Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Njëzetenëntë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Nën. 30, 2016, 4:16 a.m.

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Tani lërmëni t’iu shpjegoj se, ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta dinë të vërtetën se, në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), Ibn Said Tufiu sqaron: “Lërmëni t’iu bëj të ditur se, ashtu siç është e shënuar dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, kur i dërguari i Allahut (l.m.t.), deshi që të hynte në bashkëbisedim, me të krishterët e Nexhranit, fillimisht përmendi një për një të tërë, emrat e anëtarëve të përfshirë, në Hadithin e Mbulimit të Veshjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Më pas me synimin e nënvizimit, të këtyre anëtarëve shprehu: “Ja pra këta janë Ehli Bejti im!” “Më tej ai citoi edhe njëherë një për një, të tërë emrat e tyre dhe nuk citoi emrin e asnjërit tjetër. Me këtë veprim kuptojmë, se vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit” dhe se të tërë të tjerët janë të përjashtuar”.

Prezantuesi: “I nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju në programin tonë paraardhës, për të na rikujtuar edhe njëherë, sollët një mori faktesh kokëfortë dhe të vërtetash të pamohueshme, me synimin e vërtetimit, të përfshirjes së këtyre pesë anëtarëve të bekuar, brenda termit të “Ehi Bejtit”, të përcaktuar në Ajetin e Pastrimit. Tani duam t’iu pyesim: “Vallë a gjenden dhe burime dhe të dhëna tjera, të cilat miratojnë, përcaktimin e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), të këtyre pesë anëtarëve të bekuar?!” “Ju përshëndesim, me përshëndetjen më të bukur islame: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të njëzetenëntë, me titullin: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Hadithi Thekalejn”. “Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar”.

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (k.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (l.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor”.

“Para së gjithash, lërmëni t’iu rikujtoj se, falenderimi i takon Allahut (f.m.t.), se ne në programet tona paraardhëse, kemi treguar dhe vërtetuar, me argumentë dhe të dhëna, se cilët janë anëtarët e bekuar, të cilët përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit” (p.m.t.). Sërish kemi shpjeguar se, tërësia e këtyre argumentëve dhe të dhënave, zotëron kontekstin e përmbajtjes së Ajetit të Pastrimit, argumentëve dhe të dhënave të brendshme dhe të jashtme, si dhe tërësinë e përkufizimeve dhe sqarimeve të dijetarëve muslimanë. Unë jam i mendimit se, tanimë ndjekësit tanë të nderuar, janë në dijeni të këtyre fakteve kokëfortë”.

“Qëllimi i shqyrtimit të kësaj çështjeje, në këtë mënyrë kaq të hollësishme, është përcaktimi i pesë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), të përkufizuar në Hadithin e Mbulimit të Muhammedit (p.q.m.t.), duke u mbështetur dhe në thënien e të dërguarit të Allahut (k.m.t.): “Ja pra këta janë Ehli Bejti im”.

“Tani lërmëni t’iu shpjegojmë se, të dhënat dhe njohuritë e përfituara, nga komentimi i Ajetit të Bisedimeve, janë argumentë të padiskutueshëm, të cilët e fuqizojnë këtë të vërtetë absolute. Besojmë se të tërë ne e dimë shumë mirë ajetin 61, të Sures Ali Imran, në të cilin thuhet: “E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta thuaj: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim. Pra le të jetë mallkimi i Allahut (l.m.t.), kundër gënjeshtarëve”.

“Fillimisht dua t’u bëj të qartë, ndjekësve tanë nderuar, se në programin e kësaj mbrëmjeje, nuk do të trajtojmë çështjen, se si kemi gjetur dhe përdorur argumentë dhe të dhëna, në ajetët kuranorë, sepse nuk dua t’i hyjmë kushedi se sa, për të disatën herë, argumentëve të padiskuteshëm fetarë dhe fakteve kokëfortë, të cituar në programet tona paraardhëse. Sërish duam t’iu shpjegojmë, se do të jemi të gatshëm, që t’i bëjmë një përsëritje dhe një përmbledhje, këtyre argumentëve dhe fakteve, në programin e tyre të veçantë”.

“Tani dua të sqarojmë, se programin e mbrëmjes së sotme, do t’ia kushtojmë përcaktimit të termave: “bijtë tanë, bashkëshortet tona dhe ne”, të cilët janë të përdorur, në ajetin e lartpërmendur kuranor. Ne do të orvatemi në mënyrën më të bukur, që të kumtojmë se cilët njerëz, janë përfshirë brenda termit: “bijtë tanë”, “bashkëshortet tona” dhe “ne”. “Ndonëse ne tanimë e dimë kuptimin gjuhësor dhe leksikografik të fjalëve: “bijtë tanë, bashkëshortet tona dhe ne”, duhet të njohim dhe faktin, se mbi cilët njerëz, është zbatuar termat: “ebnaena” (bijtë tanë), “nisaena” (bashkëshortet tona) dhe “enfusena” (ne), të cilët janë përdorur, në ajetin e sipërcituar kuranor”.

“Ndërsa tani kemi dëshirë, që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrojnë vëmendjet e tyre, tek sqarimet tona vijuese. Ashtu siç kuptohet dukshëm dhe nga përmbatja e ajetit kuranor, ky post madhështor iu është ruajtur njerëzve, epërsia e virtyteve fisnike dhe vlerave të larta, e të cilëve nuk mund të krahasohet me asnjë njeri tjetër. Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (f.m.t.), ndjekësit tanë të nderuar, në programin tonë të kësaj mbrëmjeje, do ta marrin përgjigjen, se në cilin vend të Kur’anit Fisnik, përmendet emri i Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Nëse ju do të na shtroni pyetjen: “Vallë ku kalon drejpërdrejtë, emri i Imam Aliut (p.m.t.), në Kur’anin Famëlartë?!”, atëherë iu përgjigjemi se emri i tij, nuk përmendet në asnjë ajet kuranor. Kjo është një provë e qartë se, argumentët tanë vërtetojnë se Kur’ani Fisnik, nuk ka pësuar asnjë ndryshim, ose e thënë ndryshe, asnjë shtim dhe asnjë pakësim. Këtë fakt kokëfortë e shpalosim, sepse disa njerëz të paudhë, përhapin lajme të rreme, këta njerëz të cilët kanë nëpërkëmbur dhe shkelur ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, duke këmbëngulur padrejtësisht, se dijetarët shiitë qenkan të paditur dhe dija e tyre, nuk paska asnjë vlerë”.

“Lejomëni t’iu bëj të ditur, se dijetarët, juristët, apologjetët, komentuesit e ajetëve kuranorë, duke u mbështetur në analizat dhe vërtetimet përkatëse, janë njëzëri se emri i Imam Aliut (p.m.t.), nuk kalon askund në Kur’anin Famëlartë. Megjithatë këta të fundit shtojnë se gjenden fjali, të cilat mund të komentohen, vetëm nga ana e Imam Aliut (p.m.t.), si p.sh. ajeti 40, i Sures Teube, në të cilin thuhet: “Nëse nuk e ndihmoni atë (Muhammedin p.q.m.t.)), dijeni se atë, e ka ndihmuar Allahu. Kur e përzunë jobesimtarët të dytin nga ata të dy, kur ishin në shpellë, ai (Muhammedi p.q.m.t.)), i tha shokut të tij (Aliut): “Mos u brengos, sepse me të vërtetë Allahu është me ne!”

“Ja pra këtu nuk duhet të nënkuptojmë, prijësin e parë të bashkësisë muslimane, por duhet të nënkuptojmë pikërisht Imam Aliun (p.m.t.), ndonëse emri i këtij të fundit, nuk është cekur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Tani një besimtar musliman, mund të ngrejë pyetjen: “Vallë ku mbështeteni kur aludoni, se emri i Imam Aliut (p.m.t.), është përmendur në ajetët kuranorë?!” “Madje nëse ai vazhdon të këmbëngulë, mbi pohimin e tij, si rrjedhojë ne kundërpërgjigjemi se emri i Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), nuk përmendet drejtpërdrejtë, në asnjë ajet kuranor. Por në rast se ne, do të mbështetemi në hadithët e vërtetë, do të arrijmë në përfundimin se me fjalët e lartpërmendura: “shokut të tij”, nënkuptojmë Imam Aliun (p.m.t.). Me dëshirën, lejen e Allahut (k.m.t.), këtë çështje delikate, do ta trajtojmë në rastin e parë, që do të na jepet mundësia”.

“Lërmëni t’iu kumtojmë, se me dëshirën dhe lejen e Allahut (l.m.t.), në programin e kësaj mbrëmje të këndshme, do t’iu përshkruajmë se cilët përfshihen brenda termit: “bashkëshortet tona” dhe “ne”. Ne kemi një kërkesë, në formë lutjeje, për ndjekësit tanë të nderuar, të cilët kanë ndjekur dhe ndjekin me përkushtim dhe vëmendje seritë e programeve tona, të mos bëjnë pyetje, të cilat nuk kanë të bëjnë, me argumentimin e përmbajtjes së ajetit kuranor. Duke u nisur nga ky kontekst, le të fillojmë sjelljen e argumentëve të padiskutueshëm fetarë”.

“Ashtu siç e dini dhe ju vëllezër të nderuar muslimanë, vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, e cila është dhe burimi ynë i parë, është një nga veprat më të rëndësishme dhe përmbledhjet më prestigjioze të hadithëve të vërtetë, në sytë e bashkësisë muslimane. Për më tepër, besimtarët muslimanë, i pranojnë hadithët e vërtetë, të shënuar në veprën e sipërcituar, si hadithët më të vërtetë, të cilët përdoren si argumentë të padiskutueshëm, menjëherë pas Kur’anit Fisnik. Hadithi për të cilin po bëjmë fjalë, është paksa i gjatë”.

