Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tridhjetë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Jan. 3, 2017, 11:02 p.m.

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të tridhjetë, me titullin: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Hadithi Thekalejn”. “Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Tani lërmëni t’iu shpjegoj se, në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), Ibn Said Tufiu shpjegon: “Lërmëni t’iu bëj të ditur se, se gjenden argumentë, se njëzëshmëria e bashkësisë muslimane mbi një çështje, është e goditur dhe nuk mund të jetë e gabuar. Në të njëjtën mënyrë dhe njëzëshmëria e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.) mbi një çështje, ose disa çështje, është një dëshmues i qartë, i pafajësisë së tyre. Tani ngrihet pyetja: “Vallë cila njëzëshmëri, ka më tepër përparësi, në rast se këto dy njëzëshmëri, bien ndesh me njëra-tjetrën, njëzëshmëria e bashkësisë muslimane, apo ajo e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)?!” “Fatmirësisht Ibn Said Tufiu, i ka kthyer përgjigje dhe kësaj pyetjeje. Sipas tij gjenden argumentë të fuqishëm, të cilët vërtetojnë se njëzëshmëria, e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), ka më tepër përparësi, se sa ajo e bashkësisë muslimane”.

Prezantuesi: “Zotëri i nderuar, lërmëni t’iu bëj të ditur, se tërësia e programeve tona, në lidhje me hetimin e Hadithit Thekalejn u zgjat shumë. Disa nga ndjekësit tanë të nderuar, ankohen duke thënë, se nuk mund t’iu ndjekin, Zotëri Sejjid Kemal Hajdari. “Vallë a do të kishit mirësinë, që të na përpilonit, hartën e programeve tona, të zhvilluara deri më tani?!”

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (k.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (l.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër”.

“Ashtu siç e ka cekur dhe vëllai im i nderuar, Doktor Salimi, tani jemi duke zhvilluar, programin e tridhjetë, të serisë së gjatë të programeve të Hadithit Thekalejn. Pohoj se është mëse e natyrshme, që ndjekësve tanë të nderuar, mund të krijohet përshtypja, se kalvari i trajtimit të Hadithit Thekalejn u zgjat disi”.

“Në këtë pikë jetike, do t’iu luteshim ndjekësve tanë të nderuar, që të tregohen pak më të duruar. Jam i bindur se kur ndjekësit tanë, pasi t’i perceptojnë ashtu siç duhet, përfundimet e vyera të këtij hadithi madhështor, do të mësojnë se, ata kanë merituar më shumë, se sa shpjegimi i këtyre tridhjetë programeve. Në etapën e katërt të hetimit tonë, do të trajtojmë përmbajtjen, argumentimin dhe jurisprudencën e Hadithit Thekalejn. Kur të arrijmë, në mbarim të kalvarit, të programeve tona, do të kemi përfituar të dhëna dhe përfundime të rëndësishme”.

“Besoj se tanimë, ndjekësit tanë të nderuar, e kanë parasysh se ne, e kemi hetuar dhe shqyrtuar në mënyrë tejet të imtësishme, zinxhirin e transmetimit të Hadithit Thekalejn. Megjithatë nuk kemi arritur ende që të shpjegojmë, pjesën e argumentimit të këtij hadithi. Lejomëni t’iu shpreh se hadithët e mbështetur, mbi parimet e besimit islam, vërtetojnë se autenticitetin e Hadithit Thekalejn, të cilin e ka thënë i dërguari i Allahut (f.m.t.)”.

“Si rrjedhojë, bëjmë të qartë se kështu, çështjet do të dalin në dritë, njëra pas tjetrës, duke shpalosur dhe ndërthurjen e fortë mes tyre, veçanërisht së çështjes sonë kryesore: “Ardhja e Imam Mehdiut (p.m.t.)”. Sërish jam i bindur se, ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për faktin se ne, gjatë sqarimit të kësaj etape, kemi theksuar dhe dy dallimet parësore themelore, mes Shkollës së Ehli Bejtit dhe qasjeve të tjera islame”.

Prezantuesi: “Tani duam t’iu shtrojmë pyetjet: “Vallë a është Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), nga farefisi i bijve të Fatime Zehrasë (p.m.t.), pra nga Farefisi i Pastër i Muhammedit (p.q.m.t.)?!” “Vallë a është ai gjallë tani në këtë botë, ndërsa ne flasim, ose do të vijë në një të ardhme të afërt, në këtë botë?!”

I ftuari: “Ashtu siç e dini dhe ju, Shkolla e Ehli Bejtit, është doktrina e vetme, e cila thotë se Imam Mehdiu (p.m.t.), është i gjallë në këtë botë në këtë kohë. Dijetarët shiitë të kësaj shkolle, e argumentojnë këtë duke sjellur hadithin: “Rruzullit tokësor, nuk mund t’i mungojë kurrë argumenti”, që është një hadith të cilin do ta hetojmë më vonë”.

Argumenti i Parë: “Ne në programet tona vijuese, do të shqyrtojmë çështjen nëse, ky argument është i gjallë në këta çaste, në këtë botë, ose do të vijë në një të ardhme të afërt. Tani le t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), dijetari sunnit, Ibn Haxher Askalani kumton: “Me të vërtetë gjenden hadithë të vërtetë, të shënuar dhe të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, se Imam Mehdiu (p.m.t.) do të jetë nga bashkësia muslimane dhe se Isai i biri i Merjemes (p.m.t.), do të falë namaz pas tij. Ja pra ky është argumenti, i cili vërteton se Isai (p.m.t.), do të falë namaz, pas një imami “prijësi”, nga bashkësia muslimane, në një kohë shumë të afërt, pak para ardhjes së Ditës së Kijametit”. (1)

“Me këtë pohim, nuk duam të nënkuptojmë se, Ibn Haxher Askalani, i besonte mësimeve të Shkollës së Ehli Bejtit, por kemi për qëllim shpalosjen se thënia e tij, përkthehet se si Allahu i Madhëruar, nuk do ta lërë kurrë rruzullin tokësor pa asnjë argument. Qëllimi ynë është zbulimi, nëse ky argument është i gjallë dhe duke jetuar, ose do të vijë më pas në këtë botë. Ja pra kjo është nuanca thelbësore, e cila dallon Shkollën e Ehli Bejtit, nga qasjet dhe rrymat e tjera islame. Ky është argumenti i parë”.

