Oxfam: Një përqind e popullsisë botërore është pronare e pjesës së mbetur

nga Ayesha Alam | Publikuar në Dhj. 11, 2016, 11:14 p.m.

Sipas një raporti të publikuar nga Fondacioni Ndërkombëtar Oxfam me seli në Britaninë e Madhe është bërë me dije se 85 njerëzit më të pasur në të gjithë botën kanë më shumë pasuri se gjysma e botës dhe se të gjitha organizatat e tjera.

Është identifikuar nga lëvizja Wall Street në vititn 2011 se e gjithë pasuria botërore është përqëndruar në duart e një pakice shumë të vogël, vetëm 1% të popullsisë - dhe kjo gjë po shkakton probleme serioze në nivel global.

Në një raport të publikuar nga Oxfam International, një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, 85 personat më të pasur në botë zotërojnë më shumë pasuri se sa të gjithë veprimtaritë të gjysmës së popullsisë së botës të bashkuara të gjitha së bashku. Raporti në fjlaë u publikua në dhjetor të vitit 2014. Përveç kësaj, raporti Oxfam tregon se ultra-të pasurit akoma vazhdojnë dhe më shumë të pasurohen. Në qoftë se kjo tendencë për të akumuluar të gjithë pasurinë globale në duart e një elite të ngushtë globale vazhdon edhe më tej, 1% e njerëzve më të pasur do të zotërojë më shumë se 50% të pasurisë në mbarë botën deri në 2016.

Drejtor ekzekutiv i Oxfam International, Winnie Byanyima, dhe një nga gjashtë bashkë-kryetarët e Forumi Ekonomik Davos 2014, është shprehur se kriza financiare e viteve 2008-2009 ka përshpejtuar përvetësimin e pjesës kryesore të kapitalit në të gjithë botën nga kjo elitë. Shifrat e publikuara në raportin e Oxfam-it na paraqesin një pamje të tmerrshme të shpërndarjes së pabarabartë të të ardhurave. 85 individët më të pasur të përmendur dhe theksuar në raport kontrollojnë rreth 1.9 trilionë dollarë dhe janë duke shijuar një ndikim ekonomik 3.3 miliardë dolarë më të madh se të gjithë njerëzit e tjerë. Gjithashtu, ky raport ka vlerësuar se deri në vitin 2016, 1% e popullsisë së botës do të zotërojë më shumë 99% të pasuri së të gjithë botës.

Në një intervistë që ka dhënë për gazetën britanike The Guardian, Byanyima është shprehur se: "Ne dëshirojmë që në forumin e liderëve më të fuqishëm të biznesit dhe të politikës t'u trasmetojmë atyre një mesazh nga njerëzit që ndodhen në vendet më të varfra në botë. Mesazhi konsiston në faktin se rritja e pabarazisë është e rrezikshme. Kjo është një gjendje e keqe edhe për zgjerimin e tyre edhe për qeversjen e këtyre vendeve. Ne po shohim një përqendrim i këtillë i pasurisë në duart e më të pushtetëshmve është duke i lënë njerëzit e zakonshëm pa zë dhe interesat e tyre po injorohen dhe po lihen pas dore." "Portreti që ka paraqitur raporti i Oxfam-it në lidhje me shtresat e ndryshme të shpërndarjes së pasurisë nxjerrë në pah gjendjen alarmante që paraqet kjo situatë: në bazë të hulumtimit të kryera për këtë raport, 52% e pasurisë botërore që nuk është në pronësi të 1% të njerëzve më të pasur është në pronësi të 20% më të pasur që vjen pas tyre. Popullsia e mbetur nga kjo përqindje zotëron vetëm 5.5% të pasurisë botërore, dhe sipas raportit të Oxfam-it pasuria e tyre vjetore në vitin 2014 arrin mesatarisht në 3.851 dollarë (2544 paundë).

Byanyima e vazhdoi kështu fjalën e tij: "Në 12 muajt e fundit, ne kemi dëshmuar se udhëheqësit botërorë, duke filluar nga presidenti Obama deri tek Christine Lagarde po flasin gjithnjë e më shumë për luftën kundër pabarazisë ekstreme, megjithatë ne po presim që më shumë prej tyre t'i bashkohen të njëjtit qëndrim". Më pas, ai ka vijuar si më poshtë: "Ka ardhur koha që udhëheqësit tanë t'i dalin kundër interesave të fuqishme vetjake që po pengojnë në në rrugën për një bote më të drejtë dhe më të begatë. Nuk është një kosto të lirë për t'u paguar që bizneset e kësaj elit të vazhdojnë si zakonisht - mungesa e vullnetit për të luftuar pabarazinë e kthen luftën kundër varfërisë shumë dekada mbrapa. Të varfërit preken dy herë më shumë prej rritjes së pabarazisë - ata tashmë marrin një pjesë të vogël të tortës ekonomike botërore dhe për shkak se pabarazia ekstreme vazhdon të rritet, edhe torta ekonomike që ndahet për ata është zhvogluar ."

