Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Njëzetetetë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Nën. 4, 2016, 12:51 a.m.

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Tani lërmëni t’iu shpjegoj se, ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta dinë faktin se, në komentin e tij, dijetari uehhabist Sa’diu shkruan: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), i kishte thënë një të fshehtë, njërës nga bashkëshortet e tij. Shumica e komentuesve të Kur’anit Fisnik, janë të njëzëri se kjo grua ishte Hafsaja. Muhammedi (p.q.m.t.), e kishte urdhëruar këtë të fundit, që këtë të fshehtë, të mos ia kallëzonte askujt. Megjithatë Hafsaja, duke thyer premtimin, ia rrëfeu këtë të fshehtë dhe Aishes. Kështu që pas kësaj, Allahu (l.m.t.), ia bëri të ditur të dërguarit të tij (p.q.m.t.), përhapjen e këtij lajmi”.

Prezantuesi: “I nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ndjekësit tanë të nderuar, me dëshirën dhe zellin e tyre, kërkojnë nga ju, që të keni mirësinë dhe ta na bëni një përmbledhje të programit tonë paraardhës, për të na rikujtuar edhe njëherë, faktet kokëfortë dhe të vertetat e pamohueshme fetare. Gjithashtu ju përshëndesim, me përshëndetjen më të bukur islame: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të njëzetetetë, me titullin: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Hadithi Thekalejn”. “Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar”.

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (k.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor”.

“Para së gjithash, lërmëni t’iu rikujtoj se, ne në programet tona paraardhëse, kemi treguar dhe vërtetuar se bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), janë të përjashutara, në mënyrë kategorike, nga përfshirja brenda termit të “Ehli Bejtit”, të përcaktuar në Ajetin e Pastrimit, i cili është si vijon: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, “Madje kumtuam dhe përkufizimin e “argumentit të brendshëm”. Sërish cituam se ky i fundit, ishte pikërisht argumenti i cili, nuk lejonte përfshirjen e njerëzve të tjerë, përveç këtyre pesë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, të cilët janë përkatësisht, i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait dhe dhëndri i tij, Imam Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), vajza e tij e bekuar dhe e përzgjedhur Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij, zotërinjtë e djelmoshave të Xhennetit, Imam Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Imam Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Më pas bëmë të qartë se shumica dërrmuese, e gjuhëtarëve dhe leksiokografëve më të mëdhenj, si dhe e djetarëve dhe komentuesve më të njohur, të Kur’anit Famëlartë, e kanë shpjeguar përkufizimin e fjalës “rixhs” (ndyrësi), me nënkuptimin e fajit, gabimit, mëkatit, ndëshkimit, papastërtisë, mangësisë, makutërisë, mediokritetit dhe mohimin e Allahut (f.m.t.). Ndërsa fjala “ndyrësi”, e cila kalon në ajetin e lartpërmendur kuranor, i bart të tëra këta kuptime”. (1)

“Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimit), dijetar Alusiu, është një tjetër dijetar, i cili ka shqyrtuar këtë fjalë. Ky i fundit citon: “Në të vërtetë fjala “rixhs”, do të thotë “ndyrësi”, ndërsa sipas kuptimit terminologjik, të dhënë nga ana e shumicës së gjuhëtarëve, leksikografëve, dijetarëve dhe komentuesve më të shquar të Kur’anit Fisnik, pohojmë se fjala “rixhs” (ndyrësi), do të thotë “kryerjen e një mëkati”.

“Ashtu siç kemi përmendur dhe në programin tonë paraardhës, në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), Ibn Said Tufiu sqaron: “Nuk ka asnjë dyshim se fjala “ndyrësi”, nënkupton mangësitë, madje llojin më të shëmtuar të saj. Për më tepër ky përkufizim, është një tregues i qartë, i gabimit të kryer, gjatë dhënies së një miratimi fetar. Rishtas me këtë nëkuptojmë, arsyen e përzgjedhjes hyjnore, së këtyre pesë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Themi se arsyeja në fjalë është, se këta anëtarë të bekuar të Ehli bejtit (p.m.t.), gjithmonë kanë gjetur të vërtetën, ose e thënë ndyshe, pra nuk janë gabuar asnjëherë, gjatë dhënies së miratimeve fetare. Madje nënvizojmë faktin se, këto miratime fetare, përbëjnë argumentë të padiskutueshëm fetarë, të cilët i zbaton mbarë bashkësia muslimane”. (2)

“Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (f.m.t.) do të ndalemi dhe do të shtjellojmë përfundimin e mësipërm. Por ajo që është më e rëndësishme këtu, është citimi i faktit se, e ai i cili gabon gjatë dhënies së miratimit fetar ka mëkatuar dhe si rrjedhojë është përlyer dhe zhytur në ndyrësi. Kështu që ai i cili është i ndotur dhe i ndyrë, nuk ka mundësi, se si të përfshihet brenda Ajetit të Pastrimit: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, “Pra  me këtë nënkuptojmë, se ndonëse ai i cili jep një miratim fetar, ky i fundit nuk mund të përfshihet kurrë brenda pastrimit hyjnor, për faktin e thjeshtë se është ndotur dhe zhytur në ndyrësi. Dijetarët e mëdhenj, kanë bërë të shumë të qartë, se bashkëshortja e Muhammedit (p.q.m.t.) ka gabuar rëndë, në dhënien e miratimit fetar, duke përfshirë këtu dhe djetarin e njerë bashkëkohor shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanin. Madje ky i fundit ka theksuar: “Me të vërtetë, kryengritja e nënës së besimtarëve, është një lëvizje rrënjësisht e gabuar!” (3)

“Për më tepër vetë Aishe Bint Ebi Bekri, nëna e besimtarëve, e ka pohuar dhe vetë gabimin e saj. Në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), Imam Dhehebiu citon: “Ismail Ibn Ebi Halidi, shënon një hadith nga Kajsi, i cili është si vijon: “Aishe Bint Ebi Bekri, ia kishte mbushur mendjen vetes dhe dëshironte që të varrosej pranë Muhammedit (p.q.m.t.). Për t’ia arritur këtij synimi ajo thoshte: “Unë kam bërë diçka, pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë. Kur të shtegtoj nga kjo botë, varrosmëni pranë bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.)”. “Kur ajo ndërroi jetë, bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) e varrosën Aishen, në varrezat e bashkëkohësve të tij (p.q.m.t.), pra në Varrezat Baki”.

“Ne pohojmë se me fjalinë: “Unë kam bërë diçka”, Aishe Bint Ebi Bekri, nënkuptonte kryengritjen e saj të padrejtë, në Luftën e Xhemelit (Devesë), kundër Imam Aliut (p.m.t.). Duke u mbështetur në argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët i kemi renditur në programet tona paraardhëse, arrijmë në përfundimin se Aisheja, nëna e besimtarëve, është ndier tmerrësisht keq dhe më pas është penduar sinqerisht tek Allahu (k.m.t.). Megjithatë këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, e kanë komentuar pendimin e Aishe Bint Ebi Bekrit, si një orvatje me cilësi përmirësuese fetare (?!)”

