Nasrullah: Fitorja e Premtuar në Siri, Aleatët e Aleppos

  • Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sajjid Hasan Nasrullah ka dhënë një deklaratë për shtyp në 9 dhjetor 2016  (Photo by AFP)
Publikuar në Dhj. 11, 2016, 1:28 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid  Hasan Nasrullah është shprehur se fitorja “e premtuar” e Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assadit në Aleppo është e pashmangshme.

Ditën e Premte, Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes libanese të rezistencës ka bërë vërejtjet e tij gjatë kohës që ka dhënë këtë deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon.

Më parë gjatë ditës së djeshme, Rusia është shprehur se ushtria siriane me forcat e saj tokësore dhe në bashkëpum me aleatët e saj ka arritur që të çlirojë 52 blloqe në pjesën lindore dhe veriperëndimore të qëytetit nga grupimet e militantëve të mëbështetur nga të huajtë të cilët kishin nën kontroll 93% të të gjithë qytetit.

Nasrullahu gjatë kësaj deklarate është shprehur se, Washingtoni dhe disa nga aleatët e tij perëndimorë i kanë mbështetur grupimet terroriste tekfixhie duke dobësuar kështu stabilitetin prej disa viteve në rajon, më pas ka vazhduar duke shtuar se bashkëpunimi dhe uniteti i shteteve të rajonit është në të vërtetë i rëndësishëm për t’i bërë ballë  kërcënimeve të tekfirxhinjve.

Nasrullahu është shprehur kështu: “Mbrojtja e sigurisë së rajonit dhe mbrojtja e civilizimit islamik kundër kërcënimeve tekfirxhie është e vetmja mundësi që kemi.” 

Luftëtarët e rezistencës së Hizbullahut i kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës forcat ushtarake qeveritare të Sirisë në luftën kundër terroristëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut komentoi gjithashtu edhe përsa i përket çështjes së presidencës së Michel Aounit në Liban.

Nasrullahu është shprehur se marrëdhëniet mes Hizbullahut dhe administratës së presidentit të sapozgjedhur do të mbështeten në repsektin e ndërsjelltë. Ai i ka mohuar totalisht thashethemet se këto dy palë nuk do të mund të shkojnë mirë duke marrë parasysh ndryshimet mes tyre.

Gjithashtu, udhëheqësi i lëvijes së rezistencës libaneze deklaroi se Hizbullahu është akuzuar në mënyrë të padrejtë se pretendimin se ka penguar formimin e qeverisë së re.

Lideri i Hizbullahut është shprehur kështu duke iu referuar përçarjeve politike në Liban: “gjithësecili prej nesh është përgjegjës për të kërkuar mënyra, për të gjetur zgjidhje dhe për të bashkëpunuar mes njëri-tjetrit për të arritur në rezutatin final mbi qeverinë.”

Ai shkoi edhe më tej duke u shprehur se “qeveria... duhet të formohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në fillim të muajit nëntor, Aouni, një lider i krishterë dhe një aleat i ngushtë i Hizbullahut është zgjedhur president nga parlamenti, duke i dhënë fund kështu një periudhe vakante gjatë së cilës që prej prillit 2014 ky pozicion ka qënë i lënë bosh.

Ai i ka dhënë kompetencata kryeministrit të emëruar Saad Hariri, një politikani sunni të mbështetur nga Perëndimi, që të formojë qeverinë e re.  

Pritet që Libani të zhvillojë zgjedhet parlamentare në maj të vitit 2017, vota e parë legjislative në vend prej tetë viteve.



Burimi : Press TV