Qyteti i humbur egjiptian zbulohet pas 7000 vjetësh

Publikuar në Jan. 4, 2017, 11:56 p.m.

Arkeologët kanë zbuluar kasollet, mjetet dhe 15 varre të mëdha që datojnë nga periudha e parë e dinastisë në provincën Sohag

Arkeologët kanë zbuluar një qytet të lashtë egjiptian  dhe varrezat që datojnë rreth 5300 para Epokë së Re, tha ministria e antikave të mërkurën.

Qyteti dhe varrezat - ka të ngjarë të jenë shtëpi të funksionarëve të lartë dhe  varrezat u zbuluan rreth 400 metra nga Tempulli i Seti të Parë, në qytetin e lashtë të Abidosit në jug të Egjiptit, tha ministri antikave Mahmud Afifi.

Këto besohet që datojnë nga viti 5316 Para Epokës së Re.     

Eskavatorët kanë zbuluar kasollet, qeramikë dhe instrumente nga guri, tha Mahmud Afifi.

Ata gjithashtu zbuluan 15 varre të mëdha - disa prej tyre edhe më të mëdha se sa varret mbretërore në Abidos  - duke sugjeruar se ato kanë  qenë  trupat e figurave të rëndësishme.

"Ky zbulim mund të hedhë dritë për më shumë informacion mbi historinë e Abidosit," citohet një deklaratë e ministrisë të ketë thënë Mahmud Afifi.

Qyteti i Abidosit, themeluar nga sundimtarët paradinastik, është i famshëm për tempujt e tij të tillë si ai i Seti-it të Parë dhe varret e saj.

Egjipti është i pasur me vendet e lashta të ndërtuara nga ana e faraonëve, por vitet e trazirave dhe sulmet kanë larguar shumë turistë.



Burimi : World Bulletin