“Ndërsa dijetari tjetër i ndjerë, bashkëkohor shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani shkruan: “Hakim Nishaburiu, thekson se hadithi i lartpërmendur, është një hadith i vërtetë, ndërsa Imam Dhehebiu, iu është bashkangjitur plotësisht mendimit të tij”. (4)

“Ja pra ashtu siç shihet qartë dhe dijetari tjetër shqiptar, Shuajb Arnauti, ka ndarë mendimin se, Aisheja, nëna e besimtarëve ka gabuar, sepse sjellja e saj, nuk është e drejtë dhe është plotësisht e pahijshme dhe si rrjedhojë kjo e fundit ka mëkatuar, si dhe është përlyer dhe zhytur në ndyrësi”.

“Për më tepër këtu, kemi të bëjmë me zbatimin e rregullit të të zgjuarve. Me këtë nënkuptojmë se njerëzit e zgjuar, kur gabojnë jo vetëm që i pranojnë, por dhe ia përsërisin vetevetes, këta gabime. Pikërisht këtë ka bërë dhe Aishe Bint Ebi Bekri, e cila ka pohuar haptazi dhe qartazi gabimin e saj. Ndërsa për sa i përket interpretimit, ose komentimit të dhënies së këtij miratimi fetar, kjo është një çështje tjetër. Këtë e themi sepse në fund të fundit, Aisheja ka dhënë një miratim fetar dhe është gabuar, kështu që ka mëkatuar dhe nuk mund të përfshihet assesi, brenda termit të “Ehli Bejtit”, të përcaktuar në Ajetin e Pastrimit”.

Prezantuesi: “Vallë a gjendet ndonjë argument tjetër, nga ajetët kuranorë, i cili vërteton se bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), janë të përjashtuara rreptësisht, nga termit i “Ehli Bejtit?!”

I ftuari: “Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrohen në këtë pikë. Para së gjithash, lërmëni t’iu bëj të ditur, se të tërë pikat që kemi shqyrtuar dhe do të shqyrtojmë në programet tona, kanë vetëm një synim, atë të sqarimit të së vërtetës kuranore”.

“Dijetarët më të mëdhenj, komentuesit më të njohur, gjuhëtarët dhe leksikografët më të shquar, të Kur’anit Famëlartë, janë të njëzëri mbi faktin, se me fjalën “ndyrësi”, kuptojmë kryerjen e një mëkati fetar. Pra rikujtojmë se me fjalën “ndyrësi”, e cila kalon në ajetin e sipërcituar kuranor, perceptojmë kryerjen e një mëkati. Gjithashtu shtojmë se për hir të së vërtetës, as ne nuk mendojmë ndonjë kuptim më të duhur dhe më të përshtatshëm për këtë fjalë. Me fjalë të tjera, pohojmë se me mëkat, kuptojmë një veprim të ndaluar, nga ana e fesë islame, të një njeriu i cili për sa kohë, që nuk pendohet tek Allahu (l.m.t.), meriton të ndëshkohet më dënimin hyjnor. Megjithatë sërish lejomëni, t’iu shpjegojmë se dhe nëse ky njeri pendohet nga mëkati i tij, atëherë rishtas ky njeri, mund të ndëshkohet nga dënimi hyjnor, sepse nuk mund të jetë i sigurtë dhe të qëndrojë i qetë, nëse Allahu i Madhëruar, ia ka falur, ose nuk ia ka falur mëkatin e kryer”.

“Duke u nisur nga pohimet e mësipërme, themi me bindje të plotë se me ajetin 33 e sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vjion: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, nënkuptojmë se ai i cili mëkaton, nuk mund të pastrohet kurrë, me anë të pastrimit hyjnor, të përcaktuar nga ky ajeti kuranor”.

“Mahir Habushi, i cili është komentuesi i veprës me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), e dijetar Alusiut, gjatë komentimit të ajetit të lartpërmendur shënon: “Me fjalën “ndyrësi”, kuptojmë gjithçka të pështirë, të një njeriu, si fjala vjen, të ngrënit, të pirit dhe sjelljet e tij, të cilat medoemos, ia neverisin vetveten, njerëzve të tjerë”. (5)

“Besoj se dhe lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, do të pajtohen me mendimin, se më të vërtetë mëkati, është diçka e pështirë dhe një sellje e shëmtuar, e qortuar nga mbarë bashkësia muslimane. Pra themi se mëkati, është një nga nënkuptimet e fjalës “ndyrësi””.

“Tani në këtë pikë jetike, të programit tonë, kam për qëllim që ndjekësit tanë të nderuar, të tregohen të kujdesshëm, në çështjen që do të shqyrtojmë, në programin e kësaj mbrëmjeje të këndshme. Ne kemi vërtetuar tanimë, se njëra nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), është penduar si pasojë e një sjelljeje te shëmtuar, pra ajo ka mëkatuar prandaj ajo e ka ndier të nevojshme pendimin. Ne këtu po kumtojmë, një rregull të përgjithshëm, i cili nuk kufizohet vetëm me bashkëshortet e Muhammeit (p.q.m.t.). Kështu që shtojmë se, nëse vërtetohet se dhe Imam Aliu (p.q.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), kanë mëkatuar gjatë dhënies së miratimit fetar dhe janë penduar, si rrjedhojë dhe këta të fundit, nuk mund të përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”, të përcaktuar në Ajetin e Pastrimit. Theksojmë se këto janë të vërteta të pamohueshme”.

“Allahu i Lartësuar në ajetët 3, 4, 5, të Sures Tahrim thotë: “(Përkujto) kur i dërguari i Allahut, i kumtoi fshehurazi një të fshehtë, njerës së bashkëshorteve të tij, kur ajo e tregoi atë (të fshehtën), ndërsa Allahu ia zbuloi atij (Muhammedit), për të (kallëzimit të kësaj bashkëshorteje), ai e lajmëroi atë, për një pjesë të shpalljes, kurse për pjesën tjetër heshti. Kur ai (i dërguari) e njoftoi atë (bashkëshorten) për atë (që kishte treguar), ajo tha: “E kush të tregoi ty këtë?” “Ai tha: “Më tregoi i Gjithëdijshmi, Njohësi i të fshehtave! Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë janë lëkundur. Nëse veproni kundër tij, ta dini se Allahu dhe Xhibrili janë mbrojtësit e besimtarëve. Madje dhe engjëjt i dalin në ndihmë. Nëse ai ju shkurorëzon është detyrë e Zotit të tij, t’iu zëvendësojë me bashkëshorte më të mira se ju, muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, mërguese, vejusha ose të virgjëra”.

