Tunizia paralajmëron përhapjen e ideologjisë tekfiriste në rajon

  • None
Publikuar në Mars 5, 2014, 1 a.m.

Në  vitin 2013, dy figura të opozitës u vranë dhe mbi 20 ushtarë dhe policë u vranë në rajone të ndryshme të Tunizisë. Analistët thonë se përhapja e ideologjisë tekfiriste nëpërmjet predikimeve fetare nëpër xhami është duke e rritur dhunën në  këtë vend afrikano-verior.


   Politikanët thonë se të huajt po përkrahin tekfiristët dhe vehabitë të cilët bëjnë thirrje për luftë në Siri dhe Tunizi.

 

    Imamët dhe dijetarët fetarë në xhaminë prestigjioze Zitouna kundërshtojnë përhapjen e tekfirizmit të cilën ata e perceptojnë si një kërcënim të rrezikshëm për botën myslimane.


    Tri vjet pas revolucionit në Tunizi, siguria ende mungon, sepse në periudhën e tranzicionit predikuesit ekstremistë kërcënojnë, inkurajojnë dhunën kundër institucioneve shtetërore.


    Vëzhguesit tani bëjnë thirrje për të marrë masa të rrepta për të ndaluar përhapjen e ideologjisë tekfiriste.