Londër: U organizuan protesta të lëvizjes një milion maska

Publikuar në Nën. 8, 2016, 1:30 a.m.

Protesta është organizuar kundër sistemit kapitalist, kundër korrupsionit financiar dhe kundër masave të kursimit ekonomik të ndërmarra nga qeveria angleze.

Për ruajtjen e sigurisë ishin të pranishëm mbi 2 mijë forca të policisë të cilët kanë rrethuar sheshin Traflagar të Londrës. Në këto protesta policia angleze arrestoi të paktën 47 protestues nën akuzën e prishjes së rendit publik. Protestat e lëvizjes një milion maska kanë filluar prej vitit 2015 dhe në atë kohë këto protesta përfunduan me përleshje mes protestuesve dhe policisë ku për pasojë 4 policë u plagosën dhe 50 protestues u arrestuan.