“Ashtu siç bëhet e qartë dhe nga ajetët e lartpërmendur, këta të të fundit bëjnë fjalë vetëm, për disa nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe jo për të tëra ato. Pra me këtë kuptojmë se i dërguari i Allahut (f.m.t.), i ka zbuluar një të fshehtë, njërës nga bashkëshortet e tij, ndërsa kjo e fundit, ia ka kallëzuar këtë të fshehtë, një tjetër bashkëshorteje. Allahu (k.m.t.) lajmëron të dërguarin e Tij, për këtë veprim, pra mosruajtjen dhe zbulimin e kësaj të fshehte, si dhe rrëfimin e kësaj të fshehte, një tjetër bashkëshorteje të Muhammedit (p.q.m.t.). Kur i dërguari i Allahut (l.m.t.), i tërhoqi vërejtjen bashkëshortes së tij, për mosruajtjen dhe zbulimin e të fshehtës së dhënë, kjo e fundit dhe e çuditur e pyeti: “Vallë ku e di ti se unë e zbulova të fshehtën tënde?!” “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) iu përgjigj: “Më lajmëroi Allahu i Gjithëdijshëm dhe i Lajmëruar për gjithçka”.

“Duke rilexuar ajetin e katërt, mësojmë se zbulimi i të fshehtës, ndodhi mes dy bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.). Ajeti i lartpërmendur: “Nëse veproni kundër tij, ta dini se Allahu dhe Xhibrili janë mbrojtësit e besimtarëve”, është me të vërtetë tmerruese. Pohojmë se është e drejta e çdo besimtari musliman, mësimi i së vërtetës, mbi bëmat e bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.). Arsyeja kryesore e këmbënguljes sonë të madhe, mbi përmendjen e këtij veprimi jo të hijshëm, pra të kësaj sjelljeje të shëmtuar, të bashkëshorteve të të dërguarit të Allahut (f.m.t.), për të cilën na lajmëron dhe ajeti kuranor, do të lexohet nga ana e besimtarëve muslimanë dhe do të diskutohet gjërë e gjatë deri në Ditën e Kijametit. Nëse sjellja e tyre, do të ishte diçka e parëndësishme, atëherë kjo ngjarje nuk do të përmendej në Kur’anin Fisnik”.

“Tani lërmëni t’iu vëmë në dijeni të faktit se, fjalia e cituar në ajetin kuranor: “Nëse ai ju shkurorëzon është detyrë e Zotit të tij, t’iu zëvendësojë me bashkëshorte më të mira se ju”, është një “fjali kushtëzuese”, e cila duhet të kuptohet dhe të merret si e mirëqënë, duke u mbështetur në rregullat e fjalisë kushtëzuese. Me fjalë të tjera, ajeti i sipërcituar nuk nënkupton, faktin e zëvendësimit të bashkëshorteve të të dërguarit të Allahut (k.m.t.), në rast se Muhammedi (p.q.m.t.), vendos kushtin e shkurorëzimit të tyre, por nënkupton faktin se dy bashkëshorte më të mira se ato, gjenden tanimë në mesin e bashkësisë muslimane. Duke u nisur në përkufizimet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se, nuk gjendet asnjë ndryshim, mes marrjes si të mirëqënë të faktit se nuk është një kusht i domosdoshëm shkurorëzimi i tyre, për zëvendësimin e këtyre të fundit, me dy bashkëshorte më të mira se ato, të cilat janë të pranishme, në gjirin e bashkësisë muslimane”.

“Në këtë pikë të rëndësishme të programit tonë, shprehim se shtrohen disa pyetje, të cilat do t'i trajtojmë në vijim. Pa humbur kohë, kalojmë në ngritjen e pyetjes së parë: “Vallë për cilat bashkëshorte të Muhammedit (p.q.m.t.) bëhet fjalë?!”

“Lejomëni t’iu shpjegojmë se, përgjigjen e pyetjes së ngritur më lart, e kemi dhënë në programet tona paraardhëse. Rishtas kemi kumtuar se, duke u mbështetur në njëzëshmërinë e dijetarëve muslimanë, të cilët bëjnë të mundur, mosrënien në gabim dhe në shmangie, të bashkësisë muslimane, është se ajeti i mësipërm, ka të bëjë drejtpërdrejtë, me dy bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht me Aishe Bint Ebi Bekrin dhe Hafsa Bint Umerin. Madje këtë pohim të dijetarëve muslimanë, e vërteton dhe Imam Buhariu, i cili në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), shkruan një hadith, i cili është si vijon: “Ubejd Ibn Hunejni shënon dhe përcjell, se ka dëgjuar Ibn Abbasin të shprehet: “Unë prita një vit të plotë, për t’i shtruar një pyetje Umer Ibn Hattabit, por si pasojë e postit të tij të rëndësishëm, nuk gjeja rastin për ta pyetur. Më në fund gjeta kohën e duhur dhe i drejtova pyetjen: “O prijësi i besimtarëve muslimanë. Vallë cilat ishin dy bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t), të cilat kishin mbështetur njëra-tjetrën, dhe kishin vepruar, kundër të dërguarit të Allahut (l.m.t)?!” “Ndërsa Umer Ibn Hattabi, m’u përgjigj menjëherë, pa mbaruar ende pyetjen: “Ato ishin Aisheja dhe Hafsaja! (6)

“Në këtë pikë thelbësore, të programit tonë dhe ne shpalosim mendimin tonë, duke iu bashkangjitur tërësisht hadithit të lartpërmendur, të shënuar në veprën e Imam Buhariut. Për më tepër shtojmë se Kur’ani Famëlartë, nuk na paralajmëron, për asnjë bashkëshorte tjetër, të të dërguarit të Allahut (l.m.t.), të cilat kanë mbështetur njëra-tjetrën dhe kanë vepruar, kundër Muhammedit (p.q.m.t.). Tani duam të nënvizojmë faktin se, krahas tërësisë së këtyre argumentëve, disa njerëz që nuk zotërojnë dije fetare, vijojnë të këmbëngulin si mushka, se Aishe Bint Ebi Bekri, është bashkëshortja më e mirë e Muhammedit (p.q.m.t.) (?!)”

“Me të vërtetë edhe sot e kësaj dite, nuk arrijmë të kuptojmë se si Aisheja, mund të jetë bashkëshortja më e nderuar dhe më e privilegjuar e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), ndonëse ajeti në fjalë, shpjegon në mënyrë të hollësishme dhe të prerë, arsyen e mbështetjes së njëra-tjetrës dhe veprimit, kundër Muhammedit (p.q.m.t.). Ja pra ky ishte burimi ynë i parë”.

