Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Njëzeteshtatë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Tet. 19, 2016, 7:49 p.m.

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Tani ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta dinë faktin se, dijetari i ndjerë bashkëkohor shqiptar, Shejh Albani ka shënuar se, kur bashkëshortja e nderuar e Muhammedit (p.q.m.t.), Aishe Bint Bekri dëgjoi, lehjet e qenërve të Hauebit, mund të themi se ajo mori rrugën e kthimit. Megjithatë hadithi, është një tegues i qartë, se kjo e fundit, jo vetëm që nuk u kthye pas, por vijoi përpara. Pohojmë se kjo është një sjellje, e cila nuk i ka hije, nënës së besimtarëve dhe shtojmë pa dyshimin më të vogël, se kryengritja e nënës së besimtarëve, kundër Imam Aliut (p.m.t.), ishte një gabim rrënjësor”.

Prezantuesi: “I nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ndjekësit tanë të nderuar, duan të dinë, se cilët janë argumentët fetarë, të cilët përjashtojnë kategorikisht përfshirjen e bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), brenda termit të “Ehli Bejtit”, përveç Ajetit të Pastrimit?!” “Gjithashtu ju përshëndesim, me përshëndetjen më të bukur islame: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të njëzeteshtatë, me titullin: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Hadithi Thekalejn”. “Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar”.

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (l.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor”.

“Në të vërtetë, nuk dua të hyj nxitimthi, në sqarimin e kësaj çështjeje. Tani një besimtar musliman, mund të ngrejë pyetjen: “Vallë cili është qëllimi, i përqendrimit tonë, mbi çështjen e përfshirjes ose të përjashtimit, të bashkëshorteve, të Muhammedit (p.q.m.t.), brenda termit të Ehli Bejtit. Themi se para së gjithash, duhet të pranojmë dhe të jemi njëzëri, mbi faktin se ajeti 33, i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur për  përkufizimin e këtyre pesë anëtarëve: “Muhammedit (p.q.m.t.), Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) dhe asnjë tjetër. Madje ky besimtar musliman, mund të shtrojë pyetjen: “Vallë cilët janë dobitë që përfitojmë, nga njohja e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)?!”

“Ne si bashkësi besimtarësh dhe dijetarësh shiitë, përgjigjemi se kjo është një çështje, që bart në rëndësi jetike. Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), do të sqarojmë në mënyrë të hollësishme, se cilët janë dobitë që përfitojmë, nga njohja e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), të cilët ceken në ajetin e lartpërmendur. Tani për tani, duam t’iu ju bëjmë ftesë lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, që të tregohen të durueshëm, sepse gjatë këtyre programeve të shqyrtuara me kujdes, ne kemi trajtuar çështjet të cilat, janë të gërshetuara më njëra-tjetrën. Citojmë se ndjekësit të cilët, nuk i kanë ndjekur rregullisht, programet tona paraardhëse, mund të mos i kuptojnë ashtu siç duhet, përfundimet e arritura, të cilët kanë të bëjnë, me përmasën fetare dhe të kredos islame të Kur’anit Famëlartë”.

“Megjithatë ndjekësit tanë të nderuar, të cilët kanë ndjekur dhe ndjekin në mënyrë të vazhdueshme, serinë e programeve tona, do të kujtohen për përkufizimin, e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), të përcaktuar nga ana e Muhammedit (p.q.m.t.), duke u mbështetur në argumentët e padiskutueshëm fetarë, si Ajeti i Pastrimit, Ajeti i Përkufizimit, Hadithi Thekalejn, Hadithi i Mbulimit dhe Hadithi i Mbylljes së Dyerve”.

“Madje shpjeguam se, me termin e “Ehli Bejtit”, i cili është përdorur në Hadithin Thekalejn, duhet të kuptojmë përkufizimin e veçantë, të thënë nga Muhammedi (p.q.m.t.) dhe nuk duhet të ngatërrohemi, duke kuptuar përkufizimin e këtij termi, në këndvëshrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor. Për më tepër shtuam, se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të cilët janë: “Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), Imam Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), Imam Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Imam Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Ne kemi dëshmuar dhe faktuar, disa argumentë fetarë, gjatë zhvillimit të programeve tona. Sërish ne kemi përshkruar dhe argumentët leksikografikë dhe gjuhësorë. Më pas kemi sqaruar se njëri nga argumentët fetarë është se termi “bejt” (shtëpi), është përdorur në njëjës, ndërsa termi “ehl” (njerëz), është përdorur në shumës. Ndërsa një argument tjetër, është mbulimi i të dërguarit të Allahut (l.m.t.), brenda veshjes së tij të leshtë dhe të zezë, të pesë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.) duke thënë: “Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im”, në shtëpinë e bashkëshortes së tij Ummu Selemesë, si dhe mospërfshirjen e kësaj të fundit, brenda kësaj veshjeje”.

Prezantuesi: “Lërmëni t’iu rikujtojmë faktin se, në njërën anë, anjëra nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk ka pretenduar kurrë, përfshirjen e saj brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ndërsa në anën tjetër, përmendim qëndrimin e Muhammedit (p.q.m.t.), për gjashtë ose shtatë muaj rresht, përpara shtëpisë së Imam Aliut (p.m.t.) dhe Fatime Zehrasë (p.m.t.), thirrjen e tyre për faljen e namazit të sabahut, leximin dhe përkufizimin e Ajetit të Pastrimit, shpjegimin e një pjese të madhe komentuesish të Kur’anit Famëlartë, të arsyes së zbritjes së këtij ajeti, si dhe përcaktimin e një pjesë tjetër dijetarësh, se brenda termit në fjalë, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar (p.m.t.) dhe askush tjetër. Citojmë se të tëra këto çështje, i kemi sqaruar në programet tona paraadhëse”.

I ftuari: “Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (f.m.t.), në programin e kësaj mbrëmjeje të këndshme, do të shqyrtojmë argumentin e brendshëm. Fillimisht shtrojmë pyetjen: “Vallë cilët jana ata anëtarë, që përfshihen brenda këtij termi?!” “Pohojmë se një pjesë e argumentëve, janë të lidhur me arsyen e zbritjes së ajetit, ndërsa një pjesë tjetër, është e lidhur me kuptimin e tij gjuhësor dhe leksikografik, një pjesë tjetër, është e lidhur me kuptimin e tij tekstual, ndërsa pjesa e mbetur, ka të bëjë me hadithët e shënuar për këtë çështje. Themi se ky është një argument dëshmues, i cili ka të bëjë me përmbajtjen e ajetit përkatës. Me synimin e kuptimit, sa më të mirë të përkufizimit tim, do ta ilustrojmë me një shembull:

“Në ajetin 119, të Sures Teube thuhet: “O ju besimtarë! Frikësohuni Allahut dhe qëndroni bashkë me besnikët”. “Tani me të drejtë ngrejmë pyetjen: “Një njeri i cili, është i njohur si gënjeshtar i mirëfilltë, a mund të ketë të drejtën e pyetjes: “Vallë përse unë nuk përfshihem, brenda termit “të besnikëve”?!” “Nëse ky i fundit, pretendon diçka të tillë, atëherë këtij njeriu i përjigjemi duke theksuar: “Ajeti i lartpërmendur është si vijon: “Frikësohuni Allahut dhe qëndroni bashkë me besnikët”. “Ndërsa ti jo vetëm që nuk je një njeri besnik, por përkundrazi je një gënjeshtar i madh, kështu që ti nuk mund të bësh pjesë, brenda ajetit të sipërcituar, sepse ti bie tërësisht ndesh, me përmbajtjen e ajetit të mësipërm”.

