Sejjid Hasan Nasrullah:Arabia Saudite përkrahësja kryesore e ISIS-it në rajon

Publikuar në Nën. 12, 2016, 1:18 a.m.

Sejjid Hasan Nasrullah, sekretar i përgjithshëm i ‘ Hizbullahut’ të Libanit, ka thënë se betejat në Alepo dhe Mosul, kanë dëshmuar qartë se Arabia Saudite është përkrahësja kryesore i ISIS-it në rajon.

Sejjid Hasan Nasrullah, Sekretar i Përgjithshëm i Hizbullahut të Libanit në një fjalim të tij me rastin e shehidllëkut (dëshmorit) të Haxh Alai, një nga dëshmorët  e rezistencës libaneze në Siri, ka thënë se betejat në Alepo dhe Mosul, kanë vërtetuar se Arabia Saudite është përktahësja kryesore e ISIS në rajon.

Ai duke folur mbi rolin shkatërrues  të Arabisë Saudite në të gjitha shtetet  islame, ka thënë:

Amerikanët kanë dëshmuar se Arabia Saudite është përkrahësja dhe furnizuesja kryesore me armë e grupit terrorist ISIS.

Ai po ashtu duke folur në lidhje me heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare në lidhje me krimet e ISIS-it dhe përkrahjen e Arabisë Saudite për këtë grup terrorist, ka thënë:

A ekziston ndonjë vend në botë që kërkon hetim në lidhje me vendet përkrahëse  të ISIS-it dhe për krimet e këtij grupi terrorist? Sejjid Hasan Nasrullah duke theksuar mbi natyrën e terroristëve dhe hapësirën e mediave të lidhura me ta kundër rezistencës, ka shtuar se Hezbullahu kërkon një hetim të plotë të ngjarjeve që kanë ndodhur në zonat e konfliktit të Siri.

Ai tha se ISIS-i  dhe grupet tjera terroriste të lidhura me këtë grup i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme muslimanëve sunitë, ka thënë gjithashtu se terroristët zbatojnë vetëm ligjin e xhunglës dhe synojnë ndryshimin e hartës politike të rajonit.

Sejjid Hasan Nasrullah duke folur në lidhje me bllokadën ajrore dhe detare të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, ka thënë se masat kufizuese të miratuara nga Rijadi ndaj fqinjit të varfër jugor të tij, Jemenit, kanë prekur jetët e më shumë se 20 milionë banorëve.