Bosnja në rrezik të shndërrohet në geto si Gaza e Palestinës

Publikuar në Nën. 9, 2016, 5:44 a.m.

Mendoj që është mirë që politikanët tanë në mënyrë të qëndrueshme kanë reaguar që të mos ngritën tensionet pasi që kurrgjë nuk do të arrihet me kërcënime. Jemi të vlefshëm për njëri tjetrin, ka theksuar në intervistën televizive për TV 1 akademiku boshnjak Esad Durakoviqi. Ai konsideron se në skenë janë një varg aksionet të sinkronizuara të cilët për qëllim kanë degradimin e Bosnjës e Hercegovinës.

“Ditëve të fundit kjo ka eskaluar. Kemi pas gjatë kohës së zgjedhjeve në Stoc  një ndërhyrje diplomatike nga shteti fqinj, poashtu kemi pas deklaratën e zotëri Çoviqit se kjo është hapësira kroate, kemi pas njoftimin e kryetares së Kroacisë, se qeveria e re do të jetë e fokusuar në situatën politike të Bosnjës e Hercegovinës. Deputetja evropiane Shuica ka thënë deklarativisht se do të kushtëzojë anëtarësimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në Bashkimin Evropian me zgjidhjen e popullit konstituiv kroat në Bosnjë e Hercegovinë. Në vepër është një varg aksionesh të sinkronizuara të partisë kroate në BeH, HDZ-së dhe institucioneve shtetërore kroate nga të cilët unë shoh se e kanë qëllimin ndarjen e mëtutjeshme dhe degradimin e Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë Durakoviqi. Më tutje  shtoi se qëllimi përfundimtar, e këtë e ka thënë edhe Milanoviqi se kroatët nuk do t’i lenë boshnjakëve në Bosnjë. Tani ai flet edhe për domosdoshmërinë e federalizmit të Bosnjës e Hercegovinës. Kjo do të thotë ndarje e mëtutjeshme etnike dhe këto veprime janë të gabuara dhe të dëmshme.

“Mendoj se qëllimi përfundimtar është copëtimi i Bosnjës e Hercegovinës, të jem tani edhe pak pesimist, pasi që ekzistojnë aspiratat e Kroacisë dhe Sllovenisë të grabisin nga një pjesë të konsideruar të territorit të Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa më së keqi do të përfundojnë boshnjakët, pasi që ata do të mbeteshin në një lloj getoje, do të bëhen atë që është Gaza në Palestinë dhe në këtë mënyrë si të tillë nuk ka mbijetesë në këtë mënyrë”, ka përfunduar intervistën e dhënë akademiku boshnjak Esad Durakoviqi.



Burimi : Vijesti