“Ndërsa burimi ynë i dytë, është vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Ky hadith është si vijon: “Ubejdi shënon dhe përcjell se ka dëgjuar Ibn Abbasin të thotë: “Unë kisha dëshirë dhe kështu e pyeta Umer Ibn Hattabin: “Vallë cilat ishin dy bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), të cilat kishin mbështetur njëra-tjetrën dhe kishin vepruar kundër Muhammedit (p.q.m.t.), për sa kohë që ky i fundit ishte gjallë?!” “Megjihatë pa e mbaruar mirë pyetjen time, Umer Ibn Hattabi ma ktheu nxitimthi: “Ato ishin Aisheja dhe Hafsaja!” (7)

“Ndërsa tani kalojmë, në burimin tonë të tretë, i cili është vepra me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Hadithi është si vijon: “Ibn Abbasi shënon dhe përcjell: “Me të vërtetë unë, kisha një dëshirë shumë të madhe dhe më gëlonte përbrenda pyetja: “Vallë cilat ishin dy bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), për të cilat kishte zbritur, ajeti i lartpërmendur kuranor, i cili është si vijon: “Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë janë lëkundur”. “Në fakt këtë pyetje, kisha kohë që doja t’ia drejtoja, prijësit të besimtarëve, Umer Ibn Hattabit. Njëherë shfrytëzova rastin, kur ky i fundit u nis, për të kryer haxhxhin, kështu që dhe unë iu bashkëngjita udhëtimit të tij. Gjatë udhëtimit për në haxhxh, Umer Ibn Hattabi ndaloi për të pushuar. Si rrjedhojë unë mora ibrikun dhe ia solla. Më pas prijësi i besimtarëve më tha: “Sa i çuditshëm që je o i biri i Abbasit. Dhuhriu shton: “Umerit nuk i erdhi mirë për pyetjen time, por betohem në Allahun, se ai nuk e fshehu atë që e pyeta. Më në fund m’u përgjigj: “Ato ishin Aisheja dhe Hafsaja!”

“Lërmëni t’iu bëjmë të ditur, se hadithi i sipërcituar, cilësohet si një hadith i vërtetë, duke u mbështetur në kushtet dhe normat, e përcaktuara nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi. Madje hadithin e mësipërm, e kanë shënuar dhe përcjellur dhe Imam Muslimi, Imam Tirmidhiu, Ebu Ja’la, Ibn Hibbani dhe Bejhakiu me anë të Abdurrezakut. Imam Taberiu e ka shënuar hadithin në fjalë me anë të Theuriut, ndërsa Imam Buhariu, Imam Bedhdhari dhe Imam Nesaiu e kanë shënuar hadithin në fjalë me anë të Imam Dhuhriut. Për më tepër Imam Buhariu e ka shënuar këtë hadith në veprën e tij me titull: “Edebu’l-Mufredi” (Kultura e Njëjësit), ndërsa Imam Muslimi, Ibn Maxhe, Imam Tirmidhiu, Imam Bedhdhari, Ebu Ja’la, Imam Taberiu e kanë shënuar me anë të Ibn Abbasit”. (8)

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, tërësia e këtyre ajetëve dhe hadithëve, është një dëshmues i pamohueshëm se arsyeja e zbritjes së tyre, ka të bëjë drejtpërdrejtë, vetëm me dy bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), Aishe Bint Ebi Bekrit dhe Hafsa Ibn Umerit”.

“Pyetja e dytë që do të shtrojmë është: “Vallë çfarë veprimi të tmerrshëm, paskan kryer dy bashkëshortet  Muhammedit (p.q.m.t.), Aisheja dhe Hafsaja, sa vetë Allahu i Madhëruar, në librin e Tij, pra në Kur’anin Famëlartë, ka zbritur ajetët e lartpërmendur kuranorë?!” “Ose më saktë e formulojmë pyetjen sipas Ibn Abbasit, pra cila është arsyeja, e përmendjes së këtij veprimi jo të hijshëm, pra të kësaj sjelljeje të shëmtuar, të këtyre dy bashkëshorteve, të të dërguarit të Allahut (l.m.t.), për të cilën na lajmëron dhe ajeti kuranor, se do të lexohet nga ana e besimtarëve muslimanë dhe do të diskutohet gjërë e gjatë deri në Ditën e Kijametit?!”.

“Seriozisht ne nuk mendojmë, se do të gjendet ndonjë njeri, i cili këmbëgul se kjo është një ngjarje e thjeshtë dhe e parëndësishme. Këtë e themi me bindje të plotë, sepse nëse do të ishte ashtu, atëherë këta dy bashkëshorte të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk do të kishin merituar qortimin hyjnor dhe nuk do të kishin zbritur ajetë kuranorë, mbi sjelljen e tyre të shëmtuar dhe veprimin e tyre të pahijshëm”.

Prezantuesi: “Pra këtu futet në lojë, dukuria e kërcënimit me shkurorëzim?!”

I ftuari: “Për të qënë më korrektë, kërcënimi me shkurorëzim, është një kusht i gjykueshëm. Pra ashtu siç e dini dhe ju, në fjalinë e kushtit, nuk është i domosdoshëm, që kushti i parashtruar në këtë fjali, të jetë një kusht i jashtëm. Tani duam të kalojmë në mendimet e komentuesve të Kuranit Fisnik:

“Burimi ynë i katërt, është vepra me titull: “Mealimu’t-Tenzili” (Udhëzimet e Zbritjes), e Imam Begauiut. Ai citon se me ajetin e lartpërmendur kuranor: “Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju)”, shpaloset fakti se, dy bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), e kanë hidhëruar dhe shqetësuar jashtëzakonisht shumë, të dërguarin e Allahut (k.m.t.). Pohojmë se ky ajet, i drejtohet eksluzivisht Aishesë dhe Hafsasë. Më tej ajeti vijon: “sepse zemrat tuaja tanimë janë lëkundur”. “Arsyeja e zbritjes së ajetit të sipërcituar, është se këta të dyja ishin shmangur tanimë, nga udha e drejtë dhe e bekuar”. (9)

“Tani natyrshëm shtrojmë pyetjen: “Vallë çfarë thotë Kur’ani Fisnik, për ata të cilët shqetësojnë Muhammedin (p.q.m.t.)”. “Përgjigjen e kësaj pyetjeje, na e sjell ajeti 57 i Sures Ahzab, në të cilin thuhet: “Me të vërtetë ata të cilët e fyejnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në këtë botë dhe në botën tjetër dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhimbshëm”. “Lërmëni t’iu vënë dijeni të faktit se, ata të janë të mallkuar dhe do të përjetojnë një dënim të dhimbshëm nëse nuk pendohen dhe vijojnë këtë rrugë të shëmtuar. Këto kërcënime serioze, janë përdorur për ata të cilët shqetësojnë të dërguarin e Allahut (l.m.t.). Kjo është arsyeja kryesore se, përse ajetët e mësipërm kuranorë, do të lexohen nga ana e besimtarëve muslimanë dhe do të diskutohen gjërë e gjatë deri në Ditën e Kijametit”.

“Tani në pamje të parë, duke gjykuar nga pamja e jashtme, besimtarëve mund t’i krjohet përshtypja se kjo është një grindje mes dy bashkëshortesh. Megjithatë Imam Begauiu, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë kësaj ngjarjeje, duke shtuar se nëse, këto dy bashkëshorte të të dërguarit të Allahut (f.m.t.), nuk pendohen sinqerisht tek Allahu (k.m.t.), atëherë ato do të përfshihen brenda mallkimit dhe ndëshkimit të ajetit 57 të Sures Ahzab. Pra kuptohet qartë, se kjo nuk është thjesht dhe vetëm një grindje mes dy bashkëshortesh!”