“Imam Muslimi, e ka shënuar këtë hadith, duke e përcjellur dhe shënuar nga Amir Ibn Sadi, ky i fundit nga Sad Ibn Ebi Uekkasi, ky i fundit nga i ati, Ibn Sad Ibn Ebi Uekkasi. Ky hadith është si vijon: “Muauije Ibn Ebi Sufjani, i dha urdhër Sad Ibn Ebi Uekkasit dhe i ngriti pyetjen: “Vallë çfarë të ndaloi ty, që të shaje Ebu Turabin (Babain e Dheut - Imam Aliun (p.m.t.))?!” “Ndërsa Sad Ibn Uekkasi iu përgjigj: “Unë do të të rrëfej tre gjëra, të cilat vetë i dërguari i Allahut (f.m.t.), i ka shprehur për të”. “Kjo është arsyeja kryesore, se përse unë nuk mund ta shaj kurrë atë. Nëse unë mund të përmbush, njërën nga këto tre gjëra, atëherë kjo është më e vyer për mua se sa devetë e kuqe. Unë kam marrë pjesë, në njërën nga luftrat e zhvilluara, së bashku me Muhammedit (p.q.m.t.) dhe ky i fundit e kishte lënë Imam Aliun (p.m.t.) si zëvendësin e tij”. “Më pas Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), iu drejtua Muhammedit (p.q.m.t.) duke i thënë: “O i dërguari i Allahut (k.m.t.)! Mua më ke lënë së bashku me gratë dhe fëmijtë!” “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) ia ktheu: “Vallë a nuk je i kënaqur që ti të jesh vëllai im dhe të kesh vendin, ashtu siç e ka vendin Haruni (p.m.t.), si vëllai i Musait (p.m.t.)?!” “Ta dish mirë se, nuk do të ketë më të dërguar pas meje!” “Për më tepër unë e kam dëgjuar, të dërguarin e Allahut (l.m.t.), në Luftën e Hajberit, duke i thënë Muhammedit (p.q.m.t.): “Unë do t’ia jap këtë flamur një njeriu, i cili e do Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe Allahu dhe i dërguari i Tij e do këtë njeri”. “Në këtë çast të tërë ne, zgjatëm duart drejt flamurit. Megjithatë Muhammedi (p.q.m.t.) ngriti zërin: “Thirrmëni Aliun!” “Më tej erdhi Aliu (p.m.t.), ndonëse kishte pak acarim tek sytë. I dërguari i Allahut (f.m.t.), i pështyu tek sytë dhe më pas ia dorëzoi flamurin islam. Kështu që Allahu (k.m.t.), e mundësoi çlirimin e Hajberit, me duart e Aliut (p.m.t.)”.

“Ndërsa në çastin kur zbri ajeti 61, i Sures Ali Imran: “E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta thuaj: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim. Pra le të jetë mallkimi i Allahut (l.m.t.), kundër gënjeshtarëve”. “Muhammedi (p.q.m.t.) pasi thirri pranë vetes Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin dhe tha: “O Allahu im! Kjo është familja ime!” (1)

“Ja pra ashtu siç shihet dukshëm, prijësi i bashkësisë muslimane, Muauije Ibn Ebi Sufjani, e ka urdhëruar bashkëkohësin e Muhammedit (p.q.m.t.), Sad Ibn Ebi Uekkasin, i cili ishte i përgëzuar me Xhennet që në këtë botë, që të shante Imam Aliun (p.m.t.). Ndërsa siç kuptohet qartë, duke u nisur në pjesën e parë të hadithit: “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) ia ktheu: “Vallë a nuk je i kënaqur që ti të jesh vëllai im dhe të kesh vendin, ashtu siç e ka vendin Haruni (p.m.t.), si vëllai i Musait (p.m.t.)?!” arrijmë në përfundimin se, si Allahu (f.m.t.) dhe i dërguari i Allahut (k.m.t.), i kanë ruajtur një vend shumë të lartë dhe të veçantë, të cilin nuk ia dhënë askujt. Ndërsa ajeti 31, i Sures Ali Imran, në të cilin thuhet: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’iu dojë, t’iu falë mëkatet tuaja, e Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë”.

“Duke u mbështetur në ajetin e lartpërmendur, pohojmë se prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Imam Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), i është bindur dhe nënshtruar, tërësisht urdhrit hyjnor të Muhammedit (p.q.m.t.). Sërish duke u nisur nga ajeti i sipërcituar, theksojmë se Imam Aliu (p.m.t.), është njeriu i cili duhet ndjekur menjëherë pas të dërguarit të Allahut (l.m.t.). Rishtas citojmë se nëse Imam Aliu (p.m.t.), nuk do ta kishte dashur Muhammedin (p.q.m.t.), atëherë nënvizojmë faktin se as Allahu (f.m.t.) nuk do ta kishte dashur”.

“Tani natyrshëm shtrojmë pyetjen: “Vallë kur na do Allahu i Madhëruar?!” “Këtë pyetje e shtrojmë sepse, ne mund ta duam Allahun e Lartësuar, megjithatë për t’iu përgjigjur Allahu (k.m.t.) dashurisë sonë, ne duhet t’i bindemi dhe t’i nënshtrohemi plotësisht urdhrave të Allahut (l.m.t.). Gjithashtu duke u mbështetur, në hadithin e Sad Ibn Ebi Uekkasit, përsërisim se Muhammedi (p.q.m.t.), na sqaron se Allahu (f.m.t.), ka shprehur hapur dhe qartë se e do Imam Aliun (p.m.t.). Për më tepër, nga kjo nxjerrim mësimin, se Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), iu është bindur dhe nënshtruar krejtësisht, pra njëqind përqind të dërguarit të Allahut (k.m.t.)”.

“Ja pra ky është koncepti i pafajësisë, i cili përkthehet si bindje dhe nënshtrim i plotë të Muhammedit (p.q.m.t.). Bashkësia muslimane është njëzëri, se ky vend i rëndësishëm, i përket vetëm Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Ndërsa sipas tërësisë së dijetarëve muslimanë, duke u mbështetur në hadithët e vërtetë, ky post jashtëzakonisht i veçantë, i takon vetëm Imam Aliut (p.m.t.) dhe shtojnë se askush tjetër përveç tij, nuk mund të krahasohet, me virtytet e tij fisnike dhe vlerat e tij të larta”.

“Për më tepër dhe i dërguari i Allahut (l.m.t.), e ka bërë të qartë këtë dukuri madhëshore, disa herë duke dalur përpara bashkëkohësve të tij dhe duke e shprehur hapur këtë, duke e përfunduar kështu fjalimin e tij. Sërish Muhammedi (p.q.m.t.), e ka përdorur termin: “Këta janë Ehli Bejti im”, me synimin e përcaktimit, të këtyre pesë anëtarëve të bekuar, duke mos e përdorur këtë term, për anjë tjetër, pra duke i përjashtuar përfundimisht të tjerët. Me fjalë te tjera besimtari musliman, i cili e njeh mirë gjuhën arabe, e kupton fare mirë, se me termim “Ehli Bejti”, duhet të nënkuptojë vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht i dërguari i fundit i Allahut (f.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait dhe dhëndri i tij, Imam Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), vajza e tij e dëlirë dhe e përzgjedhur Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij, zotërinjtë e djelmoshave të Xhennetit, Imam Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Imam Husejn Ibn Aliu (p.m.t.). Këtë e citojmë sepse Muhammedi (p.q.m.t.) cek një gjendjet të jashtme dhe të tërthortë”.

“Burimi ynë i parë është vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Shënuesi dhe përcjellësi i këtij hadithi është pikërisht  Sad Ibn Ebi Uekkasi, i cili ishte i përgëzuar me Xhennet që në këtë botë”.

“Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), e Imam Tirmidhiut. Rishtas muhaddithi i këtij hadithi, është Sad Ibn Ebi Uekkasi. Ky i fundit tregon: “Muauije Ibn Ebi Sufjani, i dha urdhër Sad Ibn Ebi Uekkasit dhe i ngriti pyetjen: “Vallë çfarë të ndaloi ty, që të shaje Ebu Turabin (Babain e Dheut - Imam Aliun (p.m.t.))?!” “Ndërsa Sad Ibn Uekkasi iu përgjigj: “Unë do të të rrëfej tre gjëra, të cilat vetë i dërguari i Allahut (f.m.t.), i ka shprehur për të”. “Kjo është arsyeja kryesore, se përse unë nuk mund ta shaj kurrë atë. Nëse unë mund të përmbush, njërën nga këto tre gjëra, atëherë kjo është më e vyer për mua se sa devetë e kuqe. Unë kam marrë pjesë, në njërën nga luftrat e zhvilluara, së bashku me Muhammedit (p.q.m.t.) dhe ky i fundit e kishte lënë Imam Aliun (p.m.t.) si zëvendësin e tij”.

