Muslimani pronar i restorantit në Londër ofron ushqim falas për të Pastrehët, fukaratë, në Ditën e Krishtlindjes

Publikuar në Dhj. 11, 2016, 1:20 a.m.

Një restorant në pronësi të një muslimani në Londër  do të ofrojë ushqime në tri vakte për njerëz të pastrehë dhe të moshuarit në Ditën e Krishtlindjes, në mënyrë që "askush të mos ha vetëm".

Restauranti Shish, në Sidcup, është duke i kërkuar banorëve lokalë për të përhapur ofertën e tij dhe ka vënë postera duke thënë se "Ne jemi këtu për t'u ulur me ju", më 25 dhjetor 2016.

Restoranti i bëri thirrje popullit për të shpëndarë nijetin e tij përmes mediave sociale – ndërse iniciativa u vlerësua gjerësisht.

Vicky Lanfear shkroi në Facebook: "Ky është gjesti më vetëmohues që kam parë ndonjëherë dhe ata duhet të njihet si një shtyllë e komunitetit."

Suzannah Harris shtoi: "Çfarë gjesti i bukur. Patjetër do të vizitojë në vitin e ri, këtë zonë. "

Linda Leach shkroi: "Ka ende mirësi në këtë botë. njerëz të mahnitshëm. "Gjesti gjithashtu mori një reagime  positive në Twitter, ku një përdorues ka postuar: ".!. Një gjest i mrekullueshëm. Tani kjo është fryma reale e komunitetit. Zot bekoi ata".

Një përdorues tjetër, i quajtur Sally Barnes, ka postuar: "Këto janë llojet e veprave që muslimanët unë e di që do t’i kryejn me bujari.  Dikush, ju lutem  tregoni Daily Mail-it. "

Tri vakte ushqime falas janë në dispozicion në mes orën 12-të deri në ora  18-të në Ditën e Krishtlindjeve. Ushqimi përmban supë , sallatë, tavë me oriz me mish pule, ëmbëlsira…



Burimi : Independet