Papa Françesku :‘’Bota ka nevojë për më shumë humanitet dhe ndjeshmëri’’

Publikuar në Jan. 1, 2017, 10:42 p.m.

Papa Françesku ka thënë në fjalimin e tij për Vitin e Ri se shoqëritë janë duke u bërë të ftohta dhe kalkuluese, dhe se atyre iu mungon dhembshuria.

Papa ka thënë sot para besimtarëve gjatë meshës në kishën “St. Peter's Basilica” në Vatikan: “Personat me zemra narcisiste vuajnë nga humbja e lidhjeve që nga lidhin neve, si dhe nga ndjesia e të qenët pjesë e shoqërisë.

Ai ka shtuar se bota ka nevojë për më shumë humanitet dhe ndjeshmëri, duke thënë se këto cilësi janë shenja të forcës jo ligësisë.

Pas meshës, Para pritet që t’iu adresohet dhjetëra mijëra pelegrinëve, turistëve dhe vendorëve, të cilët janë mbledhur para shetit “St.Peter”.