“Më pas Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), iu drejtua Muhammedit (p.q.m.t.) duke i thënë: “O i dërguari i Allahut (k.m.t.)! Mua më ke lënë së bashku me gratë dhe fëmijtë!” “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) ia ktheu: “Vallë a nuk je i kënaqur që ti të jesh vëllai im dhe të kesh vendin, ashtu siç e ka vendin Haruni (p.m.t.), si vëllai i Musait (p.m.t.)?!” “Ta dish mirë se, nuk do të ketë më të dërguar pas meje!” “Për më tepër unë e kam dëgjuar, të dërguarin e Allahut (l.m.t.), në Luftën e Hajberit, duke i thënë Muhammedit (p.q.m.t.): “Unë do t’ia jap këtë flamur një njeriu, i cili e do Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe Allahu dhe i dërguari i Tij e do këtë njeri”. “Në këtë çast të tërë ne, zgjatëm duart drejt flamurit. Megjithatë Muhammedi (p.q.m.t.) ngriti zërin: “Thirrmëni Aliun!” “Më tej erdhi Aliu (p.m.t.), ndonëse kishte pak acarim tek sytë. I dërguari i Allahut (f.m.t.), i pështyu tek sytë dhe më pas ia dorëzoi flamurin islam. Kështu që Allahu (k.m.t.), e mundësoi çlirimin e Hajberit, me duart e Aliut (p.m.t.)”.

“Ndërsa në çastin kur zbriti ajeti 61, i Sures Ali Imran: “E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta thuaj: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim. Pra le të jetë mallkimi i Allahut (l.m.t.), kundër gënjeshtarëve”. “Muhammedi (p.q.m.t.) pasi thirri pranë vetes Aliun (p.m.t.), Fatimenë (p.m.t.), Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.) dhe tha: “O Allahu im! Kjo është familja ime!”

“Më pas Imam Tirmidhiu, shënon se ky hadithi i lartpërmendur, është një hadith çuditshëm i mirë dhe i vërtetë. Megjithatë muhaddithi i njdjerë bashëkohor shqiptar, Shuajb Arnauti nënvizon se hadithi i sipërituar është një hadith i vërtetë”. (2)

“Në këtë pikë kritike, një vëlla musliman, mund të pyesë: “Më falni, por ju këtë hadith, e cituat pak më sipër, nga vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Vallë përse e përsërisni?!”

“Ndërsa ne përgjigjemi se asnjë analist, vërtetues dhe muhaddith, nuk ka ngritur asnjë fije dyshimi, mbi hadithin në fjalë dhe shtojmë se asnjë muhaddith, nuk është shprehur në mënyrë negative, me fjalë fyerëse, ose sharëse si mbi këtë hadith, ashtu dhe mbi zinxhirin e transmetimit të tij. E thënë ndryshe, duke u nisur nga fakti se ky hadith, është një hadith i vërtetë dhe pa asnjë lloj kleçke, theksojmë se meriton plotësisht të cilësohet burimi ynë i dytë”.

“Tani pa humbur kohë, kalojmë në veprën tonë të tretë me titull: “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Sunenëve të Tirmidhiut), e dijetarit tjetër të ndjerë bashkëkohor shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit”. (3)

“Ajo që duam të theksojmë është se të tërë analistët, vërtetuesit dhe muhaddihët, janë të njëzëri mbi faktin, se si hadithi i lartpërmendur, ashtu dhe zinxhiri i transmetimit të tij, janë të vërtëtë dhe shtojnë se nuk gjendet asnjë lloj problemi, në këtë zinxhir transmetimi. Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), në vijim të programit tonë, do të shpalosim disa të dhëna, sipas së cilave kjo e vërtetë e pamohueshme do të dalë në dritë. Lërmëni t’iu bëjmë të ditur, se nëse e keni vënë re, duke u treguar të kujdesshëm, hadithi që ceket në burimin e dytë, është plotësisht i ngjashëm, me hadithin i cili kalon në burimin e parë. Një tjetër fakt jetik, është se Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, shpjegon se hadithi i sipërcituar, është një hadith i vërtetë”.

“Burimi ynë i katërt, është vepra me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Lejomëni t’iu citojmë se dhe ky hadith, është i njëjti hadith i ngjashëm, me dy paraardhësit e tij. Më pas analisti dhe vërtetuesi i kësaj vepre, Ahmed Muhammed Shakiri, shprehet se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është tërësisht i vërtetë”. (4)

“Tani dua të sqaroj se në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e botuar me vërtetimin e dijetarit të ndjerë shqiptar, Shuajb Arnautit. Lërmëni t’iu pohojmë se dhe ky hadith, është i njëjti hadith i ngjashëm, me dy paraardhësit e tij. Edhe në këtë hadith kalon thënie: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im!”

“Dijetari i madh dhe muhaddithi i njohur shqiptar, Shuajb Arnauti, thekson se zinxhiri i hadithit të mësipërm, është i fuqishëm, sipas kushteve të përcaktuara nga Imam Muslimi. Më tej ai vijon se të tërë muhaddithët e këtij hadithi, janë besnikë, të drejtë dhe se janë të ndershëm, sipas kushteve të parashtruara nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi”. (5)

“Ndërsa tani kalojmë në burimin tonë të pestë, i cili është vepra me titull: “Tefsiru’r-Ruhi’l-Kur’ani” (Komentimi i Shpirtit të Kur’anit Fisnik), e dijetar Alusiut. Në komentimin e veprës së tij, dijetar Alusiu thotë: “Imam Muslimi, Imam Tirmidhiu dhe muhaddithët e tjerë, janë të mendimit se Sad Ibn Ebi Uekkasi, shënon dhe përcjell se kur zbriti 61 i Sures Ali Imran: “E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta thuaj: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim. Pra le të jetë mallkimi i Allahut (l.m.t.), kundër gënjeshtarëve”, “Muhammedi (p.q.m.t.) i thirri këta pesë anëtarë të bekuar dhe shprehu hapur: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im!” “Tani dua të pohojmë, se ky është mendimi i mbarë muhaddithëve, pra ata përdorin si argument këtë lutje të të dërguarit të Allahut (f.m.t.), për të përcaktuar dhe përkufizuar, këta pesë anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit”. (6)

“Duke u mbështetur në faktet e lartpëmendura, arrijmë në përfundimin, se këta pesë anëtarë, të përmendur në këtë hadith, në të njëjtën kohë janë dhe pesë anëtarët e përcaktuar dhe përkufizuar në Ajetin e Pastrimit, në Hadithin e Mbulimit dhe në Hadithin e Mbylljes së Dyerve”.

“Ndërsa tani duam t’iu vëmë në dijeni, se burimi ynë i gjashtë, është vepra me titull: “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi i Dy Përmbledhjeve të Vërteta), e Hakim Nishaburiut. Ky i fundit thekson se, si ai vetë ashtu dhe Imam Dhehebiu, e kanë cilësuar hadithin e sipërcituar, si një hadith të vërtetë”.

“Hakim Nishaburiu shënon: “Në çastin kur zbriti ajeti 61, i Sures Ali Imran, i cili është si vijon: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim”, Muhammedi (p.q.m.t.) thirri pranë tij, Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin dhe më pas tha: “O Allahu im! Kjo është familja ime!”

“Më tej Hakim Nishaburiu shton: “Ndonëse hadithi i mësipërm, i ka plotësuar të tëra kushtet e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, për t’u cilësuar si një hadith i vërtetë, këta dy të fundit nuk e kanë shënuar dhe përcjellur në veprat e tyre”.

“Pra ashtu siç kuptohet qartë, Hakim Nishaburiu, na bën të ditur as Imam Buhariu dhe as Imam Muslimi, nuk e kanë shënuar dhe përcjellur këtë hadith, ndonëse në këtë hadith kalon shprehja: “O Allahu im! Kjo është familja ime!” “Më pas Hakim Nishaburiu, ka shkruar dy shkronja H.-në dhe M.-në. Me këto dy simbole, kuptojmë pikërisht, Imam Buhariun dhe Imam Muslimin”. (7)

“Tani dua të bëj të qartë se, burimi ynë i shtatë, është vepra me titull: “Marifetu’l-Ulumi’l-Hadithi ue Kemijeti Exhnasihi” (Njohuria e Shkencave të Hadithit dhe Sasia e Llojeve të Tyre), e Hakim Nishaburiut. Ky hadith është shënuar dhe përcjellur nga Ibn Abbasi me anë të Ibn Salihut. Ky i fundit citon se, kur zbriti ajeti 61, i Sures Ali Imran, i cili është si vijon: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim”, zbriti ekskluzivisht për të dërguarin e Allahut (f.m.t.) dhe për familjen e tij të pastër. Më pas ai kumton se me termin: “bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja”, duhet të kuptojmë Fatime Zehranë (p.m.t.), ndërsa me termin: “bijtë e tanë dhe bijtë tuaj”, duhet të kuptojmë Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)”. (8)

“Ja pra këtu shihet qartë, se këtë hadith, nuk e ka shënuar Sad Ibn Ebi Uekkasi, por e ka shënuar Ibn Abbasi. Tani dua të vë në pah, se në këtë hadith, të dyja fjalët e përdorura si fjala “familje” ashtu dhe fjala “anëtar”, janë përdorur me kuptim të njëjtë, sepse Imam Aliu (p.m.t.), është fryma e Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Autori në një fragment tjetër, të veprës së tij pohon: “Duke u nisur nga komentimet e ndryshme, theksojmë se Muhammedi (p.q.m.t.), në ditën e bashkëbisedimit, me të krishterët e Nexhranit, mori për dore Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.), Husejn Ibn Aliun (p.m.t.), ndërsa Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), i ndiqte ata nga pas dhe më pas shprehu: “Ja pra këta janë djemtë tanë, bashkëshortet tona dhe ne”. Abdullah Ibn Abbasi dhe muhaddithët e tjerë, janë të njëzëri se ky është një hadith i vërtetë, i shënuar dhe i përcjellur, në mënyrë të pashkëputur”. (9)

“Atëherë ndjekësit tanë të nderuar, besojmë së është më se e qartë, se zinxhiri i trasnmetimit, burimet e tij, komentuesit e Kur’anit Famëlartë dhe dijetarët e tjerë, e kanë sqaruar në mënyrë të hollësishme këtë çështje. Me fjalë të tjera, pohojmë se nuk asnjë hije më të vogël dyshimi, se ajeti i lartpërmendur kuranor, ka të bëjë vetëm me këta pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht Muhammed Ibn Abdullahun (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Tani dua të kumtojmë, se pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, mund të kenë mosmarrëveshje me vetveten, sepse për sa i përket njerëzve me mend në kokë dhe me këmbë në tokë, theksojmë se nuk gjendet asnjë lloj problemi”.