Argumenti i Dytë: “Sërish siç të tërë ju e keni të qartë, duke u mbështetur në Hadithin Thekalejn, Ajetin e Pastrimit, Ajetin e Bashkëbisedimit dhe në Hadithin e Mbulimi të Veshjes, së të dërguarit të Allahut (k.m.t.), arrijmë në përfundimin se, termi i “Ehli Bejtit”, përjashton përfshirjen e bashkëshorteve të tij. Ne nuk jemi të vetmit, që ndajmë këtë mendim, ndjekës të nderuar, sepse dhe disa dijetarë të Ehli Sunnetit, e kanë pranuar të njëjtin mendim. Njëri nga ata është dhe dijetar Alusiu. Në veprën e tij me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), ai shkruan: “Me termin “Ehli Bejti”, i cili kalon në Hadithin Thekalejn, kuptojmë se Muhammedi (p.q.m.t.), ka për qëllim nënkuptimin e elementit të dytë, të përmendur në këtë hadith. Ashtu siç është bërë e qartë dhe në Hadithin Thekalejn: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Ato janë Libri i Allahut, që është një litar i zgjatur dhe Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të lumit (Keuther)”. Si rrjedhojë pohojmë se është e pamundur, përfshirja e bashkëshorteve të papastra të Muhammedit (p.q.m.t.), brenda pjesës së dytë të hadithit, përkatësisht termit të “Ehli Bejtit”. (2)

“Përdorimi i termit të “Eli Bejtit” bart dy kuptime. Kuptimi i tij i parë, është përshirja e bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.), ndërsa kuptimi e tij të dytë, është përjashtimi i tyre nga ky term. Ne i kemi sqaruar me dhjetra herë, në programet tona paraardhëse. Pra në kuptimin e parë të gjërë, në të cilin përfshihen, bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), ndërsa në kuptimin e dytë të ngushtë, bëjnë pjesë vetëm katër ose pesë anëtarë. Ndonëse duke u nisur pikërisht nga kjo pjesë, mund të shprehemi se në këndvështrimin gjuhësor, juridik dhe zakonor, bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), mund të përfshihen, brenda termit të “Ehli Bejtit”, Ajeti i Pastrimit dhe Hadithi Thekalejn, na bëjnë të qartë ato janë të përjashtuara nga kjo përfshirja”.

“Themeli i dytë, i tiparit dallues, të Shkollës së Ehli Bejtit, i cili e dallon këtë shkollë, nga shkollat e tjera, është siç e ka përshkruar dhe dijetar Alusiu dhe ne e kemi trajtuar, në programet pararadhëse, se ajo nuk qëndron në një vend, në dhënien e miratimit vetjak, të një dijetari dhënës miratimesh, i cili në disa raste gabon dhe në disa të tjera e zbulon të vërtetën mbi kredon islame, (ndonëse shumica e dijetarëve, mund të ndajnë të njëjtin mendim)”.

“Pra shpjegimet dhe këndvështrimet, e dijetarëve Shkollës së Ehli Bejtit, janë tërësisht të mbështetura mbi të vërtetën. Këtu ne nuk e përdorëm qëllimisht virtytin “i pafajshëm”. Qëllimi ynë është bërja e ditur e shqetësimit tonë, duke përdorur terminologjinë sunnite. Pra në këtë kontekst duam të ngrejmë pyetjen: “Vallë a është miratimi, i të dërguarit të Allahut (l.m.t.), prijësit të besimtarëve (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.), Imam Husejnit (p.m.t.) dhe Fatime Bint Muhammedit (njëlloj si miratimi i i bashkëkohësve të tjerë, të Muhamemdit (p.q.m.t.), të cilët në disa raste janë gabuar dhe në disa të tjera, e kanë gjetur të vërtetën. Këtu kam dëshirë, të përmendim faktin, se ne kemi cituar dhe fjalitë e dijetarët sunnitë, kanë sqaruar se si miratimi i Nënës së Besimtarëve, Aishes, ashtu si miratimi i shumë bashkëkohësve të tjerë, të Muhammedit (p.q.m.t.), shumë herë kishte dalë i gabuar. Tani shtrojmë pyetjen: “Atëherë cili nga këto dy mendime është i drejtë?!”

“Ajo që duam të bëjmë të qartë se, përveç dijetarëve, të Shkollës së Ehli Bejtit, dijetari i vetëm sunnit, i cili ndan mendimin, se tërësia e miratimeve dhe e sjelljeve të anëtarëve të Ehli Bejtit janë të sakta, është autori i veprës me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), Ibn Said Tufiu. Ky i fundit citon: “Njëzëshmëria e djetarëve muslimanë, në doktrinën e besimit shiit, nuk bëhet e mundur, vetëm me anëtarët e Ehli Bejtit, sepse ndonëse këta të fundit nuk përmbledhin, mbarë bashkësinë muslimane, por pafajësia e tyre, vlen për të tërë bashkësinë muslimane”. (3)

“Ne e dimë mjaft mirë, hadithin e të dërguarit të Allahut (f.m.t.): “Bashkësia ime muslimane, nuk mund të bjerë, në gabim dhe shmangie”. Atëherë nëse anëtarët e Ehli Bejtit (p.m.t.), janë njëzëri mbi një çështje, a është i domosdoshëm fakti, që ata të jenë të pafajshëm, për të vërtetuar gabimin dhe shmanngien?!” “Sipas këndvështrimit, të Shkollës së Ehli Sunnetit, kjo nuk është kështu, sepse sipas tyre, mbarë bashkësia muslimane, duhet të jetë njëzëri, mbi këtë çështje. Si rrjedhojë, nësë anëtarët e Ehli Bejtit (p.m.t.), japin njëzëri mbi një çështje, ndërsa në anën tjetër, disa të tjerë, japin të njëzëri ndryshe, atëherë cilës njëzëshmëri, duhet t’u jipet përparësi?!” “Dijetarët shiitë, janë të mendimit se, u jepet përparësi, njëzëshmërisë së këtyre anëtarëve”.

“Dijetari sunnit, Ibn Said Tufiu, shprehet se pafajësia, arrihet me njëzëshmërinë, e të tërë bashkësisë muslimane. Në këtë pikë askush nuk ka të drejtë të na akuzojë, sepse nuk jemi ne, ata të cilët këmbëngulin se, pas mërgimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë, pafajësia e tij u përçua, tek anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Sërish disa dijetarë muslimanë, kanë mendimin se, pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allahut (k.m.t.), dolën në shesh “të pafajshmit” dhe se sipas tyre, ata janë bashkësia muslimane dhe njëzëshmëria e saj. Ndërsa ne si dijetarë shiitë, besojmë fuqishëm në pafajësinë e anëtarëve të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.

“Rishtas Ibn Said Tufiu, në faqet vijuese kumton: “Duke u nisur nga faktet e lartpërmendura, theksojmë se njëzëshmëria, e anëtarëve të përfshirë, brenda termit të “Ehli Bejtit”, është gjithmonë e saktë dhe si rrjedhojë, fjalët dhe thëniet e tyre, janë argumentë të padiskutueshëm, të cilët duhet të zbatohen, në gjirin e bashkësisë muslimane. Për më tepër, këta argumentë, janë një dëshmues se njëzëshmëria e tyre, është në të njëtën kohë dhe njëzëshmëria e bashkësisë muslimane”. (4)

“Lërmëni t’iu bëj të ditur se, se gjenden argumentë, se njëzëshmëria e bashkësisë muslimane mbi një çështje, është gjithmonë e saktë dhe nuk mund të jetë e gabuar. Në të njëjtën mënyrë dhe njëzëshmëria e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.) mbi një çështje, ose disa çështje, është një dëshmues i qartë, i pafajësisë së tyre. Tani ngrihet pyetja: “Vallë cila njëzëshmëri, ka më tepër përparësi, në rast se këto dy njëzëshmëri, bien ndesh me njëra-tjetrën, njëzëshmëria e bashkësisë muslimane, apo ajo e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)?!” “Fatmirësisht Ibn Said Tufiu, i ka kthyer përgjigje dhe kësaj pyetjeje. Sipas tij gjenden argumentë të fuqishëm, të cilët vërtetojnë se njëzëshmëria, e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), ka më tepër përparësi, se sa ajo e bashkësisë muslimane. Ja pra këtë e thotë një dijetar hanbelit, megjithatë tani nuk do t’i hyjmë hetimit të kësaj çështjeje, sepse me shqyrtimin e Hadithit Thekalejn dhe kjo e vërtetë do të dalë në dritë”.