“Burimi ynë i pestë, është vepra me titull: “Zadu’l-Mesiri” (Shtimi i Kthimit), e Imam Ebu Ferexh Xheuziut. Ky i fundit kur komenton ajetin e sipërcituar kuranor: “Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju)”, nënvizon faktin se, i dërguari i Allahut (l.m.t.), i ka zbuluar një të fshehtë, njërës nga bashkëshortet e tij, përkatësisht Hafsasë, ndërsa kjo e fundit, ia ka kallëzuar këtë të fshehtë, një tjetër bashkëshorteje, më saktësisht Aishesë. Kur i dërguari i Allahut (f.m.t.), i tërhoqi vërejtjen bashkëshortes së tij, për mosruajtjen dhe zbulimin e të fshehtës së dhënë, kjo e fundit e çuditur e pyeti: “Vallë ku e di ti se unë e zbulova të fshehtën tënde?!” “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) iu përgjigj: “Më lajmëroi Allahu i Gjithëdijshëm dhe i Lajmëruar për gjithçka”.

“Më tej ai vijon duke theksuar, se kjo ishte arsyeja kryesore, zbritjes së ajetit të mësipërm kuranor: “Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju)”, sepse tekefundit këto të dyja kishin hidhëruar, lënduar dhe shqetësuar të dërguarin e Allahut (k.m.t.) dhe si rrjedhojë duhet të pendoheshin. Ibn Abbasi shton se me vijimin e ajetit vijon: “sepse zemrat tuaja tanimë janë lëkundur”, nënkuptojmë se këto të dyja kishin mëkatuar keqazi”. (10)

“Duke u nisur nga pohimet e këtyre dijetarëve dhe komentuesve të mëdhenj të Kur’anit Famëlartë, arrijmë në përfundimin se sjellja e tyre, nuk ishte aq e thjeshtë dhe aq e parëndësishme, por veprimi i tyre kërkonte, domosdoshmërisht që ato të dyja të pendoheshin, si pasojë e mëkatit të kryer”.

“Ndërsa tani kalojmë, në burimin tonë të gjashtë, i cili është vepra me titull: “Xhamiul’-Ahkami’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Gjyimeve Kur’anore), e Imam Kurtubiut. Ky i fundit përshkruan se me ajetin kuranor i cili është si vijon: “Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju)”, në duhet të kuptojmë, se dy bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Aisheja dhe Hafsaja, duhet të pendoheshin sinqerisht, sepse kishin kryer një mëkat në kundërshtim, me dashurinë dhe dhembshurinë e Muhammedit (p.q.m.t.). Prandaj dhe zbritja e këtij ajeti kuranor, ishte një tregues për t’i dhënë shtysë këtyre të fundit që të pendoheshin”.

“Ndërsa me vijimin e ajetit: “sepse zemrat tuaja tanimë janë lëkundur”, duhet të nënkuptojmë se zemrat e tyre, ishin shmangur nga udha e drejtë dhe e vërtetë. Ndërsa përsa i përket ajetit tjetër, nëse ju mbështesni njëra-tjetrën, duke vepruar në kundërshtim, me urdhrat e të dërguarit të Allahut (l.m.t.), atëherë kjo përkthehet, si një hidhërim dhe shqetësim ndaj Muhammedit (p.qm.t.)”. (11)

“Imam Kurtubiu, përveç se kumton se sjellja e tyre përkthehet, si një hidhërim dhe shqetësim të kryer ndaj Muhammedit (p.q.m.t.). Këto të dyja i kanë bërë ligësi atij, sepse vetë fakti se e kanë lëndua dhe shqëtësuar domethënë se i kanë bërë ligësi”.

“Këtu duhet të shtojmë se gjithashtu, një kuptim të përafërt e ka dhënë dhe Ibn Adil Dimeshkiu, në veprën e tij me titull: “Tefsiru’l-Lubabi Fi’l-Ulumi’l-Kitabi” Komentimi i Thelbit të Shkencës së Librit)”. Ibn Adil Dimeshkiu shprehet: “Ajeti i lartpërmendur, ka zbritur me synimin, për t’i tërhequr vërejtjen, dy bashkëshorteve të Muhmmedit (p.q.m.t.), përkatësisht Aishe Bint Ebi Bekrit dhe Hafsa Bint Umerit. Sërish ajeti në fjalë: “Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju)”, u bën thirrje këtyre të dyjave, për t’u penduar sinqerisht, sepse e kanë lënduar dhe shaktuar vuajtje, të dërguarit të Allahut (f.m.t.)”. (12)

“Tani është mëse e zakonshme, që në mendjen e besimtarëve, mund të sendërtohen mendime të llojit si: “Po mirë zotëri i nderuar Sejjid Kemal Hajdari. Le t’i pranojmë si të mirëqënë, emrat dhe pohimet e dijetarëve të mëdhenj dhe komentuesvë të shuqar të Kur’anit Famëlartë. Por ajo që duam të pyesim ne është: “Vallë a gjenden dijetarë uehhabistë, të cilët ndajnë mendimin se nëna e besimtarëve si Aishe Bint Ebi Bekri ashtu dhe Hafsa Ibn Umeri, kanë mëkatuar dhe duhet patjetër, që të pendohen sinqerisht tek Allahu (k.m.t.)?!” “Vallë a gjenden dijetarë uehhabistë, si Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, të cilët e pranojnë dhe e shprehin hapur këtë mendim?!”

“Pikë së pari dua të cek dy pika. Pika e parë është, përzgjedhja e disa komentuesve të shquar, të cilët kanë shpalosur mendimet e tyre, në veprën me titull: “Tefsiru’l-Mujesseri” (Komentimi i Lehtësuar)”. “Mendimi dhe mesazhi i dhënë, në këtë vepër është: “O Aishe dhe Hafsa! Ju keni lënduar zemrën e të dërguarit të Allahut (l.m.t.), duke zbuluar të fshehtën e rrëfyer nga ai. Kështu që ju keni mëkatuar dhe është kusht i domosdoshëm për ju, të pendimi i sinqertë dhe rikthimi drejt Allahut të Lartësuar. Por nëse ju do të vijoni, që të mbështesni njëra-tjetrën dhe të veproni kundër të dërguarit të Allahut (l.m.t.) dhe si rrjedhojë ta hidhëroni dhe ta lëndoni atë, duke i shkaktuar vuajtje ta dini mirë se Allahu (f.m.t.), kryeengjëlli Xhibril (p.m.t.), dhe mijëra engjëjt e rreshtuar, janë të gatshëm ta ndihmojnë pa kushte, më të mirën krijesë të njerëzimit. Rishtas këta autoritete dhe superfuqi madhore, janë në gadishmëri të plotë, që t’i dënojnë dhe t’i ndëshkojnë armiqtë e Muhammedit (p.q.m.t.)!” (13)

“Nëse jeni të vëmendshëm, komentuesit e shquar ka përdorur fjalën: “nëse e hidhëroni”. Lejomëni t’iu sqarojmë se dhe hidhërimi, është nje lloj lëndimi dhe vuajtjeje. Vallë a mund të ketë ndonjë ligësi më të madhe, se sa hidhërimi dhe mërzitja e të dërguarit të Allahut (k.m.t.)?!” “E thënë ndryshe të tërë ata të cilët hidhërojnë, mërzisin, ushqejnë armiqësi dhe urrejtje, mbështesin njëra-tjetrën dhe zbulojnë të fshehtën e Muhammedit (p.q.m.t.)!” “Ja pra ky shtë mendimi dhe këndvështrimi i komentuesve, të pjesës së parë asaj të veprës me titull: “Tefsiru’l-Mujesseri” (Komentimi i Lehtësuar)”.