“Këtë e them me bindje të plotë, sepse duke u mbështetur, në veprat autoritare dhe prestigjioze të dijetarëve sunnitë, siç është vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Sunenëve të Tirmidhiut), e Imam Tirmidhiut, “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi i Dy Përmbledhjeve të Vërteta), e Hakim Nishaburiut dhe Imam Dhehebiut, arrijmë në përfundimin se hadithi i sipërcituar, jo vetëm që është i vërtetë, por dhe ajeti 61, i Sures Ali Imran, kanë të bëjnë eksluzivisht me këta pesë anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit. Këtë fakt kokëfortë, e fuqizon dhe tërësia e shpjegimeve dhe sqarimeve të përpiluara, nga komentuesit e Kur’anit Fisnik. Pra pohoj me sinqeritet dhe bindje të plotë, se nuk mendojmë nëse gjendet ndonjë njeri i mençur dhe i zgjuar që t’i kundërshtojë këta fakte kokëfortë”.

“Madje këtu gjendet dhe një çështje tjetër. Tani një besimtar musliman, natyrshëm mund të shtrojë pyetjen: “Vallë a gjenden shembuj, në fjalorët gjuhësorë dhe leksikografikë, një përdorim i fjalës “bashkëshorte”, në vend të fjalës “bijë”?!” “Betohemi në Allahun (f.m.t.), se edhe nëse nuk gjendet një shembull i tillë, theksojmë se i dërguari i Allahut (k.m.t.), me veprimin e tij, e ka sqaruar në mënyrën më të bukur, kuptimin e fjalës “bashkëshorte”, që është përmendur në ajetin e mësipërm kuranor, ajo është Fatimeja Zehraja (p.m.t.), “bija” e dëlirë dhe e përzgjedhur e Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Lërmëni t’iu përshkruajmë se, një tjetër çështje, është nëse një njeri, mund ta përdorë fjalën “ne”, përveç vetes së tij?!” “Tani ne përgjigjemi se, nuk ka rëndësi nëse këtë e lejojnë, ose nuk e lejojnë ligjet, normat dhe rregullat gjuhësore dhe leksikografike dhe se kuptimi i jashtëm i ajetit kuranor, ndihmon ose nuk ndihmon, në shpjegimin e kësaj fjale, ne si besimtarë muslimanë, me fjalën “ne”, kuptojmë pikërisht Imam Aliun (p.m.t.)”.

“Ndonëse gjetja e një komentimi, për këtë dëshirë përcaktuese, të Muhammedit (p.q.m.t.), do të ishte me të vërtetë diçka e jashtëzakonshme dhe kuptimplotë, por dhe nëse nuk gjendet ndonjë komentim nuk prish punë, sepse na mjafton si argument sjellja dhe veprimi i të dërguarit të Allahut (l.m.t.), të cilin as nuk mund ta kundërshtojmë dhe as ta mohojmë. Kështu që citoj se këta ajetë kuranorë, kanë të bëjnë dhe me fjalët e çmuara, të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.). Prandaj them se ky nuk është vetëm miratimi ynë, por miratimi i mbarë bashkësisë muslimane, sepse Muhammedi (p.q.m.t.) ka parashikuar: “Bashkësia ime muslimane, nuk mund të bashkohet kurrë mbi gabim dhe shmangie”.

“Gjatë tërë programeve tona, ne kemi sqaruar disa herë, se cilat janë kushtet e përcaktuara, për pranimin e një hadithi, si një hadith të vërtetë. Këtu duhet të vë theksin, se të tërë hadithët e sjellur nga ana jonë, janë hadithë të vërtetë, me përmbajtje të qartë dhe pranuar njëzëri nga muhaddithët. Tani ngrejmë pyetjen: “Vallë a gjendet këto tre kushte tek hadithët që përmendëm?!” “Përgjigjemi se patjetër që gjenden. Ndërsa pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, e mohojnë vërtetësinë e këtyre hadithëve, nuk e pranojnë përmbajtjen e tyre të qartë dhe nuk janë të njëzëri mbi këta hadithë”.

Prezantuesi: “Zotëri i nderuar. Ju vutë në dukje, vërtetësinë dhe përmbajtjen e qartë të këtyre hadithëve të vërtetë, kështu që pohojmë, se nuk është më e nevojshme, zgjatja e bisedës mbi këtë çështje. Tani një besimtar musliman, mund të ngrejë pyetjet: “Ky përkufizim është miratimi vetjak, i Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarit”. “Vallë a mund të na shpjegoni, në mënyrë më të hollësishme këtë miratim?!” “Vallë a ndajnë dhe dijetarët uehhabistë të njëjtin miratim?!”

I ftuari: “Ashtu siç e kam cekur dhe më herët, qëllimi im është bërja e ditur, përcjellja dhe përmendja, e një pjese të mendimeve të mia, për ndjekësit tanë të nderuar. Në këtë pikë të rëndësishme, do t’iu lutesha këtyre vëllezërve të mi muslimanë, që të tregohen më të kujdesshëm, në vlerësimin e mendimeve të tyre, veçanërisht mbi këtë çështje. Tani për tani, nuk kam dëshirë, ta shoh argumentin e këtij ajeti kuranor, me optikën e treguesit të qartë, të udhëheqjes së prijësit të katërt të besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.), sepse çështjen e udhëheqjes, do ta shqyrtojmë më vonë, në mënyrë të imtësishme, kur të vijë radha, duke e ilustruar me shembujt përkatës”.

“Ja pra kjo është arsyeja kryesore, se përse tani për tani, nuk duam t’i hyjmë trajtimit të çështjes, së udhëheqjes së Imam Aliut (p.m.t.), të përcaktuar nga ajeti kuranor, në programin e kësaj mbrëmjeje të këndshme. Ajo që dua të bëj të qartë është se me   kuptimin e fjalës “bashkëshorte”, që është përmendur në ajetin e mësipërm kuranor, është një argument i fortë, se është pikërisht Fatimeja Zehraja (p.m.t.), “bija” e bekuar dhe e dëlirë e Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Gjithashtu duam të sqarojmë, se brenda këtij termi, përfshihet vetëm Fatime Bint Muhammedi (p.q.m.t.) dhe si rrjedhojë, nuk mund të përfshihet asnjë bashkëshorte tjetër, madje as Aishe Bint Ebi Bekri. Këtë e them duke u nisur, në faktin kokëfortë, se Muhammedi (p.q.m.t.), e kishte mundësinë, që të vepronte të kundërtën, pra të dilte së bashku me bashkëshortet e tij, megjithatë nuk e bëri, por mori pranë tij, vetëm bijën e tij Fatime Zehranë (p.m.t.). ndërsa pseudodijetarët uehhabistë, pretendojnë se Aisheja, është bashkëshortja më e dashur e të dërguarit të Allahut (f.m.t.)”.

“Tani është mëse e natyrshme, se njeriu i cili shkon për bashkëbisedime, merr pranë vetes, vetëm njerëzit më të dashur. Këtë fakt e pranojnë dhe pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeiuste, në komentimet e tyre të ndryshme. Nëse e vërteta do të ishte, ashtu siç pretendojnë këta pseudodijetarë uehhabistë, atëherë nënvizojmë se Muhammedi (p.q.m.t.), duhet të sillte të paktën, njërën nga bashkëshortet e tij të nderuara, fjala vjen nënën e besimtarëve Aishenë. Ndërsa në këtë pikë thelbësore, pas përmendjes së argmentëve dhe të dhënave të mësipërmne, duam të sjellim dhe citimet dhe thëniet e pseudodijetarëve uehhabistë, në lidhje me këtë çështje”.

“Pa humbur kohë, le të kalojmë në komentimin e ajetit 61, të Sures Ali Imran: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim”, të kryer në veprën me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), e dijetarit uehhabist, Shejh Muhammed Ibn Uthejmit. Lërmëni t’iu kumtojmë, se në programin e kësaj mbrëmjeje, jemi të detyruar që të përmendim shumë fragmente, me synimin e dhënies përgjigje të pyetjeve, se cili është këndvështrimi i tij dhe se cila është qasja e tij, mbi këtë çështje delikate, siç janë argumentët e padiskutueshëm fetarë, si një dijetar uehhabist. Tani dua të përsërisim, se nuk jemi duke hetuar, çështjen e udhëheqjes dhe parisë të bashkësisë muslimane. Përkundrazi çështja që do të shqyrtojmë më poshtë, është zbulimi i arsyes së zbritjes dhe përcaktimi i anëtarëve të bekuar, duke u mbështetur pikërisht në këtë ajet kuranor”.