“Tani u bëjmë të qartë, lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, se kjo dukuri islame, emërtohet si “huruxhu’l-meudui” (thelbi i çështjes) dhe “huruxhu’l-tahassusi” (thelbi i përcaktimit)”. (1)

“Tani u bëj ftesë lexuesve tanë të dashur dhe njdekësve tanë të nderuar, që të përqendrohen në këtë pikë, se Ajeti i Pastrimit na e sqaron shumë qartë, se qëllimi i zbritjes së tij, është pastrimi hyjnor i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.) nga ndyrësia e mëkateve. Lërmëni të shtojmë se ajeti i në fjalë, nuk ka nevojë për sqarime të mëtejshme, sepse është tejet i qartë. Ajeti 33, i Sures Ahzab, është si vijon: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, “Tani për tani, nuk kemi për synim dhe nuk duam të hyjmë në shpjegimin e imtësishëm të këtij ajeti, sepse tani për tani, nuk po merremi me shqyrtimin e Ajetit të Pastrimit, në mënyrë gjithëpërfshirëse”.

“Megjithatë duam të përmendim faktin se Allahu (f.m.t.), na bën të ditur për dëshirën dhe vullnetin e Tij, duke e nisur ajeti 33 i Sures Ahzab, i cili është si vijon: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, “Pohojmë se arsyeja e kësaj është, sepse vetë Allahu i Madhërishëm, me të vërtetë bën të ditur botërisht, se ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, është i kufizuar vetëm, me këta pesë anëtarë të bekuar (p.m.t.) dhe se përjashton gjithë të tjerët!  Më tej kemi shtuar se, asnjë ajet tjetër kuranor, nuk i drejtohet në këtë mënyrë bijve, fëmijëve dhe anëtarëve të familjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Me fjalë të tjera në Kur’anin Fisnik, nuk do të gjejmë asnjë thënie të ngjashme më ajetin e lartpërmendur, madje as për familjen e të dërguarve si Ibrahimi (p.m.t.), Imrani (p.m.t.) dhe Musai (p.m.t.). Ndërsa ajeti 33 i Sures Ahzab, bën fjalë dhe ka zbritur vetëm e vetëm, për përcaktimin dhe përkufizimin, të këtyre anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.

“Gjithashtu lejomëni t’iu nënvizojmë faktin se, folja e përdorur në Ajetin e Pastrimit, i cili është si vijon: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, është përdorur në kohën e tashme, “juridu” (ka për qëllim) ose më saktë në kohën e gjërë, sepse nuk është e përkufizuar, vetëm për atë kohë, në të cilin zbriti, por e ruan vlefshmërinë e veprimit të saj, deri në fundin e kohërave. E thënë ndryshe, folja “juridu” (dëshiron), tregon vazhdimësi të veprimit, sepse është në kohën e gjërë. Për më tepër dhe vijimi i ajetit të lartpërmendur: “të largojë ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, e sqaron dhe e përkufizon, në mënyrën më të bukur këtë fakt”.

“Një besimtar musliman, vetvetiu mund mund të pyesë: “Dëshira dhe vullneti i Allahut (k.m.t.), përcakton dhe përzgjedh përkufizimin e këtyre anëtarëve të bekuar (p.m.t.), sepse Allahu (l.m.t.), ka përjashtuar në mënyrë kategorike, përfshirjen e të tjerëve. Në ajetin 82, të Sures Jasin thuhet: “Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij i vetëm është: “Bëhu!” dhe ai send menjëherë bëhet”.

“Për më tepër, ne u kemi dhënë përgjigje përfundimtare, duke i zhdukur të tëra dyshimet në veprat tona me titull: “Ismet” (Pafajësia), “Bahthun Haule’l-Imameti” (Çështja Rreth Udhëheqjes), “Rasihune Fi’l-Ilmi” (Dijetarët e Fesë). Sërish ne i kemi dhënë përgjigje, të tëra këtyre pyetjeve dyshimeve, në kontekstin e këtij ajeti kuranor. Gjithsesi tani për tani, ne nuk mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, sepse nuk po merremi, me shqyrtimin e saj të fundit”.

“Fillimisht duhet të sqarojmë, në mënyrë të imtësishme, kuptimin e fjalës “rixhs” (ndyrësi). Ja pra pikërisht tani, pa humbur kohë aspak, do të kalojmë në trajtimin, e disa veprimtarive të bashkëshorteve, ose të disa bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.), për t’i emërtuar ato si “rixhs” (ndyrësi) ose jo. Duke u mbështetur në argumentët e padiskutueshëm fetarë, në ajetët kuranorë dhe hadithët e vërtetë të Muhammedit (p.q.m.t.), shumica e dijetarëve muslimanë, janë të njëzëri, mbi faktin se, disa bashkëshorte të Muhammedit (p.q.m.t.), ndonëse kanë dhënë miratime, janë zhytur në “ndyrësi dhe kryerje mëkatesh”.

“Si rrjedhojë, duke u nisur nga këta fakte, pohojmë se ndonëse bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), kanë dhënë miratime, këto të fundit sërish kanë gabuar dhe janë ndotur në “ndyrësi dhe kryerje mëkatesh”. Sipas këtyre të dhënave të pamohueshme, shtrojmë pyetjen retorike: “Vallë a mund të bëhet fjalë, për pëfshirjen e bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.), brenda termit të “Ehli Bejtit”?!” “Theksojmë se të tërë ne, e dimë shumë mirë, përgjigjen e kësaj pyetjeje, pra se bashkëshortet e Muhammedit (p.qm.t.), janë të përjashtuara rreptësisht, nga përfshirja brenda termit në fjalë. Me fjalë të tjera, Ajeti i Pastrimit, ka përkufizuar brenda këtij termi, vetëm pesë anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Me synimin e perceptimit, të sa më të mirë, të këtij shembulli e ilustrojmë, me ajetin e sipërcituar kur një njeri i cili njihet si një gënjeshtar, nuk mund të pretendojë assesi, se përfshihet në gjirin e njerëzve besnikë”.

“Ja pra ashtu siç e keni kuptuar tanimë dhe ju, orvatjet dhe shpjegimet tona, do të zhvillohen në drejtimin e përkufizimit, të fjalës “ndyrësi” dhe se cilët përfshihen brenda kësaj fjale”.

“Në veprën e tij me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimit), dijetar Alusiu, është një tjetër dijetar, i cili ka shqyrtuar këtë fjalë. Ky i fundit citon: “Në të vërtetë fjala “rixhs”, do të thotë “ndyrësi”, ndërsa sipas kuptimit terminologjik, të dhënë nga ana e shumicës së gjuhëtarë, fjala “rixhs” (ndyrësi), do të thotë “të kryesh një mëkat”.

