Imam Khamenei: Bahrejnasit më të shtypurit, por ata patjetër do të arrijnë fitoren

  • Imam Khamenei
Publikuar në Nën. 1, 2016, 2:03 p.m.

Imam Khamenei i shqetësuar për gjendjen e Bahrejnit dhe beson se populli i Bahrejnit janë duke u shtypur.

Deklaratat e Imam Khameneit rreth Bahrejnit:

Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën e Bahrejnit. Populli i Bahrejnit është duke u shtypur. Disa premtime janë bërë për ta, por këto premtime nuk janë mbajtur. Populli i Bahrejnit është një popull i pafajshëm dhe i shtypur. Natyrisht çdo lëvizje që bëhet për hir të Allahut dhe është i shtyrë nga përcaktimi, patjetër do të arrijë fitoren. Kjo është e vërtetë kudo dhe Bahrejni nuk është një përjashtim.

Natyrisht, midis popujve,  populli i Bahrejnit është më i shtypuri. Kjo është për shkak se ka pasur një ndërprerje të lajmeve në botë në çështjet e Bahrejnit. Nuk ka logjikë njerëzore dhe globale që kërkesën e tyre e quan  të paligjshme. Kërkesa e tyre është e ligjshme, por ata janë të shtypur. Ata janë injoruar totalisht nga mediat dhe ata kanë qenë edhe objekt i propagandës konstante negative. Sigurisht, kjo propagandë  është e kotë dhe me ndihmën e Allahut, njerëzit e Bahrejnit  do të arrijnë fitoren.
Një shembull  i qartë, vëreni  sot të gjitha kompanitë e mediave të botës janë duke u përpjekur për të izoluar popullin e Bahrejnit dhe lëvizjen e tyre. Cila eshte arsyeja? Arsyeja është se çështja është një çështje e muslimanëve Shia-Sunni: ata duan për të nxitur përçarje. Ata duan që muslimanët të ndahen, të përçahen. Nuk ka dallim në mes të muslimanëve të devotshëm të cilët kanë një tendencë të drejt dhe kanë emërtime Islame. Islami është Besimi që të gjithë e kanë të përbashkët. Uniteti i Umetit Islam është aspekti që të gjithë e kanë të përbashkët. Sekreti prapa fitores dhe vazhdimit të lëvizjes është mbështetja në Zotin, besimin tek Ai dhe mbajtja e unitetit në vazhdimësi.

Ne shprehëm pikëpamjen tonë në mënyrë të qartë. Ne kurrë nuk u frikësuam  nga kërcënimet  e të ashtuquajturave fuqitë e botës. Ne nuk i kushtojmë vëmendje kërcënimeve të tyre.  Ne e shpallim pozicionin tonë të drejtë në mënyrë të qartë. Qëndrimi i drejtë është se populli i Bahrejnit ka të drejtë të protestojë. Ju mund të diskutoni për këtë me secili person që kupton.  Shpjegoni gjendjen e tyre. Shpjegoni mënyrën se si populli  i Bahrejnit është duke u qeverisur nga një qeveri shtypëse.

Shpjegoni se çfarë sundimtarët bëjnë për të përfituar nga ky vend i vogël. Pastaj të shohim nëse ata dënojnë sistemin qeverisës apo jo. Ata janë duke bërë një gabim: konfrontimi me popullin është i padobishëm. Ju mund të bëni presion mbi popullin me dhunë dhe keni mundësi për të shtypur kryengritjen për një kohë të shkurtër, por kryengritja nuk do të shuhet.  Ju do t’i shtypëni më tej njerëzit për çdo ditë.  Një ditë ju do të humbni kontrollin e situatës, dhe atëherë do të jetë e pamundur për ju për të vënë gjërat në rregull. Ata janë duke gabuar. Qeveria e Bahrejnit  dhe ata që dërgojnë forca në Bahrejn janë duke bërë një gabim të rëndë. Ata mendojnë se mund të asgjësojnë lëvizjen popullore përmes këtyre gjërave. 



Burimi : Khamenei.ir