Arabia Saudite po korr atë që ka mbjellur

nga David Hearst | Publikuar në Nën. 12, 2016, 1:21 a.m.

Arabia Saudite po përjeton rezultatet katastrofale  nga gabimet e saja krucilae  gjatë udhëheqjes së politikës së jashtme. E kjo është vetëm fillimi i saj. Gjatë ditëve të kaluara kemi parë dy tregues të fortë që Riadi po humb kontrollin e tij ndaj asaj që po ndodh në rajonin e Lindjes së Afërt. I pari është sulmi raketor në perëndim të Mekës, drejt Xhides, i dyti është zgjedhja e Mishel Aounit për kryetar të Libanit. Aouni u zgjodh me pëlqim të Haririt, biznesmenit dhe politikanit i cili ka pranuar ndihmën e konsideruar saudite, gjersa Aouni ishte kandidat i Hezbollahut dhe i afërt me regjimin e Asadit, pavarësisht prej asaj se ka luftuar një kohë kundër tij gjatë shërbimit ushtarak aktiv të tij. Ngjarjet e cekura janë bumerang apo shuplakë e fort për regjimin mbretëror të Arabisë Saudite. Por, çdo vend arab në fqinjësi të saj ka tregimin me erëra të çuditshme të cilët fryjnë nga Riadi, e quhen politikë e jashtme saudite. Gjer tani Arabia Saudite ka bërë tri gabime strategjike në politikën e saj të jashtme.

E para është në Irak. Sauditët Sadam Hyseinit të Irakut i kanë dhënë 25 miliard dollar në formë kredisë me shkallë të ultë interesi që të zhvillojë tetë vjet luftë kundër Iranit. Dy vite pas përfundimit të luftës së Irakut kundër Iranit, në vitin 1990 gjersa Sadam Hyseini ishte i ngulfatur në borxhe, Arabia Saudite dhe Kuvajti janë përpjekur që të shfrytëzojnë atë për të dobësuar regjimin e Sadamit duke refuzuar të zvogëlojnë prodhimin e naftës. Kjo ishte një prej arsyeve për shkak të cilit Sadam Hyseini ka kryer invadimin mbi Kuvajtin, pas së cilës Arabia Saudite dhe Kuvajti kanë paguar 30 miliard dollar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të nisur Luftën e parë të Gjirit në vitin 1991 kundër Sadam Hyseinit. Por, në vitin 2003 Arabia Saudite ka vendosur të luaj lojë të dyfishtë. Atëherë princi i kurorëzuar, trashëgimtari i fronit mbretëror, Abdullahu ka paralajmëruar Bushin për pasojat e invadimit të SHBA-ve mbi Irakun, ndërsa ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite ka deklaruar se vendi i tij nuk do të lejojë shfrytëzimin e bazave të saja. Në realitet ka ndodhur pikërisht e kundërta, territori i Arabisë Saudite dhe bazat e saja ushtarake ishin kyçe për ndërmarrjen e operacioneve ushtarake. Sadami ra, partia Baath u çrrënjos, pasoi kriza e pushtetit. Shumë shpejtë rezultoi se invadimi amerikan në Irak ishte një dhuratë i servuar Iranit në”pjatë të argjendtë”. Penetrimi iranian në Irak filloi me ofrimin e shërbimeve sociale dhe humanitare për popullatën shiite me shumicë në jug të Irakut, ku janë dominues. Se si situata zhvillohej Irani u shndërrua në sponsor kryesor politik dhe vendi me prezencë më të fuqishëm ushtarak në Irak, pasi që udhëheq me milicitë shiite të cilët plotësonin interesat iraniane.

E dyta, Jemeni. Diktarori i Jemenit Abdullah Salih me dekada ishte i përkëledhuri saudit. Pasi që përjetoi përpjekje atentati, jetën ia kanë shpëtuar doktorët saudit. Sauditët dhe emiratasit i kanë kontaktuar Husitë e Jemenit dhe i kanë inkurajuar të sulmojnë Sanën, kryeqytetin e Jemenit. Plani i tyre ishte të provokojnë konfliktin ushtarak me partinë Islah, parti politike me prapavi islame. Por kjo sauditëve u kthye bumerang, pasi që Husët hynë pa rezistencë në Sana dhe vazhduan depërtimin e tyre nëpër Jemen gjer në Aden. Sauditët tek atëherë e panë gabimin  e tyre të madh. E kishin të qartë se me këtë veprim të tyre iracional i kanë hapur dyert depërtimit të Iranit edhe në një vend tjetër me të cilin Arabia Saudite kufizohet. Kanë rënë në pozitë shumë të papërshtatshme pasi nuk kanë pas para vetes zgjidhje të denjë. Vendosën të ndërmarrin sulmet ajrore, me të cilin tentojnë të ruajnë Jemenin nën kontroll të tyre , por akoma nuk kanë arrit të rikthejnë Sanën, kryeqytetin e Jemenit, ashtu që nuk kanë arrit të parandalojnë rrënjën e raketës rreth Xhides.