“Ndërsa sipas dijetar Suddiut, fjala “ndyrësi”, nënkupton “mëkatin”, sipas gjuhëtar Zexhxhaxhiut, fjala “ndyrësi”, nënkupton “kryerjen e mëkatit”, sipas leksikograf Ibn Zejdiut, fjala “ndyrësi”, nënkupton “shejtanin e mallkuar”, ndërsa sipas Imam Hasanit (p.m.t.), fjala “ndyrësi”, nënkupton “përshkrimin shok të Allahut (f.m.t.). Madje disa gjuhëtarë dhe leksikografë, janë të mendimit se fjala “ndyrësi”, nënkupton dhe një njeri dorështrënguar dhe shpirtvogël. Ndërsa disa të tjerë, janë shprehur se fjala “ndyrësi”, nënkupton shpikjen e risive dhe ndjekjen e epsheve. Madje shumica dërrmuese e dijetarëve, ndajnë mendimin se fjala “ndyrësi”, nënkupton mëkatin, ndëshkimin, papastërtinë, mangësinë, makutërinë, mediokritetin dhe mohimin e Allahut (k.m.t.)”. (2)

“Duke u mbështetur, në përkufizimet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se, një besimtar musliman, i cili ka mëkatuar, pra është përlyer me ndyrësi, nuk mund të përfshihet brenda Ajetit të Pastrimit, gjithashtu nëse vërtetohet se nëse, bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), kanë mëkatuar rëndë dhe se duhet të pendohen sinqerisht, për kryerjen e mëkatit të tyre, sërish nuk mund të përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit” të përcaktuar nga Ajeti i Pastrimit. Pra me këtë kuptojmë, se ky ajet kuranor, i drejtohet vetëm njerëzve të përsosur, të cilët e meritojnë plotësisht pastrimin hyjnor”.

“Kjo gjendje mbetet e pandryshuar dhe diçka e mangët dhe e metë, cilësohet si “ndyrësi”. Pra edhe njëherë duke iu rikujtuar, lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, kuptimet gjuhësore dhe leksikografike, pohojmë se fjala “ndyrësi”, kuptojmë mëkatet, kryengritjet, kundërshimet, padrejtësitë, magësitë dhe risitë. Pra ai besimtar musliman, i cili kryen njërin nga këto mëkate, ai është i përlyer dhe zhytur në ndyrësi, edhe nëse pendohet sinqerisht, rishtas ai nuk mund të pastrohet nga “ndyrësia”, e cila ceket në Ajetin e Pastrimit. Prandaj shtojmë se ky i fundit, përjashtohet nga dëshira dhe vullneti i pastrimit hynor. E citojmë këtë, sepse në rast se ai, do të ishte përfshirë, nga dëshira e pastrimit hyjnor, pa më të voglin dyshim, ai nuk do ta kryente këtë mëkat”.

“Tani një besimtar musliman, me të drejtë mund të ngrejë pyetjen: Në ajetin 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, fjala “ndyrësi”, është përdorur në trajtën e shquar, pra në fillim të saj, gjendet dy shkronjat “elif” dhe “lam”, sepse në rast të kundërt, ajo do të mbaronte me dy shkronja “nun”. Me këtë nënkuptojmë, se duke u nisur nga veprat e morfologjisë së gjuhës arabe, arrijmë në përfundimin se në rast se fjala, është në trajtën e shquar, atëherë themi se kjo është fjalë, është në numrin njëjës. Si rrjedhojë Allahu (k.m.t.), në ajetin e lartpërmendur urdhëron për “ndyrësinë”, në numrin njëjës dhe jo për “ndyrësitë”, në numrin shumës. Kështu që një besimtar musliman, mund të shtrojë pyetjen: “Vallë a bëhet fjalë, vetëm për një “ndyrësi”, ose për pastrimin nga të tëra llojet e “ndyrësive”?!”

“Tani le t’i hedhim një vështrim, përkufizimit të dijetar Alusiut. Ky i fundit pohon se trajta e shquar me dy shkronjat “elif” dhe “lam”, të cilat vendosen, në fillim të fjalës “ndyrësi”, ose shprehin gjininë, ose shprehin diçka në mënyrë gjithëpërfshirëse”. (3)

“Megjithatë para së gjithash, dijetar Alusiu, na shpjegon se fjala “ndyrësi”, përfshin brenda saj dhe kuptime si të tëra llojet e mëkateve, mangësive dhe të metave. Pikë së dyti, trajta e shquar me dy shkronjat “elif” dhe “lam”, në fillim të fjalës, përfshin të tëra llojet e ndyrësisë. Lërmëni t’iu kumtojmë se, të njëtjat shpjegime dhe sqarime, ka dhënë dhe një dijetar hanbelit, të cilin do ta sqaromë më gjërësisht më poshtë”.

“Ashtu siç e kemi përsëritur dhe në programet tona paraadhëse, e përsërisim dhe këtu, se në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), dijetari hanbelit Nexhmuddin Tufi Hanbeliu, është në dijetar hanbelit, i cili i ka shkruar të tërë veprat e tij, në përputhje të plotë, me shkollën juridike hanbelite. Këtë çështje e cek dhe analisti dhe vërtetuesi i kësaj vepre, Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, i cili në parathënien e kësaj vepre”.

“Ndërsa Abdulal Atue përshkruan: “Nexhmuddin Tufi Hanbeliu, është një dijetar dhe jurist i lidhur, me doktrinën juridike hanbelite, i cili i ka shkruar të tëra veprat e tij, në përputhje me doktrinën dhe shkollën juridike të Imam Ahmed Ibn Hanbeliut. Ndërsa dijetar Merdeuiu, gjatë renditjes së dijetarëve të zgjuar, që kanë kryer analizime dhe kanë dhënë miratime fetare, e ka renditur Nexhmuddin Tufi Hanbeliun, në mesin e dijetarëve dhe juristëve, më të mëdhenj dhe më të njohur të doktrinës hanbelite”. (4)

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, në përkufizimet e sipërcituar, theksojmë se Nexhmuddin Tufi Hanbeliu, është një analist, dijetar dhe jurist hanbelit, i cili ka dhënë shumë miratime fetare. Për më tepër, dijetar Merdeuiu shton: “Si përfundim, dua të sqaroj dy gjëra të rëndësishme, mbi këtë dijetar të shquar. Ibn Rexheb Hanbeliu, e ka akuzuar këtë dijetar, se i përket doktrinës shiite. Por këtë aludim e ka hedhur poshtë, tërësisht një analist dhe vërtetues dhe profesor bashkëkohor, i cili është akademik, në Universitetin e Ezharit, në kryeqytetin egjiptian të Kajros. Ajo që duam të shpalosim, është se nuk ka rëndësi nëse ky dijetar, e ka hedhur poshtë, rrëzuar ose shkatërruar, tërësisht aludimin e Ibn Rexheb Hanbeliut, por ajo që ka rëndësi për ne, është se Ibn Said Tufi Hanbeliu e ka shkruar veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), tërësisht sipas doktrinës dhe shkollës së mendimit hanbelit, që nga fillimi deri në fund dhe se në veprën e lartpërmendur, nuk gjendet asnjë gjurmë ose shenjë e vetme, që të ka të bëjë me doktrinën dhe shkollën e mendimit shiit”. (5)

“Madje nënvizojmë faktin se dijetar Tufiu, është akuzuar padrejtësisht, se ka ndjekur doktrinën shiite, si dhe për çlirimin e tij, nga këto akuza të rreme, janës shkruar shumë vepra. Ashtu siç ka përkufizuar dhe Abdullah Atue, Nexhmuddin Hanbeli Tufiu, i ka shkruar të tëra veprat e tij, në përputhje të plotë, me doktrinën dhe shkollën e mendimit hanbelit. Për më tepër, lërmëni t’iu shpalosim, se në asnjë pjesë të veprës së tij, nuk gjenden gjurmë të doktrinës shiite, që të mund të akuzohet, fajësohet dhe cilëoshet si një dijetar shiit. Këto pohime rrënjësore, rrëzojnë njëherë e mirë, aludimin se dijetarët dhe besimtarët e shkollës së Ehli Bejtit, janë njerëz të paditur dhe se nuk mbështeten në dijet fetare islame, por ecin kuturu nëpër errësirë. Të tërë këta argumentë kokëfortë, tregojnë se fragmenti i cili sapo lexuam, nga vepra e tij, është shkruar tërësisht, sipas normave dhe rregullave të doktrinës dhe shkollës së mendimit hanbelit”.

