Amerikani musliman u gotitë me thikë në afërsi të Xhamisë në Kaliforni

Publikuar në Dhj. 26, 2016, 4:25 a.m.

Një burrë musliman u godit me thikë në afërsi të një xhamie në shtetin amerikan të Kalifornisë, një sulm i dukshëm nga urrejtja, tha policia.

Sipas një deklarate të Policisë të publikuar të hënën një 29-vjeçar nga Simi Valley është arrestuar me dyshimin e përfshirjes në sulm.

Autoritetet thanë se ai me thikë  ka sulmuar një musliman pranë një xhamie në rreth 11:15 të natës  të shtunën.

Policia e Simi Valley ka marrë raporte të shumta  nga njerëzit që u përleshen në parkingun e një qendre tregtare në bllokun 1800  të Rrugës  Erringer Road, tha Sgt. Adam Darough.

Qendra tregtare është e vendosur afër derës së xhamisë.

Pasi policët arritën dhe ndaluan përleshjen e njerëzve, ata zbuluan se një njeri në vendin e ngjarjes ishte qëlluar me thikë.

Policia e zbuloi të dyshuarin, John Matteson, aty pranë, tha Darough.

I dyshuari i dytë nuk u arrestua. Policia tha se ata janë ende duke hetuar përfshirjen e tij.

Matteson u arrestua dhe u burgos në Burgun e  Ventura County, si i dyshuar për një krim të urrejtjes, tha Darough.

Nuk janë dhënë hollësi të tjera për viktimën, përveç se ka pësuar dëmtime, por është në gjendje të qëndrueshme.

"Ne jemi duke hetuar nëse kjo ngjarje është nxitur nga

pamja e viktimës dhe lidhja e tij me xhaminë", tha Darough.

"Ne jemi mjaft të shqetësuar për këtë ngjarje që ka ndodhur. Ne duam për të mbajtur njerëzit e të gjitha besimeve të sigurtë në qytet. "

Matteson po mbahet në burgun e Ventura County me kusht prej 25.000 dollarë, sipas të dhënave të Sherifit.  Ai pritet të paraqitet në gjykatë më 13 dhjetor në Gjykatën e Lartë të Qarkut  në Ventura County.  



Burimi : New York Daily