“Pra duke u mbështetur në Ajetin e Pastrimit dhe Hadithin Thekalejn, pohojmë se nëse anëtarët e Ehli Bejtit (p.m.t.), janë të njëzëri mbi një çështje, ndërsa bashkësia muslimane, ka një mendim ndryshe, sipas Ibn Said Tufiut, njëzëshmëria e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), duhet të zbatohet sepse ajo ka më tepër përparësi. Këtë e themi sepse Ibn Said Tufiu, pohon se miratimi i anëtarëve të Ehli Bejtit (p.m.t.), është gjithmnë i saktë, ndërsa ai i të tjerëve, mund të jetë ose i gabuar, ose  i saktë”.

“Si rrjedhojë, përsërisim se gjatë shqyrtimit, të Hadithit Thekalejn, lexuam argumentin e dytë, pra nëse njëzëshmëria e anëtarëve të Ehli Bejtit (p.m.t.), sjell argumentë të padiskutueshëm ose jo. Ja pra është pikërisht kjo çështja tjetër, që ne duhet të trajtojmë. Ne jami të mendimit, se e shpjegova se në përfundimin e kësaj çështjeje, do ta na sjellë përfitime të dobishme dhe të rëndësishme. Ashtu siç kemi sqaruar dhe në programet tona paraadhëse, rikujtojmë ndjekësit tanë të nderuar, se synimi ynë nuk është se ne dëshirojmë, që një musliman të ndërrojë doktrinën e tij dhe të kalojë në një doktrinë tjetër. Arsyeja kryesore e këtyre sqarimeve, është zbulimi i vërtetës, për ndjekëist tanë të nderuar dhe për njerëzit e sinqertë që duan, të mësojnë se si qëndron e vërteta”.

“Ne kemi për synim, që t’iu vë në dijeni të faktit, se pas mërgimit në botën tjetër, të Muhammedit (p.q.m.t.), rruzullit tokësor, nuk i ka munguar kurrë, argumenti fetar njerëzor. Tani ngrejmë pyetjen: “Vallë a mbështeten diku, dijetarët shiitë, kur e kumtojnë këtë fakt, ose thjesht nisen, nga egot dhe epshet e tyre ?!” “Qëllimi ynë parësor nuk është, nëse dijetarët sunnitë, e ndjekin ose e pranojnë argumentin tonë, ose nuk e pranojnë atë. Pra për ne nuk ka rëndësi, nëse dijetarët sunnitë, ndajnë ose nuk ndajnë të njëjtin mendim me atë tonin. Ne mbështetemi në argumentë të shëndoshë, kur citojmë këtë. Besoj se dhe ju e dini, se në kohërat e fundit, disa njerëz kanë nisur sulmet e tyre të kota kundër nesh”.

“Lejomëni t’iu shprehim, nga thellësia e shpirtit se, sa do të donim që kjo lëvizje dashakeqe, të ishte të paktën shkencore, por kjo e fundit, jo vetëm që nuk është shkencore, por nuk mbështetet askund. Këta njerëz të pacipë, duan të krijojnë përhtypjen e gabuar, se dijetarët shiitë, nuk i mbështetkan mësimet dhe miratimet e tyre, në argumentë të mirëfilltë fetarë. Prandaj ne kemi dëshirë, që gjatë shqyrtimit të Hadithit Thekalejn, duam t’i paraqisnim argumentët tonë, ndjekësve tanë të nderuar dhe kërkuesve të sinqertë të së vërtetës. Pasi t’i dëgjoni argumentët tonë, ju keni të drejtë të thoni: “Ne i bashkangjitemi, ose i kundërshtojmë këta argumentë të paraqitur”.

Ajo që duam të nënvizojmë, është fakti se argumentët tanë, ceken dhe në burimet sunnite. Me këtë nuk nënkuptojmë, praninë e tyre, si argumentë, të cilët i përdornin dhe sunnitët. Nuk kemi aspak për qëllim që, t’iu krijohet përshtypja e gabuar, se me këtë dua të themi, se përkufizimet tona, gjenden dhe ne veprat e dijetarë sunnitë. Jo, jo nuk duam të shprehim këtë. Ajo që duam të shpalosim, është se argumetët, të cilët do t’i përmendim pak më vonë, gjenden dhe në burimet e vërteta sunnite. Ndonëse në njërën anë, argumentimi dhe komentimi i sunnitëve, mund të jetë ndryshe nga i yni, edhe ne nga ana tjetër, ndajmë një mendim ndryshe, nga ai i dijetarëve sunnitë, në këndvështrimin e argumentimit dhe komentimit të këtyre hadithëve. Duke u nisur nga këta fakte kokëfortë, ju lutemi që ata të cilët mendojnë ndryshe nga ne, të mos na akuzojnë duke vjellur vrer: “Ju nuk mbështetni askund dhe se nuk keni argumentë. Këta janë mendimet tuaja, të cilët cijnë si rrjedhojë e egove dhe epsheve tuaj”.

“Jo vëllezër të nderuar sunnitë, këta nuk janë as gënjeshtra as mashtrime, por këto janë të vërtetat lakuriqe, të cilat kalojnë në veprat tona. Tani kam për synim, shqyrtimin e këtyre argumentëve, në mënyrë të hollësishme, duke shpjeguar drejtimet këtyre argmentëve. Si fillim, shpjegoj se dy argumentët kryesorë, në të cilët mbështeten dijetarët shiitë janë si vijon:

Argumenti i Parë: “Prania e vazhdueshme e një argumenti në rruzullin tokësor”.

Argumenti i Dytë: “Ruajtja e këtij argumenti, nga kryerja e gabimeve, ose e thënë ndryshe, dhënia gjithmonë e miratimeve të sakta”.

“Ja pra shpjegimi i këtyre dy argumentëve, është arsyeja kryesore se përse, ne do të kalojmë në Hadithin Thekalejn dhe më pas do të mbërrijmë, në çështjen e besimit tek Imam Mehdiu (p.m.t.), sipas Shkollës së Ehli Bejtit. Gjithashtu ne përshkruam, se shqyrtimi i kësaj çështjeje, kishte katër faza. Në etapën e parë, pasi hetuam tekset dhe versionet e Hadithit Thekalejn, përcaktuam se cili është versioni i tij vërtetë. Në etapën e dytë, shqyrtuam përmbajtjet dhe versionet e Hadithit Thekalejn, si dhe zinxhirët e transmetimi të tij. Në etapën e tretë, trajtuam çështjen se cilët janë anëtarët e Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Ne besojmë fuqishëm në faktin, se ndjekësit tanë të nderuar, do na kenë ndjekur tërë kërshëri, gjatë zhvillimit të këtyre tridhjetë programeve tona”.