Gabimi i tretë i politikës së jashtme saudite ishte Egjipti. Në këtë rast nuk mund të themi se mbreti Abdullah nuk ka ndërmarr veprimin e duhur strategjik. Por, zgjidhja e tij ishte që i kundërshtojë kryengritjen e popullit egjiptian, dhe ky ishte gabim fatal i Arabisë Saudite. Së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajtin, Arabia Saudite pagoi më shumë se 50 miliard dollar, por nuk ia arriti të stabilizojë Egjiptin, i cili tani po i vardiset kundërshtarit të regjimit saudit, Iranit. Gjenerali Sisi, gjatë vitit 2013, tre muaj është menduar se a do të shkel betimin dhe ta tradhtojë kryetarin e vet, Muhamed Mursinë. E bëri këtë pasi që mori premtime nga vendet e Gjirit se do të e ndihmojnë me 12 miliard dollar. Këtë informatë kam marr nga një burim timin, të cilën  e kam përmendur në shkrimet e mëparshme. Në fund, çka fitoi Arabia Saudite prej kësaj. Mosmarrëveshjet e tanishme aktuale saudito-egjiptiane mund të tejkalohen. Disa konsiderojnë se Arabia Saudite aq lehtë nuk do të heq dorë nga gjenerali Sisi pasi shumë kanë investuar në atë. Por, si po qëndrojnë gjërat, Egjipti nuk i ka kyç kapacitetet e veta ushtarake në sulmet ushtarake saudite në Jemen, poashtu kanë mbështetur edhe rezolutën ruse për Halep, për shkak të përkrahjes së regjimit të Asadit në Siri, Irani ka arrit që të hyjë në grupin për bisedime lidhur me konfliktin sirian, poashtu kanë vendosur edhe kanalet për lidhje me Hezbollahun dhe Husitë. Diplomacia egjiptiane këto veprime arsyeton me qëllim të kontribuojnë ndaljes së luftës në Jemen dhe me mbështetjen e shtetit sirian që të zgjidh çështjen e Halepit. Por, Arabia Saudite ka suspenduar furnizimin me derivatet e naftës në sasi prej 700.000 tona në muaj Egjiptit.

Rezultati i këtyre tri gabimeve të mëdha strategjike, e kanë sjell në pozitë të tillë që Arabia Saudite dhe Irani tani kanë ndryshuar rolet e tyre. Para invadimit amerikan në Irak, Irani ishte i izoluar diplomatikisht, gjersa sauditët kishin ndikim të rëndësishëm në rajon. Sot, Arabia Saudite është e rrethuar me shtetet të cilët kanë pësuar debakël në të cilët po zhvillohen luftërat, vetë Saudinë janë duke e shterur luftërat edhe në veri dhe në jug, gjersa konkurrenti i saj Irani mund të krenohet me ndikimin e fuqishëm të tij në Irak, Siri, Liban, Jemen. Arabia Saudite ka investuar miliarda dollar duke intervenuar në vendet e rajonit, porse tani Lindja e Afërt është më pak stabile se më parë. Lidershipi sunit ka rënë në krizë të paparë gjer tani në historinë e vet. Stabiliteti i brendshëm i Arabisë Saudite njashtu është tronditur. Këtë stabilitet pushteti saudit e ka blerë me benificionet e shumta të brendshme. Por pas kolapsit të çmimit të naftës dhe ndërprerjen e subvencioneve shtetërore në prodhimet dhe shërbimet e caktuara, qytetarët saudit tani janë të pakënaqur, Arabia Saudite e quan veten lidershipe e sunive në botën arabe. Por, në rast se doni të jeni lider, duhet të keni vizionin e qartë, jo vetëm për dinastinë e vet apo mbretërinë e vet, por për të gjitha sunitë për të cilët imponoheni si lider. Arabia Saudite nuk ka asnjë vizion të tillë.

Përkundër Arabisë Saudite, Irani me kujdes dhe durim ka sajuar rrjetin e aleatëve të tij në vendet e rajonit të Lindjes së Afërt. Përpjekjet e tyre në Halep dhe Mosul mund të shkaktojë katastrofa të përmasave të mëdha, pasi që mund të sjellin gjer te zgjerimi i konflikteve sektare, por askush nuk mund të thotë se Irani nuk ka plan të qartë. Iranianët me zell po punojnë në ndryshimin e situatës gjeopolitike. Në këtë apo në aspekt tjetër regjimi iranian tani kontrollon hapësirën prej Iranit gjer në Mesdhe. Për të realizuar qëllimet e tyre , iranianët shumë seriozisht i qasen krijimit të aleancave strategjike në të cilët mund të llogarisin afatgjatë. Përkundër tyre, të gjitha aleancat saudite janë të karakterit të përkohshëm, të lidhura me shtetet apo pushtetarët. Shembulli klasik është situata në Liban para ca ditësh, në bazë të cilit aleati saudit Hariri në Liban e përkrahu favoritin iranian për kryetar të Libanit.

Arabia Saudite, vendi i cili është në mënyrë permanente nën presionin e luftës, është njëri nga blerësit më të mëdhenj të armatimit dhe pajisjes ushtarake në botë. Dhe kjo sjell profit enorm kompanive të huaja perëndimore që prodhojnë armatim dhe pajisje ushtarake. Por kjo për ekonominë saudite është katastrofale. Arabia Saudite shpenzon në vit rreth 60 miliard dollar, gjegjësisht 25% të buxhetit të saj ushtarak, shkon në blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake.



Burimi : Saff

David Hearst

David Hearst është redaktor i portalit MiddleEast Eye. Më pare ka punuar si redaktor dhe ...