Modernizmi perëndimor 'jo më i miri' për femrat muslimane

  • Myftiu i Egjiptit, Imami i Xhamisë al-Az-har, Shejh Ahmed M. Al-Tajib
Publikuar në Dhj. 26, 2016, 4:19 a.m.

Abu Dhabi :

Udhëheqësi i Al-Azhar, autoriteti më i lartë musliman sunnit në Egjipt, tha të hënën se koncepti perëndimor i modernitetit nuk është "shembulli më i mirë" për t’u ndjekur nga femrat muslimane.

"Islami ka vendosë  drejtësinë ndaj femres muslimane dhe e ka liruar atë nga prangat dhe kufizimet," tha imami i madh  i Al-Azhar-it, Shejh Ahmed Al-Tajib.

Femrat muslimane janë "më shumë të ndikuar nga tradita dhe zakonet sesa nga parimet e Islamit," tha ai në Samitin Global të Grave Kryetareve të Parlamenteve në Abu Dhabi.  

Shejhu tha se në disa mënyra gjendja e femrave është përkeqësuar në krahasim me gjendjen e ‘Shtetit Islam”, duke iu referuar dukshëm për ndikimin e islamistëve radikalë.

Megjithatë ai këmbënguli se imitimi i jetës së Perëndimit nuk është zgjidhja.

"Koncepti perëndimor i modernitetit nuk është shembulli më i mirë për t'u ndjekur nga pjesa tjetër e botës," tha ai, duke pranuar, megjithatë,  "aspektet pozitive" të progresit shkencor dhe humanitarë.

Samiti dy-ditor i bashkon 50 femra udhëheqëse parlamentare nga e gjithë bota. 



Burimi : AFP