“Gjatë kësaj serie të gjatë të programeve, ne sqaruam se tërësia e përmbajtjeve, versioneve dhe zinxhirët e këtyre transmetimeve janë të vërteta. Më pas bëmë të qartë, se me termin “Ehli Bejti im” dhe “Farefisi i Pastër”, nënkuptojmë anëtarët e përfshirë, në Hadithin e Mbulimit të Veshjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa tani në programin e tridhjetë, do të kalojmë në etapën e fundit. “Vallë cilat janë përfundimet e përfituara, nga përmbajtjet e larmishme, të Hadithit Thekalejn?!”

Prezantuesi: “Para se të kaloni në etapën e fundit, a është e mundur që të rikujtoni dhe njëherë për ndjekësit tanë versionet e Hadithit Thekalejn?!”

I ftuari: “Këto përsëritje, duhet t’i perceptojmë, si të dobishme, duke u nisur nga hadithi: “Përkujtoni se përkujtimi u bën mirë besimtarëve”. Ne këto shpjegime i kemi përcaktuar dhe në Ramazanin e shkuar. Ne do t’i përsërisim këto sqarime, me synimin e rikujtimit, të argumentimit të transmetimeve të ndryshme të këtij hadithi, për hir të ndjekësve tanë të nderuar. Besoj se këta të fundit, do të kujtohen se, ne kemi thënë se gjenden, tre versione të Hadithit Thekalejn, ose me fjalë të tjera, vetëm tre janë versionet e pranuara të këtij hadithi. Me këtë nuk synojmë përgënjeshtrimin e versionit: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, sepse ky i fundit, nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi. Me këtë dua të theksojmë, tre versionet e këtij hadithit, të cilat zotërojnë zinxhirë të vërtetë transmetimi. Ne do të shqyrtojmë pikërisht këta tre versione. Më tej do të kalojmë në trajtimin e versionit: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, duke kumtuar nëse ky është një version i vërtetë ose i rremë dhe nëse bie ndesh me versionin e njohur: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”.

“Ndërsa tani le të kalojmë, në versionet mbi të cilët, dijetarët e fushës së shkencës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri, mbi vërtetësinë e zinxhirëve të transmetimit, të Hadithit Thekalejn. Pastaj thamë se gjendeshin tre versione”.

“Versioni i Parë, është versioni i shënuar, në veprën me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështje të Pazgjidhura), e Imam Muhaddith Tahauiut. Ne nuk do të përmendim një pjesë të shpjegimeve tona, të cituar në programet e shkuara. Ndërsa tani do të shpalosim disa fakte, një pjesë të të cilave, nuk i kemi thënë në programet tona pasardhëse. Për sa u përket një pjesë të sqarimeve tona, sa do t’i cekim përciptas dhe do t’i kalojmë menjëherë”.

“Transmetimi i parë i hadithit është si vijon: “Ne na rrëfeu Imam Ahmed Ibn Shuajbi (Nesaiu), nga Ebu Tufejli, ky i fundit nga Zejd Ibn Erkami se ka thënë: “Muhammedi (p.q.m.t.) gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, pushoi në një vend të quajtur Gadiru’l-Humi. Teksa i dërguari i Allahut (f.m.t.), mbante një hutbe, u bë një vend me hije, nën pemën semur, me synimin e ruajtjes së tij, nga nxehtësia e lartë diellore. Gjatë hutbes së tij ai na u drejtua: “Pandeh se unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Unë kam lënë për ju dy porosi, njëra është më e madhe se tjetra: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim, që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes sjelljen tuaj pas largimit tim. Këto dy porosi nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”.

“Pas hutbes së mbajtur në Gadiru’l-Humi, shprehu: “Me të vërtetë Allahu është Zoti im dhe unë jam kujdestari i të tërë besimtarëve. Më tej duke zënë për dore Aliun (p.m.t.) urdhëroi: “Cilido që më ka mua zotëri dhe ky (Aliu) është zotëriu i tij. Allahu im, bëhu mik me mik e tij dhe bëhu armik me armikun e tij”.

“Muhaddithi Ebu Tufejli, thotë se pyeti Zejd Ibn Erkamin: “A i dëgjove këto, nga i dërguari i Allahut?!” “Ndërsa ai ma ktheu: “Çfarë thua kështu?!” “Këtë e pa me dy sytë e tij dhe e dëgjoi me dy veshët e tij, secili që ishte i pranishëm, në këtë vend me hije”. Theksojmë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë dhe se nuk është thënë asnjë fjalë e keqe, për asnjërin nga transmetuesit e këtij hadithi”. (5)

“Imam Tahauiu e ka shënuar këtë hadith, nga mësuesi i tij Imam Nesaiu. Siç shihet dukshëm Zejd Ibn Erkami, kumton se të tërë të pranishmit, e kanë dëgjuar këtë hadith me veshët e tyre. Rrëfejmë me sinqeritet se ne, nuk mendojmë se gjendet, ndonjë shprehje më e hapur dhe e qartë se sa kjo”.

“Kjo është arsyeja, që dijetari shqiptar, Shuajb Arnauti, në përfundim të hadithit cilëson: “Të tërë transmetuesit, që gjenden në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, janë të njëjtët muhaddithë, që kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit, përveç Habib Ebu Ebi Thabitit. Për sa i përket Habibit, kam mendimin se, është një muhaddith i dyshimtë, i cili e ka përcjellur këtë hadith në mënyrë të ndërprerë, pra sipas llojit mu’an’an “rrëfeva nga ky dhe nga ai”. (6)

“Megjithatë duke qenë se në mesin e këtyre muhaddithëve, bën pjesë dhe Fitr Ibn Halife, pohoj se ai e ka përforcuar vërtetësinë e këtij hadithi. Sipas shkrimtarit (Imam Tahauiut), hadithi i lartpërmendur është një hadithi i vërtetë”. (7)

“Tani duam të bëjmë të ditur se, siç kemi përmendur, në programet e shkuara, autori i veprës me titull: “Bidaje Ue’n-Nihaje” (Fillimi Dhe Fundi), Imam Ibn Kethir Kurejshiu, ndan të njëjtin mendim, mbi hadithin e sipërcituar. Ibn Kethiri, pasi e ka shënuar hadithin e mësipërm përcakton: “Mësuesi ynë Ebu Abdullah Dhehebiu, miraton se hadithi në fjalë është i vërtetë”. Analisti i veprës së lartpërmendur, Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu vë shënimin: “Në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (Perceptimi), Hakim Nishaburiu, pasi e ka shënuar hadithin e sipërcituar, nga Habib Ibn Ebi Thabiti, ka vlerësuar se ky është një hadith i vërtetë. Kështu që dhe Imam Dhehebiu, iu është bashkangjitur gjykimit të tij”. (8)

“Si rrjedhojë, nënvizojmë faktin se Imam Nesaiu, Imam Tahauiu, Imam Tahauiu, Imam Dhehebiu, Hakim Nishaburiu dhe Imam Ibn Kethiri, janë të njëzëri, se përmbajtja e mësipërme e Hadithit Thekalejn është e vërtetë. Tani ngrejmë pyetjen: “Cilat janë dobitë e përftuara, nga përcjellja e këtij hadithi?!”