“Në këtë të pikë të rëndësishme të programit tonë, lejomëni t’iu bëjmë të qartë se Nexhmuddin Hanbeli Tufiu, ka cekur tre argumentë themelorë. Argumenti i parë, është se ai shpreh mendimin se me fjalën “ndyrësi”, kuptojmë si mangësitë, të metat ashtu edhe mëkatet e kryera të një njeriu. Por duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse dijetar Nexhmuddin Hanbeli Tufiu, kur përmend se kuptojmë mangësitë, nuk e ka fjalën për mangësitë dhe të metat fizike të një njeriu, por sipas tij me fjalën mangësi, duhet të kuptojmë kryerjen e fajit, të gabimit, ose të mëkatit të një njeriu. Nëse një njeri ka gabuar, atëherë themi se është ndotur. Për më tepër Nexhmuddin Hanbeli Tufiu, i cilëson gabimet jetike, si mangësitë më të shëmtuara të një njeriu. Gjtihashtu ai e cilëson si mangësi dhe gabimin më të vogël të kryer në miratimet fetare. Me fjalë të tjera, nëse një njeri gabon, gjatë dhënies së miratimeve fetare, pohojmë se është i përlyer dhe zhytur në ndyrësi”.

“Ndërsa në një fragment tjetër, të veprës së tij ai përshkruan: “Duke u nisur nga fakti se me fjalën “ndyrësi”, kuptojmë mangësitë, si rrjedhojë gabimi është mangësia më e shëmtuar. Ndërsa mangësia më e shëmtuar, është gabimi i kryer, gjatë dhënies së miratimeve fetare. Kështu që theksojmë se një njeri i cili gabon, gjatë dhënies së miratimeve fetare, nuk mund të jetë kurrë, anëtar i bekuar i Ehli Bejtit (p.m.t.), i përcaktuar në Ajetin e Pastrimit. Duke u mbështetur në përkufizimin e mësipërm, arrijmë në përfundimin se, anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), nuk kanë dhe nuk duhet të gabojnë kurrë, gjatë dhënies së miratimeve fetare”. (6)

“Tani u bëjmë thirrje, ndjekësve tanë të nderuar, të mos pandehin se ky mendim, i përket vetëm dijetar Alusiut, sepse pjesa më e madhe e komentuesve të Kur’anit Fisnik, ndajnë të njëjtin mendim. Në veprën e tij me titull: “Muharraru’l-Uexhizi Fi’t-Tefsiri’l-Kelami’l-Uexhizi” (Përmbledhjet e Shkurtra Në Komentimin e Fjalës së Shkurtër), Ibn Atijje mbron mendimin e lartpërmendur, duke thënë: “Me fjalën “ndyrësi”, kuptojmë mëkatin, dënimin, papastërtitë dhe mangësitë. Shumica dërrmuese e dijetarëve dhe komentuesve të Kur’ait Famëlartë, janë të njëzëri mbi faktin kokëfortë, se Ajeti i Pastrimit, ka zbritur për të përfshirë vetëm Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)”. (7)

“Pra sipas mendimit të Ibn Said Tufiut, ai njeri i cili gabon, gjatë dhënies së miratimeve fetare, është përlyer dhe zhytur në “ndyrësi” dhe si rrjedhojë nënvizojmë faktin se ky njeri, nuk mund të përfshihet assesi në ajetin 33 të Sures Ahzab. Pra sipas këtij dijetari, miratime fetare të dhëna, nga ana e anëtarëve të Ehli Bejtit (p.m.t.), duhet të jetë gjithmonë të sakta!”

Prezantuesi: “Vallë a nuk nënkuptojnë, të tërë këta përkufizime, cilësinë e “pafajësisë”?!

I ftuari: “Tani për tani nuk dua të hyjmë, në sqarimin e kësaj çështjeje, sepse nuk duam që disave t’u hapet goja dhe të thonë: “Vallë ku kalon termi “pafajësi” këtu?!” “Megjithatë do të përdor të njëjtat fjalë, që ka përdorur një dijetar i shkollës hanbelite. Kjo thënie është si vijon: “Kur Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), kanë dhënë miratime fetare, ata kurrë nuk kanë gabuar gjatë dhënies së tyre. Këtë e vërteton dhe fakti se, sipas kredos sonë, këta katër anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), janë tërësisht të pafajshëm dhe të pagabueshëm, sepse tërësia e dijes dhe dhënia e miratimeve nga ana e tyre, buronte drejtpërdrejtë nga trashëgimia e të dërguarit të Allahut (l.m.t.)”.

“Tani dua të kaloj, në shqyrtimin e kësaj çështjeje, nga një tjetër këndvështrim. Besoj se të tërë ne e dimë shumë mirë faktin e pamohueshëm se, të tërë bashkëkohësit e nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), herë-herë janë gabuar dhe herë-herë kanë gjetur të vërtetën, kur kanë dhënë miratime fetare, përveç këtyre katër bashkëkohësve të mëdhenj të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). E themi këtë sepse këta të fundit, nuk janë gabuar kurrë, gjatë dhënies së miratimeve fetare. Tani lërmëni t’iu shtojmë se, ata të cilët mendojnë se, këta katër anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), kanë patur të drejtë, kur kanë dhënë miratimin fetar, për përvetësimin me të drejtë të truallit të Fedekut, e kanë gjetur të vërtetën, ndërsa ata të cilët ndajnë mendimin se, këta katër bashkëkohës të mëdhenj të Muhammedit (p.q.m.t.), janë gabuar, kur kanë dhënë miratimin fetar, për përvetësimin e truallit të Fedekut, janë gabuar dhe janë në rrugë të shtrembër. E themi këtë, sepse vetëm njëri, nga të dy miratimet fetare është i vërtetë”.