Këto shifra të publikuara në raportin e Oxfam-it nuk janë thjesht mitologji anti-kapitaliste, edhe pse disa forume biznesi janë përpjekur t'i paraqesin ato si të këtilla. Një artikull i publikuar në 19 janar 2015 në Revistën Forbes me cinizëm dhe përbuzje mbante këtë titull; "Përsëri përballë përshpërimave të Oxfam International; 1% e njeëzve më të pasur në botë do të zotërojë 50% të çdo gjëje në botë." Kur në të njëjtën kohë, këto shifra nga ana tjetër janë konfirmuar gjerësisht nga shumë grupe të tjera kërkimore dhe grupe të ekspertëve të ndryshëm. Për shembull, konkretisht Equality Trust, një organizatë që  punon për të zbutur pabarazinë ekonomike në Britani të Madhe ka botuar kërkime në të cilët është zbuluar se 100 familjet më të pasura në Britani në vitin 2008 kishin dëshmuar rritjen të përbashkët të pasurisë së tyre me të paktën  15 biliardë Paundë, ndërkohë që në këtë të ardhurat mesatare në popullsi janë rritur me vetëm 1,233 sterlina. Sipas organizatës Equality Trust, aktualsht 100 familjet më të pasura të Britanisë kanë në zotërim të njëjtën madhësi pasurie që ka 30% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar. Madje edhe Revista Forbes, në botimin që institututcionon pasurimin dhe i falen baronëve grabitës kapitaliste, pranojnë pa pa dëshirë në artikull të vërtetën; "Këto shifra të publikuara janë të sakta dhe të vërteta, megjithatë këto shifra nuk janë shumë të rëndësishme".

Polarizimi i pasurisë botërore pas vitit 2008 ka qenë edhe më i konsiderueshëm dhe evident në SHBA. Sipas një raport të publikuar më 26 janar 2015 nga Lidhja e Analizave Kërkimit Ekonomik (EARN), elitat e kanë përdorur krizën financiare për të konsoliduar pasuritë botëroe në sa më pak duar dhe duke i privuar kështu shumë të drejta klasës së mesme. Përveç  shpëtimit nga falimentimi  i Wall Street-it në vitin 2008, ku qeveria amerikane i ka paguar 800 miliardë dolarë të njëjtëve financues të korruptuarë të Wall Street-it që e kishin shkaktuar vetë këtë situatë të veshtirë financiare globale, rimëkëmbja ekonomike në vetvete është përdorur përsëri nga elita si një mjet për akumulimin e pasurisë në duart e tyre.

Kjo situatë u theksua edhe nga Zoe Carpenter në një artikull të publikuar në 26 janar për revistën progresiv në SHBA, që mban emrin The Nation  ku ka folur në lidhje me rezultatet e raportit të EARN. Sipas Carpenter "Në shumicën dërrmuese të shteteve të SHBA-së, 1 për qindësht i popullsisë që ka fitimet më të mësha, gjatë tre viteve të para të rimëkëmbjes ekonomike ka arrtur të përvetësojë të paktën gjysmën e fitimeve të ardhurave të kësaj periudhë. Në shtatëmbëdhjetë prej shteteve të ShBA-së, 1% ka përvetësuar të gjitha rritjen e të ardhurave."

Autorët që kanë përgatitur këtë raport, Mark Price dhe Estelle Sommeiller janë shprehur kështu " Pavarësisht se zgjedhjet politike dhe forcat kulturore janë bashkuar dhe kanë arritur të rrisin produktiviteti e tyre, pothuajse të gjitha pagat dhe të ardhurat e shumicës së amerikanëve ndodhen nën presion për të shënuar rënie." Ndërkohë, nga ana tjetër raporti i Oxfam ka hedhur dritë mbi faktin se 20% e pasurisë së elitës amerikane e cila varet në financimet dhe sigurimet ka shënuar 11% të rritjes së të ardhurave monetare vetëm  në 12 muaj deri në mars të vitit  2014.

Ekonomia amerikane është duke ecur mbi një shtresë akulli shumë të hollë: Plani për rimëkëmbjen financiare të arritur nga administrata Obama është i parëndësishëm, duke qënë se gjatë mandatit të tij në detyrë ka arritur të krijojë vetëm 10.9 milionë vende pune, të cilat kryesisht janë nisur nga prodhimet për shkak të frikës nga lufta. Që Luftës së Dytë Botërore dhe deri më tani është hera e parë elita ushtarake dhe ajo e biznesit të SHBA-së janë bashkuar në një aleancë jo të ndershme për të përdorur luftën e vazhdueshme për të grabitur pasurinë që rrjidhte poshtë për të rënë në dorë të klasës e mesme në formën e kontratave, punëve të sigurisë dhe investimeve. Që nga viti 2008, agresioni ushtarak i SHBA-së në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme të myslimane (qoftë direkt si në rastin e Afganistanit apo indirekt, në formën të deleguar si shembujt e ISIS-it dhe Boko Haramit) ka rritur fitimet që ka shpërndarë falimentimi financiar i këtyre vendeve. Kjo e vërtetë ilustrohet nga diagramët që ka publikuar Oxfam-i, që tregojnë se pjesa më e madhe e 1%- shit global  është vendosur në SHBA, duke u ndjekur nga Australia dhe nga vendet e Evropës Perëndimore. 

Sipas shumë ekspertëve, bota ka arritur në një pikë kthese - zgjerimi i shtypjes globale po e shkatërron jo vetëm të drejtën e lirisë së fjalës dhe të fesë, por edhe edhe të drejtën themelore për jetë, e cila kërkon që mundësia për ushqim të jetë e qëndrueshme dhe të ketë dinjitet. Ndërkohë që më shumë se gjysma e popullsisë së botës është në një rënie të papërshkrueshme në varfëri, një elite të vogël në numër po grumbullon sasi të madhe të pasurisë, e drejta për jetë është duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një privilegj i rezervuar vetëm për super të pasurit. 



Burimi : Crescent – ICIT / Medya Şafak