“Shejh Ibn Uthejmini shprehet: “Komentuesit e Kur’anit Famëlartë, mbajnë qëndrime të ndryshme mbi këtë çështje. Një pjesë e komentuesve të mëdhenj, është e qëndrimit se me termin “djemtë tanë” duhet të kuptojmë, pikërisht Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.), me termin “bashkëshortet tona” duhet të kuptojmë, pikërisht Fatime Zehranë (p.m.t.) dhe se me termin “ne” duhet të kuptojmë Imam Aliun (p.m.t.). Si rrjedhojë sipas tyre, në këtë mënyrë, plotësohet numri katër i anëtarëve të bekuar”.

“Ndërsa disa komentues të njohur, është e qëndrimit se me termin “djemtë tanë” nënkuptojmë përzgjedhjen e disa djemve muslimanë, me termin “bashkëshortet tona”, nënkuptojmë përzgjedhjen e disa grave besimtare, si dhe me termin “ne”, nënkuptojmë disa burra të përkushtuar ndaj fesë islame. Kështu që bashkësia muslimane, para se të shkonte për bashkëbisedime me të krishterët e Nexhranit, të kishte krijuar një shoqëri besimtarësh, të përbërë nga djemtë, gratë dhe burrat muslimanë ndërsa krahu tjetër të kishte krijuar një shoqëri të krishterësh, të përbërë nga djemtë, gratë dhe burrat dhe më pas të bashkoheshin në një vend të përbashkët dhe të kërkonin nga zemra mallkimin dhe ndëshkimim e Allahut (k.m.t.). Këtu theksojmë se, ky është komentimi më i mirë, për sa i përket kuptimit të jashtëm të ajetit kuranor”. (10)

“Ja pra ashtu perceptohet lehtësisht, dijetari uehhabist, Shejh Ibn Uthejmini, orvatet që të krijojë përshtypjen e gabuar, se në mesin e besimtarëve muslimane, sikur gjenden dy qëndrime të ndryshme. Megjithatë togfjalëshi “një pjesë e komentuesve”, është vetëm një mashtrim. Këtë e themi sepse lexuesi, mund të mendojë se, paska dhe komentues të cilët mbajnë këtë qëndrim, megjithëse mund të numërohen me gishtat e dorës. Megjithatë nuk duhet të harrojmë se dijetar Alusiu, mban të njëjtin qëndrim, duke u shprehur: “Ky është qëndrimi më i saktë, në mesin e muhaddithëve”. “Ne kemi qartësuar disa herë, se Hakim Nishaburiu ka theksuar, se qëndrimi i komentuesve është se këta hadithë, janë përcjellur dhe shënuar në mënyrë të pashkëputur”.

“Tani lejomëni t’iu vëmë në dijeni se, një togfjalësh tjetër mashtrues është “disa komentues”. Për hir të së vërtetës duhet t’iu bëjmë me njohje se të tërë këta togfjalësh, janë përdorur vetëm me qëllimin e mashtrimit dhe krijimin e përshtypjes së gabuar, në gjirin e bashkësisë muslimane. Me fjalë të tjera, Shejh Ibn Uthejmini, ka për synim fryerjes së hirit të hipotezës së rremë, vetëm një qëndrim është i drejtë dhe se tjetri është i gabuar, duke hyrë kështu kot së koti, në detin e paanë të orvatjeve dhe dhënieve të miratimit të tij vetjak, duke i dhënë shtysë lexuesve, se urdhrat e Muhammedit (p.q.m.t.), qenkan plotësisht të pavlera”. (Allahu (l.m.t.) na ruajttë!)

“Nëse do të ndjekim, arsyetimin e çalë, të metë dhe të verbër, të Shejh Ibn Uthejminit, arrijmë në përfundimin, se kjo bie ndesh me zhvillimin e vërtetë të ngjarjes, pra se Muhammedi (p.q.m.t.), kishte thirrur pranë vetes, Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.), për të hyrë në bashkëbisedime, me të krishterët e Nexhranit. Tani vetvetiu ngrihet pyetja: “Vallë si është e mundur, kjo dukuri negative, pra se në njërën anë Allahu (f.m.t.), dëshiruaka sendërtimin e diçkaje, ndërsa i dërguari i Tij (k.m.t.), na dëshiruaka sendërtimin e diçkaje tjetër! Ja pra këtu shfaqet më së miri arsyetimi i tyre i metë”.

“Ky qëndrim, i ngjan qëndrimit, të shteteve imperialiste, ndaj shteteve të botës së tretë, të cilët kur i vjen mirë dhe kanë përfitime ngrenë zërin lart, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa atje, ku i prish punë dhe i dëmtohen përfitimet, këta të fundit, nuk ngurrojnë, në shpalljen e këtyre shteteve si vendburime terrorizmi. Pra themi me bindje të plotë, se i njëjti arsyetim, ndiqet dhe nga ana e psuedodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët kur hasin në një ajet kuranor, ose në një hadith profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili bën fjalë për virtytet fisnike dhe vlerat e larta të Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.), hidhen menjëherë në sulm si qentë e tërbuar, duke këmbëngulur si mushka, duke pëllitur: “Ne nuk na intereson sjellja dhe veprimi i Muhammedit (p.q.m.t.), sepse ne gjykojmë dhe zbatojmë, pamjen e jashtme të hadithit””.

“Në këtë pikë thelbësore duam t’i pyesim: “Epo mirë more vëllezër. Vallë ku është ndjekja dhe zbatimi i sunnetit profetik në këtë mes?!” “Vallë a nuk jeni ju, ata të cilët, bërtasin tërë ditën lart e poshtë, duke thënë se versioni i vërtetë, i Hadithit Thekalejn është pikërisht: “Libri i Allahut dhe Sunneti im?!” “Ja pra ky është sunneti i shënuar, nga Imam Muslimi dhe nuk është një hadith i shënuar nga një tregtar satrap. Vallë a nuk jeni ju, ata të cilët, ulërasin dhe mburren se ndjekin dhe zbatojnë sunnetin profetik të Muhamedit (p.q.m.t.)?!”

“Më tej Ibn Uhejmini vijon: “Ky mendim është i saktë, sepse është në përputhje të plotë, me kuptimin e jashtëm të ajetit kuranor, sepse në këtë ajet, është përdorur numri shumës. E thënë ndryshe, kjo është një thënie lavdëruese, e përdorur mes dy shoqërive. Veçanërisht shtojmë, se me këtë nënkuptojmë, mburrjen e ndërsjellë dhe rrjedhjen e ngjarjeve të tjera, ndaj dy shoqërive. Madje dhe Muhammed Reshid Rizai, e mbron këtë mendim, në komentimin e tij. Megjithatë shumica dërrmuese e komentuesve, të Kur’anit Famëlartë, janë të mendimit të parë”.

“Në këtë pikë jetike, lërmëni t’iu freskojmë sadopak kujtesën, duke iu thënë se, komentuesit e Kur’anit Fisnik, ndajnë mendimin, se me termin “bijtë tanë”, duhet të kuptojmë Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.), me termin “bashkëshortet tona”, duhet të kuptojmë, përkatësisht Fatime Zehranë (p.m.t.) dhe se me termin “ne”, duhet të kuptojmë pikërisht Imam Aliun (p.m.t.). Shumica dërrmuese e komentuesve janë të këtij mendimi. Për më tepër kjo dukuri, as nuk e kundërshton dhe as e mohon, kuptimin e jashtëm të ajetit kuranor, ashtu siç padrejtësisht pretendon Ibn Uthejmini!” (11)

“Ashtu siç shihet dukshëm, Shejh Ibn Uthejmini, ka për synim mësimin e gjuhës arabe Muhammedit (p.q.m.t.). Me këtë duam të themi, se numri i vetëve është në shumës, ndërsa Ibn Uthejmini, orvatet me të tëra mënyrat, që ta komentojë si numri njëjës. Pra Shejh Uthejmi është gabuar, sepse komenton numrin shumës, në numrin njëjës, rregull ky i cili është në kundërshtim me gjuhën arabe. Këtu shohim qartë, se si funksionin dritëshkurtësia e pseudodijetarëve uehhabistë. Ndërsa ne duam të vëmë në pah, se kjo sjellje e shëmtuar, e cila mohon dhe hedh poshtë hadithin e vërtetë dhe me përmbajtje të qartë, të të dërguarit të Allahut (l.m.t.). Me këtë duam të bëjmë të qartë, dhënien e miratimit vetjak, kur është tërësisht i panevojshëm. Ndërsa tani duam t’i drejtojmë, dy pyetje të sinqerta, të këtyre pseudodijetarëve uehhabsitë: “Na tregoni a jemi ne ata, që po sillen në kundërshtim, me sunnetin profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), apo jeni ju, ata të cilët nuk e ndjekin aspak, madje e shkelin me këmbë?!” “Vallë a jemi ne ndjekësit e vërtetë të Ehli Sunnetit apo mos jeni ju?!”

“Sërish sipas Ibn Uthejminit, i dërguari i Allahut (f.m.t.), paska kundërshtuar dhe përbuzur, dhe traditat dhe zakonet arabe. Tani shtrojmë pyetjen retorike: “Vallë përse shumica dërrmuese e komentuesve të Kur’anit Famëlartë, paska zgjedhur pikërisht mendimin e parë, i cili mbështetet tërësisht në argumentët e padiskutueshëm fetarë?!” “Kam dëshirë që gjykimin t’ua lë në duart tuaja dhe të ndjekësvë tanë të nderuar”.

