Udhëheqësi i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah: Rezistenca ndaj Tekfiristëve Frymëzim nga Kryengritja e Ashures

Publikuar në Tet. 19, 2016, 7:42 p.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës, Sejjid Hassan Nasrallah tha se rezistenca ndaj terroristëve tekfiristë është frymëzim nga Kryengritja e Ashures nga Imam Hussejni (a.s.).

Duke folur për muajit hënor të Muharremit në kompleksin ‘ Sejjid Al-Shuhada’  në periferinë jugore të Bejrutit, ai tha se ngjarjet e sotme dëshmojnë se mësimi kryesor  i Ashures është se gjaku triumfon  mbi shpatën.

Sejjid Hassan Nasrallah u bëri thirrje njerëzve për pjesëmarrjen e gjerë të popullit libanez në ceremonitë e Ashurës, në përvjetorin e martirizimit të Imam Hussejnit (a.s.).

"Islami mbijetoi, u përhap dhe u zgjerua për shkak të sakrificave të Imam Hussejnit (a.s.)", ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se Imam Hussejni (a.s.), pas më shumë se 1400 vjet ende zgjon njerëzit.

Sipas  Sejjid  Hassan Nasrallah, ishte Kryengritja Ashures që frymëzoi  Revolucionin Islamik të Iranit dhe Rezistencën Islamike të Libanit, Hizbullahun , si dhe luftimin e të gjitha grupeve tekfiriste.

Çdo vit gjatë muajit Muharrem, muajit të parë në kalendarin hënor Hixhri, muslimanët shia në mbarë botën zhvillojnë ceremonitë e zisë në përvjetorin e martirizimit të Imam Hussejnit (a.sa.) dhe shokët e tij besnikë në Betejën e Qerbelasë në vitin 680.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut  iu referua fitoreve të Lëvizjes e Rezistencës së kundër armiqve dhe tha se niveli më i lartë i fitores arrihet kur armiku pengohet nga arritja e qëllimeve të tij.



Burimi : IQNA News