Qendra Muslimane kulturore në Kanada sulmohet për herë të katërt

Publikuar në Jan. 1, 2017, 6:26 p.m.

Një zjarr shpërtheu në një qendër muslimane kulturore në Sept-Iles, që ndodhet në provincën Quebec të Kanadasë, të premten duke ngritur pyetje  për një tjetër sulm të mundshëm islamofobik.

Qendra kulturore myslimane ishte duke u përdorur si një dhomë  për namaz  në qytetin e Sept- Iles me 25.000 banorë para se të bëhet e papërdorshme, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të zjarrfikësve.

Policia Provinciale e Quebecut kanë hapur një hetim për zjarrvënie të mundshme.

Dhoma e namazit  në Sept- Iles pritet të qëndrojë e mbyllur  deri sa të rinovohet, deklaruan ata.

“Kjo dhemb. Ne kemi punuar vërtetë shumë për të rindërtuar këtë vend. Unë nuk e di se çfarë ta quajmë këtë, një akt i injorancës, i hakmarrjes, urrejtjes?" pyeti Nabil Matraxhxhi, një anëtar i Komisionit të Komunitetit të Qendrës Kulturore Muslimane.

Qendra kulturore ishte në shënjestër më herët në muajin tetor nga një sulmues i cili hynë në ndërtesë dhe vandalizoi  uret dhe raftat e librave.

Kryetari i Qendrës, Ben Rouine, tha se zjarri i së premtes shënoi herën e katërt ose të pestën që qendra është dëmtuar.

Kanadaja ka dëshmuar dy sulme në dhoma të ndryshme të namazit të  muslimanëve në Calgary në tre muajt e fundit dhe postera anti-muslimane janë vendosur në të gjithë kampusin e Universitetit të Calgary, duke zbuluar një numër në rritje të krimeve të mundshme anti-muslimane në vend.

Rritja e ndjenjave anti-muslimane është shfaqur jo vetëm në Kanada por edhe në shumë vende të Evropës, si dhe në Shtetet e Bashkuara, pas sulmeve të nëntorit të vitit 2015 në Paris. Disa vende evropiane kanë dëshmuar se janë në  kulm ndjenjat e islamofobisë dhe ndjenjat anti-emigrantëve, sidomos pas marrjes së një fluks të paparë të refugjatëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë sirianë ikin nga lufta dhe dhuna.



Burimi : Daily Sabah