Nasrullahu ka shpjeguar rrezikun më të madh që i kanoset ymetit mysliman

Publikuar në Dhj. 30, 2016, 4:15 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah, Hasan Nasrullah me rastin e fjalimit që ka mbajtur me rastin e vdekjes së dijetarit libanez të Ehli-Synnetit, Abunnasir Elxhubri ka bërë paralajmërimet e tij në lidhje me terrorizmin e tekfirxhinjve.

Në fillim të fjalimit të tij Nasrullahu është shprehur se: Shejh Abdunnasir Elxhubri e ka mbështetur gjithmonë luftën për ,clirimin e popullit palestinez dhe frontit të qëndresës kundër sionizmit; ka nxjerrë në dritë krimet e përbashkta që kanë kryer Izraeli dhe Arabia Sadite; ka mbështetur bashkimin dhe qëndresës së myslimanëve të libanezëve; gjithashtu është shprehur se është gjendur nën kërcënimet e lëvizjes tekfirxhije, e cila është për momentin rryma më e rëndësishme që kanos botën islame.

Në vazhdim të fjalimit të tij Sejjid Hasan Nasrullah ka theksuar se disa fuqi po mundohen që të krijojnë një situatë të shiive kundër sunnive për të filluar një luftë sekraiste.

Nasrullah ka theksuar se, rreziku më i madh që kërcënon botën islame është virusi i mendimit tekfirxhi dhe terrorizmi i tij, gjithashtu se disa rrethe që njihen si shiizi anglez , duke përdorur mënyrat e tekfirxhinjve janë zhveshur nga devotshmëria e tyre dhe janë futur në një situatë tradhtie ndaj fesë, së fundmi ai ka shtuar se edhe grupet kryesore të mediave perëndimore e mbështesin dhe kontribojnë në mendimin tekfixhi dhe terrorizmin e tyre.



Burimi : Rasthaber