Pikë së pari: “Në këtë hadith kalon fjala “Thekalejn” (Dy Porosi Të Rënda), pra siç kuptohet qartë, kemi të bëjmë jo me një, por me dy porosi të lëna. Duhet ta cek këtë çështje, sepse disa pretendojnë se Muhammedi (p.q.m.t.), u ka lënë porosi bashkësisë muslimane, vetëm Kur’anin Fisnik dhe sjelljen e mirë, ndaj anëtarëve të Ehli Bejtit. Jo nuk është kështu, sepse i dërguari i Allahut (k.m.t.) ka kumtuar: “Unë po lë në mesin tuaj dy porosi të rënda”.

Pikë së dyti: “Këta dy porosi janë, Kur’ani Famëlartë dhe Farefisi i Pastër”.

Pikë së treti: “Njëra nga këto porosi, është më e madhe se tjetra”.

Pikë së katërti: “Këto dy porosi, nuk do të ndahen nga njëra-tjetra, derisa të mbërrijnë në krye të Lumit Keuther”.

Prezantuesi: “Domethënë  deri në Ditën e Kijametit?!”

I ftuari: “Jo por deri në Ditën e Ringjalljes së madhe, sepse në Ditën e Kijametit, rruzulli tokësor do të ndërrohet me një tjetër sipërfaqe. I dërguari i Allahut (l.m.t.), do të na vërë në dijeni se, këto dy porosi të rënda, nuk do të ndahen as në këtë botë, as në jetën e varrit, as në ditën e ringjalljes së madhe. Qoftë Kur’ani Fisnik qoftë Farefisi i tij, e bëjnë të domosdoshëm praninë e njëri-tjetrit”.

Pikë së pari: “Në fund të Hadithit Thekalejn kalon thënia: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”. Si rrjedhojë, kjo është një tregues se, pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allahut (f.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.) është mëkëmbësi i tij. Përndryshe themi se, nuk do të kishte kuptim, përse Muhammedi (p.q.m.t.) e ka cituar këtë fjali”.

“Themi se hadithi: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”, nuk është thjesht një dëshmues, për dashurinë e Muhammedit (p.q.m.t.), ndaj Imam Aliut (p.m.t.), sepse nëse do të ishte ashtu, i dërguari i Allahut (k.m.t.), nuk do të pohonte: “Unë po lë në mesin tuaj dy porosi të rënda”.

“Në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, gjendet transmetimi i dytë i hadithit, i përcjellur nga Zejd Ibn Thabiti. Ky i fundit citon: “Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “Me të vërtetë, unë po lë në mesin tuaj dy prijës. Një litar të gjatur, nga sipërfaqja tokësore në qiell, i cili është Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im. Këta dy prijës, nuk do të ndahen kurrë, nga njëri-tjetri, derisa të mbërrijnë, pranë Lumit Keuther, (në Ditën e Kijametit)”. (9)

“Pohojmë se duke u nisur, nga përmbajtja e hadithit të lartpërmendur, thesojmë se me fjalën “dy prijës” kuptojmë “dy porosi”. Gjithashtu fjala “dy prijës”, është një fakt kokëfortë, për kërkuesit e dijes dhe të vërtetës dhe një përgjigje e fortë, ndaj atyre të cilët pretendojnë, se i dërguari i Allahut (l.m.t.), nuk paska caktuar asnjë prijës, për bashkësinë muslimane, pas mërgimit të tij në botën tjetër. Më herët kemi sqaruar, se në Kur’anin Famëlartë, kalon fjala “kujdestar”, ndërsa dijetarët uehhabistë kundërshtuan, duke aluduar se kjo fjalë, nuk ishte argument për Imam Aliun (p.m.t.). Megjithatë në këtë version, të Hadithit Thekalejn, Muhammedi (p.q.m.t.) ka përdorur, si fjalën “kujdestar” dhe atë “prijës”. Themi se po tani, nga do t’ia mbajanë?!”

“Analisti i kësaj vepre, mbi zinxhirin e transmetimit, të hadithit të sipërcituar përshkruan: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i mirë. Pak më vonë, do të dalin në dritë, shpjegimet e dijetarit, të cilat miratojnë, vërtetësinë e këtij hadithi”.

“Burimi i dytë, është vepra me titull: “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë), e dijetarit shqiptar, Shejh Albanit. Hadithi i shënuar këtu është si vijon: “I dërguari i Allahut (f.m.t.) citon: “Me të vërtetë, po lë në mesin tuaj dy prijës. Një litar i cili mbush tërë hapërsirën qiellore, deri në sipërfaqen tokësore, i cili është Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im. Këta dy prijës, nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të mbërrijnë pranë Lumit Keuther, (në Ditën e Kijametit)”.

“Pasi ka shënuar këtë hadith, Shejh Albani përkufizon: “Ky është një hadith i vërtetë”. (10)

“Ndër cilësitë dalluese, të këtij transmetimi janë: “Në hadithin e parë, kalon thënia: “Derisa të më mbërrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Pra siç shihet dukshëm, gjendet dhe një version tjetër i Hadithit Thekalejn. Në këtë version, kalon një thënie ndryshe: “Unë po lë në mesin tuaj dy prijës”. Ju mund t’i drejtoheni, përkufizimeve të fjalorëve, apologjetëve dhe hadithëve, për të mësuar kuptimin e fjalës “prijës”. Vallë a mund të ketë, ndonjë kuptim tjetër thënia: “Unë po lë në mesin tuaj dy prijës?!” Veçanërisht Muhammedi (p.q.m.t.), nuk ka përdorur thënien: “Për sa kohë që do të jetoj”, por ka thënë: “Unë po lë në mesin tuaj”, prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të lidhemi fort pas këtyre dy porosive të rënda!”

“Ja pra në anën tjetër, kjo është një përgjigje e fortë, e cila rrëzon aludimin e atyre, që pretendojnë se Muhammedi (p.q.m.t.), nuk ka caktuar asnjë prijës. Hadithi i vërtetë i mësipërm, është tejet i qartë: “Unë po lë në mesin tuaj dy prijës”.

Prezantuesi: “Për më tepër, kjo rrëzon dhe urdhërin hyjnor: “Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit”. Me fjalën Allahu (k.m.t.), nënkuptojmë Kur’anin Famëlartë dhe me fjalën i dërguari, nënkuptojmë se Muhammedi (p.q.m.t.), ka lënë dy prijës në mesin tonë”.

I ftuari: “Në këtë pikë, them se kemi një mendim të përbashkët. Në ajetin 59, të Sures Nisa thuhet: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”. Ndërsa në ajetin 7, të Sures Hashr thuhet: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut, se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër”. Nënvizojmë faktin se Muhammedi (p.q.m.t.), nuk flet nga vetvetja, ose nga epshet dhe dëshirat, por përçon vetëm shpalljen hyjnore. Ai ka cituar: “Unë po lë në mesin tuaj dy prijës”.

