Iniciativa “Vepro”, po radikalizon dhe fut urrejtje në popull - Mos festo Vitin e Ri

Publikuar në Dhj. 30, 2016, 2:25 a.m.

“Ti je mysliman! Mos Festo”. Afishe me këtë për mbajtje janë shpërndarë dhe ngjitur gjithandej Komunës së Çairit në Shkup, ndërsa pas kësaj “fushatë” qëndron e ashtu quajtura Iniciativa “Vepro”, shkruan gazeta "Koha" e Shkupit.

“A ka më mirë se dikush me ju largu mëkatit (haramit) e ti të jesh sebep!”,shkruan nënjë postim të profilit në Facebook kjo iniciativë, ndërsa bën thirrje që të mos festohet ndërrimi i motmoteve.

Ndryshe, edhe vjet e parvjet, me rastin e festive të fund vitit, shoqata dhe lëvizje të ndryshme fetare ka në shpërndarë dhe ngjitura fishe që bëjnë thirrje për “bojkot” të festive të Vitit të Ri.

Expressi para disa ditëve njofto i për paraqitjen e afisheve me këtë për mbajtje në Tetovë. Është interesant se afishet e këtilla janë vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa në Maqedoni ka edhe shumë pjesëtarë të etnive tjera që janë të fesë myslimane.