Franca gati për të ndihmuar Arabinë Saudite për zhvillimin e turizmit

  • Ambasadori francez, François Gouyette (majtas) me Princin Sultan bin Salman, gjatë takimit të tyre në Rijad.
Publikuar në Dhj. 5, 2016, 2:30 p.m.

Rijad:

Arabia Saudite dhe Franca janë duke punuar së bashku në zhvillimin e turizmit në Mbretërinë Saudite. Të dy vendet kanë rënë dakord të bashkëpunojnë më shumë në trajnimin e të rinjve të Arabinë Saudite dhe të eksplorojnë fushat për ekipet e përbashkëta Saudite-Franceze për t'u angazhuar në gërmime arkeologjike.

Në fillim të vitit,  një ekip i përbashkët arkeologësh saudito –francezë, duke kryer gërmime në vendet historike në Al-Kharxh, zbuluan objekte të trashëgimisë që i përkasin Epokës së Gurit dhe Epokës së Bronzit dhe në periudhën e Abasidëve, një përparim i madh për promovimin e turizmit të trashëgimisë në rajonin e Rijadit.

Ambasadori i ri francez në Rijad, François Gouyette, u takua këtu me Princin Sultan bin Selman, president i Komisionit Saudit për Turizëm  dhe Trashëgiminë  Kombëtare (SCTNH)  rishikuan bashkëpunimin në mes të dy vendeve mike, ka thënë të premtem një zyrtar i  SCTNH.

Princi Sultan ka takuar edhe themeluesin e Grupit Francez ACCOR,   Gerhard Pils, dhe Presidenti  i ACCOR Group dhe Drejtorn e përgjithshëm Alan Xuan.

"Ata shqyrtuan bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke përfshirë zhvillimin e produkteve të turizmit, duke i kualifikuar  burimet  njerëzore nëpërmjet trajnimit profesional në fushën e mikpritjes, dhe duke eksploruar fushat e ekipeve të përbashkëta Saudite-Franceze e për t’u angazhuar në eksplorimet arkeologjike në Mbretërinë Saudite ," tha departamenti i mediave SCTNH.

Gjatë takimit, Prince Sultan theksoi gjithashtu nga komisioni i turizmit për të mbështetur investitorët, operatorët dhe hotelierët dhe të sigurojë të gjitha objektet për kompanitë hoteliere ndërkombëtare për të hyrë në tregun e Arabisë Saudite, pas përpjekjeve të SCTNH për të rregulluar sektorin e hotelerisë. .

Kjo përfshin klasifikimin e sektorit për të mirën e qytetarëve dhe konsumatorëve për shërbimet  turistike me ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe reduktimin e kostove, si dhe sigurimin e më shumë mundësive të punësimit  për qytetarët.

Prince Sultan gjithashtu iu referuar edhe përfitimeve nga përvoja e  Akademisë ACCOR në Francë, në fushën e trajnimeve për të rinjtë e Arabië Saudite dhe shprehu vlerësimin e tij për  Grupin ACCOR  për të ndihmuar Arabinë Saudite në nacionalizimin e sektorit të turizmit.

Themeluesi i Grupit Accor theksoi gjithashtu rëndësinë e tregut të Arabisë Saudite dhe për të punuar me SCTNH për të zhvilluar përvojën turistike në bazë të përsosmërisë dhe origjinalitetin e përfaqësuar nga çdo krahinë.



Burimi : Arab News