“Ndërsa tani do të kishim shumë dëshirë, që të kalonim mnë burimin tonë të shtatë, e cila është vepra me titull: “Tesiru’l-Kerimi’r-Rahmani” (Mbresa e të Nderuarit Mëshirëplotit), e dijetar Ibn Nasir Sa’diut. Tani kemi për qëllim, përmendjen e shpjegimeve, në pjesën e e parathënies së kryer nga dijetar Ibn Uthejmini. Ky i fundit përshkruan: “Para së gjithash, lërmëni t’iu lajmëroj, se vepra e shkruar nga dijetar Ibn Nasir Sa’diu, është një kryevepër e komentimtit të Kur’anit Fisnik, sepse ajo bart shumë cilësi dhe veçori të veçanta. Për më tepër vepra në fjalë, është shkruar sipas metodës selefiste”. (14)

“Lejomëni që t’iu shpjegojmë se, dijetari i njohur uehabbsit, gjatë komentimit të ajetit të mësipërm kuranor: “Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju)”, thekson faktin se, i dërguari i Allahut (k.m.t.), i ka zbuluar një të fshehtë, njërës nga bashkëshortet e tij. Shumica e dërrmuese e komentuesve të Kuranit Famëlartë, janë të njëzëri, se kjo është Hafsa Bint Umeri. Madje i dërguari i Allahut (l.m.t.), e kishte urdhëruar këtë të fundit, që të mos ia kallëzonte askujt këtë të fshehtë. Megjithatë Hafsaja, ia ka rrëfyer këtë të fshehtë, një tjetër bashkëshorteje, Aishe Bint Ebi Bekrit. Kur i dërguari i Allahut (f.m.t.), i tërhoqi vërejtjen bashkëshortes së tij, për mosruajtjen dhe zbulimin e të fshehtës së dhënë, kjo e fundit dhe e çuditur e pyeti: “Vallë ku e di ti se unë e zbulova të fshehtën tënde?!” “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) iu përgjigj: “Më lajmëroi Allahu i Gjithëdijshëm dhe i Lajmëruar për gjithçka”.

“Ndërsa në lidhje, me pjesën e mbetur të ajetit: “sepse zemrat tuaja tanimë janë lëkundur”, me këtë perceptojmë se këshillimi hyjnor, i drejtohet dy bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.), Aishesë dhe Hafsasë. Arsyeja kryesore e këtij këshillimi hyjnor, është se ato e tradhtuan porosinë e të dëguarit të Allahut (f.m.t.) dhe kështu e lënduan atë. Si rrjedhojë Allahu (k.m.t.) i paralajmëroi, që ato të dyja të pendoheshin dhe madje i qortoi, për sjelljen e tyre të shëmtuar, duke shpallur pikërisht ajetin e lartpërmendur kuranor: “sepse zemrat tuaja tanimë janë lëkundur”. “Duke u nisur nga ky ajet kuranor, arrijmë në përfundimin, se zemrat e tyre ishin lëkundur, nga ushqimi i dashurisë, nderimit, respektimit, ndaj bashkëshortit të tyre Muhammedit (p.q.m.t.)”. (15)

“Në këtë pikë të rëndësishme të programit tonë, duhet të qartësojmë se, me togfjalëshin “shumica e komentuesve”, të përdorur pak më lart nga Ibn Nasir Sa’diu, duhet të kuptojmë se ai po zhvillon një lojë fjalësh. Këtë e themi hapur, duke ditur me bindje të plotë, se shumica e komentuesve, janë të njëzëri se arsyeja e zbritjes së ajetit të sipërcituar, i drejtohet vetëm këtyre dy bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.), më saktësisht Aishesë dhe Hafsasë. Megjithatë dijetari uehhabist, Ibn Nasir Sa’diu, orvatet që të na krijojë iluzionin, sikur ajeti i mësipërm, ka zbritur për dikë tjetër dhe jo për këto të dyja (?!) “Por jo vetëm ky dijetar, por dhe komentues të tjerë uehhabistë, me qasje emeuiste, orvaten më të tëra mënyrat dhe mjetet e mundshme, që t’i “zbusin” dënimin dhe ndëshkimin e tyre, duke luajtur me kuptimin e fjalëve “lëndim, shkaktim vuajteje dhe ligësi”. Megjithatë ajetët kuranorë të Sures Tahrim, janë tejet të qarta dhe të prera, duke të mos lënë asnjë shteg, për manovrime të tilla qesharake!”

“Ndërsa tani në këtë pikë të thelbësore të programit tonë, duam të vëmë theksin, mbi një të vërtetë, jashtëzakonisht të çuditshme. Ne të tërë jemi dëshmitarë, që pala tjetër pra ajo e dijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, i drejtohet fëmijëve, të cilët nuk kanë arritur, ende moshën e pjekurisë, më saktësisht fëmijëve dhjetë ose pesmbëdhjetë vjeçarë, duke dalur me parrulla qesharake dhe poshtëruese, si bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), na paskan tradhtuar porosinë dhe shpalljen e Muhammedit (p.q.m.t.). (?!)

“Pra këta dijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, i mësojnë fëmijëve të tyre dhe femijëve të tjerë sauditë, se si bashkëshortet e të dërguarit të Allahut (l.m.t.) e paksan tradhtuar porosinë e bashkëshortit të tyre Muhammedit (p.q.m.t.). Askush nuk ka të drejtë, që të na akuzojë dhe aq më pak që na fajësojë, duke këmbëngulur më keq se mushka, se ne paskemi për synim, aludimin e një diçkaje tjetër. (Allahu na ruajttë (f.m.t.!) “Ne nuk vëmë absolutisht në diskutim, fisnikërinë dhe ndershmërinë e bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.). Askush të mos e diskutojë këtë të vërtetë të pamhueshme. Ne thjesht dhe vetëm, po sjellim faktet dhe shembujt, se si ato kanë tradhtuar, porosinë e të dërguarit të Allahut (k.m.t.)!”

“Për të shuar kurejshtjen e lexuesve të dashur dhe ndjëkesve tanë të nderuar, do t’i hedhim një vështrim librit mësimor, i cili studiohet, nga ana e nxënësve, të klasës së tretë fillore, në shkollat e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ky libër është shtypur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Mbretërisë së Arabisë Saudite, për vitin shkollor 1426-1427 sipas mërgatës islame (viti 2005-2006 sipas kalendarit gregorian)”.

“Dijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, gjatë komentimit të këtij ajetit kuranor: “Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju)”, theksojnë: “I dërguari i Allahut (l.m.t.), i kishte rrëfyer një të fshehtë njërës, nga bashkëshortet e tij. Kjo ishte Hafsaja. Më pas kjo e fundit, ia tregoi këtë të fshehtë Aishes!”

Dobitë dhe Mësimet e Kësaj Ndodhie

“Nga ndodhia e lartpërmendur, mësojmë se nuk është e lejuar, zbulimi i fshehtës së thënë, dikujt tjetër, sepse me këtë nënkuptojmë, tradhtinë ndaj njeriut, i cili na e ka besuar këtë të fshehtë!” (faqe 172)

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, mësuesit uehhabistë sauditë, i mësojnë nxënësit e tyre, se ishin pikërisht dy bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Aishe Bint Ebi Bekri dhe Hafsa Bint Umeri, kanë tradhtuar për herë të parë, të dërguarin e Allahut (f.m.t.). Ja pra me këtë edukatë dhe me këto mësime, rriten fëmijtë sauditë, në shkollat uehhabiste!”

“Gjithashtu ju e dini shumë mirë, se si i trajtojmë çështjet fetare. Ne kur nisim hetimin e një çështjeje të caktuar, e sqarojmë këtë të fundit, deri në imtësitë e saj më të vogla. Ndërsa ju hidheni menjëherë në sulm, si qentë e tërbuar duke lehur: “Këta nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur, bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.). Këta i nënçmojnë dhe i përçmojnë, ushqejnë armiqësi dhe urrejteje, ndaj bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.) (?!)

“Ne i kundërpërgjigjemi këtyre shpifjeve të ulëta, se nuk jemi ne përkundrazi jeni ju, ata të cilët i mësojnë fëmijëve tanë këto ndyrësira dhe poshtërsira, por jeni ju ata që rrënjosin fëmijëve sauditë këto paturpësi. Tani duam që t’u bëjmë thirrje, miliona muslimanëve sauditë, të cilët jetojnë në terrorin fetar dhe psikologjik të uehhabistëve, se janë pikërisht këta ta fundit, ata të cilët pohojnë më gjuhët e tyre, se janë bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) Aisheja dhe Hafsaja, ato të cilat e zbuluan të fshehtën e të dërguarit të Allahut (k.m.t.) dhe e tradhtuan porosinë e tij”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë, Muaffakun, nga Iraku”.

Muaffaku: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman sunnit, që jetoj në Republikën Arabe Irakiane. Ajo që dua të shpreh është, se ashtu siç kuptohet dhe nga ajeti i sipërcituar kuranor, bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) nuk janë penduar”.

I ftuari: “Alejkum selam! Jo vëlla i nderuar keni gabim, sepse në ajetin e mësipërm kuranor, nuk ka asnjë tregues, i cili thotë se dy bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) nuk janë penduar. Madje ajeti në fjalë, nuk dëshmon aspak, se ato të dyja, nuk i janë drejtuar  rrugës së pendimit. Sërish shtojmë se ne nuk kemi asnjë të drejtë, që ta keqinterpretojmë këtë ajet, sipas dëshirës sonë!”

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë, Ibrahimin, nga Rripi i Gazzës”

Ibrahimi: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman sunnit, i cili jetoj në Autoritetin Palestinez. Në fakt kam dëshirë që t’iu bëj dy pyetje. Pyetja ime e parë është: “Ajeti kuranor: “Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju)”, është i lidhur ngushtë me vijimin e tij: “sepse zemrat tuaja tanimë janë lëkundur”. “Them se me këtë nënkuptojmë se Allahu (l.m.t.) i ka lënë të lira, si Aishenë dhe Hafsanë, pra ia ka dhënë atyre lirinë e zgjedhjes, mes pendimit ose të mospendimit. Dua t’iu pyes: “Vallë a besoni me të vërtetë, se Aisheja dhe Hafsaja janë penduar sinqerisht tek Allahu (f.m.t.)?!” “Unë mendoj se nëse ato janë penduar atëherë, hyjnë brenda përfshirjes, së ajetit 116 të Sures Nisa: “Me të vërtetë Allahu nuk fal (mëkatin) që t’i përshkruhet Atij shok, ndërsa përveç këtij (mëkati), të tjerat i fal atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok Allahut, ai është i humbur dhe është larguar (nga e vërteta)”.

“Ndërsa pyetja ime e dytë është, citimi se arsyeja e zbritjes së Ajetit të Pastrimit, janë bahkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.). Këtë e them me bindje të plotë, sepse sipas meje edhe nëse këto dy bashkëshorte të Muhammedit (p.q.m.t.) kanë mëkatuar, sinqerisht nuk besoj se mëkati i tyre, është me përmasa aq të mëdha, sa t’i përjashtojë ato, nga përfshirja e tyre brenda termit të “Ehli Bejtit”, të përcaktuar në Ajetin e Pastrimit”.

Prezantuesi: “Vëlla i nderuar musliman. Lërmëni t’iu kujtoj se zotëri Sejjid Kemal Hajdari, përmendi përkufizimet e fjalës “ndyrësi”, të dijetar Alusiut dhe të Ibn Said Tufiut. Më pas shpjegoi në mënyrë të hollësishme, se sipas këtyre dy dijetarëve fjala “rixhs” (ndyrësi), nënkupton fajin, gabimin, mëkatin, ndëshkimin, papastërtinë, mangësinë, makutërinë, mediokritetin dhe mohimin e Allahut (k.m.t.)”.

Ibrahimi: “Ndërsa fjala “ndyrësi”, e cila kalon në ajetin e mësipërm kuranor, i bart të tëra këta kuptime. Për më tepër kjo sjellje, është një tradhti e hapur, e cila kërkon pendim të sinqertë dhe të thellë. Tani natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë a i ka pastuar Allahu i Madhëruar tërësisht bashkëshortet e Muhamedit (p.q.m.t.), për të cilat bën fjalë ajetët e Sures Tahrim?!” “Vallë si do ta zgjidhim këtë mosmarrëveshje, të lindur nga kjo gjendje e nderë?!” “Gjithashtu unë jam i mendimit se me pastrim, duhet të kuptojmë pastrimin nga përshkrimi shok i Allahut (l.m.t.)”

Prezantuesi: “Po por pastrimi nga përshkrimi shok i Allahut (f.m.t.), nuk i përket vetëm anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), o vëlla musliman”.