“Nëse një njeri është i drejtë dhe kërkues i së vërtetës, duhet t’i kushtojë rëndësi, fjalëve të Muhammedit (p.q.m.t.). Nëse ju o uehhabistë, thoni “kujdestar”, pohojmë se i dërguari i Allahut (l.m.t.), e ka përdorur këtë term, siç ka përdorur dhe termin “prijës”, madje ka përmendur dhe termin “trashëgimtar”. Shkurtimisht ai ka përdorur çdo fjalë, më synimin e shprehjes të vërtetës. “Vallë a nuk janë uehhabistët, ata të cilët citojnë thënien, “prijësi i parë” dhe “prijësi i dytë”?!” “Ja pra ashtu siç shihet qartë, Muhammedi (p.q.m.t.) përdor dhe fjalën “prijës”. Atëherë kumtojmë se kjo është një gjendje, e cila bën të detyrueshme, shqyrtimin e çështjes dhe njëherë, nga fillimi deri në fund. Tani ngrejmë pyetjen: “Vallë cilin mendim, mbrojnë dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, duke u mbështetur në këto argumentë të vërtetë?!”

“Versioni i dytë, ka dhe diçka tjetër të përbashkët, me versionin e parë, sepse të dy janë të vërtetë”.

“Transmetimi i tretë, kalon në veprën me titull: “Ithafu’l-Hejereti’Mehereti Bi’z-Zeuaidi’l-Mesanidi’l-Ashere” (Kushtimi i Hadithëve të Zgjedhur Në Shtimin e Dhjetë Zinxhirëve të Transmetimit), e Shihabuddin Busejriut. Imam Aliu (p.m.t.), ka thënë se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (f.m.t.) të ketë thënë: “I dërguari i Allahut (k.m.t.), u ul nën një pemë, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi. Më pas duke zënë Aliun (p.m.t.) për dore, doli përpara bashkëkohësve të tij. Ai pyeti: “Vallë a nuk dëshmoni se Allahu i Madhëruar është Zoti juaj?!” Ata u përgjigjën: “Po”. Më tej Muhammedi (p.q.m.t.) pyeti: “Vallë a nuk dëshmoni se Allahu dhe i dërguari i Tij, është më i dashur për ju, se sa shpirtrat tuaj dhe se ai është zotëriu juaj?!” Ndërsa ata u përgjigjën: “Po ne dëshmojmë këtë”. Pastaj Muhammedi (p.qm.t.) tha: “Cilido që ka Zot Allahun dhe të dërguarin e tij edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij. Unë po lë në mesin tuaj dy (porosi), që për sa kohë të lidheni pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto janë Libri i Allahut, maja e të cilit është në dorën e Tij dhe maja tjetër është në duart tuaja dhe Ehli Bejti im. (Për sa kohë që të lidheni pas tyre) nuk do të shmangeni kurrë!”

“Pas përcjelljes së hadithit të lartpërmendur, Imam Aliu (p.m.t.) pohon se muhaddith Ishaku, e cilëson zinxhirin e tij të transmetimit të vërtetë”. (11)

“Tani ne nuk arrijmë të kuptojmë, se si fjala “kujdestari”, u shndërruaka në kuptimin e “dashurisë”?!” Ajo që dëshirojmë, është që të kthjelloheni dhe të meditoni mbi këtë hadith dhe nuk shtojmë asgjë tjetër. Tani i drejtoni vetes këtë pyetje: “Vallë a është kujdestaria e Allahut të Lartësuar, mbi njerëzit vetëm dashuri, duke u mbështetur në faktin se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”, a mund të përkthejnë si: “Ai që më do mua, të dojë dhe Aliun?!”

Prezantuesi: “Nëse këto thënie, do të ishin përdorur, për një njeri tjetër?!”

I ftuari: “Nëse këto thënie, do të ishin përdorur, për një njeri tjetër, atij do t’i kishte mjaftuar mbarë bota. Por meqë janë përdorur, për Imam Aliun (p.m.t.), theksojmë se botëkuptimi fetar emeuist, e ka bërë detyrë kryesore, që të orvatet me mish e me shpirt, kundër këtij hadithi. Ata këmbëngulin se, në përmbajtjen autentike të hadithit, si vijon: “nëse do të lidheni pas tij”, është përdorur përemri njëjës “tij”, pra nënkupton kthimin drejt Kur’anit Fisnik, ose më saktë nëse lidhemi, vetëm pas Kur’anit Famëlartë. Ata e arsyetojnë përemrin “tij”, duke thënë se ka të bëjë, me kuptimin lidhës “gjë ose gjërat”. Megjithatë këtu duhet të bëjmë të ditur se kuptimi lidhës, mund të përdoret, si në numrin njëjës ashtu dhe në numrin shumës”.

“Ja pra kjo është vepra, në të cilën është shënuar, burimi i parë i versionit të tretë”.

“Burimi i katërt, është vepra me titull: “Xhamiu’l-Kebiri’s-Sunneti’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Madhe e Sunetëve të Tirmidhiut), e Imam Tirmidhiut. Ky i fundit, shënon nga Xhabir Ibn Abdullahu se ky i fundit thotë: “Kam parë të dërguarin e Allahut (l.m.t.), në Ditën e Arefesë gjatë Haxhxhit, që kishte hipur me devenë e tij të quajtur Kasue, duke mbajtur hutbe dhe po ligjëronte në këtë mënyrë: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që për sa kohë që lidheni pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”.

“Ky hadith, është një hadith i vërtetë për të tjerët. Dijetar Sindiu, e komenton në këtë mënyrë për fjalën “farefis”: “Për sa kohë që i dërguari Allahut (f.m.t.), ishte gjallë në këtë botë, ai kishte vedosur në vendin e tij, si Kur’anin Famëlartë, ashtu dhe Ehli Bejtin e tij. Ndërsa pas ndërrimit jetë të tij, duket sikur Kur’ani Fisnik dhe Ehli Bejti, kanë kaluar vetvetiu, në vendin e tij. Kjo nuk perceptohet, si ndjekja fije për pe, i fjalëve dhe i mendimeve të tyre, por përkthehet si sjellja mirë, ruajtja e të drejtave dhe detyra për ushqyerjen e dashurisë ndaj tyre. Kështu themi se kanë kaluar, në vendin e Muhammedit (p.q.m.t.). Si rrjedhojë pikat e orientimit, nuk janë fjalët dhe mendimet e këtyre anëtarëve të bekuar, por lidhja fort pas Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit”. (12)

“Pra vlerësimi i hadithit të lartpëmendur, si një hadith i vërtetë për të tjerët, i përket muhaddithit të ndjerë shqiptar Shuajb Arnautit. Thëniet e dijetar Sindit, janë një tregues i qartë, për pjesën e parë të vërtetës. Pas bërjes së ditur, të këtyre fjalëve, ky i fundit ishte në dijeni se do t’i shtronin pyetjen: “Vallë përse nuk e vini në zbatim thëniet tuaja!” Ai është detyruar, që fillimisht t’u paraprijë dhe më pas të vijojë, në shpjegimin e thënieve të tij, në pjesën e fundit, të këtij fragmenti. Në sqarimin sa më të mirë të hadithit, i dërguari i Allahut (k.m.t.), jep mesazhin e qartë: “Për sa kohë që jam gjallë, pikë e orientimit tuaj, është Kur’ani Famëlartë dhe unë, ndërsa pas mërgimit tim në botën tjetër, pika e orientimit shndërrohet, në Kuranin Fisnik dhe në Farefisin e tim dhe jo bashkëkohësit e mi”.