“Ja pra pikërisht në këtë pikë thelbësore të programit tonë, ne duhet të vëzhgojmë me kujdes, nëse nëna e besimtarëve, Aishe Bint Ebi Bekri, ka gabuar ose nuk ka gabuar, gjatë dhënies së miratimeve fetare, për ti dhënë një përgjigje të duhur pyetjes: “Vallë a përfshihet ose nuk përfshihet kjo e fundit, brenda termit të “Ehli Bejtit?!” “Vijojmë duke u shprehur se, duke u mbështetur në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, arrijmë në përfundimin se, si Aishe Bint Ebi Bekri, si Hafsaja, si Ummu Selemeja, të cilat janë njëkohësisht, si nënat e besimtarëve, ashtu edhe bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), jo vetëm që kanë gabuar gjatë dhënies, së miratimeve fetare, por edhe janë penduar sinqerisht dhe si rrjedhojë, pohojmë me bindje të plotë se, nuk mund të përfshihen kurrë, brenda termit të “Ehli Bejtit”. “Këtë na e sqaron, në mënyrën më të bukur “argumenti i brendshëm”.

“Ndërsa tani, do të kalojmë në shpjegimin e çështjes në fjalë, duke u nisur nga këndvështrimi i “gjykimit me kusht”. “Por fillimisht lejomëni t’iu bëj të ditur, se dijetarët kanë nënvizuar faktin se ky lloj gjykimi është një gjykim i drejtë. Në këtë çast, nuk duam të hetojmë, çështjen e dhënies së miratimeve fetare, të nënave të besimtarëve, përkatësisht Aishe Bint Ebi Bekrit, Hafsasë dhe Ummu Selemesë, sepse kjo është një çështje, të cilën do ta trajtojmë, në programet tona paasardhëse”.

“Tani duam t’i rikujtojmë lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, se kur dijetar Alusiu, na përshkruante përkufizimet e fjalës “ndyrësi”, duke theksuar se me ketë fjalë, kuptojmë mangësitë, të metat dhe risitë, Ibn Said Tufiu na shtjellon këtë çështje, deri në hollësitë më të vogla”.

“Pyetja e dytë: “Vallë a përcakton fjala “ndyrësi”, një lloj të veçantë “ndyrësie”, ose i përfshin të tërë llojet e “ndyrësive”?!

“Ne i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duke kumtuar se, djetar dhe komentues Alusiu, duke na sjellur dhe duke u mbështetur në tre argumentë, pohon se fjala “ndyrësi”, i përfshin të tëra llojet e “ndyrësive”. Pa humbur kohë, përmendim argumentin e parë, pra themi se nëse një fjalë, është përdorur në trajtën e shquar, pra nëse në fillim të saj, gjenden dy shkronjat “elif” dhe “lam”, atëherë citojmë se, sipas shumicës së juristëve, kjo fjalë nënkupton diçka në mënyrë gjithëpërfshirëse”.

“Argumeni i dytë, është se Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”,  “Tani citojmë se nëse do të bëhej fjalë, vetëm për një lloj ndyrësie, atëherë anëtarët e bekuar, të cilët përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”, nuk do të mund të pastroheshin tërësisht. Pra duke u mbështetur në ajetin e lartpërmendur kuranor, ju bëjmë të qartë se pas tyre, nuk mbetet më asnjë lloj ndyrësie. Gjithashtu lërmëni t’iu vëmë në dijeni të faktit se, sërish duke u nisur nga ajeti i sipërcituar kuranor, i cili është si vijon: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, arrijmë në përfundimin se fjla ndyrësi, e cila ëstë përdorur në ajetin në fjalë, nuk shpreh aspak, një kuptim një kuptim të përgjithshëm, por përkufizohet vetëm në anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit” (p.m.t.)”.

“Ndërsa tani kalojmë në argumentin e tretë. Për një çast, le të marrim si të mirëqënë, faktin se fjala ndyrësi, nuk ka për qëllim, përcaktimin dhe përkfizimin e këtyre anëtarëve, por ka një kuptim dhe më të gjërë. Megjithatë kjo nuk mund të jetë e vërtetë, sepse përpara fjalës ndyrësi, gjendet një fjalë me kuptim mohues dhe si rrjedhojë dhe vetë fjala ndyrësi merr kuptim mohues”. (8)

“Kjo është arsyeja, që ky ajet kuranor bën të qartë, mohimin e fjalës ndyrësi. Më tej dijetar Alusiu shton: “Nëse përpara një fjalë, gjendet një fjalë, e cila ka kuptim mohues, atëherë kjo e fundit vetvetiu, mohon të tërë njerëzit dhe përmbajtjen e kuptimit. Pra nëse do të tregohemi të vëmendshëm, do të arrijmë në përfundimin, se shpjegimin e dijetar Alusiut, janë pak a shumë të ngjashëm me sqarimet e Ibn Said Tufiut. Megjithatë këtu, duhet të përmendim faktin, se Ibn Said Tufiu, ka jetuar përpara dijetar Alusiut”.

“Ajo që kemi për qëllim të themi, është se nëse një njeri ka gabuar dhe në mënyrë të arysetuar, gjatë dhënies së miratimeve fetare, ky i fundit cilësohet si një njeri i përlyer dhe i zhytur në ndyrësi. Si rrjedhojë është përjashtuar rreptësisht, nga përfshirja brenda termit të “Ehli Bejtit”. E thënë ndryshe, ai i cili jep një miratim fetar dhe gabon, nuk përfshihet brenda këtij termi. Ky është rregulli i përgjithshëm, i cili bart një rëndësi jetike, në kuptimin sa më të mirë të Ajetit të Pastrimit”.

Prezantuesi: “Atëherë pa humbur kohë, le të kalojmë në këtë rregull, të cilin sa po e përmendët dhe e sendërtuat. Vallë a gjenden veprime penguese, të kryera nga bashkshëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), të cilat ndalojnë përfshirjen e bashkëshorteve të nderuara të Muhammedti (p.q.m.t.), brenda termit të “Ehli Bejtit”?!

I ftuari: “Tani një besimtar musliman, mund të thotë: “Epo mirë, le ta pranojmë shpjegimin tuaj. Por vallë përse këmbëngulni, se bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), (ose njëra nga ato), ka mëkatuar dhe si rrjedhojë është përlyer dhe zhytur në ndyrësi?!”

“Fillimisht lërmëni t’iu bëjmë të qartë se, në programin e kësaj mbrëmjeje të këndshme, nuk do të hyjmë, në sqarimin e çështjes nëse ato, kanë kryer ose nuk kanë kryer, ndonjë mëkat gjatë dhënies së miratimeve fetare, sepse kjo është një çështje e veçantë, të cilën do ta hetojmë në programet tona pasardhëse. Megjithatë u japim fjalën, ndjekëse tanë të nderuar, se këtë çështje kuranore, do ta trajtojmë më vonë”.

