Një grup i muslimanëve kinezë viziton Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait

Publikuar në Nën. 30, 2016, 2:41 a.m.

23 myslimanë kinezë, morën pjesë në Xhaminë e Shenjtë, në Mauzole, dhe vizituan  Oborrin e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait(a.s.)

Sufio Fulmae nga qyteti Linxia i provincës Gansu të Kinës, rreth Xhamisë së Imam Rizait (a.s.) tha:

"Unë ndihem shumë mirë në këtë vend, dhe kam kuptuar fenë Islame dhe dhe shiizmin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait  dhe unë kam besim  dhe  një ndjenjë të madhe fetare Islame, të cilën para disa viteve e kam përqafuar.”

"Me familjen time dhe një mik timin  e kuptuam dhe e zbuluam Islamin e vërtetë, sepse në Kinë, nuk ka shumë libra mbi kulturën Islame Shia dhe kjo është një nga pikat e dobëta, të cilat duhet të zgjidhen për muslimanët në Kinë"tha biznesmeni kinez. 

"Shërbyesit  në këtë vend, tregojnë për vizitorët shumë respekt, dhenë veçanti për vizitorët jo-iranian të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait, kjo është shumë e vlefshme dhe evidente”, ka thënë ai, duke vënë në dukje veprimtarinë e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait (a.s.).   

"Unë kam qenë musliman që nga fëmijëria, dhe për herë të parë unë po e vizitoi Xhaminë e Shenjtë të Imamit  Madhështor dhe kjo vizitë më ka sjellë    momente shumë të këndshme në këtë vend", ka thënë gjithashtu Jan Mae nga qyteti Linxia i provincës Gansu.

"Shumë rekomandime që t’i përmbahemi Imamëve të Pastër (a.s.) janë bërë në librat hyjnore, dhe kjo më çoi në vizitë tek Xhamia e Imamit të Madh, Imam Rizait (a.s.)”  tha vizitori.

"Aktivitetet në Xhaminë e Imam Rizait janë të shkëlqyera, dhe me aktivitetet e tyre të vlefshme, nuk lënë asnjë mangësi në këtë drejtim".

Duhet të theksohet, ky grup i vizitorëve ka marrë dhurata, paketën kulturore-promovuese të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait (a.s.)   dhe pastaj ata morën pjesë në banket të bujarisë…



Burimi : AQR