Zuckerberg mohoi ateizmin ‘’Besimi fetar është shumë i rëndësishëm."

Publikuar në Jan. 4, 2017, 11:53 p.m.

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka sqaruar se nuk është ateist, duke ju dhënë fund kështu spekulimeve që për vite me radhë kanë diskutuar besimin e tij fetar.
 
Reagimi i Zuckerberg ka ardhur pas një komenti në një urim që ai kishte bërë në ditën e Krishtlindjeve.

Dikush e ka pyetur: “Pse ti nuk je ateist?”. Zuckerberg është shprehur: “Jam rritur si hebre dhe më pas pata një periudhë pyetjesh, por tani besoj se besimi fetar është shumë i rëndësishëm."