“Ndërsa tani, pa humbukur kohë, vijojmë të kalojmë në çështen, nëse bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), ose njëra nga ato, ka mëkatuar, ose nuk ka mëkatuar, në mënyrë të prerë, gjatë dhënies së miratimeve fetare. Në këtë çast, do të shtjellojmë, në mënyrë të saktë, mëkatimin e nënës së besimtarëve, Aishe Bint Ebi Bekrit. Në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Në këtë vepër gjendet një hadith i vërtetë, i cili është si vijon: “Aisheja rrëfen se i kishin lehur qentë, kur kishte mbërritur natën vonë, në trojet e bijve të Amirit, afër një vije uji. Më pas ajo e habitur kishte pyetur: “Kujt i përket kjo vijë uji?!” “Të pranishmit iu përgjigjën: “Kjo vijë uji i përket Hauebit”. “Më tej Aisheja vijoi: “Duhet të kthehem pas patjetër”. “Në këtë çast një nga të pranishmit, pasi u ngrit në këmbë tha: “Mos u kthe por ec përpara! Ndoshta Allahu (l.m.t.) nëpërmjet teje, do të bëjë të mundur pajtimin e njerëzve”. “Pastaj Aisheja shtoi: “Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (f.m.t.) duke thënë: “Vallë si do të jetë gjendja e asaj gruaje, së cilës do t’i lehin qentë e Hauebit?!” (9)

“Në pamje të parë, duket sikur veprimi i Aishe Bint Ebi Bekrit, është një veprim i mirë dhe i shëndoshë. Megjithatë kur Aishe Bint Ebi Bekri, ishte gati në të kthyer, të pranishmit e bindën për të kundërtën, duke shtuar se veprimi i saj, ishte një veprim përmirësues. Ndonëse fjalia e fundit të hadithit të mësipërm, vërteton të kundërtën, pra se kryengritja e nënës së besimtarëve, Aishe Bint Ebi Bekrit, nuk kishte aspak karakter përmirësues. Këtë e themi me bindje të plotë, sepse nesë kryengritja e Aishe Bint Ebi Bekrit, do të zotërontë cilësi përmirësuese fetare, atëherë kjo e fundit, nuk do të ngurronte, por do të vijonte e para rrugën e saj, duke pohuar se këtë ia urdhëroi i dërguari i Allahut (f.m.t.)”.

“Por duke u mbështetur, në thënien e nënës së besimtarëve, Aishe Bint Ebi Bekrit, theksojmë se kryengritja e saj, jo vetëm që nuk kishte asnjë cilësi përmirësuese, por përkundrazi dëshmon kundërshtimn e saj, të fjalëve të Muhammedit (p.q.m.t.). Këtë fakt kundërshtues, e vërteton më së miri argumenti pranues i saj: “Duhet të kthehem pas patjetër”. “E thënë ndryshe vetë Muhammedi (p.qm.t.) ka thënë dukshëm: “Vallë si do të jetë gjendja e asaj gruaje, së cilës do t’i lehin qentë e Hauebit?!” “Ndërsa bashkëshortja e tij, Aishe Bint Ebi Bekri, e ka kundërshtuar keqazi këtë urdhër, gjë për të cilën na vjen sinqerisht keq. Pra ajo jo vetëm e ka nëpërkëmbur nderin, por dhe e ka shkelur me të dyja këmbët, respektin e saj ndaj Muhammedit (p.q.m.t.)”.

Prezantuesi: “Në Ajetin e Pastrimit gjithashtu thuhet: “Qëndroni në shtëpitë tuaja!”

I ftuari: “Theksojmë se sjellja, e nënës së besimtarëve, Aishe Bint Ebi Bekrit, ishte në kundërshtim te plotë me ajetin kuranor. Ndërsa kjo që cekët ju, është një çështje tjetër, të cilën do ta shtjellojmë, gjatë shjegimit të çështjes së kryerjes, së mëkatit hyjnor. Megjithatë kjo që përmendët ju, nuk ka të bëjë, as me dhënien e miratimeve fetare, por është një mëkat i mirëfilltë”.

“Lejomëni t’iu kumtojmë, se dijetari i ndjerë bashkëkohor hqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, në lidhje me hadithin e lartpërmendur pohon: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë dhe se transmetuesit e tij janë besnikë dhe të drejtë, sepse kanë përcjellur një numër të madh të hadithëve, të cilët gjenden në dy veprat më të mëdha të hadithit, përkatësisht në “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit”.

“Madje dijetari i madh muhaddith Shejh Albani, e ka shënuar hadithin e sipërcituar, në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë)”. “Më tej Shejh Albani citon: “Unë theksoj se, zinxhiri i transmetimit të hadithit të mësipërm, është i vërtetë, sepse muhaddithët e tij janë besnikë, të drejtë dhe të ndershëm, të cilët kanë përcjellur dhe shënuar me qindra hadithë të vërtetë, në përmbledhjen e shquar me titull: “Kutubu’s-Sitte” (Gjashtë Librat)”.

“Këtë hadith e kanë shënuar, nga shkruesi i veprave të hadithit, Imam Buhariu dhe si rrjedhojë përkufizojmë, se hadithi në fjalë, bën pjesë në mesin e hadithëvë të vërtetë. Kjo është arsyeja kryesore, se përse muhaddithët më të mëdhenj, të epokës së parë dhe epokave më të mëvonshme islame, kanë shqyrtuar vërtetësinë e hadithit të lartpërmendur. Për më tepër pesë muhaddithët më të njohur, si Ibn Hibbani, Ebu Hakim Nishaburiu, Imam Dhehebiu, Hafidh Ibn Kethiri dhe Hafidh Ibn Haxheri, janë të njëzëri dhe kanë pohuar haptazi dhe qartazi, se hadithi i sipërcituar, është një hadith i vërtetë. Sërish kemi për synim, qartësimin se deri më tani, ne nuk kemi parë asnjë muhaddith të madh, i cili zbaton ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, i cili ka kundërshtuar vërtetësinë e ketij hadithi”. (10)

“Me fjalë e tjera, ai cili mohon vërtetësinë e hadithit në fjalë, nuk është aspak një muhaddith. Ky është një rregull kyç. Pra ata të cilët, ulërasin lart e poshtë, ditën dhe natën, duke dalë papushim nëpër stacionet televizivë, nuk janë aspak dijetarë. Besimtarët muslimanë, mund ta perceptojnë shumë lehtë këtë dukuri, sepse këta njerëz të ndyrë janë të paaftë, të lidhin dy fjalë bashkë dhe janë impotentë, në analizimin dhe arsyetimin, e ngjarjeve të rëndësishme islame”.

“Si përfundim dijetari i ndjerë shqiptar e mbyll: “Me një fjalë pohojmë se, shkurtimisht zinxhiri i transmetimit i hadithit të mësipërm është i vërtetë dhe nuk është fare ashtu siç pretendon apologjeti aktual Xhemaluddin Afgani, se gjendet një problem në tekstin e këtij hadithi”. (11)

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, ky hadith madhështor shpalos, paralajmërimin e të dërguarit të Allahut (k.m.t.) ndaj bashkëshortes së tij Aishes. Për më tepër hadithi në fjalë, është një tregues i qartë, i dijes së thellë të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili ka ditur se si do të rrjedhin ngjarjet, deri në Ditën e Kijametit. Themi se dhe këtë çështje, do ta analizojmë në programin e saj përkatës”.

Prezantuesi: “Tani ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta dinë faktin se, dijetari i ndjerë bashkëkohor shqiptar, Shejh Albani ka shënuar se, kur bashkëshortja e nderuar e Muhammedit (p.q.m.t.), Aishe Bint Bekri dëgjoi, lehjet e qenërve të Hauebit, mund të themi se ajo mori rrugën e kthimit. Megjithatë hadithi, është një tegues i qartë, se kjo e fundit nuk u kthye pas nga rruga, por vijoi përpara. Pohojmë se kjo është një sjellje, e cila nuk i ka hije, nënës së besimtarëve dhe shtojmë pa dyshimin më të vogël, se kryengritja e nënës së besimtarëve, kundër Imam Aliut (p.m.t.), ishte një gabim rrënjësor”.