“Megjithatë ne nderojmë dhe respektojmë dhe bashkëkohësit e tij, duke u mbështetur në kriteret e kornizës së përkufizuar, nga ana e Kur’anit dhe hadithëve. Nëse nuk gjendet ndonjë problem në zinxhirët e transmetimit të hadithit, ne i pranojmë si të vërtetë dhe hadithët e shënuar nga dijetarët uehhabistë. Por nëse një çështje bie ndesh, me mendimin e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), atëherë ne jemi të lutur, që t’ia drejtojmë pikërisht këtyre të fundit çështjen në fjalë. Fjala vjen, nëse mendimi i të dërguarit të Allahut (l.m.t.), bie ndesh me atë të bashkëkohësve të tij, atëhere cili është kriteri kryesor, që duhet të merret parasysh, në zgjigjen e kësaj çështjeje?!” Nuk ka dyshim se është zbatimi i ajetit 59, të Sures Nisa, në të cilin thuhet: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”.

“Ja pra argumentët e padiskutueshëm, të këtyre hadithëve të bekuar, të cilët shfaqin domosdoshmërinë e sjelljes së çështjeve Ehli Bejtit, deri në Ditën e Kijametit. Por ku niset Sindiu, kur thotë se sjellja e një çështje Ehli Bejtit, nuk përfshin ndjekjen dhe zbatimin e fjalëve dhe mendimeve të tyre?!” Themi se ky është thjesht një aludim i rremë. Tani duam t’i ngrejmë një pyetje Sindit: “Vallë ku është argumenti yt, për këtë aludim?!” Pohojmë se ky aludim, ka nevojë për një arsyetim. Për hir të vërtetës dhe ne pranojmë, se pikat e orientimit, janë Kur’ani dhe Sunneti Profetik, megjithatë shtojmë se Farefisi dhe Ehli Bejti, na bën të mundur qasjen me sunnetin”.

“Një tjetër vepër, në të cilën kalon ky hadithi, është vepra me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), e Shejh Albanit. Muhammedi (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “O ju njerëz! Unë kam lënë, dy porosi në mesin tuaj, që nëse lidheni pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. (13)

“Pas përcjelljes dhe shënimit të hadithit të lartpërmendur, dijetari i ndjerë shqiptar, Shejh Albani vlerëson se është një hadith i vërtetë”.

“Një dijetar tjetër, i cili pranon vërtetësinë e këtij hadithi, është Abdullah Ibn Dhafer Ibn Abdullah Shehriu, vërtetuesi i veprës me titull: “Metalibu’l-Alijje” (Synimet e Larta), e Ibn Haxher Askalanit”.

“Abdullah Ibn Dhafer Ibn Abdullah Shehriu citon: “I dërguari i Allahut (f.m.t.) theksoi: “Cilido që ka Allahun e Lartësuar dhe të dërguarin e tij zotërinj dhe ky (Aliu) është zotëriu i tij. Unë kam lënë në mesin tuaj një porosi, që nëse lidheni pas së cilës, nuk do të shmangeni. Kjo është Libri i Allahut, maja e të cilit është, tek duart e Allahut të Madhëruar, ndërsa maja tjetër,  është në duart tuaja dhe Ehli Bejti im”.

“Më tej analisti i veprës së sipërcituar kumton: “Zinxhiri i transmetimit i hadithit të mësipërm, është i vërtetë dhe si rrjedhojë e vërtesisë së tij, hadithi vlerësohet i mirë”. (14)

“Këtu duhet të përmendim faktin, se analisti i kësaj vepre, është një dijetar jashtë mase i ashpër, orvatjet e të cilit kanë prirje, me të tërë mënyrat dhe mjetet, që t’i cilësojë hadithët e mirë dhe të vërtetë si të dobët. Megjithatë për këtë hadith, ai e ka vlerësuar zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi të mirë. Në faqen 144 të kësaj vepre, ai shprehet: “Ky hadith, është një hadith i shënuar, në mënyrë të pashkëputur, sepse është shënuar dhe përcjellur nga shumë dëshmitarë. Ndërsa hadithi i përcjellur nga Imam Aliu (p.m.t.), është një hadith i vërtetë për të tjerët”. (15)

“Nënvizojmë faktin se nuk ka rëndësi, nëse ky hadith, është një hadith i vërtetë për të tjerët, ose një hadith i vërtetë në vetvete, sepse nëse është hadith i vërtetë në vetvete, si rrjedhojë është më i lartë se hadithi i vërtetë për të tjerët”.

“Cilat janë cilësitë e këtij transmetimi të tretë?!”

“Pikë së pari, dua t’iu tërheq vëmendjen rreth thënies: “për sa kohë që lidheni pas tyre”, pra hadithi nuk thotë: “për sa kohë që do t’i doni”. Tani i drejtohemi dijetarëve uehhabistë, duke i shpalosur përpara syve, përfundimin e tyre të rremë, në të cilin kanë arritur, që për sa kohë që këta të fundit, nuk pretendojnë se jeni interpretues të mirëfilltë. Por nëse kjo çësthje, do të kishte të bënte me Imam Aliun (p.m.t.) dhe anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), atëherë dijetarët uehhabistë, menjëherë shndërrohen në interpretues të zotë”.

“Por ky hadith nuk paraqit, asnjë pikë e cila duhet interpretuar, sepse argumenti është jashtëzakonisht i qartë: “ma in ehadhtum / nëse lidheni pas”. “Vallë a është kuptimi i rrënjës së fjalës “ehadhe” (lidhem pas) ushqyerja e dashurisë?!” “Mos vallë a gjendet ndonjë kuptim tjetër në fjalor?!” “Vallë a është kuptimi i fjalës “ehadhe” (lidhem pas), lidhem pas, bindem dhe nënshtrohem?!” “Këtë e themi me bindje të plotë, sepse hadithi thotë: “nuk do të shmangeni kurrë”. O ju muslimanët e mbarë rruzullit tokësor, të cilët përsërisni me dhjetra herë në namazet tuaja ditore, ajetët 6 dhe 7 të Sures Fatiha, në të cilët thuhet: “Udhëzona në udhën e drejtë! Në rrugën e atyre që ke bekuar dhe jo në rrugën e atyre që je zemëruar dhe kanë humbur!” (Amin!) Nëse doni të njihni, se cilët janë anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), të cilët do të shpëtojnë muslimanin nga shmangia?!” “Vallë kur arrihet shpëtimi nga shmangia?!” Përgjigjia është: “Për sa kohë që lidheni pas, Kur’anit Famëlartë dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), do të shpëtoni nga shmangia dhe do të jeni të sigurtë”.

