Xhamia e Mahmut Pashës ( Bylbylderes)

nga Faik Miftari | Publikuar në Dhj. 11, 2016, 1:23 a.m.

E ka ndërtuar poashtu Mahmud Pasha në mahallën  e Bylbylderes gjatë sundimit të tij në Prizren, gjersa ishte në pozitën e mytesarifit të sanxhakut të Prizrenit, në gjysmën e parë të  shekullit XIX.

Në mahallën e Bylbylderes përveç xhamisë ka ndërtuar edhe sarajin e vet, mejtebin, ders-hanen dhe medresenë. Poashtu  Hasan Kaleshi ka shkruar se përveç këtyre Mahmut pasha ka ndërtuar dhe ka lënë vakëf(donacion) edhe një mulli, një furrë, një nallban, një kasap, një manav dhe disa dyqane tjera. Të gjitha këto hajrate i ka zyrtarizuar në Vakëfnamen e tij në vitin 1839 në të cilin ka përshkruar se si të menaxhohen dhe veprohen me vakëfet e t’ia të lëna[1]

Por në ditët e sotshme nga këto hajrate të shumta tani nuk ekzistojnë asnjë, pasi që  të gjitha gjatë Luftës së parë botërore apo edhe më vonë janë shkatërruar dhe rrënuar, dhe se tani në vendin ku ka qenë këto është ndërtuar fabrika e ilaçeve “Farmakos” e Prizrenit.


[1] Vırmiça, Raif:’’Prizren Camileri’, Prizren, 1996, fq.158