“Për më tepër pohojmë se, bashkëkohësi i Muhammedit (p.qm.t.), Zubejr Ibn Auuami, ia doli mbanë, që t’ia ndryshonte qëndrimin duke i thënë: “Mos u kthe por ec përpara! Ndoshta Allahu (l.m.t.) nëpërmjet teje, do të bëjë të mundur pajtimin e njerëzve”. “Lejomëni t’iu shtojmë, pa dyshimin më të vogël se dhe Zubejr Ibn Auuami ka gabuar rëndë. Rishtas sipas arsyetimit njerëzor, është shumë i dukshëm fakti kokëfortë, se njëri nga të dy grupet, ishte në rrugë të gabuar. Ja pra këtu, është mëse e qartë, se gjenden një mori arsyesh, se përse Aisheja ka gabuar rëndë, kështu që ajo, është një njeri mëkatar. Njëra nga këto gabime, është kryengritja e saj, kundër Imam Aliut (p.m.t.) dhe më pas ndjeu keqardhje për këtë veprim dhe u pendua tek Allahu (l.m.t.). Themi se kjo është e vetmja sjellje e hijshme, e cila e nderon atë”. (12)

“Ashtu siç kuptohet, nga përmbajtja e hadithit të sipërcituar, i dërguari i Allahut (f.m.t.), ia kishte ndaluar bashkëshortes së tij, daljen kundër Imam Aliut (p.m.t.). Prandaj dijetari i ndjerë shqiptar bashkëkohor, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, ka marrë përsipër detyrën e diagnostifikimit, të rolit të Aishes. Shejh Albani citon: “Askush të mos aludojë duke thënë: “Aisheja është bashkëshortja e Muhammedit (p.q.m.t.), prandaj unë nuk mund ta përcaktoj detyrën e saj, sepse ajo e di këtë më mirë se unë”. Përkundrazi ai duhet të thotë kështu: “Ajo duhej të kthehej, që në çastin kur dëgjoi, lehjen e qenërve të Hauebit, si dhe duhet të qëndronte sa më larg kësaj sprove të errët”. Këtë e themi, duke u mbështetur, në argumentin e padiskutueshëm fetar, se Muhammedi (p.qm.t.), nuk flet nga vetja e tij, por vetëm atë që i shpallet. Madje ky i fundit, na ka paralajmëruar duke u shprehur: “Vallë si do të jetë gjendja e asaj gruaje, së cilës do t’i lehin qentë e Hauebit?!”

“Ja pra këtu shihet dukshëm, se Shejh Albani, këmbëngul se nëna e besimtarëve, ka kryer mëkat, duke kundërshtuar ligjet hyjnore dhe se përgjegjësia e saj, në përmbushjen e një pjese të tyre, ishte kthimi nga ajo rrugë e gabuar. Gjithashtu ai sjell si dëshmi dhe njenjën e keqardhjes dhe të pendimit të Aishes, e cila kalon në hadithin e mësipërm: “Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (f.m.t.) duke thënë: “Vallë si do të jetë gjendja e asaj gruaje, së cilës do t’i lehin qentë e Hauebit?!” “Krahas të tërë këtyre fakteve kokëfortë, Aishe Bint Ebi Bekri, vendosi që të jepte një miratim fetar vetjak, në të cilin u gabua rëndë. Por dukuria që na çudit të tërëve, është se si një miratim fetar vetjak, mund të jetë më i saktë, se sa hadithi i Muhammedit (p.q.m.t.)”(?!) “Për më tëpër kur kjo dukuri, vërtetohet dhe nga një dijetar uehhabist, siç është Shejh Albani, i cili ka nënvizuar se Aisheja, jo vetëm që nuk u kthye pas, duke thyer urdhrin e të dërguarit të Allahut (k.m.t.), por vijoi rrugën përpara”.

“Ndonëse ai mban një qëndrim real dhe kritik, ndaj bashkëshortes së Muhammedit (p.q.m.t.), sërish ai e zbut gjuhën në fund të fragmentit, duke thënë se kjo është një sjellje e pahijshme e saj. Betohem në Allahun (l.m.t.), se nëse një veprim të tillë, do ta kishte kryer Imam Aliu (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.), ose Imam Husejni (p.m.t.), Shejh Albani do të kishte kërcyer menjëherë përjetë duke thënë: “Me të vërtetë ai, (Imam Aliu (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.), ose Imam Husejni (p.m.t.)), ka kundërshtuar hapur hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.)!”

“Lërmëni t’iu sqarojmë, se dijetari i ndjerë bashkëkohor shqiptar, ka të drejtën e tij të shprehjes, kur thotë se Aisheja, gaboi gjatë dhënies së miratimit fetar vetjak, si rrjedhojë dhe ne po e pranojmë tani për tani këtë pohim të tij. Kumtojmë se ky ishte gabimi i parë i saj, ndërsa gabimi i dytë ishte, kur kujtoi hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe sërish vijoi rrugën, duke e nëpërkëmbur këtë të fundit. Madje gabimi i tretë ishte se dhe pasi u kujtua, ajo vijoi rrugën dhe u përball me palën e drejtë, atë të Imam Aliut (p.m.t.)”.

“Duke iu rikthyer sërish, pohimeve të Shejh Albanit, arrijmë në përfundimin, se një bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.), i cilësuar “si dhjetë njerëzit e përgëzuar më Xhennet që në këtë botë”, pikërisht Zubejr Ibn Auuami dhe njëra nga bashkëshorte e tij më të dashura Aishe Bint Ebi Bekri, kanë kryer që të dy gabime dhe mëkate. Në këtë pikë thelbësore, ne pajtohemi plotësisht, me dijetarin uehhabist Shejh Albanin, sepse duke marrë parasysh, faktin e tmerrshëm se, në Luftën e Xhemelit (Devesë), u vranë me qindra, me mijra, madje më dhjetra mijëra muslimanë. Tani shtojmë se ata të cilët, nuk veprojnë duke u mbështetur në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, do të marrin vetëm thënien time: “Aisheja ka mëkatur”, të cilën e citova nga pohimi i dijetarit të ndjerë bashkëkohor shqiptar dhe do ta përdorin kundër meje, si papagaj në stacionët televizivë”.

“Shkurtimisht, përmendim faktin se Shejh Albani, ka thënë troç, se Aishe Bint Ebi Bekri, ka gabuar gjatë dhënies së miratimit të saj fetar dhe si rrjedhojë ka mëkatuar. Ndërsa dijetar Ibn Said Tufiu, pohon se gabimi në dhënien e miratimit fetar, është i barabartë me mangësitë më të mëdha, mungesën e dijes dhe mëkatin më të shëmtuar. Duke u nisur nga argumentët dhe të dhënat e mësipërme, sërish shtrojmë pyetjen retorike: “Vallë a mund të përfshihet Aishe Bint Ebi Bekri, brenda termit të “Ehli Bejtit”, të përcaktuar dhe të përkufizuar nga Ajeti i Pastrimit?!”