“Cilësitë e këtyre transmetimeve, janë se ata zotërojnë zinxhirë të vërtetë transmetimi dhe janë shënuar dhe përcjellur në mënyrë të pashkëputur, janë hadithë të vërtetë në vetvete, ose hadithë të vërtetë për të tjerët, ose janë hadithë të mirë. Tetë cilësitë e përbashkëta, të përmbajteve të larmishme të Hadithit Thekalejn, janë si vijojnë:

Pikë së pari: “Në këta hadithë, kalon fjala “Dy Porosi Të Rënda”, pra siç kuptohet qartë, kemi të bëjmë jo me një, por me dy porosi të lëna”.

Pikë së dyti: “Këto dy porosi janë: “Kur’ani Fisnik dhe Farefisi i Pastër i Muhammedit (p.q.m.t.)”.

Pikë së treti: “Njëra nga këto porosi, është më e madhe se tjetra”.

Pikë së katërti: “Këto dy porosi, nuk do të ndahen nga njëra-tjetra, derisa të mbërrijnë në krye të Lumit Keuther”.

Pikë së pesti: “Hadithi Thekalejn, përfundon me thënien: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëri i tij”.

Pikë së gjashti: “Termi “Dy Porositë e Rënda”, kalojnë dhe si termi “Dy Prijës”.

Pikë së shtati: “Në vend të fjalës dashuri, në përmbajtjet e këtyre hadithëve, kalon fjala “ehadhe” (lidhem pas)”.

Pikë së teti: “Shpëtimi nga shmangia e muslimanit, arrihet vetëm duke u lidhur pas, këtyre dy porosive të rënda”.

“Me dëshirën dhe lejen e Allahut (k.m.t.), në programet tona vijuese, do të shqyrtojmë një për një, në mënyrë të imtësishme, të tëra këto pika, me synimin e shpalosjes, së kuptimeve të tyre, fjala vjen: “nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra”, “dy prijës”, “nëse lidheni pas tyre” dhe me radhë”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë, Turkiun, nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

Turkiu: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman sunnit dhe dua t’iu drejtoj një pyetje, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarit. Vallë a është mbarë Kur’ani Famëlartë i vërtetë?!”

I ftuari: “Alejkum selam! Vëlla të jesh i sigurtë, se mbarë Kur’ani Fisnik është i vërtetë, që nga fillimi deri në fund, sepse në të nuk gjendet asnjë shtim ose pakësim. Kur’ani në duart tona, është i njëjti me atë Kur’an, i cili zbriti në zemrën e vulës së të mbarë të dërguarve. Ne nuk zotërojmë asnjë argument, i cili vërteton të kundërtën. Ehli Bejti na mëson, që t’ia sjellim çështjet tona, Librit të Zotit tonë, nëse gjejmë dhe dy dëshmitarë të cilët vërtetojnë këtë, kjo është dhe më mirë, në ndihmën e zbatimit të ajetëve kuranorë. Nëse Kur’ani Famëlartë, do të ishte ndryshuar, vallë si do të ishte e mundur që të tërë, imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.), do t’i drejtonin zgjidhjen e çështjeve tona drejt tij?!” Atëherë ndjekësit tanë të nderuar, zbuluan se njëri nga përfundimet e dobishme të Hadithit Thekalejn, është dhe siguria e dhënë se Kur’ani, nuk do të ndryshohet dhe shrembërohet kurrë. Kjo është dhe kredoja e vërtetuesve dhe dijetarëve të më të mëdhenj, të shkollës së Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, ne së bashku me, ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

  1. Ibn Haxher Askalani, “Fet’hu’l-Bari’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë në Shpjegimin, e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë, të Imam Buhariut), vëll. 6, fq. 603.
  2. Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebu’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh Dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 305, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”, Botimi i Parë.
  3. Nexhmuddin Ebu Rebi Sulejman Ibn Abdulkaui Ibn Abdulkerim Ibn Said Tufiu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 3, fq. 107, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.
  4. Nexhmuddin Ebu Rebi Sulejman Ibn Abdulkaui Ibn Abdulkerim Ibn Said Tufiu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 3, fq. 112, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.
  1. Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selami Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështje të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1399 sipas mërgimit islam / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.
  2. Me termin hadith “mu’an’an”, nënkuptojmë atë lloj hadithi, që është shënuar dhe përcjellur nga një muhaddithi, i cili pa përdorur shumë fjalë, vetëm duke përmendur, emrat e muhaddithëve, duke thënë “shënova nga ky dhe nga ai dhe kështu me radhë”.
  3. Me termin hadith “mu’an’an”, nënkuptojmë atë lloj hadithi, që është shënuar dhe përcjellur nga një muhaddithi, i cili pa përdorur shumë fjalë, vetëm duke përmendur, emrat e muhaddithëve, duke thënë “shënova nga ky dhe nga ai dhe kështu me radhë”.
  4. Me termin hadith “mu’an’an”, nënkuptojmë atë lloj hadithi, që është shënuar dhe përcjellur nga një muhaddithi, i cili pa përdorur shumë fjalë, vetëm duke përmendur, emrat e muhaddithëve, duke thënë “shënova nga ky dhe nga ai dhe kështu me radhë”.
  5. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit Të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 16, fq. 28, Hadithi Nr: 21470, Analiza Dhe Shpjegimi Nga Hamza Ahmed Zejni Muhammed Shakiri, Shtëpia Botuese: “Hadithi”, Kajro, Egjipt.
  6. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’l-Xhamii’l-Kebiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 482, Hadithi Nr: 2457.
  7. Shihabuddin Ahmed Busejriu, “Ithafu’l-Hejereti’Mehereti Bi’z-Zeuaidi’l-Mesanidi’l-Ashere” (Kushtimi i Hadithëve të Zgjedhur Në Shtimin e Dhjetë Zinxhirëve të Transmetimit), vëll. 7, fq. 210, (viti i botimit 1420 sipas mërgimit islam / viti 1999 sipas kalendarit gregorian), Kreu: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”, Analiza Dhe Paraqitja Nga Shejh Doktor Ahmed Mabedi, Vërtetimi Nga Vendi i Ndriçuar, Shtëpia Botuese: “Atdheu”, Botimi i Parë, , Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
  8. Imam Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), Analiza Dhe Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar, Shuajb Arnauti Dhe Said Lihhami, vëll. 6, fq. 235, “Kreu i Virtyteve të Ehli Bejtit”, Hadithi Nr: 4120, Shtëpia Botuese “Shpallja Botërore”.
  9. Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejun Mine’l-Fikhiha ue’l-Feuaidiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë dhe Sqarimi në Jurisprudencën dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 355, (viti i botimit 1399 sipas mërgimit islam / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Botimi i Dytë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
  10. Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Metalibu’l-Alijje bi’z-Zeuaidi’-l-Mesanidi’l-Themanijje” (Synimet e Larta në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit), vëll. 16, fq. 142, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Abdullah Ibn Dhafer Ibn Abdullah Shehri, (viti i botimit 1413 sipas mërgimit islam / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti” Dhe Shtëpia Botuese: “Gajsi”.
  11. Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Metalibu’l-Alijje bi’z-Zeuaidi’-l-Mesanidi’l-Themanijje” (Synimet e Larta në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit), vëll. 16, fq. 144, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Abdullah Ibn Dhafer Ibn Abdullah Shehri, (viti i botimit 1413 sipas mërgimit islam / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti” Dhe Shtëpia Botuese: “Gajsi”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak