Rekapitulimi i xhamive të Prizrenit të periudhës osmane

nga Faik Miftari | Publikuar në Dhj. 31, 2016, 6:07 p.m.

Në përfundim të këtij punimi do  të konkludojë se gjithsejtë janë ndërtuar 29 xhamitë gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, nga burimet e gjertanishme të cilët kemi arrit të hulumtojmë dhe identifikojmë. Por kjo nuk do të thotë që është përfundimtare, pasi që mbetet  në të ardhmen që studiuesit dhe hulumtuesit e ardhshëm që do të merren me hulumtimin e trashëgimisë kulturore të periudhës osmane-islame të arrijnë të gjejnë  materiale dhe burime të reja të shkruara  që do të japin të dhëna më të reja të zbuluara.

Qëllimi i këtij punimi ishte që pikësëpari opinionit publik të gjerë shqiptar  në përgjithësi e të Prizrenit në veçanti të prezantojmë njohuri më të reja të cilët kam arritur të gjejë gjatë hulumtimit dhe studimit të trashëgimisë kulturore osmane-islame, e me theks të posaqshëm të xhamive të shumta të Prizrenit nga periudha e Perandorisë Osmane. Nuk është që nuk kemi pas njohuri dhe të dhëna për këto xhamitë ekzistuese dhe joekzistuese, por me këtë punim kemi arrit të qesim në dritë të dhënat më të reja të zbuluara lidhur me xhamitë e Prizrenit. Nga këto njohuri të reja do të mund të përmirësojmë të dhënat e gjertanishme për xhamitë e Prizrenit, ndërtuesit e tyre, si dhe vitet apo kohën e ndërtimit të tyre. Në bazë të kësaj mund të cek se për shumë xhami kemi arritur të përafrojmë vitin apo periudhën e ndërtimeve të tyre, si dhe ndërtuesit e parë të xhamive, që gjer tani nuk kanë qenë të njohura për shkak të dhënave joekzistuese, të mangëta ose të pakta. Tani më poshtë do të jap ë një rekapitullim të përgjithshëm të të gjitha xhamive ekzistuese dhe joekzistuese nga periudha e Perandorisë Osmane në Prizren.

Xhamia e Namazgjasë si faltore e parë islame  së vitin 1455 është e ndërtuar në shpejtësi për të falur namazin e parë të përbashkët në Prizren. Xhuma xhamia apo xhamia e Fet-hisë është shndërruar në xhami nga kisha e Shën Premtës (Bogorodica Ljevishka), menjëherë pas konstituimit të pushtetit osman në Prizren, vitin e saktë nuk mund të dimë nga të dhënat e gjertanishme, por është e sigurt se ajo ka ndodhur në vitet e para të gjysmë së dytë të shek. XV-të. Xhamia e Kalasë është ndërtuar për nevojat e njësitit ushtarak osman të stacionuar në Kala, në gjysmën e dytë të shek.XV-të, porse vitin e saktë të ndërtimit nuk kemi arritur  të identifikojmë. Xhamia e Jakub beut(Arastës) nga faktet e reja të gjetura dhe të prezentuara në këtë punim, del që është xhamia e parë e ndërtuar në brendi të qytetit të Prizrenit, aty rreth viteve 1460-1470 të shek. XV-të.