“Një shembull tjetër, i shtrembërimit të së vërtetës, është shprehja “li-hadithin”, e cila kalon në përmbajtje. Tani lejomëni t’iu shpjegoj, se në gjuhën arabe, gjendet dhe mohimi i trajtës së pashquar. Gjithmonë duke ndjekur këtë rregull, pohojmë se mohimi i trajtës së pashquar, shërben si argument i mohimit të numrit njëjës. Pra komentuesit e Kur’anit Fisnik, të cilët ndajnë mendimin e parë, nisen dhe nga ky rregull i gjuhës arabe, si dhe nga mohimi i hadithëvë të dobët dhe të vetëm”.

“Ky është një hadith i vetëm. Ky i fundit kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit dhe në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Madje këtë e vërtetojnë dhe Hakim Nushaburiu, për më tepër gjenden dhe muhaddithët të cilët shkojnë deri aty sa e cilësojnë këtë hadith të vërtetë, si të shënuar dhe të përcjellur në mënyrë të pashkëputur”.

“Tani dua të sqarojmë, se Ibn Uthejmini, duke u mbështeur, në kuptimin e jashtëm të ajetit të lartpërmendur, shkon deri aty sa të mohojë dhe hadithin. Madje ai nuk ndalet këtu, por nis debatin e kotë, mbi sjelljen dhe veprimin e Muhammedit (p.q.m.t.). Ibn Uthejmini, vijon duke theksuar, se kjo është në përputhje të plotë, me përmbajtjen e ajetit kuranor. Muhammed Reshid Rizai, e mbron këtë mendim, në komentimin e tij. Madje ky i fundit, kumton se ata të cilët, e komentojnë këtë ajet, mbi këta katër njerëz, janë rafidi “kundërshtues”. (12)

“Pra Muhammed Reshid Rizai, kumton se hadithi i Muhammedit (p.q.m.t.): “O Allah im! Këta janë Ehli Bejti im!” bie ndesh me kuptimin e jashtëm të ajetit kuranor. Tani i rikthehemi këtij Muhammed Reshid Rizait, duke iu kundërpërgjigjur kështu: “Sipas teje të tërë muhaddithët më të mëdhenj dhe më të shquar sunnitë, si Imam Muslimi, Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Imam Tirmidhiu, Imam Dhehebiu, dijetar Alusiu, Hakim Nishaburiu dhe muhaddithët e tjerë të njohur, na qenka rafidi “kundërshtues”, ose të ndikuar na rafiditë “kundërshtuesit”?!”

“Ndërsa tani pa humbur kohë, le të kalojmë, në leximin e një fragmenti, të veprës me titull: “Tefsiru’l-Menari” (Komentimi i Ndritur), e Muhammed Reshid Rizait. Ky i fundit përshkruan: “Mjeshtri imam thotë: “Ashtu siç perceptohet nga tërësia e hadithëve, pika jonë e përbashkët e mallkimeve, është se i dërguari i Allahut (k.m.t.), ka thirrur pranë vetes Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Pra ashtu siç tanimë e keni të qartë, me fjalën “bashkëshortet tona”, kuptojmë Fatimenë (p.m.t.), ndërsa me fjalën “ne”, kuptojmë Imam Aliun (p.m.t.). Të tërë këto burime, janë burime të dijetarëve shiitë dhe se tanimë është e ditur, se cili është qëllimi i përdorur këtu. Si rrjedhojë, shiitët kanë bërë çfarë kanë mundur, me synimin e përhapjes dhe zyrtarizimit, të këtyre hadithëve të shpikur. Madje puna ka shkuar deri aty, sa këta hadithë, të cilësohen si të mirë dhe të vërtetë, megjithatë duhet të përmend faktin, se ai i cili i ka shpikur këta hadithë, i ka përshtatur këta të fundit me ajetin në fjalë”. (13)

“Tani duam të bëj të qartë, se hadithi i vetëm, i përmendur nga Shejh Ibn Uthejmini, është hadithi i shënuar dhe i përcjellur, nga Muhammed Abduhu, për të cilin padrejtësisht thotë, se është “një hadith mbi të cilin, muhaddithët janë të njëzëri”. “Sipas Muhammed Abduhut, muhaddithët të cilët, e kanë shënuar dhe përcjellur këtë hadith, ose janë shiitë, ose janë të ndikuar nga shiitët. Si rrjedhojë, detyra që rëndon mbi supet tona, është kyçja e kësaj dere. Sërish sipas këtij arsyetimi të sëmurë, ne duhet të mbledhim dhe t’i djegim të tërë, veprat e Imam Buhariut, Imam Muslimit, Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Rishtas duke u nisur, nga mendimi i Muhammed Abduhut, të tërë këta hadithë janë të shpikur”.

“Megjithatë ne që i njohim nga afër, mendimet, qëndrimet dhe veprat e Muhammed Abduhut, arrijmë në përfundimin se, ai shfaq shenja nënçmuese dhe përçmuese, ndaj të dërguarit të Allahut (l.m.t.). Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit, se fjala “djemtë”, është përdorur në numrin shumës (më shumë se dy vetë), ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) e ka përdorur këtë fjalë për dy vetë. Citojmë se ky problem i përket atyre. Si do që të jetë, ne duam të pohojmë dukurinë, se duke u mbështetur në shkencën e arsyes, theksojmë se shumësi, nis nga dy veta e sipër, ndërsa fjala “bashkëshorte”, ndonëse është përdorur në numrin shumës, nënkupton numrin njëjës. Për më tepër, shprehim se fjala “bashkëshorte”, përdoret gjerësisht për të përcaktuar gratë”.

“Tani dua të shpalosim faktin, se pseudijetarët uehhabistë, ngrejnë pyetjen: “Vallë si është e mundur që i dërguari i Allahut (f.m.t.), e përdor këtë fjalë, e cla është përdorur në numrin shumës, në njëjës për të përcaktuar të bijën e tij?!” “Ndërsa në si dijetarë  shiitë, kundërpërgjgijemi duke thënë se: “Vallë si ka mundësi që Muhammedi (p.q.m.t.), të mos e dijë këtë nuancë të gjuhës arabe?!” “Ja pra përsërisim se, ky është kapaciteti i dobët dhe vlerësimi i ulët, për anëtarët e Ehli Bejtit, të këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeusite. Tani me të drejtë ngrejmë pyetjen: “Vallë përse Ibn Uthejmini, këmbëngul kaq shumë si mushka, në dhënien e një kuptimi ndryshe, të ajetit të lartpërmendur, duke i larguar virtytet fisnike dhe vlerat e larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)?!”

“Më tej Shejh Ibn Uthejmini vijon: “Megjithatë ajeti i sipërcituar, nuk mund të përkufizohet vetëm me pesë vetë, sepse një pjesë e hadithëve, të cilët kanë të bëjnë me këtë çështje, tregojnë se numri i tyre është më i madh. Gjithashtu shprehemi, se nuk ka dyshim, se brenda ajetit më mësipërm, janë të përfshirë dhe pesë anëtarët e Ehli Bejtit”. (14)

“Ashtu siç tanimë dhe ju e keni kuptuar qartë, pikë së pari Ibn Uthejmini, ngurron që ta cilësojë këtë hadith si të vërtetë. Pikë së dyti, ai orvatet që duke i dhënë, një tjetër kuptim ajetit në fjalë, të bëjë të mundur dhe përfshirjen e bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.). Tani duam t’i drejtohemi Ibn Uthejminit, duke i thënë se nëse ajeti në fjalë, do të kishte zbritur, për përfshirjen e njërës, ose të tëra bashkëshorteve të të dërguarit të Allahut (k.m.t.), ose për bashkëkohësit e tij, si Ebu Bekrin, Umer Hattabin, Halid Ibn Uelidin, vallë a do të kishe përmendur se ka një kleçkë papajtueshmërie, në zbatimin e këij ajeti për ta?!” “Tani po ua lë këtë gjykim, ndjekësve tanë të nderuar dhe nxënësve të dijes, të cilët janë të etur, për zbulimin rrënjësor të ë vërtetës”.

“Tani kemi për qëllim, t’i tërheqim vërejtjen, këtij pseudodijetari uehhabist, duke i nënvizuar faktin se këta hadithë janë aq të vërteta, sa dhe vetë Ibn Tejmijje, nuk ka guxuar të thotë se janë të dobëta. Këtë fakt kokëfortë e them, sepse në përgjithësi Ibn Tejmijje, njihet për kundërshtimin dhe mohimin e hadithëvë të cilët flasin për virtytet fisnike dhe virtytet e larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Megjithatë ky i fundit për këtë hadith, nuk ka guxuar të thotë se është e dobët”.

“Në veprën e tij me titull: “Xheuabu’s-Sahihi” (Përgjigjia e Vërtetë), Ibn Tejmijje citon: “Hadithi i bashkëbisedimeve, me të krishterët e Nexhranit, kalon në përmbledhjet më autoritative, të hadithëve të vërtetë. Duke u nisur, nga shënimet dhe përcjelljet e Imam Buhariut, Imam Muslimit, arrijmë në përfundimin, se kur zbriti ajeti 61, i Sures Ali Imran: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim”, Muhammedi (p.q.m.t.), pasi thirri në praninë e tij Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.) u shpreh: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im!” (15)

“Këtu duket shumë qartë, se themeluesi i ideologjisë uehhabiste, i cili njihet botërisht për armiqësinë dhe urrejtjen e tij të skajshme, kundërshtimin dhe mohimin e virtyteve fisnike dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), Ibn Tejmijje nuk ka guxuar të mohojë këtë hadith. Ndërsa tani le të rikujtojmë, se çfarë thotë Ibn Uthejmini: “Duhet të përmendim se gjendet një kleçkë, në përcaktimin e anëtarëve të përcaktuar në ajetin e lartpërmendur”.

