temë e ndërlikuar në të cilin luajnë rolin e tyre shumë të ndryshueshme konkrete dhe absurde. Ndërsa mediat ekonomike perëndimore e paraqesin Iranin Islamik si “nxitës lufte”, “qeveri shtypëse” madje edhe si një qeveri me një “të ardhme të parpërcaktueshme”, dihet se këto organizata mediatike janë të lidhura me qeveritë, ose janë të financuara nga këto qeveri dhe kanë për qëllim primar të tyre që të nxisin investimet e huaja që të tërhiqen nga Irani, i cili duket që të ketë burime të brendshme më fitimprurëse, për të shmangur kështu largimin nga piaca e kontrolluar nga perëndimi.

Për këtë arsye, kur një ekspert apo një akademicien iranian, amerikan, arab apo kanades dëshironn që të shprehë mendimin e tij profesional në lidhje me parashimin e situatës ekonomike në Iran dhe zhvillimin e performancës ekonomike të tij duhet të paraprakisht të kalojë testin litmues. Cilidoqoftë ky ekspert duhet të kontrollojë nëse gjigandët e ekonomisë globale e kanë si një referencë të tyre të përdishmërisë politike dhe përditshmërisë të sigurisë ndikueshmërinë e tyre në Republikën Isslamike.



Burimi : Crescent – ICIT / Medya Şafak