Venezuela kritikon ashpër politikën luftënxitëse të Shtëpisë së Bardhë

Publikuar në Tet. 21, 2016, 9:35 a.m.

Zv/presidenti i parë Venezuelës ka deklaruar se Amerika po vazhdon politikën e saj luftënxitëse ndaj Amerikës Latine.

Agjencia e lajmeve zyrtare të Venezuelës AVN, njoftoi se Diosdado Kabio, zv/presidenti i parë i Venezuelës, të mërkurën deklaroi se Amerika me pretekst të dërgimit të ndihmave në vendet e Amerikës Latine, po vazhdon politikën luftënxitëse të saj.

Diosdado Kabio shtoi se autoritetet amerikane akoma janë duke shfrytëzuar negativisht situatën në Haiti të krijuar nga stuhia dhe përmbytjet e fundit në këtë vend. Sipas zv/presidentit të parë të Venezuelës, vendet si Kuba dhe Venezuela duke dërguar mjekë po bëjnë përpjekje për të ndihmuar popullin e Haitit.

Qeveria e Venezuelës së fundi ka dërguar 700 ton ndihma humanitare në Haiti, ndërsa me dërgimin e automjeteve dhe buldozerëve po ndihmon këtë vend për pastrimin e rrugëve dhe për ndërtimin e urave. Stuhia dhe përmbytjet e fundit në Haiti kanë shkaktuar shpërnguljen e mbi 68 mijë personave në Haiti.