“Tani vetvetiu lind pyetja: “Vallë cila është arsyeja, që këta pseudodijetarë uehhabistë, orvaten me të tërë mënyrat dhe mjetet, në mospërfshirjen dhe përjashtimin e Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.), Imam Hasan Ibn Aliut (p.m.t.) dhe Imam Husejn Ibn Aliut (p.m.t.) në ajetin e sipërcituar?!”

“Në këtë pikë kritike, cekim se në veprën e tij me titull: “Mihnetu’l-Mekijje Fi’sh-Sherhi’l-Hemzijje” (Sprovat Mekkase në Shpjegimin e Stimulimeve), dijetar Ibn Haxher Hejthemiu përshkruan: “Për sa i përket ajetit të bashkëbisedimeve, disa autoritete komentues, të Kur’anit Famëlartë kanë pohuar: “Me të vërtetë, nuk gjendet asnjë argument, i cili vërteton se ndodhet një njeri tjetër, i cili zotëron më shumë virtyte fisnike dhe vlera të larta, se këta të katër Aliu (p.m.t.), Fatimeja (p.m.t.), Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.). Kur zbriti ajeti i mësipërm kuranor, i dërguari i Allahut (l.m.t.), mori në krahë Imam Husejnin (p.m.t.), kapi për dore Imam Hasanin (p.m.t.), i tha Fatime Zehrasë (p.m.t.), që ta ndiqte pas dhe Imam Aliut (p.m.t.) që të ecte pas saj dhe u nis për rrugë. Me këtë veprim të Muhammedit (p.q.m.t.), u bë jashtëzakonisht e qartë, se çfarë synonte të arrinte ky i fundit, me përcaktimin dhe përkufizimin e këtyre anëtarëve”.

“Sërish me këtë fakt tronditës, kuptojmë se nipërit dhe farefisi, i cili ndjek në udhën e bekuar të Fatimesë (p.m.t.), cilësohen në të njëtjën kohë, si ndjekësit e udhës së bekuar, të të dërguarit të Allahut (f.m.t.). Rishtas pohojmë se udha e dëlirë e Fatime Zehrasë (p.m.t.), është udha më e drejtë, që duhet ndjekur, e cila të çon në shpëtimin e sigurtë, si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër. Tani lërmëni t’iu kujtojmë, se një tjetër hadith i vërtetë, i cili e fuqizon këtë fakt kokëfortë, është dhe hadithi i Muhammedit (p.q.m.t.) i cili është si vijon: “Vallë çfarë po i ndodh këtij populli, i cili thotë se, nuk do të ketë asnjë përfitim, nga lidhja farefisnore e të dërguarit të Allahut (k.m.t.)?!” “Jo nuk është ashtu! Betohem në Allahun (l.m.t.), se ata të cilët janë farefisi im, do të kenë përfitime të mëdha, si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër!” (16)

“Ja pra ky ajeti në fjalë, është një argument i qartë, se ky ajet ka të bëjë, me këta pesë anëtarë dhe se nuk ka asnjë njeri, i cili mund të krahasohet me ta, brenda bashkësisë muslimane dhe si rrjedhojë, prijësi i besimtarëve Imam Aliu (p.m.t.), e ka cekur këtë të vërtetë, ne hutben e dytë, të shënuar në veprën me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Oratoria e Qartë), e Ali Kushejriut”.

“Autori i kësaj vepre shton: “Muhammedi (p.q.m.t.), me anë të këtij hadithi, na tregon për këtë çështje: “Vallë çfarë po i ndodh këtij populli, i cili thotë se, nuk do të ketë asnjë përfitim, nga lidhja farefisnore e të dërguarit të Allahut (f.m.t.)?!” “Jo nuk është ashtu! Betohem në Allahun (k.m.t.), se ata të cilët janë farefisi im, do të kenë përfitime të mëdha, si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër!” (17)

“Për më tepër Ali Kushejriu vijon: “Imam Taberaniu ka shënuar këtë hadith: “Allahu i Madhëruar, ka caktuar trashëgimtarë nga farefisi i çdo të dërguari. Ndërsa trashëgimtari i farefisit tim, është pikërisht Ali Ibn Ebi Talibi”. “Këtë hadith e kanë shënuar dhe muhaddtihë të tjerë të mëdhenj, në udhë të ndryshme përveç Imam Taberaniut. Lërmëni t’iu citojmë, se në disa hadithë, gjendet dhe kjo shtesë: “Në Ditën e Kijametit njerëzit, do të thirren me emrat e nënavë të tyre, që të mos nënçmohen dhe të mos përçmohen, përveç këtij farefisi. Këta të fundit thirren me emrat e tyre, falë lindjeve të tyre të bekuara”.

“Në veprën e tij me titull: “Ilelu’l-Mutenahijje” (Sëmundja Përfundimtare), Ibn Xheuziu ka kundërshtuar dhe mohuar, shënimin e hadithit të sipërcituar. Ne themi se, muhaddithët dhe udhët e ndryshme, të shënimit të këtij hadithi, janë aq të shumta sa mjaftojnë jo vetëm për ta cilësuar si një hadith të mirë, por madje meriton të cilësohet si një hadith i vërtetë”. (18)

“Rishtas duke u mbështetur, në hadithët e shënuar Ibn Haxher Hejthemiu, janë një dëshmues i fortë dhe i qartë i faktit, se anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, të përcaktuar në Ajetin e Pastrimit, janë plotësisht njerëz të dëlirë dhe të pastër”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë, Ebu Haxherin, nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

Ebu Haxheri: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman sunnit, që jetoj në trojet saudite. Unë do të kisha një lutje, nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Lutja ime është se a do të kishit mirësinë, që të na sqaroni ajetin 75 të Sures Sad: “(Zoti) Tha: “O Iblis, çfarë të pengoi ty, t’i përulësh atij që Unë vetë e krijova?! A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin mendjemadhësi?!” “Dua të pyes se cilët janë ata, që i përkasin fjalës “familje”, e cila kalon në origjinalin e këtij ajeti?!” “Unë mendoj se posti i tyre, është më i lartë se, posti i engjëjve në adhurimin e Allahut (l.m.t.)?!”

I ftuari: “Alejkum selam! Lejomëni t’iu bëj të ditur se, kur të vijë radha e shpjegimit, të postit të Ehli Bejtit, mund ta shqyrtojmë dhe këtë ajet, duke shpalosur arsyen e zbritjes dhe se për cilët zbriti ky ajet. Kur të merremi me trajtimin e kësaj çështjeje, do të shpjegojmë dhe qëllimin e fjalës “familje” dhe njerëzit e përfshirë brenda saj”.

“Tani pa u zgjatur shumë, kam një çështje, që dua të cekim, për ndjekësit tanë të nderuar. Ne kemi për synim të hedhim dritë, mbi një nga pyetjet që vazhdimisht na drejtohen. Disa njerëz orvaten që të krijojnë përshtypjen se ne, dijetarët shiitë të Ehli Bejtit, nuk duan që t’u japin përgjigje këtyre pyetjeve, të cilat kanë të bëjnë me Ehli Bejtin, sepse paskemi një mosmarrëveshje me këta anëtarë (?!) Më shpesh pyetja e tyre është: “Vallë përse emri i Imam Aliut (p.m.t.), nuk është përmendur në Kur’anin Famëlartë?!”

“Ne përgjigjemi se, e fshehta se përse emri i Imam Aliut (p.m.t.), nuk përmendet në Kur’anin Fisnik, është një urtësi, e cila i tejkalon dituritë tona. Më tej vijojmë të përgjigjemi, se ne jemi të mendimit, se ndonëse emri i Imam Aliut (p.m.t.), nuk është përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë në Kur’anin Famëlartë, ne mendojmë se është përmendur posti i tij. Allahu i Lartësuar thotë “ne”, pra me këtë kuptojmë se Imam Aliu (p.m.t.), është fryma e të dërguarit të Allahut (f.m.t.)”.

“Nëse ju na pyesni, se ku mbështetemi kur theksojmë se me fjalën “ne”, ne nënkuptojmë Imam Aliun (p.m.t.), atëherë ne përgjigjemi se, po ju ku mbështeteni kur thoni, se shokut të tij, i cili kalon në ajetin 40, të Sures Teube, në të cilin thuhet: “Nëse nuk e ndihmoni atë (Muhammedin p.q.m.t.)), dijeni se atë, e ka ndihmuar Allahu. Kur e përzunë jobesimtarët të dytin nga ata të dy, kur ishin në shpellë, ai (Muhammedi p.q.m.t.)), i tha shokut të tij (Aliut): “Mos u brengos, sepse me të vërtetë Allahu është me ne!” është pikërisht prijësi i parë, i bashkësisë muslimane Ebu Bekri?!”

“Ndonëse emri i këtij të fundit, nuk përmendet aspak në ajetin e lartpërmendur. Vallë a keni ndonjë argument tjetër, ku mbështeteni përveç këtij aludimi?!” “Ju pseudodijetarët uehhabistë, me qsje emeusite, shpesh herë në hutbet tuaja, e përdorni pikërisht këtë argument të vetëm, duke trumpetur me të madhe, se ishte pikërisht Ebu Bekri, shoku i Muhammedit (p.q.m.t.) në shpellë”.