“Këta pra, ishin një përmbledhje e mendimeve, të dijetarëve, muhaddithëve dhe komentuesve më të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë, të cilët më të vërtetë, i duan dhe i mbrojnë me gjithë zemër, bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.). Pra këta dijetarë dhe muhaddithë të shquar, kanë shprehur hapur dhe qartë, se nëna e besimtarëve, Aishe Bint Ebi Bekri, ka gabuar gjatë dhënies së miratimit fetar, kështu që ka mëkatuar dhe është përlyer dhe zhytur në mëkat. Ne i kemi qëndruar besnikë, mendimeve të tyre, duke mmos shtuar asgjë nga ana jonë. Ja pra ky është “argumenti i brendshëm”, i cili vertëton njëherë e mirë, se bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), janë të përjashtuara përgjithmonë, nga termi i “Ehli Bejtit”, i përcaktuar nga Ajeti i Pastrimit!”

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, motrën tonë, Ummu Abdullahun, nga Mbretëria e e Arabisë Saudite”.

Ummu Abdullahu: “Es-selamu alejkum. Unë jam një muslimane sunnite, e cila jetoj në trojet saudite. Ajo që dua të pyes është se nëse një njeri, i cili kryen mëkat, mund të themi se ky i fundit është përlyer dhe zhytur në ndyrësi?!” “Pra nëse një fëmijë, kryen një mëkat dhe unë i them: “Unë dua që ta ndreq sjelljen tënde”, vallë a e mohoj mëkatin e tij?!” “Për më tepër Allahu (f.m.t.), bën fjalë për pastrimin, e një ndyrësie të pranishme”. “Vallë si ka mundësi që Allahu (k.m.t.),  ta pastrojë (largojë diçka që është e pranishme?!”

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, lejomëni t’iu sqarojmë, se ne nuk po bëjmë fjalë për një fëmijë, sepse fëmija nuk zotëron dije dhe përgjegjësi, për të dhënë miratime fetare. Këtë shembull e ilustrojmë, me hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.): “Fëmija nuk ka asnjë përgjegjësi, derisa të arrijë moshën e pjekurisë”. “Pra ashtu siç shihet qartë, fëmija nuk ka të bëjë aspak me këtë çështje!”

“Pikë së dyti, unë nuk jam ai, i cili ka përkufizuar fjalën ndyrësi. Por këtë përkufizim e  kanë dhënë, tre dijetarët e mëdhenj dhe komentuesit e njohur, të Kur’anit Famëlartë, si dijetar Alusiu, Ibn Said Tufiu dhe Ibn Atijje”.

“Pikë së treti, ashtu siç cekët dhe ju, ne mund të përdorim fjalën “largim”, për diçka që është e pranishme, por nuk mund të përdorim fjalën “pastrim”, si një sinonim i kësaj fjale. Këtë fakt kokëfortë, e ilustrojmë me shembullin: “Unë do të tregoj dy mëkate, por nuk dua që t’i të jesh e varur pas tyre”. “Megjithatë nuk do të thotë: “Mëkato sepse Allahu (l.m.t.) do ta largojë këtë mëkat”. “Ne i kemi shpjeguar tanimë, në mënyrë të hollësishme këto çështje në veprën tonë me titull: “Ismet” (Pafajësia)”.

Prezantuesi: “Në ajetin 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit thuhet: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, nëse do të thuhej: “minkum” (prej jush), por thuhet: “ankum” (nga ju), atëherë do të pohonim, se kishte të bënte me diçka të pranishme. Por kjo nuancë na bën të kthjellohemi dhe të mendojmë, se nuk bëhet fjalë për diçka që është e pranishme!”

I ftuari: “Pra me këtë, ju keni për pikësynim të thoni, se duke ruajtur njeriun, nga shpimi i tij nga gjilpëra, sepse gjithmonë parandalimi nga shpimi, është më mirë se mjekimi. Si përfundim, dëshirojmë, që t’i rikujtojmë dhe njëherë lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, se ne nuk e kemi për zakon, që të debatojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të ndërsjellë me ndjekësit tanë në programet tona, sepse nga përvoja jonë, e viteve të shkuara, është një tregues i dukshëm që këto lloj debatesh, nuk ka asnjë lloj dobie dhe përfitimi”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu (f.m.t.) qoftë i kënaqur nga ju. Për më tepër duam të sqarojmë, se dhe ne i bashkangjitemi, sqarimeve të çmuara të zotërisë sonë të nderuar, duke shpalsur dhe njëherë se qëllimi i tij, nuk është përqafimi i doktrinës shiite, nga ndjekësit tanë sunnitë, por është shpalosja në shesh, e së vertetave lakuriqe. Allahu (k.m.t.) në Kur’anin Fisnik thotë: “Përgëzoji ata të cilët, dëgjojnë fjalën e mirë dhe e zbatojën atë!”

Prezantuesi: “Lusim Allahun e Madhëruar, që të na bëjë nga robërit  e tij të mirë. Lusim Allahun (l.m.t.), që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij. Në dashtë Allahu (f.m.t.), do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.))”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

  1. Me termin “huruxhu’l-meudui” (thelbi i çështjes), kuptojmë atë pjesë, e cila nuk ka të bëjë me çështjen në fjalë, ndërsa me termin “huruxhu’t-tahassusi” (thelbi i përcaktimit), kuptojmë pjesët, të cilat nuk janë të përfshira, pas përcaktimit të kësaj çështjeje.
  2. Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh), vëll. 12, fq. 18, Botimi Dhe Vërtetimi Nga Muhammed Husejn Arabi. Shtëpia Botuese: “Mendimi”.
  3. Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh), vëll. 12, fq. 18, Botimi Dhe Vërtetimi Nga Muhammed Husejn Arabi. Shtëpia Botuese: “Mendimi”.
  4. Nexhmuddin Ebu Rebi Sulejman Ibn Abdulkaui Ibn Abdulkerim Ibn Said Tufiu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), fq. 10, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Katërt.
  5. Nexhmuddin Ebu Rebi Sulejman Ibn Abdulkaui Ibn Abdulkerim Ibn Said Tufiu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 1, fq. 16, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Katërt.
  6. Nexhmuddin Ebu Rebi Sulejman Ibn Abdulkaui Ibn Abdulkerim Ibn Said Tufiu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 3, fq. 108, 109, 110, 111, 112, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Katërt.
  7. Gjykatës Ebu Muhammed Abdulhakk Ibn Galib Ibn Atijje Endulusiu, “Muharraru’l-Uexhizi Fi’t-Tefsiri’l-Kelami’l-Uexhizi” (Përmbledhjet e Shkurtra Në Komentimin e Fjalës së Shkurtër), vëll. 4, fq. 384, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Abdusselam Shaffi Muhammedi, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”.
  8. Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh), vëll. 12, fq. 18, Botimi Dhe Vërtetimi Nga Muhammed Husejn Arabi. Shtëpia Botuese: “Mendimi”.
  9. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit Të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 40, fq. 298, Shënimi Dhe Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botese: “Institucioni i Shpalljes”.
  10. Dijetari i Ndjerë Bashkëkohor Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 848, Hadithi Nr: 474, Hadithi i Lehjes së Qenërve të Hauebit.
  11. Dijetari i Ndjerë Bashkëkohor Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 854, Hadithi Nr: 474, Hadithi i Lehjes së Qenërve të Hauebit.
  12. Dijetari i Ndjerë Bashkëkohor Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 854, Hadithi Nr: 474, Hadithi i Lehjes së Qenërve të Hauebit.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të


Vijon...



Burimi : Medya Şafak