I ftuari: “Alejkum selam!  Fillimisht le t’ia nisim nga pyetja e parë, e cila ka të bëjë me mospendimin e Aishe Bint Ebi Bekrit dhe Hafsa Bint Umerit. Tani të drejtohem ty, o vëlla i nderuar musliman, duke të rrëfyer se, nëse i hedhim një vështrim historisë islame, do të vërejmë se ata kanë kryer disa veprime të pahijshme. Për ta ilustruar sa më mirë këtë, dua të përmend këtu shembullin e kryengritjes së padrejtë, të nënës së besimtarëve, më saktësisht Aishe Bint Ebi Bekrit, kundër prijësit të katërt të ligjshëm të besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.), në Luftën e Xhemelit “Devesë”. Tani unë dua të të pyes ty: “Vallë a është penduar Aisheja nga kjo kryengritje?!” “Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), këtë çështje do ta trajtojmë më vonë, kur t’i vijë radha, pra në programin e saj përkatës”.

“Ndërsa tani do të kisha një lutje dhe një kërkesë nga vëllëzërit tanë. Ju lutem mos dilni jashtë kornizës së çështjes në fjalë që po shqyrtojmë. Tani dhe njëherë iu vë në dijeni të faktit se, çështja që po trajtojmë, është nëse bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), kanë mëkatuar ose nuk kanë mëkatuar. Përgjigjia e kësaj pyetje, gjendet lehtësisht në rrëfimin e Aishe Bint Ebi Bekrit dhe Hafsa Ibn Umerit, të cilat kanë pranuar botërisht se kanë mëkatuar. Ndërsa për sa i përket pyetjes: “Vallë a janë penduar këto të fundit, nga kryerja e këtij mëkati, kjo është plotësisht një çështje tjetër”.

“Tani le të kalojmë në pyetjen e dytë. Ju theksoni se mendimi juaj, është se me fjalë pastrim, ju kuptoni pastrimin, nga përshkrimi shok i Allahut (l.m.t.). Ndonëse ne respektojmë mendimi tuaj, duam të shtojmë se, duke u mbështetur në sqarimet e gjuhëtarëve dhe leksikografëve më të mëdhenj, se me fjalën “ndyrësi”, kuptojmë diçka të papastër, pra të pistë. Tani iu drejtohem me pyetjen: “Vallë a gjendet ndonjë pisllëk më i madh se hidhërimi, lëndimi, ligësia dhe shkaktimi i vuajtjes ndaj Muhammedit (p.q.m.t.)?!”

“Rishtas iu bëj të qartë se ne respektojmë mendimin tuaj, megjithatë shpjegimi i dhënë nga ana e dijetaravë dhe leksikografëve, nuk përputhet aspak me mendimin tuaj. Dijetar Alusiu thotë: “Me fjalën “ndyrësi”, të cekur në ajetin e lartpërmendur, kuptojmë në mënyrë metaforike kryejen e një mëkati!” “Ndërsa  Mahir Habushiu, i cili është komentuesi i veprës me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), e dijetar Alusiut, gjatë komentimit të ajetit të lartpërmendur shënon: “Me fjalën “ndyrësi”, kuptojmë gjithçka të pështirë, të një njeriu, si fjala vjen, të ngrënit, të pirit dhe sjelljet e tij, të cilat medoemos, ia neverisin vetveten, njerëzve të tjerë!” “Tani duam ta mbyllim programin kësaj mbrëmjeje me pyetjen retorike: “Vallë a gjendet ndonjë sjelljeje më e shëmtuar dhe e pamoralshme dhe një veprim më i pahijshëm se sa hidhërimi, lëndimi, ligësia dhe shkaktimi i vuajtjes ndaj të dërguarit të Allahut (f.m.t.) Muhammedit (p.q.m.t.)?!”

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu (k.m.t.) qoftë i kënaqur nga ju. Për më tepër duam të sqarojmë, se dhe ne i bashkangjitemi, sqarimeve të çmuara të zotërisë sonë të nderuar. Në dashtë Allahu (l.m.t.), do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.))”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

  1. Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebu’l-Methani”” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 296, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Botimi i Parë.
  2. Nexhmuddin Ebu Rebi Sulejman Ibn Abdulkaui Ibn Abdulkerim Ibn Said Tufiu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 3, fq. 112, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Katërt.
  3. Dijetari i Ndjerë Bashkëkohor Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 854.
  4. Hafidh Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Ibn Kajmaz Shemsuddin Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 2, fq. 192.
  5. Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebu’l-Methani”” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 296, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Botimi i Parë.
  6. Muhammed Ibn Ismail Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 3, fq. 314, Hadithi Nr: 4914, 4915, Shtëpia Botuese: “Bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.).
  7. Muhammed Ibn Ismail Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 2, fq. 647, Kreu i Shkurorëzimit, Hadithi Nr: 33, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi Nga Shejh Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Eseriu, Shtëpia Botuese: “Mirëia”.
  8. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit Të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 1, fq. 346, Shënimi Dhe Vërtetimi Nga Dijetari i Ndjerë Bashkëkohor Shqiptar, Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.
  9. Imam Ebu Muhammed Husejn Ibn Mes’ud Begauiu, “Mealimu’t-Tenzili” (Udhëimet e Zbritjes), vëll. 4, fq. 426, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Muhammed Abdullah Nimri, Uthman Xhumaja, Sulejman Muslimi, Shtëpia Botuese: “Begatia”, Botimi i Tretë.
  10. Ebu Abdurrahman Ibn Ebi Hasani, ose siç njihet ndryshe Ibn Xheuziu, “Zadu’l-Mesiri Fi’l-Ilmi’t-Tefsiri” (Shtimi i Kthimit Në Shkencën e Komentimit), vëll. 8, fq. 310, Shtëpia Botuese: “Institucioni Islam”.
  11. Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ahmed Ibn Ebi Bekri Kurtubiu, “Xhamiu’l-Ahkami’l-Kur’ani ue’l-Mubini Lima Tadammanehu Mines’s-Sunneti ue Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Gjykimeve Kuranore të Qarta, Sipas së Cilës Është Përcaktuar Sunneti Dhe Thelbi i Kur’anit), vëll. 21, fq. 83, 84, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu.
  12. Ibn Adil Dimeshkiu, “Tefsiru’l-Lubabi Fi’l-Ulumi’l-Kitabi” Komentimi i Thelbit të Shkencës së Librit), fq. 197, 198.
  13. “Tefsiru’l-Mujesseri” (Komentimi i Lehtësuar), fq. 560.
  14. Dijetar Abdurrahman Ibn Nasir Sa’diu, “Tesiru’l-Kerimi’r-Rahmani Fi’t-Tefsiri’l-Kelami’l-Mennani” (Mbresa e të Nderuarit të Mëshirëplotit në Komentimin e Fjalës Fisnike), Parathënie Nga Abdullah Ibn Abdulaziz Ukajli Dhe Muhammed Ibn Salih Uthejmini.
  15. Dijetar Abdurrahman Ibn Nasir Sa’diu, “Tesiru’l-Kerimi’r-Rahmani Fi’t-Tefsiri’l-Kelami’l-Mennani” (Mbresa e të Nderuarit të Mëshirëplotit në Komentimin e Fjalës Fisnike), fq. 1035, Parathënie Nga Abdullah Ibn Abdulaziz Ukajli Dhe Muhammed Ibn Salih Uthejmini.

 

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të


Vijon...



Burimi : Medya Şafak