Xhamia e Ajas beut apo e Sejdi beut të njohur gjer tani, kemi arrit të identifikojmë se xhamin e Sejdi beut së pari e ka ndërtuar Ajas beu në gjysmën e dytë të shek. XV-të, ndërsa pastaj në shek. XVII Sejdi beu atë ose e ka rinovuar apo edhe e ka rindërtuar. Xhamia e Ilijas Kukës është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XV-të nga vet Ilijas Kuka, e jo nga Mehmed Kukli beu siç është pretenduar gjer tani, pasi që tani dihet se Ilijas Kuka ka qenë vetë pjesëmarrës gjatë depërtimit të ushtrisë osmane në vitin 1455, pas së cilës ai është vendosur sipas të gjitha gjasave në Prizren, nga i cili rrjedh edhe trashëgimtari i tij i njohur, Mehmet Kukli beu i cili ishte nipi i tij. Për xhamin e Qatib Sinanit të gjer tanishëm kemi identifikuar se ajo në origjinal quhej Jazixhi Sinan, por që te ne është e njohur si Qatib Sinan, dhe se e kemi të njohur faktin se ajo është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XV-të dhe se mahalla e Qatib Sinanit ishte njëra prej katër mahallave më të vjetra myslimane në Prizren, krahas mahallës së Arastës, mahallës së xhuma xhamisë dhe mahallës së Ajas beut. Për xhaminë e Ahmet beut e kemi identifikuar vitin e ndërtimit, 1505, dhe ndërtuesin e saj, i cili ishte Ahmet bej Dukagjinzade, I cili ishte  me prejardhje shqiptare dhe ka qenë baba i Gazi Mehmet pashës së njohur, ndërtuesit të xhamisë së Bajraklisë. Për xhaminë e Suzi Qelebiut nuk kemi diç të re, pasi që edhe gjer tani kemi pas njohuri dhe të dhëna të sakta për vitin e ndërtimit dhe ndërtuesin e saj. Edhe për xhamin e haxhi Kasëmit gjer tani kemi pas të dhëna të njohura të gjertanishme. Për xhaminë e Mehmet Kukli beut nuk kemi pas diç të re të shtojmë, pasi që të dhënat ekzistuese për vitin e ndërtimit dhe ndërtuesin e saj kanë qenë evidente edhe më parë. Për xhaminë e Hasan Çelebisë, e që gjer tani në popull ka qenë e njohur si xhamia e Myderrizë Ali efendisë, kemi arrit të identifikojmë se atë e ka ndërtuar Hasan Çelebiu në mahallën Mamzi, kah mesi i shek. XVI-të, e pas kësaj në atë xhami ka shërbyer si imam myderriz Ali efendiu, e që gjatë kohës e ka marr emrin sipas tij dhe ishte e njohur si xhamia e Myderriz Ali efendisë. Për xhaminë e Levishës e kemi identifikuar se kjo xhami ka qenë ekzistente dhe është ndërtuar në pjesën e dytë të shek. XVI-të në mahallën e Levishës, afër mahallës së xhuma xhamisë, por ajo është rrënuar gjatë vitit 1689 dhe nuk është rindërtuar më, ka qenë shumë afër xhamisë së Qatib Sinanit të sotshëm, në anën e majtë të saj, dhe gjatë kohës xhamia e Qatib Sinanit quhet edhe si xhamia e Levishës, në shenjë mos harrese nga xhamia e dikurshme ekzistuese afër saj. Për xhaminë e Emin Mehmetit kemi identifikuar se ajo ka qenë e ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XVI-të, dhe atë e ka ndërtuar Emin Mehmeti i cili ishte menaxher i minierës në fshatin Korishë afër Prizrenit, kjo xhami për herë të parë del në shesh se ka ekzistuar në Prizren, ajo ka qenë në mahallën e Jazixhi(Qatib) Sinanit, në anën e djathtë të saj, sigurisht se në vitin 1689 është rrënuar me rastin e invadimit austriak të Prizrenit dhe më nuk është rindërtuar më, për faktin se ka qenë afër xhamisë së Qatib Sinanit. Për xhaminë e Dervish Çelebiut apo Mevlana Xhafer efendisë apo në popull e njohur si xhamia e Jenimahallës kemi identifikuar ndërtuesin e saktë të xhamisë dhe kohën e ndërtimit të saj, që është në gjysmën e dytë të shek. XVI-të. Për xhaminë e Budak hoxhës kemi identifikuar kohën e ndërtimit të saj, e që është e ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XVI-të, e ndërtuesi i saj Budak hoxha ka qenë i njohur edhe më parë. Për xhamitë e haxhi Ramadanit(Çoragës), Terxhuman Iskenderit(Dragomanit) dhe Terzi Mehmedit(Terzimahallës) kemi arrit të identifikojmë periudhën e ndërtimit, dhe se të tria këto xhami janë të ndërtuara  në gjysmën e dytë të shek. XVI-të. Për xhaminë e Gazi Mehmet pashës kemi pas të dhëna gjertanishme, por kemi arrit të identifikojmë se Gazi Mehmed pasha ishte me prejardhje shqiptare, ishte djali i Ahmet beut, sadriazemit(kryeministrit) të parë shqiptar të vitit 1515 pran oborrit të sulltanit, i cili e kishte prejardhjen nga familja e njohur mesjetare shqiptare dukagjinase e njohur edhe si principata e Dukagjinit. Për xhaminë e Mustafa pashës dhe Sinan pashës  kemi pas njohuri dhe të dhëna edhe më parë. Për xhamitë e Maksut pashës(Marashit), Ibrahim beut(Begzades) dhe Sejdi beut kemi pas njohuri edhe më parë, por tani dihen se të triat janë të ndërtuara gjatë shek. XVII, por vitet e sakta të ndërtimit akoma nuk janë të njohura. Xhamia e Çuhagji Mahmudit e dimë tani me siguri që është ndërtuar në shek. XVIII-të, por viti i saktë i ndërtimit nuk dihet. Për tri xhamit e fundit janë të njohur se janë të ndërtuar në fillim të shekullit XIX-të nuk kemi diç të shtojmë pasi që edhe më parë kanë qenë të njohur vitet e ndërtimit dhe ndërtuesit e saj, e që ishin Mahmut pasha dhe Emin pasha të familjes së njohur shqiptare rrotllase me prejardhje nga Luma.

Në fund të rekapitulojmë se nga 29 xhamitë e ndërtuara gjatë periudhës osmane, 7 xhamitë janë ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XV-të, 13 xhamitë janë ndërtuar gjatë shek. XVI-të, 4 xhamitë janë ndërtuar gjatë shek. XVII-të, 1 xhami është ndërtuar gjatë shek. XVIII-të dhe 3 xhami janë ndërtuar gjatë shek. XIX-të.  Nga burimet e hulumtuara të gjertanishme shihet se një numër i madh xhamive janë ndërtuar nga vet shqiptarët mysliman që kanë jetuar dhe vepruar gjatë  periudhës osmane.