Sejjid Hassan Nasrullah: ‘Hizbullahu’ përkrah krijimin e qeverisë libaneze

Publikuar në Nën. 6, 2016, 10:57 a.m.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze ‘Hizbullah’ të të Libanit, ka thënë se partia e tij përkrah procesin e krijimit të qeverisë së re në këtë vend.

Sejjid Hassan Nasrullah, në një fjalim televiziv në Bejrut me rastin e përvjetorit të shehidllëkut të komandantit të Hizbullahut në Siri,  Haxhi Mustafa Shahada në tetor të vitit 2014, ka thënë se disa grupe dhe fraksione në Liban synojnë të lidhin zgjedhjet presidenciale në Liban me bisedimet bërthamore të Iranit dhe me krizën në Siri.

Pavarësisht faktit se Teherani dhe Damasku kanë deklaruar se zgjedhjet ishin çështje që i takonin libanezëve.   Sejjid Hassan Nasrullah ka thënë se ‘Hezbullahu’ që nga fillimi nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të ndihmuar në zgjedhjen e kryetarit të Libanit.

Sekretari i Përgjithshëm i ‘Hezbullahut’  të Libanit ka deklaruar se asgjë tjetër nuk qëndron midis Hizbullahut dhe kryetarit Mishel Aoun përveç “besimit” dhe nuk qëndrojnë pretendimet se grupi i tij është duke kërkuar favore dhe pazare presidenciale.