“Tani kemi dëshirë, t’i drejtojmë një pyetje të sinqertë, ndjekësve tanë të nderuar, duke iu rikujtuar se e vërteta, qëndron përpara syve tuaj. Le ta marrim për një çast aludimin tuaj si të mirëqënë, tani sipas këtij pohimi, në një ajet kuranor, kalon thënia “shoku” i Muhammedit (p.q.m.t.), ndërsa në një ajet tjetër kuranor, kalon thënia “shpirti” i Muhammedit (p.q.m.t.). Vallë cili është më afër, më i nderuar dhe më i privilegjuar ndaj të dërguarit të Allahut  (k.m.t.), “shoku”, ose “shpirti” i Muhammedit (p.q.m.t.)?!”

Prezantuesi: “Ja pra ashtu siç shihet qartë, me këtë sjellje të Muhammdit (p.q.m.t.), nënkuptojmë se ky i fundit, ka patur për qëllim, bërjen të qartë të postit të Imam Aliut (p.m.t.)”.

I ftuari: “Pikërisht ashtu! I dërguari i Allahut (l.m.t.), këtë synim ka patur. E themi këtë sepse nëse nuk do të ishte ashtu, atëherë përse vallë, e solli dhe Imam Aliun (p.m.t.) së bashku me të?!” “Për më tepër, ai nuk mori asnjë tjetër pranë tij. Gjithashtu Muhammedi (p.q.m.t.), nuk mori asnjë bashkëkohës tjetër, kur shkoi për hyrjen në bashkëbisedim, me të krishterët e Nexhranit”.

“Ndërsa tani le të kalojmë, në komentimin e Ibn Uthejminit. “Pra le të zgjedhim një grup në mesin tonë. Pra le të zgjedhim një grup ne mesin tonë, nga djemtë dhe bashkëshortet tona. Ai thotë se ky komentim është në përputhje, me kuptim e jashtë të ajetit. Nëse ky komentim do të ishte i vërtetë, atëherë Muhammedi (p.q.m.t.), duhet të ishte marrë së bashku me të, bashkëkohësin më të nderuar Ebu Bekrin?!” “Ose më të paktën, nuk duhet të kishte marrë dhe bashkëkohësit e tjerë”. “Ose përse vallë nuk mori asnjë bashkëshorte?!”

“Në këto gjendje delikate, njeriu thërret pranë tij, njerëzit më të dashur, në mënyrë që në sytë e armiqve të tij, gjatë bashkëbisedimeve, të kuptojnë se këta janë pikërisht, njerëzit më më vlerë që ai ka. Vallë a nuk jeni ju, ata të cilët ulërasin, se njerëzit më të dashur të Muhammedit (p.q.m.t.), janë pëkatësisht Ebu Bekri dhe nëna e besimtarëve Aisheja?!” “Vallë a nuk jeni ju, ata të cilët pretendojnë, se brenda këtij ajeti, janë të përjashtuar Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), përkundrazi brenda tij përfshihen bashkëkohës si Ebu Bekri, Umer Ibn Hattabi, Uthman Ibn Affani, dhjetë bashkëkohësit e përgëzuar me Xhennet që në këtë botë, si dhe djemtë dhe bashkëshortet e tyre?!”

“Megjithatë fakti kokëfortë, se Muhammedi (p.q.m.t.), i mblodhi këta pesë anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit, në një shtëpi dhe i mbuloi ata me veshjen e tij, i mbylli të tërë shtigjet aludimeve dhe dyshimeve njëherë e përgjithmonë. Madje ai ka pritur për gjashtë ose shtatë muaj rresht, përpara derës së shtëpisë së Aliut (p.m.t.) dhe Fatimesë (p.m.t.). Veçanërisht ai i kishte mbyllur, të tëra dyert që hapeshin brenda në xhami, përveç derës së Imam Aliut (p.m.t.) dhe Fatime Zehrasë (p.m.t.)”.

“Kjo është arsyeja kryesore, që në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), dijetar Ibn Said Tufiu citon: “Ashtu siç është shënuar dhë në dy veprat më autoritative të hadithit, në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë Të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë Të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, kur i dërguari i Allahut (f.m.t.), deshi që të hynte në bashkëbisedim, me të krishterët e Nexhranit, fillimisht përmendi një për një të tërë, emrat e anëtarëve të përfshirë, në Hadithin e Mbulimit të Veshjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Më pas me synimin e nënvizimit, të këtyre anëtarëve shprehu: “Ja pra këta janë Ehli Bejti im!” “Më tej ai citoi edhe njëherë një për një, të tërë emrat e tyre dhe nuk citoi emrin e asnjërit tjetër. Me këtë veprim kuptojmë, se vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit” dhe se të tërë të tjerët janë të përjashtuar”.

“Kjo dukuri madhështore, është një dëshmi, e cila vërteton se këta janë të njëjtët anëtarë, të cilët janë të përfshirë në Hadithit e Mbulimit dhe se të tërë të tjerët, janë të përjashtuar në këtë hadith. Pra siç shihet qartë, as bashkëkohësit dhe as bashkëshortet e tij, nuk janë të përfshira. Këtë e shpjegon fakti se Muhammedi (p.q.m.t.), iu drejtua bashkëshortes së tij, Ummu Selemesë dhe i tha: “Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”, por nuk je e përfshirë tek anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit! Tani përsërisisim për herë të fundit, se ajo nuk ishte e përfshirë, brenda anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), sepse thënia e qartë, e të dërguarit të Allahut (k.m.t.) e mohon kategorikisht këtë”. (19)

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu (l.m.t.) qoftë i kënaqur nga ju. Për më tepër duam të sqarojmë, se dhe ne i bashkangjitemi, sqarimeve të çmuara të zotërisë sonë të nderuar. Në dashtë Allahu (f.m.t.), do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.))”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1 - Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejriu, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë Të Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 213, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Mirësia”.

2 - Muhammed Ibn Isa Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), Analiza Dhe Vërtetimi Nga Dijetari i Ndjerë Bashkëkohor Shqiptar, Shuajb Arnauti, vëll. 6, fq. 295, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

3 - Imam Tirmidhiu, “Sahihu’s-Sunneti’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Sunnetit të Tirmidhiut), Analiza dhe Vërtetimi Nga Dijetari i Ndjerë Bashkëkohor Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, vëll. 3, fq. 523, Hadithi Nr: 3725.

4 - Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit Të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 2, fq. 277, Hadithi Nr: 1608, Analiza, Shënimi Dhe Vërtetimi Nga Ahmed Muhammed Shakiri, Shtëpia Botuese: “Hadithi”, Kajro, Egjipt.

5 - Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit Të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 3, fq. 1608, Analiza, Shënimi Dhe Vërtetimi Nga Dijetari i Ndjerë Bashkëkohor Shqiptar, Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

6 - Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebu’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh Dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 4, fq. 256, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”, Botimi i Parë.

7 - Ebu Hakim Nishaburiu, “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi i Dy Përmbledhjeve të Hadithëve të Vërteta), vëll. 3, fq. 105.

8 - Ebu Hakim Nishaburiu, “Marifetu’l-Ulumi’l-Hadithi Ue Kemijeti Exhnasihi” (Njohuria e Shkencave të Hadithit Dhe Sasia e Llojeve të Tyre), fq. 229, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Saxhiu Dhe Taki Ibn Salahu, Shpjegimi Nga Ahmed Ibn Faris Thelumi, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

9 - Ebu Hakim Nishaburiu, “Marifetu’l-Ulumi’l-Hadithi Ue Kemijeti Exhnasihi” (Njohuria e Shkencave të Hadithit Dhe Sasia e Llojeve të Tyre), fq. 230, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Saxhiu Dhe Taki Ibn Salahu, Shpjegimi Nga Ahmed Ibn Faris Thelumi, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

10 - Dijetari Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), Komentimi i Sures Ali Imran, fq. 356, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”, Botimi i Parë.

11 - Dijetari Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), Komentimi i Sures Ali Imran, fq. 356, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”, Botimi i Parë.

12 - Dijetari Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), Komentimi i Sures Ali Imran, fq. 356, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”, Botimi i Parë.

13 - Muhammed Reshid Rizai, “Tefsiru’l-Menari” (Komentimi i Ndritur), vëll. 3, fq. 282, Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”.

14 - Muhammed Reshid Rizai, “Tefsiru’l-Menari” (Komentimi i Ndritur), vëll. 3, fq. 282, Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”.

15 - Shejh Islam Takijuddin Ahmed Ibn Abdulhalim Harraniu, “Xheuabu’s-Sahihi Limen Bedelde Dine’l-Mesihi” (Përgjigjia e Vërtetë Atij Të Cilit Ndjek Fenë e Mesihut (p.m.t.)), vëll. 1, fq. 197, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Ali Ibn Hasan Ibn Nasri, Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti”.

16 - Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejthemi Shafiiu, “Mihnetu’l-Mekijje Fi’sh-Sherhi’l-Hemzijje” (Sprovat Mekkase në Shpjegimin e Stimulimeve), fq. 539, Shtëpia Botuese: “Metodologjia”, Botimi i Dytë.

17 - Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejthemi Shafiiu, “Mihnetu’l-Mekijje Fi’sh-Sherhi’l-Hemzijje” (Sprovat Mekkase në Shpjegimin e Stimulimeve), fq. 539, Shtëpia Botuese: “Metodologjia”, Botimi i Dytë.

18 - Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejthemi Shafiiu, “Mihnetu’l-Mekijje Fi’sh-Sherhi’l-Hemzijje” (Sprovat Mekkase në Shpjegimin e Stimulimeve), fq. 539, Shtëpia Botuese: “Metodologjia”, Botimi i Dytë.

19 - Nexhmuddin Ebu Rebi Sulejman Ibn Abdulkaui Ibn Abdulkerim Ibn Said Tufiu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 3, fq. 110, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak