Papa, delegacionit iranian: dialogu është i rëndësishëm

  • Papa Françesku gjatë  takimit me zëvendëskryetaren e Iranit, Masoumeh Ebtekar, në Vatikan
Publikuar në Nën. 30, 2016, 3:03 a.m.

Para audiencës së përgjithshme, Papa Françesku u takua me pjesëmarrësit e Bisedës së organizuar nga Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar me Organizatën e kulturës dhe të marrëdhënieve islamike të Teheranit.

“Ju falenderoj – u tha atyre – për vizitën tuaj, që e vlerësoj shumë. U gëzova shumë kur pati ardhur presidenti i Iranit dhe pata krijuar përshtypje të mira për kulturën tuaj kur erdhën për të më takuar zonja zv.kryetare  dhe një grup profesoreshash.

Kjo më bëri përshtypje shumë pozitive dhe mbeta shumë i kënaqur. E më pëlqen t’ju shoh sot këtu e më vjen mirë që kemi këtë dialog shumë të rëndësishëm.

Ju kërkoj të mos harroni të luteni për mua, sepse kam nevojë për lutjet e ju falenderoj për vullnetin tuaj të mirë për dialog, afërsi e vëllazërim. Zoti ju bekoftë”.

Kujtojmë se Papa Françesku e pati takuar kryetarin e Iranit, Hassan Ruhani, më 26 janar2015 , në Vatikan, ndërsa zv.kryetaren, zonjën Shahindokht Molaverdi, më 12 shkurt 2015.



Burimi : Radio Vatikan